{"id":99731,"date":"2026-09-15T09:48:13","date_gmt":"2026-09-15T09:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/15\/pagat-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-pd-kerkon-seance-degjimore-me-institucionet-e-drejtesise\/"},"modified":"2026-09-15T09:48:13","modified_gmt":"2026-09-15T09:48:13","slug":"pagat-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-pd-kerkon-seance-degjimore-me-institucionet-e-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/15\/pagat-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-pd-kerkon-seance-degjimore-me-institucionet-e-drejtesise\/","title":{"rendered":"Pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, PD k\u00ebrkon seanc\u00eb d\u00ebgjimore me institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik kan\u00eb k\u00ebrkuar zhvillimin e nj\u00eb seance d\u00ebgjimore p\u00ebr pagat e gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tyre, deputet\u00ebt demokrat\u00eb i referohen pik\u00ebrisht vendimit ku Gjykata Kushtetuese ka vler\u00ebsuar se n\u00eb procesin e m\u00ebparsh\u00ebm ligjv\u00ebn\u00ebs nuk kishte pasur nj\u00eb konsultim efektiv me gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs Kushtetuese, gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb ndryshimeve q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt garancit\u00eb kushtetuese t\u00eb magjistrat\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb pagat e tyre, procesi parlamentar duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pasojave dhe t\u00eb garantoj\u00eb pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb gjyqtar\u00ebve, magjistrat\u00ebve ose organizatave q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim, deputet\u00ebt e PD-s\u00eb argumentojn\u00eb se Kuvendi duhet t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb konsultim efektiv p\u00ebrpara vijimit t\u00eb procedurave p\u00ebr miratimin e projektligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb propozohet q\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb ftohen K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, Unioni i Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shoqata e Prokuror\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebrkohet pjes\u00ebmarrja e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb k\u00ebrkohet gjithashtu thirrja e mbledhjes s\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik dit\u00ebn e mart\u00eb, 15 shtator 2026, n\u00eb or\u00ebn 14:00, me rend dite zhvillimin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore publike lidhur me projektligjin p\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<h4><strong>K\u00ebrkesa:<\/strong><\/h4>\n<p>Pran\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e komisionit p\u00ebr dh\u00ebnie mendimi, \u00ebsht\u00eb duke u shqyrtuar projektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, ky projektligj ka p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb \u201cp\u00ebrmbushur detyrimin kushtetues t\u00eb vendosur nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr. 15, dat\u00eb 17.02.2026\u201d, duke sanksionuar \u201cnorma t\u00eb cilat garantojn\u00eb p\u00ebrllogaritjen e pag\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve (gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb), n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs.\u201d (shih fq. 1 t\u00eb relacionit shoq\u00ebrues).<\/p>\n<p>Lidhur me procedur\u00ebn parlamentare t\u00eb ndjekur p\u00ebr miratimin e ndryshimeve ligjore tashm\u00eb t\u00eb shfuqizuara (Ligji Nr. 33\/2023), Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb shprehur se: \u201cGjat\u00eb procedur\u00ebs parlamentare nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb d\u00ebgjuar as mendimi i gjyqtar\u00ebve\/prokuror\u00ebve n\u00eb lidhje me ndryshimet e reja ligjore. Gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebrkuesit dhe subjektit t\u00eb interesuar, KLGJ-s\u00eb, u shpreh\u00ebn se disa grupe gjyqtar\u00ebsh, individualisht ose n\u00ebp\u00ebrmjet gjykatave kan\u00eb shprehur mendimet e tyre p\u00ebr ndryshimet ligjore, por se nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb pun\u00ebs dhe as t\u00eb thirrur nga komisionet p\u00ebrkat\u00ebse. Edhe pse KLGJ-ja, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb parashtrimet e saj drejtuar Gjykat\u00ebs, ka shprehur dakord\u00ebsin\u00eb p\u00ebr projektligjin, ajo ka evidentuar disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhej t\u00eb gjenin reflektim, p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb aktet parlamentare nuk jepet shpjegim p\u00ebrse nuk jan\u00eb pranuar. Nd\u00ebrsa n\u00eb mbledhjet e komisioneve (atij t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Ligjore dhe t\u00eb Ekonomis\u00eb) p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb, q\u00eb kan\u00eb mbrojtur propozimin e tyre sipas projektligjit, nuk ka pasur p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ose t\u00eb vet\u00eb grupeve t\u00eb interesit. Prandaj, n\u00eb vler\u00ebsimin e Gjykat\u00ebs, procesi i konsultimit, nga pik\u00ebpamja kushtetuese, nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb efektiv.\u201d (shih vendimin Nr. 15\/2026 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00a798).<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, lidhur me procedur\u00ebn parlamentare q\u00eb duhet t\u00eb ndiqet n\u00eb vijim, Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb shprehur se: \u201cParimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe i siguris\u00eb juridike k\u00ebrkon, n\u00eb aspektin formal, q\u00eb elementet dhe parimet q\u00eb lidhen me sistemin e pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve t\u00eb p\u00ebrcaktohen me ligj t\u00eb miratuar nga Kuvendi, p\u00ebrmes nj\u00eb procedure transparente, kurse n\u00eb aspektin substancial, q\u00eb parashikimet ligjore t\u00eb jen\u00eb objektive, t\u00eb parashikueshme, t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe transparente, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar nd\u00ebrhyrje arbitrare t\u00eb pushtetit ligjv\u00ebn\u00ebs ose ekzekutiv gjat\u00eb zbatimit t\u00eb tyre. Kjo n\u00ebnkupton edhe q\u00eb gjat\u00eb shqyrtimit dhe miratimit t\u00eb propozimeve ligjore q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt garancit\u00eb kushtetuese t\u00eb magjistrat\u00ebve, ku p\u00ebrfshihen pagat e tyre, procesi ligjv\u00ebn\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00ebr\u00ebsore dhe t\u00eb detajuar t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb synuar dhe pasojave t\u00eb pritshme, sikund\u00ebr duhet t\u00eb siguroj\u00eb edhe pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb vet gjyqtar\u00ebve\/magjistrat\u00ebve ose grupimeve q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ata. Ky konsultim duhet t\u00eb jet\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, edhe efektiv.