{"id":99630,"date":"2026-09-14T07:49:16","date_gmt":"2026-09-14T07:49:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/14\/arsimi-publik-falas-por-hyrja-shume-e-shtrenjte-sa-kushton-dita-e-pare-e-shkolles\/"},"modified":"2026-09-14T07:49:16","modified_gmt":"2026-09-14T07:49:16","slug":"arsimi-publik-falas-por-hyrja-shume-e-shtrenjte-sa-kushton-dita-e-pare-e-shkolles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/14\/arsimi-publik-falas-por-hyrja-shume-e-shtrenjte-sa-kushton-dita-e-pare-e-shkolles\/","title":{"rendered":"Arsimi publik falas, por hyrja shum\u00eb e shtrenjt\u00eb! Sa kushton dita e par\u00eb e shkoll\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Rikthimi n\u00eb shkoll\u00eb ka nj\u00eb paradoks: arsimi publik \u00ebsht\u00eb falas, por hyrja n\u00eb t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. Nj\u00eb vrojtim i \u00e7mimeve n\u00eb Tiran\u00eb tregon se, n\u00ebse nj\u00eb familje duhet t\u00eb blej\u00eb nga e para \u00e7ant\u00ebn, kancelarit\u00eb, atletet dhe nj\u00eb garderob\u00eb baz\u00eb, shporta e shtatorit mund t\u00eb arrij\u00eb rreth 37,200 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. P\u00ebr dy ose m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb, fatura b\u00ebhet e kripur\u2026<\/p>\n<p>Shtatori ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebn p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb shpenzimet e vogla t\u00eb duken t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00eb fletore kushton pak. Nj\u00eb laps po ashtu. Edhe nj\u00eb bluz\u00eb, e marr\u00eb ve\u00e7mas, nuk duket si nj\u00eb goditje p\u00ebr buxhetin.<\/p>\n<p>Por shkolla nuk nis me nj\u00eb fletore, nj\u00eb laps apo nj\u00eb bluz\u00eb. Ajo nis me nj\u00eb list\u00eb. Dhe listat kan\u00eb zakonin e pak\u00ebndsh\u00ebm q\u00eb, kur mblidhen, t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb shif\u00ebr krejt tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb prindi kishte n\u00eb mendje kur hyri n\u00eb dyqan.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shport\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb fletoret, stilolapsat, lapsat me ngjyra, vizoret, kutia e lapsave, materialet e vizatimit, mb\u00ebshtjell\u00ebset e librave dhe dhjet\u00ebra artikuj t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kushtojn\u00eb nga disa dhjet\u00ebra deri n\u00eb disa qindra lek\u00eb secili. Pastaj vjen \u00e7anta, zakonisht nj\u00eb nga blerjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb fillimvitit. Pas saj atletet, pantallonat, bluzat, veshjet sportive dhe, sipas shkoll\u00ebs, uniforma.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm dita e par\u00eb. Rikthimi n\u00eb shkoll\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpenzim i vet\u00ebm, por fillimi i nj\u00eb serie t\u00eb vog\u00ebl pagesash q\u00eb vazhdojn\u00eb edhe pasi ka r\u00ebn\u00eb zilja e par\u00eb. Nj\u00eb material q\u00eb m\u00ebsuesi e k\u00ebrkon m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb fletore tjet\u00ebr, fotokopje, mjete p\u00ebr nj\u00eb projekt, nj\u00eb pal\u00eb atlete q\u00eb duhen vet\u00ebm p\u00ebr fizkultur\u00eb apo nj\u00eb veshje q\u00eb mungonte n\u00eb blerjet e para.<\/p>\n<p>N\u00eb familjet ku ka dy apo tre f\u00ebmij\u00eb, k\u00ebto shpenzime nuk shum\u00ebzohen gjithmon\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtwpwrdrejtw, sepse disa gj\u00ebra mund t\u00eb trash\u00ebgohen nga nj\u00ebri f\u00ebmij\u00eb te tjetri, por presioni mbi buxhetin rritet ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb familje q\u00eb mund t\u00eb rip\u00ebrdor\u00eb \u00e7ant\u00ebn e vitit t\u00eb kaluar, t\u00eb blej\u00eb vet\u00ebm disa rroba ose t\u00eb pres\u00eb uljet, kostoja mund t\u00eb jet\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt. P\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr, ku f\u00ebmija ka ndryshuar mas\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebs, \u00e7anta \u00ebsht\u00eb konsumuar dhe garderoba duhet rifreskuar, shtatori nis praktikisht nga zero. K\u00ebshtu, kostoja e shkoll\u00ebs nuk p\u00ebrcaktohet vet\u00ebm nga \u00e7mimi i artikujve, por shpesh edhe nga ekonomia e ripwrdorimit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7anta nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u00e7ant\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tregun e artikujve shkollor\u00eb, diferenca mes asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe asaj q\u00eb duam, mund t\u00eb matet me disa mij\u00ebra lek\u00eb. \u00c7anta \u00ebsht\u00eb ndoshta shembulli m\u00eb i qart\u00eb. Te Ramovi\u2019s, modelet e shkoll\u00ebs t\u00eb publikuara online l\u00ebvizin rreth 1,200\u20133,000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Te King Office, diapazoni zgjerohet, nga rreth 2,900 lek\u00eb p\u00ebr disa modele deri n\u00eb 10,900\u201311,800 lek\u00eb p\u00ebr \u00e7anta me rrota apo modele t\u00eb licencuara. Nj\u00eb \u00e7ant\u00eb Seven e publikuar nga Zed kushton 6,990 lek\u00eb. P\u00ebr p\u00ebrllogaritjen ton\u00eb kemi marr\u00eb 6,000 lek\u00eb si \u00e7mim orientues, nj\u00eb nivel q\u00eb q\u00ebndron mes alternativave ekonomike dhe produkteve m\u00eb t\u00eb shtrenjta.