{"id":99728,"date":"2026-09-15T08:48:23","date_gmt":"2026-09-15T08:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/15\/nga-baze-ushtarake-ne-destinacion-turistik-porto-palermo-hap-konkursin-per-transformimin-e-tunelit-te-nendeteseve\/"},"modified":"2026-09-15T08:48:23","modified_gmt":"2026-09-15T08:48:23","slug":"nga-baze-ushtarake-ne-destinacion-turistik-porto-palermo-hap-konkursin-per-transformimin-e-tunelit-te-nendeteseve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/15\/nga-baze-ushtarake-ne-destinacion-turistik-porto-palermo-hap-konkursin-per-transformimin-e-tunelit-te-nendeteseve\/","title":{"rendered":"Nga baz\u00eb ushtarake n\u00eb \u201cdestinacion turistik\u201d, Porto Palermo hap konkursin p\u00ebr transformimin e tunelit t\u00eb n\u00ebndet\u00ebseve"},"content":{"rendered":"<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Planifikimit t\u00eb Territorit (AKPT) ka hapur nj\u00eb konkurs nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr transformimin e ish-baz\u00ebs ushtarake dhe Tunelit t\u00eb N\u00ebndet\u00ebseve n\u00eb Porto Palermo n\u00eb nj\u00eb kompleks t\u00eb ri publik kushtuar kujtes\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, kultur\u00ebs dhe vizit\u00ebs.<\/p>\n<p>Projekti parashikon q\u00eb tuneli i n\u00ebndet\u00ebseve t\u00eb b\u00ebhet Muzeu i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, nd\u00ebrsa ish-kazermat ushtarake t\u00eb rip\u00ebrdoren p\u00ebr akomodim, gastronomi, aktivitete kulturore dhe edukative.<\/p>\n<p>\u201cDikur i nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb mbetur i fshehur. Nes\u00ebr, nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb, kuptuar dhe kujtuar\u201d, thuhet n\u00eb thirrjen e publikuar nga AKPT, e cila fton arkitekt\u00eb dhe ekipe multidisiplinare nga Shqip\u00ebria dhe jasht\u00eb vendit t\u00eb paraqesin koncept-idet\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Konkursi organizohet nga AKPT n\u00eb bashk\u00ebpunim me Ministrin\u00eb e Turizmit, Kultur\u00ebs dhe Sportit, Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe Institutin e Gjeografis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs Ushtarake. Sipas dokumentacionit t\u00eb konkursit, AKPT \u00ebsht\u00eb ngarkuar si organi qendror bler\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyrjes \u00ebsht\u00eb Tuneli i N\u00ebndet\u00ebseve. Dokumenti e p\u00ebrshkruan at\u00eb jo thjesht si hap\u00ebsir\u00ebn ku do t\u00eb vendoset muzeu, por si vet\u00eb objektin kryesor t\u00eb tij. \u201cTuneli nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn duhet vendosur nj\u00eb muze. Vet\u00eb tuneli \u00ebsht\u00eb artefakti kryesor i muzeut\u201d, thuhet n\u00eb termat e referenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Tuneli ka nj\u00eb gjat\u00ebsi t\u00eb raportuar prej rreth 655 metrash, lart\u00ebsi rreth 11 metra dhe gjer\u00ebsi minimale rreth 11 metra. Pjesa ujore varion nga rreth 7 deri n\u00eb 14 metra n\u00eb gjer\u00ebsi, nd\u00ebrsa thell\u00ebsia \u00ebsht\u00eb kryesisht 6-8 metra dhe n\u00eb zona t\u00eb caktuara arrin rreth 11 metra.<\/p>\n<p>Kompleksi n\u00ebntok\u00ebsor nisi t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb 1969, gjat\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kin\u00ebs, dhe punimet vijuan p\u00ebr afro dy dekada. Ai u projektua fillimisht p\u00ebr mjete detare dhe m\u00eb pas u p\u00ebrshtat p\u00ebr p\u00ebrdorimin nga flota shqiptare e n\u00ebndet\u00ebseve, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00ebndet\u00ebset e Projektit 613, t\u00eb njohura nga NATO si klasa \u201cWhiskey\u201d.<\/p>\n<p>Tuneli ishte projektuar sipas standardeve t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen antib\u00ebrthamore. Dy portat e tij t\u00eb blinduara dhe hermetike ishin nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u2019u rezistuar sulmeve ajrore dhe shp\u00ebrthimeve deri n\u00eb 10 kiloton. Hyrja jugore \u00ebsht\u00eb sot e hapur, nd\u00ebrsa porta veriore mbetet e mbyllur.