{"id":99657,"date":"2026-09-14T10:48:33","date_gmt":"2026-09-14T10:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/14\/revolucioni-i-tiranes-nga-politikanet-ne-burg-te-terrori-ndaj-femijeve\/"},"modified":"2026-09-14T10:48:33","modified_gmt":"2026-09-14T10:48:33","slug":"revolucioni-i-tiranes-nga-politikanet-ne-burg-te-terrori-ndaj-femijeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/14\/revolucioni-i-tiranes-nga-politikanet-ne-burg-te-terrori-ndaj-femijeve\/","title":{"rendered":"Revolucioni i Tiran\u00ebs: Nga \u201cpolitikan\u00ebt n\u00eb burg\u201d te terrori ndaj f\u00ebmij\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada <\/p>\n<p>Pas mbi 100 dit\u00ebsh protest\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, d\u00ebshp\u00ebrimi ka filluar t\u00eb duket. Jo vet\u00ebm te numri gjithnj\u00eb e m\u00eb i vog\u00ebl i njer\u00ebzve q\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb, por dhe mjetet q\u00eb protestuesit p\u00ebr nj\u00eb Shqi\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb po p\u00ebrdorin.<\/p>\n<p>Kush i mban mend sot pikat e lexuara nga Dritan Goxhaj n\u00eb fillimet e protest\u00ebs? Kush po proteston m\u00eb p\u00ebr to? Ku jan\u00eb k\u00ebrkesat konkrete, afatet, objektivat? Po ai Kuvendi i famsh\u00ebm q\u00eb u mblodh dy her\u00eb edhe t\u00eb dyja her\u00ebt desh rrah\u00ebn nj\u00ebri-tjetrin, pse nuk mblidhet m\u00eb? T\u00eb gjitha mesa duket jan\u00eb tretur dhe tashm\u00eb sheshi po mbahet peng prej atyre q\u00eb mend nuk kan\u00eb, mend nuk duan e mend shesin.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo dit\u00ebt e fundit bashk\u00eb me to jan\u00eb tretur edhe thirrjet \u201cRama n\u00eb burg, Berisha n\u00eb burg\u201d, q\u00eb n\u00eb fillim sh\u00ebrbenin si nj\u00eb lloj karburanti politik p\u00ebr turm\u00ebn. Dhe k\u00ebtu fillon ironia m\u00eb e madhe! Pasi hoq\u00ebn dor\u00eb nga thirrjet kund\u00ebr politik\u00ebs, kan\u00eb filluar t\u00eb kopjojn\u00eb format m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb protest\u00ebs politike q\u00eb Shqip\u00ebria i ka par\u00eb prej vitesh. Blloko rrug\u00ebn, paralizo trafikun, mbaj qindra qytetar\u00eb peng, krijo tension. Dhe kur menduan se as kjo nuk u mjaftonte, mb\u00ebrrite\u00ebn tek alarmet p\u00ebr bomba q\u00eb Evropa s\u2019i ka par\u00eb m\u00eb qysh n\u00eb vitin 1968.<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs, nj\u00eb telefonat\u00eb p\u00ebr bomb\u00eb alarmoi shkoll\u00ebn \u201cEdith Durham\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Policia konstatoi se alarmi ishte i rrem\u00eb dhe identifikoi Edmond Jataganin si personin q\u00eb q\u00ebndronte pas telefonat\u00ebs. Jatagani sipas t\u00eb gjitha pamjeve t\u00eb p\u00ebher\u00ebshme filmike rezulton si nj\u00eb nga orator\u00ebt e protest\u00ebs s\u00eb flamingove. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Tirana pa edhe bllokime rrug\u00ebsh nga protesta tek Zogu i Zi ku spikaste dhe u shoq\u00ebrua nj\u00eb tjet\u00ebr personazh. Q\u00eb her\u00eb na shfaqet si gazetar i Xenit te Piranjat e her\u00eb si influencer n\u00eb TikTok. Kjo ta b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet nj\u00eb \u201cmir\u00ebseardhje\u201d m\u00eb e sh\u00ebmtuar p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb ktheheshin n\u00eb bankat e shkoll\u00ebs nga ata q\u00eb do sjellin demokracin\u00eb utopike n\u00eb Shqip\u00ebri. Sepse k\u00ebtu mbarojn\u00eb edhe justifikimet politike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb shkon n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb komunist. Nuk \u00ebsht\u00eb patronazhist. Nuk \u00ebsht\u00eb i korruptuar. Nuk ka tendera, nuk ka koncesione dhe nuk voton as Ram\u00ebn, as Berish\u00ebn. \u00cbsht\u00eb thjesht nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. Po k\u00ebshtu edhe f\u00ebmija q\u00eb ndodhet n\u00eb sediljen e pasme t\u00eb nj\u00eb makine t\u00eb bllokuar p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb n\u00eb trafik, n\u00eb vap\u00ebn e Tiran\u00ebs, nuk ka asnj\u00eb detyrim t\u00eb paguaj\u00eb fatur\u00ebn e revolucionit t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu protesta ka filluar t\u00eb tregoj\u00eb fytyr\u00ebn e d\u00ebshp\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Kur ke