\u201d (shih vendimin Nr. 15\/2026 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00a776).<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se projektligji \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb pik\u00ebrisht me garancit\u00eb kushtetuese t\u00eb magjistrat\u00ebve, ku p\u00ebrfshihen pagat e tyre, n\u00eb zbatim t\u00eb konkluzioneve dhe orientimeve t\u00eb vendimit Nr. 15\/2026 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet komisioneve parlamentare, duhet t\u00eb siguroj\u00eb edhe pjes\u00ebmarrjen aktive t\u00eb vet gjyqtar\u00ebve\/magjistrat\u00ebve ose grupimeve q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb at\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb konsultimi efektiv.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i lind detyra q\u00eb gjat\u00eb procesit legjislativ t\u00eb organizoj\u00eb seanca d\u00ebgjimore publike me organet e qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuror\u00ebve, institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht Drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, dhe shoqatat e magjistrat\u00ebve, p\u00ebrkat\u00ebsisht Unioni i Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shoqata e Prokuror\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ky detyrim vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha organet e Kuvendit, p\u00ebrfshir\u00eb Komisionet p\u00ebr dh\u00ebnie mendimi, pra edhe p\u00ebr Komisionin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 36 i Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrcakton se: \u201c1. Komisioni mund t\u00eb organizoj\u00eb seanca d\u00ebgjimore publike me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore ose publike, ekspert\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb grupeve t\u00eb interesit, si dhe grupime t\u00eb tjera t\u00eb interesuara. Komisioni \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb realizoj\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen, n\u00eb rast se nj\u00eb e treta e t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit e k\u00ebrkon at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb motivuar me shkrim. Kur seanca d\u00ebgjimore k\u00ebrkohet nga 1\/3 e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit, Komisioni mblidhet brenda 2 dit\u00ebve kalendarike nga paraqitja e k\u00ebrkes\u00ebs. 1\/1. Gjat\u00eb procesit legjislativ, komisioni mund t\u00eb organizoj\u00eb seanca d\u00ebgjimore publike sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb pik\u00ebn 1 t\u00eb k\u00ebtij neni. Komisioni nuk mund t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb raportin p\u00ebr seanc\u00eb plenare pa u realizuar seanca d\u00ebgjimore. 2. N\u00eb p\u00ebrgatitjen e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore publike, kryetari, n\u00eb bashk\u00ebpunim me z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskryetar\u00ebt dhe sekretarin e komisionit, u paraqet t\u00eb ftuarve \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohet informacion.\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, ne, deputet\u00ebt e Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publike, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 36, pikat 1 dhe 2, t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me konkluzionet dhe orientimet e detyrueshme p\u00ebr zbatim t\u00eb vendimit Nr. 15\/2026 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 132 t\u00eb Kushtetut\u00ebs,<\/p>\n<p>K\u00cbRKOJM\u00cb:<\/p>\n<p>Zhvillimin e nj\u00eb seance d\u00ebgjimore publike lidhur me projektligjin \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, me q\u00ebllim marrjen e mendimit t\u00eb tyre p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtij projektligji, me institucionet dhe shoqatat q\u00eb kan\u00eb interes n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>(i) K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor,<\/p>\n<p>(ii) K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb,<\/p>\n<p>(iii) Unionin e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/p>\n<p>(iv) Shoqat\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/p>\n<p>(v) Shoqat\u00ebn e Prokuror\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/p>\n<p>(vi) Drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me,<\/p>\n<p>(vii) Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm,<\/p>\n<p>(viii) Kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 32 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, thirrjen e mbledhjes s\u00eb Komisionit, dit\u00ebn e marte, dat\u00eb 15 Shtator 2026, ora 14:00, me rend dite \u201cSeanc\u00eb d\u00ebgjimore publike me institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe shoqatat e magjistrat\u00ebve lidhur me projektligjin \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pagat-gjyqtare\/\">Pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, PD k\u00ebrkon seanc\u00eb d\u00ebgjimore me institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i Partis\u00eb Demokratike, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komisionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik kan\u00eb k\u00ebrkuar zhvillimin e nj\u00eb seance d\u00ebgjimore p\u00ebr pagat e gjyqtar\u00ebve. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tyre, deputet\u00ebt demokrat\u00eb i referohen pik\u00ebrisht vendimit ku Gjykata Kushtetuese ka vler\u00ebsuar se n\u00eb procesin e m\u00ebparsh\u00ebm ligjv\u00ebn\u00ebs nuk kishte pasur nj\u00eb konsultim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99731","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99731","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99731"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99731\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99731"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99731"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99731"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}