{"id":99656,"date":"2026-09-14T10:48:33","date_gmt":"2026-09-14T10:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/14\/cpune-ka-garda-e-republikes-te-ruaje-nje-gjykate\/"},"modified":"2026-09-14T10:48:33","modified_gmt":"2026-09-14T10:48:33","slug":"cpune-ka-garda-e-republikes-te-ruaje-nje-gjykate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/14\/cpune-ka-garda-e-republikes-te-ruaje-nje-gjykate\/","title":{"rendered":"\u00c7\u2019pun\u00eb ka Garda e Republik\u00ebs t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani <\/p>\n<p>Ka nj\u00eb pyetje q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet normal duhet t\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebrgjigje dit\u00ebn e par\u00eb: \u00e7\u2019pun\u00eb ka Garda e Republik\u00ebs n\u00eb hyrje t\u00eb nj\u00eb gjykate?<\/p>\n<p>Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje estetike. Nuk \u00ebsht\u00eb as \u00e7\u00ebshtje protokolli. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb pashpjeguar, q\u00eb pas inspektimeve t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit \u201cKomision Xhafaj\u201d n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e GJKKO-s\u00eb, n\u00eb perimetrin e jasht\u00ebm t\u00eb saj u shfaq Garda e Republik\u00ebs. Pak nga pak, Garda nuk mbeti m\u00eb jasht\u00eb. Sot ajo kontrollon edhe hyrjen e gjykat\u00ebs, kontrollon qytetar\u00ebt, avokat\u00ebt dhe vendos kufizime p\u00ebr hyrjen n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n<p>Po me \u00e7far\u00eb ligji?<\/p>\n<p>Kush e mori vendimin q\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi ushtarake t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb sigurin\u00eb civile apo edhe Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb administrimin e rendit t\u00eb nj\u00eb gjykate?<\/p>\n<p>Garda e Republik\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb polici. Garda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formacion i armatosur, me status, trajnim dhe kompetenca krejt t\u00eb ndryshme. Ajo \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur personalitetet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit dhe institucionet ku ato ushtrojn\u00eb funksionet e tyre. Kryen edhe detyra ceremoniale, por mbi t\u00eb gjitha mbetet nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb ligji e pajis me kompetenca shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjera p\u00ebr p\u00ebrdorimin e arm\u00ebve sesa Policia e Shtetit.<\/p>\n<p>Shkurt fare: Garda ka ushtar\u00eb. Policia ka efektiv\u00eb policie. Dallimi nuk \u00ebsht\u00eb terminologjik. \u00cbsht\u00eb filozofi shteti.<\/p>\n<p>Pastaj pyetjet b\u00ebhen edhe m\u00eb serioze.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb rreziku i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm ekziston n\u00eb GJKKO q\u00eb nuk e p\u00ebrballon dot Policia e Shtetit?<\/p>\n<p>Kush e kanosi kaq r\u00ebnd\u00eb rendin publik sa qeveria u detyrua t\u00eb vendos\u00eb Gard\u00ebn n\u00eb dispozicion t\u00eb nj\u00eb gjykate?<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse nuk ka nj\u00eb rrezik t\u00eb till\u00eb, pse u militarizua hyrja e nj\u00eb institucioni q\u00eb, sipas Kushtetut\u00ebs, zhvillon gjykime publike?<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk flasim m\u00eb p\u00ebr siguri. Flasim p\u00ebr kompetenca.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb mandatohet nj\u00eb ushtar t\u00eb kontrolloj\u00eb nj\u00eb avokat apo edhe nj\u00eb prokuror dhe, t\u2019i ndaloj\u00eb t\u00eb mbajn\u00ebme vete telefonin celular, mjetin e tyre t\u00eb pun\u00ebs?<\/p>\n<p>Q\u00eb kur rregullat administrative t\u00eb sall\u00ebs s\u00eb gjyqit zbatohen nga Garda e Republik\u00ebs? \u00c7\u2019duhet gjykata kur rregullat i b\u00ebka ushtari te dera e saj?!<\/p>\n<p>Q\u00eb kur nj\u00eb nj\u00ebsi e armatosur vendos se kush hyn dhe kush nuk hyn n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb publike?<\/p>\n<p>Rregullat e sall\u00ebs i vendos gjykat\u00ebsi, brenda kompetencave q\u00eb i jep ligji procedural. Nuk i vendos administrata sipas qejfit. Aq m\u00eb pak nj\u00eb forc\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon problemi i madh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjykat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kazerm\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb repart ushtarak. Nuk \u00ebsht\u00eb objekt sekret ushtarak. \u00cbsht\u00eb vendi ku qytetari p\u00ebrballet me shtetin dhe ku publiku ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kur hyrjen e kontrollon Garda, kur publiku pengohet, kur edhe pal\u00ebve n\u00eb proces u vendosen kufizime q\u00eb nuk burojn\u00eb qart\u00eb nga ligji, at\u00ebher\u00eb lind pyetja e pashmangshme:<\/p>\n<p>A mund t\u00eb quhet ende publike kjo gjykat\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, kjo histori \u00ebsht\u00eb simptom\u00eb e nj\u00eb s\u00ebmundjeje m\u00eb t\u00eb madhe: shteti po qeveriset sipas humorit t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur humori \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, institucionet b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb duan. Kur humori prishet, fillojn\u00eb t\u2019i tregojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit \u201ckompetencat\u201d.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta logjik\u00eb u p\u00ebrdor edhe me pagat. Ligjet u b\u00ebn\u00eb me humor t\u00eb mir\u00eb. Pastaj, kur erdhi konflikti, secili nxori dh\u00ebmb\u00ebt e kompetenc\u00ebs s\u00eb vet. Secili flet p\u00ebr \u201cqesen\u201d e vet\u2026<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb shtet ligjor. \u00cbsht\u00eb administrim emocional i pushtetit.<\/p>\n<p>Dhe fundi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Humbet shteti.<\/p>\n<p>Humbet ligji.<\/p>\n<p>Humbet publiku.<\/p>\n<p>Sepse kur shteti fillon t\u00eb militarizoj\u00eb hap\u00ebsirat e drejt\u00ebsis\u00eb pa nj\u00eb shpjegim t\u00eb qart\u00eb ligjor, nuk forcohet autoriteti i tij. P\u00ebrkundrazi, dob\u00ebsohet legjitimiteti.<\/p>\n<p>Dhe kur legjitimiteti z\u00ebvend\u00ebsohet me forc\u00eb, rruga\u00e7\u00ebria merr zem\u00ebr. Ajo shan, fyen, k\u00ebrc\u00ebnon, bllokon sepse ndjehet e lir\u00eb dhe q\u00eb ska kush ta ndaloj\u00eb. Helbete shteti ka halle me veten e vet\u2026.<\/p>\n<p>Kjo nuk tregon kultur\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Tregon nj\u00eb shtet q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb ligjit, po udh\u00ebhiqet nga humori i dit\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani Ka nj\u00eb pyetje q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet normal duhet t\u00eb kishte marr\u00eb p\u00ebrgjigje dit\u00ebn e par\u00eb: \u00e7\u2019pun\u00eb ka Garda e Republik\u00ebs n\u00eb hyrje t\u00eb nj\u00eb gjykate? Sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje estetike. Nuk \u00ebsht\u00eb as \u00e7\u00ebshtje protokolli. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt t\u00eb pashpjeguar, q\u00eb pas inspektimeve t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99656","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99656","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99656"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99656\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99656"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99656"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99656"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}