<\/p>\n<p>Ish-kazermat, nga baza ushtarake n\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr vizitor\u00ebt<\/p>\n<p>Konkursi shkon p\u00ebrtej muzeut n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb tunelit. Ish-kazermat, shumica e t\u00eb cilave jan\u00eb aktualisht t\u00eb degraduara, do t\u00eb marrin funksione t\u00eb reja. Dokumenti parashikon q\u00eb akomodimi t\u00eb jet\u00eb i lidhur drejtp\u00ebrdrejt me identitetin e ish-baz\u00ebs, muzeun dhe peizazhin.<\/p>\n<p>N\u00eb ish-kazerma mund t\u00eb zhvillohen gjithashtu funksione pritjeje, gastronomi, edukim, kultur\u00eb dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme p\u00ebr kompleksin.<\/p>\n<p>Termat e referenc\u00ebs p\u00ebrcaktojn\u00eb se vizitor\u00ebt mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Porto Palermo p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb ose p\u00ebr periudha m\u00eb t\u00eb gjata, t\u00eb lidhura me programe kulturore, edukative apo k\u00ebrkimore. Por dokumenti vendos nj\u00eb kufi t\u00eb qart\u00eb ndaj zhvillimit tradicional turistik.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb destinacioni konvencional turistik bregdetar\u201d, por nj\u00eb form\u00eb mikpritjeje e lidhur me historin\u00eb, kultur\u00ebn, peizazhin dhe karakterin e Porto Palermos.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, projekti nuk duhet t\u00eb synoj\u00eb maksimizimin e shtret\u00ebrve. Termat k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb kapaciteti i akomodimit t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga potenciali i nd\u00ebrtesave ekzistuese, cil\u00ebsia e q\u00ebndrimit dhe kapaciteti real i territorit.<\/p>\n<p>Synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb muzeu, aktivitetet kulturore dhe q\u00ebndrimi n\u00eb ish-baz\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb arsye p\u00ebr ta vizituar Porto Palermon edhe jasht\u00eb sezonit veror. Dokumenti k\u00ebrkon gjithashtu lidhje me ekonomin\u00eb vendase p\u00ebrmes pun\u00ebsimit, sip\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla, gastronomis\u00eb lokale, artizanatit, guidave dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e Porto Palermos mbetet baz\u00eb ushtarake<\/p>\n<p>Transformimi nuk do t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ish-kompleksin. Nj\u00eb pjes\u00eb e Porto Palermos vazhdon t\u00eb p\u00ebrdoret nga Forcat Detare Shqiptare p\u00ebr funksione operacionale dhe st\u00ebrvitore.<\/p>\n<p>Moli i vog\u00ebl dhe godina pran\u00eb tij do t\u00eb mbeten n\u00eb p\u00ebrdorim ushtarak, nd\u00ebrsa helipadi do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb funksionin operacional t\u00eb Forcave Detare. Jasht\u00eb periudhave kur nevojitet p\u00ebr operacione ose st\u00ebrvitje, helipadi mund t\u00eb p\u00ebrdoret edhe nga kompleksi i ri, sipas kushteve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Konkursi zhvillohet gjithashtu brenda nj\u00eb territori t\u00eb mbrojtur. Parku Natyror i Gjirit t\u00eb Porto Palermos ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej rreth 1,695 hektar\u00ebsh, gati 88% e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb detare. Zona me regjim strikt mbrojtjeje q\u00eb mbivendoset me territorin e konkursit p\u00ebrcaktohet si zon\u00eb pa nd\u00ebrhyrje fizike.<\/p>\n<p>Edhe Kalaja e Porto Palermos mbetet jasht\u00eb nd\u00ebrhyrjes. Sipas kushteve t\u00eb konkursit, ajo nuk \u00ebsht\u00eb objekt projektimi dhe duhet t\u00eb trajtohet si pjes\u00eb e eksperienc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vizitorit dhe e marr\u00ebdh\u00ebnies mes muzeut, gjirit dhe peizazhit.\/monitor.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Planifikimit t\u00eb Territorit (AKPT) ka hapur nj\u00eb konkurs nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr transformimin e ish-baz\u00ebs ushtarake dhe Tunelit t\u00eb N\u00ebndet\u00ebseve n\u00eb Porto Palermo n\u00eb nj\u00eb kompleks t\u00eb ri publik kushtuar kujtes\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, kultur\u00ebs dhe vizit\u00ebs. Projekti parashikon q\u00eb tuneli i n\u00ebndet\u00ebseve t\u00eb b\u00ebhet Muzeu i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, nd\u00ebrsa ish-kazermat ushtarake [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99728","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99728"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99728\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}