{"id":99666,"date":"2026-09-14T11:48:38","date_gmt":"2026-09-14T11:48:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/14\/shba-ja-paralajmeron-serbine-per-afrimin-me-kinen-ne-fushen-e-ia-se\/"},"modified":"2026-09-14T11:48:38","modified_gmt":"2026-09-14T11:48:38","slug":"shba-ja-paralajmeron-serbine-per-afrimin-me-kinen-ne-fushen-e-ia-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/14\/shba-ja-paralajmeron-serbine-per-afrimin-me-kinen-ne-fushen-e-ia-se\/","title":{"rendered":"SHBA-ja paralajm\u00ebron Serbin\u00eb p\u00ebr afrimin me Kin\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e IA-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>E ardhmja e mund\u00ebsive ekonomike t\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb varet nga vendimet politike dhe zgjedhjet e partneriteteve q\u00eb ajo b\u00ebn sot, paralajm\u00ebron Departamenti amerikan i Shtetit n\u00eb nj\u00eb koment p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, lidhur me afrimin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Serbis\u00eb me Kin\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale (IA).<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Komisioni Evropian rikujton se harmonizimi me rregullat e Bashkimit Evropian n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procesit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb integrimit evropian.<\/p>\n<p>\u201cSi pjes\u00eb e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, Serbia \u00ebsht\u00eb zotuar ta harmonizoj\u00eb legjislacionin e saj me k\u00ebto rregulla\u201d, tha nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Evropian p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Nga Instituti i BE-s\u00eb p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb thon\u00eb p\u00ebr REL-in se integrimi m\u00eb i thell\u00eb me ekosistemet teknologjike kineze, mund ta nd\u00ebrlikoj\u00eb harmonizimin e m\u00ebvonsh\u00ebm me k\u00ebrkesat e Brukselit n\u00eb rrug\u00ebn evropiane t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE q\u00eb nga viti 2012.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit, ajo \u00ebsht\u00eb afruar ndjesh\u00ebm me Kin\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale, p\u00ebrmes n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Kina nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja e interesuar p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Beogradin zyrtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Inteligjenca artificiale ishte nj\u00eb nga temat edhe gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb presidentit francez, Emmanuel Macron, n\u00eb Serbi, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb n\u00ebnshkroi Vu\u00e7i\u00e7 me Xi Jinpingun?<\/p>\n<p>N\u00eb maj, n\u00eb prani t\u00eb president\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb dhe Kin\u00ebs, Aleksandar Vu\u00e7iq dhe Xi Jinping, n\u00eb Pekin u n\u00ebnshkrua nj\u00eb memorandum p\u00ebr bashk\u00ebpunimin mes dy vendeve n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>Dy muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb korrik, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e 29 vendeve, p\u00ebrfshir\u00eb Serbin\u00eb, n\u00ebnshkruan n\u00eb Shangai marr\u00ebveshjen p\u00ebr themelimin e Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr Bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e Inteligjenc\u00ebs Artificiale (WAICO).<\/p>\n<p>Nga vendet evropiane, n\u00ebnshkruese jan\u00eb vet\u00ebm Rusia dhe Bjellorusia.<\/p>\n<p>Shumica e vendeve n\u00ebnshkruese jan\u00eb nga Azia dhe Afrika, nd\u00ebrsa organizat\u00ebs m\u00eb von\u00eb iu bashkua edhe Irani. <\/p>\n<p>Marr\u00ebveshjet vijn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur Serbia po p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrshpejtoj\u00eb zhvillimin e kapaciteteve komb\u00ebtare n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025, Qeveria e Serbis\u00eb miratoi Strategjin\u00eb e re p\u00ebr Zhvillimin e Inteligjenc\u00ebs Artificiale deri n\u00eb vitin 2030, e cila parasheh investime shtes\u00eb n\u00eb k\u00ebrkime, infrastruktur\u00eb kompjuterike dhe p\u00ebrdorimin e sistemeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb sektorin publik.<\/p>\n<p>Zyra p\u00ebr Teknologji t\u00eb Informacionit dhe Qeverisje Elektronike e Serbis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara dhe n\u00ebse inteligjenca artificiale kineze do t\u00eb p\u00ebrdoret n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>REL-it nuk iu mund\u00ebsua as qasja n\u00eb memorandumin e n\u00ebnshkruar.