njer\u00ebz, nuk ke nevoj\u00eb t\u00eb bllokosh rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb dukesh. Kur ke mb\u00ebshtetje, nuk ke nevoj\u00eb t\u00eb krijosh kaos q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohesh. Kur ke nj\u00eb kauz\u00eb q\u00eb bind qytetar\u00ebt, qytetar\u00ebt vijn\u00eb vet\u00eb. Por, kur \u00e7do dit\u00eb je m\u00eb pak, rruga b\u00ebhet skena q\u00eb t\u00eb mungon. Prandaj sot kemi mb\u00ebrritur n\u00eb pik\u00ebn ku disa dhjet\u00ebra apo qindra njer\u00ebz mund t\u00eb marrin peng l\u00ebvizjen e mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00ebve vet\u00ebm sepse kan\u00eb vendosur se revolucioni i tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se jeta e 1 mij\u00eb fishit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj proteste shfaqen figura q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb arsyes politike, ofrojn\u00eb agresivitet, sjellje rruga\u00e7\u00ebrore dhe nj\u00eb obsesion pothuaj grotesk me iden\u00eb e revolucionit. Nj\u00ebri sillet sikur konflikti \u00ebsht\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete, tjetri sikur rruga i p\u00ebrket atij, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr duket i magjepsur nga fantazia se Tirana po pret vet\u00ebm sinjalin e tij p\u00ebr t\u2019u ngritur n\u00eb revolucion.<\/p>\n<p>Por Tirana nuk po ngrihet prej 3 muajsh dhe pik\u00ebrisht ky \u00ebsht\u00eb problemi i atyre q\u00eb deri tani kan\u00eb thyer vet\u00ebm rekordin e Adriatik Lapajt. Qytetar\u00ebt vazhdojn\u00eb pun\u00ebn, lokalet vazhdojn\u00eb t\u00eb mbushen, njer\u00ebzit duan t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi dhe prind\u00ebrit duan t\u00eb \u00e7ojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo sa m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs refuzojn\u00eb t\u2019i bashkohen revolucionit, aq m\u00eb shum\u00eb protestuesit p\u00ebrpiqen ta nd\u00ebrpresin normalitetin me dhun\u00eb fizike dhe verbale. K\u00ebtu duhet t\u00eb hyj\u00eb policia. Jo p\u00ebr t\u00eb ndaluar protest\u00ebn. Protesta \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe duhet mbrojtur, por e drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar nuk \u00ebsht\u00eb certifikat\u00eb pron\u00ebsie mbi rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb dyshoj se ka mbetur ende ndonj\u00eb protestues se njofton shkres\u00ebrisht Policin\u00eb e Tiran\u00ebs  \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>Policia nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke par\u00eb sesi nj\u00eb grusht njer\u00ebzish bllokojn\u00eb arteriet kryesore t\u00eb kryeqytetit dhe qindra makina mbeten n\u00eb radh\u00eb. Aq m\u00eb pak n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs, kur mij\u00ebra prind\u00ebr l\u00ebvizin me f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Sepse pas mbi 100 dit\u00ebsh, problemi i k\u00ebsaj proteste nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb se pushteti dhe populli nuk po i bindet. Kjo s\u2019mund t\u00eb ndodh\u00eb kurr\u00eb, sidomos kur nj\u00eb tuf\u00eb injorant\u00ebsh dhe histerik\u00ebsh fashist\u00eb q\u00eb rrihen me nj\u00ebri-tjetrin se kush do flas\u00eb n\u00eb megafon m\u00eb shum\u00eb, i shohin edhe f\u00ebmij\u00ebt si patronazhist\u00eb e t\u00eb korruptuar\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada Pas mbi 100 dit\u00ebsh protest\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, d\u00ebshp\u00ebrimi ka filluar t\u00eb duket. Jo vet\u00ebm te numri gjithnj\u00eb e m\u00eb i vog\u00ebl i njer\u00ebzve q\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb, por dhe mjetet q\u00eb protestuesit p\u00ebr nj\u00eb Shqi\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb po p\u00ebrdorin. Kush i mban mend sot pikat e lexuara nga Dritan Goxhaj n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99657","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99657","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99657"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99657\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99657"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99657"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99657"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}