{"id":99719,"date":"2026-09-15T07:48:17","date_gmt":"2026-09-15T07:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/15\/perplasja-e-rames-me-drejtesine-ka-per-qellim-te-shperqendroje-vemendjen-nga-protestat\/"},"modified":"2026-09-15T07:48:17","modified_gmt":"2026-09-15T07:48:17","slug":"perplasja-e-rames-me-drejtesine-ka-per-qellim-te-shperqendroje-vemendjen-nga-protestat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/15\/perplasja-e-rames-me-drejtesine-ka-per-qellim-te-shperqendroje-vemendjen-nga-protestat\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasja e Ram\u00ebs me drejt\u00ebsin\u00eb! Ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shp\u00ebrqendroj\u00eb v\u00ebmendjen nga protestat!"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama e nisi jav\u00ebn me nj\u00eb sulm publik ndaj gjyqtar\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb pagave t\u00eb tyre, pasi mazhoranca q\u00eb ai drejton zvarriti zbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cHistoria e bot\u00ebs s\u2019e ka par\u00eb q\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb thon\u00eb do t\u2019i marrim parat\u00eb vet\u00eb nga thesari i shtetit se jan\u00eb tonat dhe kjo \u201ci kemi mbledhur vet\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hata m\u00eb vete p\u00ebr nga shkalla rr\u00ebqeth\u00ebse e padituris\u00eb mbi funksionimin e shtetit,\u201d shkruajti Rama n\u00eb platform\u00ebn X, duke komentuar nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb media t\u00eb kryetarit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Gjyqtar\u00ebve, Engert P\u00ebllumbi.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb target i preferuar p\u00ebr kryeministrin Edi Rama gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, pavar\u00ebsisht \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ndryshme me t\u00eb cilat ai angazhohet n\u00eb debat. N\u00eb konfliktin e fundit p\u00ebr pagat, kryeministri u p\u00ebrpoq ta devijonte debatin nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb zbatuar nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese tek pagat e larta t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Konflikti nisi pasi ministria e Financave dhe drejtorit\u00eb e Thesarit t\u00eb Shtetit refuzuan t\u00eb alokonin pagat p\u00ebr muajin gusht p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb magjistrat\u00ebt n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, sipas nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb re p\u00ebr k\u00ebto paga t\u00eb b\u00ebra nga K\u00ebshillat bazuar mbi nj\u00eb vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb retorik\u00ebn e Kryeministrit, gjyqtar\u00ebt shqiptar\u00eb paraqiten si nj\u00eb kategori e mbipaguar dhe rritja e m\u00ebtejshme e pagave do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb barr\u00eb p\u00ebr buxhetin e shtetit dhe tejkalimin me dhjetrafish t\u00eb pagave n\u00eb krahasim me sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr analist\u00ebt e politik\u00ebs, kryeministri po e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb retorik\u00eb p\u00ebr t\u00eb sulmuar organet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr arsye politike dhe po tenton t\u00eb devijoj\u00eb \u2018urrejtjen e publikut\u2019, q\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 100 dit\u00ebsh protesta \u00ebsht\u00eb e fokusuar drejt qeveris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politika i tha BIRN se Kryeministri ka dy synime q\u00eb nuk lidhen me zgjidhjen e problemit, por me agjenda paralele t\u00eb tij.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, sipas tij, ai k\u00ebrkon ta p\u00ebrdor\u00eb rastin p\u00ebr presion ndaj drejtesis\u00eb, q\u00eb ka nxitur dhe nj\u00eb fushat\u00eb denigruese nga militant\u00ebt dhe ndjek\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb tregues ky i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kushtet kur SPAK do t\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb vendime lidhur me imunitetin e zv\/kryeministres, me hetimet e Zv\u00ebrnecit dhe dosjet e tjera VIP,\u201d thot\u00eb Krasniqi.