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb dihet p\u00ebr marr\u00ebveshjet me Kin\u00ebn?<\/p>\n<p>Memorandumi i mir\u00ebkuptimit p\u00ebr avancimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale u n\u00ebnshkrua n\u00eb Pekin n\u00eb maj.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Serbis\u00eb n\u00ebnshkroi Mihajllo Jovanoviq, drejtor i Zyr\u00ebs p\u00ebr Teknologji t\u00eb Informacionit dhe Qeverisje Elektronike t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga pala kineze, dokumenti u miratua zyrtarisht nga Komisioni Komb\u00ebtar p\u00ebr Zhvillim dhe Reforma i Kin\u00ebs (NDRC).<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebpunimi mes Serbis\u00eb dhe Kin\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e teknologjive moderne, p\u00ebrfshir\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale, robotik\u00ebn dhe inovacionet digjitale, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga segmentet m\u00eb dinamike dhe m\u00eb premtuese t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb p\u00ebrgjithshme dypal\u00ebshe dhe nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr lidhjen e m\u00ebtejshme t\u00eb kapaciteteve k\u00ebrkimore-shkencore dhe teknologjike t\u00eb t\u00eb dyja vendeve\u201d, tha at\u00ebkoh\u00eb Jovanoviq.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit q\u00eb b\u00ebri Agjencia p\u00ebr Zhvillim e Serbis\u00eb pas vizit\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7iqit n\u00eb Kin\u00eb, gjat\u00eb saj u n\u00ebnshkruan m\u00eb shum\u00eb se 30 marr\u00ebveshje dhe memorandume.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftim thuhej gjithashtu se Serbia shihet si nj\u00eb qend\u00ebr e mundshme rajonale \u201cp\u00ebr investimet kineze n\u00eb industri, logjistik\u00eb dhe zhvillim teknologjik\u201d. <\/p>\n<p>N\u00eb korrik, Serbia b\u00ebri nj\u00eb hap tjet\u00ebr drejt afrimit me Kin\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, kur n\u00eb Shangai u themelua WAICO \u2013 Organizata Bot\u00ebrore p\u00ebr Bashk\u00ebpunim n\u00eb fush\u00ebn e Inteligjenc\u00ebs Artificiale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb her\u00ebt, Qeveria e Serbis\u00eb kishte miratuar vendimin p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebr themelimin e k\u00ebsaj organizate, me \u00e7ka ky vend mori zyrtarisht statusin e nj\u00eb prej shteteve themeluese.<\/p>\n<p>Nism\u00ebn p\u00ebr krijimin e saj, Kina e kishte prezantuar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se inteligjenca artificiale mund t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb privilegj t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb vog\u00ebl shtetesh dhe kompanish, n\u00ebse n\u00eb nivel global nuk krijohej nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb i gjer\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e teknologjive t\u00eb avancuara.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb, Serbia, nd\u00ebr t\u00eb tjera, do t\u00eb ket\u00eb qasje falas n\u00eb modele t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale me burim t\u00eb hapur (open-source), do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb teknologjin\u00eb kineze t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale si alternativ\u00eb m\u00eb t\u00eb lir\u00eb ndaj zgjidhjeve m\u00eb t\u00eb kushtueshme t\u00eb kompanive teknologjike per\u00ebndimore, si dhe do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i trajnoj\u00eb ekspert\u00ebt e saj n\u00eb Kin\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb fondi t\u00eb paralajm\u00ebruar bursash.<\/p>\n<p>SHBA-ja i b\u00ebn thirrje Serbis\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb \u201cburime t\u00eb besueshme\u201d<\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit nuk deshi t\u00eb komentoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt afrimin e Beogradit zyrtar me Pekinin n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale, por theksoi se \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se cil\u00ebn an\u00eb duhet ta zgjedh\u00eb Serbia.<\/p>\n<p>\u201cShtetet e Bashkuara e inkurajojn\u00eb Serbin\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb potencialin e saj t\u00eb plot\u00eb \u2013 dhe t\u00eb garantoj\u00eb sigurin\u00eb e saj komb\u00ebtare \u2013 duke zgjedhur burime dhe furnizues t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb pajisjeve dhe teknologjis\u00eb s\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, si dhe partner\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm, si Shtetet e Bashkuara\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit rikujtoi gjithashtu se SHBA-ja \u00ebsht\u00eb lidere n\u00eb teknologjin\u00eb e inteligjenc\u00ebs artificiale dhe p\u00ebrfaq\u00ebson standardin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr teknologjin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201czhvilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, bazuar n\u00eb transparenc\u00eb dhe pa paragjykime ideologjike dhe manipulime t\u00eb imponuara nga autoritetet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur vendet miratojn\u00eb sistemet amerikane t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, ato nuk blejn\u00eb infrastruktur\u00eb vet\u00ebm si konsumator\u00eb \u2013 ato hapin mund\u00ebsi inovative p\u00ebr ekonomit\u00eb dhe qytetar\u00ebt e tyre\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit. <\/p>\n<p>SHBA-ja, prej koh\u00ebsh, mban q\u00ebndrimin zyrtar se zhvillimi i inteligjenc\u00ebs artificiale nga Kina mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb modernizimin e ushtris\u00eb dhe t\u00eb kapaciteteve t\u00eb saj t\u00eb mbik\u00ebqyrjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Uashingtoni ka vendosur kontrolle gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb rrepta t\u00eb eksporteve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, Departamenti amerikan i Tregtis\u00eb vendosi kufizime q\u00eb ia ndalojn\u00eb Kin\u00ebs qasjen n\u00eb \u00e7ipat m\u00eb t\u00eb avancuar p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale, teknologjit\u00eb p\u00ebr superkompjuter\u00eb dhe pajisjet p\u00ebr prodhimin e gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7uesve t\u00eb avancuar, duke i arsyetuar k\u00ebto masa me nevoj\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e siguris\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i rikujton Brukseli Serbis\u00eb?<\/p>\n<p>Komisioni Evropian thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb harmonizohet me rregullat e Brukselit, p\u00ebrfshir\u00eb korniz\u00ebn evropiane p\u00ebr rregullimin e inteligjenc\u00ebs artificiale dhe Aktin e BE-s\u00eb p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale (AI Act).<\/p>\n<p>Komisioni shpjegon se rregullat e BE-s\u00eb nuk vlejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kompanit\u00eb me seli brenda bllokut, por edhe p\u00ebr ofruesit e sistemeve dhe modeleve t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb tregun e BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kompanit\u00eb nga vendet e treta.<\/p>\n<p>BE-ja, prej koh\u00ebsh, synon t\u00eb pozicionohet si nj\u00eb prej rregullator\u00ebve kryesor\u00eb global\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe kontrollin e rrept\u00eb t\u00eb rreziqeve.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes Aktit p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale (AI Act), i cili nisi t\u00eb zbatohet n\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, Brukseli synon t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb teknologjit\u00eb e avancuara t\u00eb zhvillohen n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet demokratike, transparenc\u00ebn dhe mbrojtjen e privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e Institutit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga analistet Bojana Zoriq dhe Clotilde Bomon, thuhet se partneriteti n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale, n\u00eb vetvete, nuk p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb detyrimeve t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb reja p\u00ebr orientimin strategjik t\u00eb Beogradit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr BE-n\u00eb, shqet\u00ebsimi kryesor \u00ebsht\u00eb se Serbia gradualisht po integrohet n\u00eb ekosisteme teknologjike dhe t\u00eb qeverisjes q\u00eb mund t\u00eb dallojn\u00eb nga ato evropiane. Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi harmonizimi i Serbis\u00eb me politik\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i paplot\u00eb dhe larg nivelit t\u00eb k\u00ebnaqsh\u00ebm\u201d, paralajm\u00ebrojn\u00eb nga Instituti.<\/p>\n<p>Ato rikujtojn\u00eb teknologjin\u00eb Huawei Safe City, tashm\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb Serbi, dhe thon\u00eb se zbatimi i saj ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e mbik\u00ebqyrjes masive dhe sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave \u2013 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb inteligjenca artificiale i nd\u00ebrlikon edhe m\u00eb tej.