<\/p>\n<p>Po ashtu, shton ai, \u201cRama k\u00ebrkon ta zhvendos\u00eb v\u00ebmendjen e medias dhe publikut nga debati p\u00ebr skandalet dhe kritikat p\u00ebr keqqeverisje dhe korrupsion tek debati monolog kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Krasniqi e quan k\u00ebt\u00eb nj\u00eb \u2018debat monolog\u2019, pasi kryeministri po ndan komente e sh\u00ebnime publike kund\u00ebr nj\u00eb sistemi, i cili nuk i p\u00ebrgjigjet sepse \u00ebsht\u00eb kolektiv, \u00ebsht\u00eb diskret dhe vepron me akte ligjore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Neritan Sejamini i konsideron sulmet e kryeministrit ndaj organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si nj\u00eb taktik\u00eb p\u00ebr t\u00eb devijuar debatin dhe v\u00ebmendjen publike nga protestat e p\u00ebrditshme qytetare q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e kryeministrit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb thjesht taktik\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen nga problemet e tij dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kanalizuar urrejtjen publike edhe diku tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 tij,\u201d tha Sejamini.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin shkurt, Gjykata Kushtetuese konstatoi se formula e p\u00ebrdorur p\u00ebr llogaritjen e pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve kishte sjell\u00eb nj\u00eb \u201culje t\u00eb fsheht\u00eb\u201d t\u00eb pag\u00ebs dhe urdh\u00ebroi Kuvendin t\u00eb miratonte ndryshimet e nevojshme ligjore p\u00ebr p\u00ebrshtatjen e pagave me standardet kushtetuese. Gjykata p\u00ebrcaktoi si afat t\u00eb fundit dat\u00ebn 31 korrik 2026, nd\u00ebrsa efektet financiare duhej t\u00eb shtriheshin q\u00eb nga 1 prilli 2023. Megjithat\u00eb, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij afati Kuvendi nuk nd\u00ebrmori ndryshimet e k\u00ebrkuara, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb pazgjidhur edhe m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb pagave nga 1 gushti e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin gusht, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, duke interpretuar karakterin detyrues t\u00eb vendimit, vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb pagat e gjyqtar\u00ebve sipas arsyetimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese me nj\u00eb pag\u00eb baz\u00eb referuese prej 222 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe 14 mij\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr kualifikimin, si dhe kompensimin e rritjes s\u00eb munguar q\u00eb nga prilli 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb konflikti t\u00eb mbetej nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e zbatimit t\u00eb nj\u00eb vendimi kushtetues, debati \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje publike mes kryeministrit dhe gjyq\u00ebsorit, pasi Ministria e Financave refuzoi t\u00eb zbatonte formul\u00ebn e pagave sipas vendimit t\u00eb KLGJ-s\u00eb duke sjell\u00eb si pasoj\u00eb paditjen e ministrit dhe drejtor\u00ebve t\u00eb Thesarit n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Krasniqit, kryeministri e shmang pik\u00ebrisht thelbin e k\u00ebtij problemi q\u00eb lidhet me pyetjen se pse mazhoranca dhe Kuvendi nuk zbatojn\u00eb vendimet e Gjykates Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u201cRespektimi i k\u00ebtij parimi dhe i detyrimeve kushtetuese do t\u00eb kishte evituar kriz\u00ebn, debatin dhe koston e qytetar\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb tyre,\u201d vler\u00ebson Krasniqi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Krasniqi vler\u00ebson se KLGj dhe KLP u nxituan n\u00eb vendimmarrjet e tyre, pa informuar publikun dhe pa ndjekur m\u00eb par\u00eb instrumentet e tjera.<\/p>\n<p>\u201cMe t\u00eb nj\u00ebjtin pasion, shpejt\u00ebsi e profesionaliz\u00ebm q\u00eb drejt\u00ebsia mbrojti t\u00eb drejtat e veta kushtetuese n\u00eb rastin e rrogave duhet t\u00eb mbroj\u00eb edhe interesin publik kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, pra t\u00eb trajtoj\u00eb rastet VIP dhe t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se procesi i llogaridh\u00ebnies, barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe p\u00ebrballjes me pasojat e abuzimit e shkeljes se ligjit \u00ebshte i pakthyesh\u00ebm dhe i garantuar,\u201d p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/konflikti-drejtesi\/\">P\u00ebrplasja e Ram\u00ebs me drejt\u00ebsin\u00eb! Ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb shp\u00ebrqendroj\u00eb v\u00ebmendjen nga protestat!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama e nisi jav\u00ebn me nj\u00eb sulm publik ndaj gjyqtar\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e p\u00ebrllogaritjes s\u00eb pagave t\u00eb tyre, pasi mazhoranca q\u00eb ai drejton zvarriti zbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. \u201cHistoria e bot\u00ebs s\u2019e ka par\u00eb q\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb thon\u00eb do t\u2019i marrim parat\u00eb vet\u00eb nga thesari i shtetit se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99719","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99719"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99719\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}