<\/p>\n<p>\u201cKombinimi i inteligjenc\u00ebs artificiale me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndjeshme, infrastruktur\u00ebn e mbik\u00ebqyrjes dhe var\u00ebsin\u00eb nga furnizuesit e jasht\u00ebm rrit rreziqet p\u00ebr sigurin\u00eb kibernetike dhe spiunazhin dhe i b\u00ebn cenueshm\u00ebrit\u00eb sistemike\u201d, vler\u00ebsojn\u00eb nga Instituti. <\/p>\n<p>Zoriq dhe Bomon konsiderojn\u00eb se ekziston rreziku i krijimit t\u00eb var\u00ebsis\u00eb teknologjike nga Kina.<\/p>\n<p>\u201cVar\u00ebsia krijohet kur i nj\u00ebjti ekosistem teknologjik, gradualisht, ofron infrastruktur\u00ebn, harduerin, kapacitetet \u2018cloud\u2019 ose kompjuterike, softuerin, modelet e inteligjenc\u00ebs artificiale dhe ekspertiz\u00ebn teknike. Kur k\u00ebto shtresa nd\u00ebrlidhen, kalimi n\u00eb nj\u00eb sistem tjet\u00ebr b\u00ebhet i kushtuesh\u00ebm dhe politikisht i v\u00ebshtir\u00eb\u201d, shpjegojn\u00eb ato.<\/p>\n<p>Zoriq dhe Bomon vler\u00ebsojn\u00eb se BE-ja duhet t\u2019i ofroj\u00eb gjith\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor alternativa ndaj integrimit me Kin\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale, \u201cduke leht\u00ebsuar qasjen n\u00eb kapacitetet kompjuterike evropiane dhe programet k\u00ebrkimore, si dhe duke rritur mb\u00ebshtetjen dhe investimet n\u00eb sigurin\u00eb kibernetike\u201d. <\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi Kin\u00eb-Serbi n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi mes Serbis\u00eb dhe Kin\u00ebs n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale nisi t\u00eb intensifikohej q\u00eb n\u00eb vitin 2019, kur Zyra p\u00ebr Teknologji t\u00eb Informacionit dhe Qeverisje Elektronike e Serbis\u00eb n\u00ebnshkroi n\u00eb Shangai nj\u00eb memorandum me gjigantin teknologjik kinez, Huawei, p\u00ebr krijimin e nj\u00eb platforme komb\u00ebtare p\u00ebr zhvillimin e inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>Dy vjet m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 2021, Serbia themeloi Institutin p\u00ebr Inteligjenc\u00eb Artificiale, nd\u00ebrsa n\u00eb Qendr\u00ebn Shtet\u00ebrore t\u00eb t\u00eb Dh\u00ebnave n\u00eb Kragujevc vazhdoi zhvillimi i platform\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, t\u00eb bazuar n\u00eb infrastruktur\u00ebn dhe teknologjit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ishte arritur marr\u00ebveshje m\u00eb her\u00ebt me Huawei-n.<\/p>\n<p>Deri te memorandumi i fundit dhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb organizat\u00ebn globale nuk kishte hapa t\u00eb tjer\u00eb konkret\u00eb p\u00ebr thellimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Viteve t\u00eb fundit, t\u00eb dyja vendet kan\u00eb intensifikuar bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn e teknologjive digjitale, telekomunikacionit, inteligjenc\u00ebs artificiale dhe robotik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky bashk\u00ebpunim \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i duksh\u00ebm p\u00ebrmes partneritetit shum\u00ebvje\u00e7ar mes institucioneve shtet\u00ebrore serbe dhe kompanis\u00eb Huawei, e cila ndodhet n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hapi i fundit q\u00eb i ka afruar edhe m\u00eb shum\u00eb dy vendet n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb, \u00ebsht\u00eb hapja, m\u00eb 29 gusht, e nj\u00eb fabrike t\u00eb robot\u00ebve humanoid\u00eb n\u00eb Shabac, n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Robot\u00ebt e prodhuar aty pritet t\u00eb eksportohen n\u00eb Bashkimin Evropian.\/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E ardhmja e mund\u00ebsive ekonomike t\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb varet nga vendimet politike dhe zgjedhjet e partneriteteve q\u00eb ajo b\u00ebn sot, paralajm\u00ebron Departamenti amerikan i Shtetit n\u00eb nj\u00eb koment p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, lidhur me afrimin gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Serbis\u00eb me Kin\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs artificiale (IA). N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99666","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99666"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99666\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}