<\/p>\n<p>Hap\u00ebsira e madhe mes 1,200 dhe afro 12 mij\u00eb lek\u00ebve tregon se \u00e7anta e shkoll\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb produkt me nj\u00eb funksion dhe nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kategori tregtohen produkte q\u00eb u drejtohen buxheteve dhe k\u00ebrkesave krejt t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb familje mund ta zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb list\u00ebs me m\u00eb pak se 2 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr mund t\u00eb shpenzoj\u00eb pes\u00eb ose gjasht\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr \u00e7ant\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7mimi ndryshon sipas materialit, p\u00ebrmasave, ndarjeve t\u00eb brendshme, struktur\u00ebs ergonomike, pranis\u00eb s\u00eb rrotave dhe aksesor\u00ebve shtes\u00eb. Por jo vet\u00ebm. Nj\u00eb pjes\u00eb e diferenc\u00ebs lidhet me mark\u00ebn dhe licenc\u00ebn. Personazhet e filmave dhe animacioneve, klubet sportive apo markat e njohura e zhvendosin produktin nga kategoria e nj\u00eb mjeti t\u00eb zakonsh\u00ebm shkollor drejt nj\u00eb artikulli ku paguhet edhe dizajni dhe emri.<\/p>\n<p>Kjo ka ndryshuar edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si blihet \u00e7anta. P\u00ebr prindin, kriteret mund t\u00eb jen\u00eb pesha, rezistenca dhe mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit. P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn, vendimi mund t\u00eb nis\u00eb nga nj\u00eb kriter krejt tjet\u00ebr: personazhi, ngjyra, modeli apo ajo q\u00eb kan\u00eb zgjedhur bashk\u00ebmoshatar\u00ebt. N\u00eb pik\u00ebn ku takohen k\u00ebto dy k\u00ebrkesa p\u00ebrcaktohet edhe sa do t\u00eb shpenzohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr familjen, zgjedhja ka edhe nj\u00eb llogari tjet\u00ebr: sa vite do t\u00eb p\u00ebrdoret. Nj\u00eb \u00e7ant\u00eb prej 6,000 apo 7,000 lek\u00ebsh q\u00eb reziston dy ose tre vite mund t\u00eb rezultoj\u00eb m\u00eb ekonomike sesa nj\u00eb model m\u00eb i lir\u00eb q\u00eb duhet z\u00ebvend\u00ebsuar \u00e7do shtator. Por kjo llogari funksionon vet\u00ebm n\u00ebse \u00e7anta nuk b\u00ebhet e vog\u00ebl, nuk d\u00ebmtohet dhe, ndoshta m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, vazhdon t\u2019u p\u00eblqej\u00eb edhe vitin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Fletoret jan\u00eb t\u00eb lira. Shporta jo<\/strong><\/p>\n<p>Kancelarit\u00eb jan\u00eb shembulli m\u00eb i mir\u00eb i aritmetik\u00ebs s\u00eb shtatorit. Nj\u00eb fletore 32-flet\u00ebshe kushton nga 25 lek\u00eb deri n\u00eb 150 lek\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb fl\u00ebt\u00ebs dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb kapakut.\u00a0 Kuletat e mjeteve shfaqen rreth 1000-2500 lek\u00eb, nd\u00ebrsa paketa me lapsa apo stilolapsa mund t\u00eb kushtoj\u00eb nga disa qindra lek\u00eb deri n\u00eb rreth 1,200 lek\u00eb, sipas modelit dhe mark\u00ebs.<\/p>\n<p>Pastaj vijn\u00eb ngjyrat, vizoret, kompasi, mpreh\u00ebsja, goma, ngjit\u00ebsi, g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt, fletorja e vizatimit. Secili z\u00eb duket i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. S\u00eb bashku, jo. N\u00eb shport\u00ebn orientuese t\u00eb \u201cMonitor\u201d, kancelaria dhe materialet baz\u00eb llogariten n\u00eb rreth 11000 lek\u00eb. Kur shtohen element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, rritet pesha e pages\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Por, pjesa m\u00eb e shtrenjt\u00eb e kthimit n\u00eb shkoll\u00eb mund t\u00eb mos jet\u00eb fare ajo q\u00eb futet n\u00eb \u00e7ant\u00eb. \u00cbsht\u00eb ajo q\u00eb vishet. Nj\u00eb vrojtim te shit\u00ebsit e veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve sportive tregon se nj\u00eb bluz\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb shitet shpesh rreth 1,500-3,600 lek\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb pal\u00eb atlete p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb te Sport Vision l\u00ebviz gjer\u00ebsisht: nga rreth 3,600 lek\u00eb p\u00ebr modele Champion, n\u00eb 5,500-7,900 lek\u00eb p\u00ebr modele Nike dhe deri n\u00eb 10,900 lek\u00eb p\u00ebr disa modele t\u00eb segmentit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. P\u00ebr adoleshent\u00ebt, kostoja p\u00ebrfshin leht\u00ebsisht atlete 6,500-10,900 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shporta orientuese e rikthimit n\u00eb shkoll\u00eb \u2013 2026<\/strong><\/p>\n\n<p><em>Sh\u00ebnim\/\u00a0<\/em>Shporta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritje orientuese e \u201cMonitor\u201d, jo statistik\u00eb zyrtare. \u00c7mimet jan\u00eb rishikuar m\u00eb 11 shtator 2026 nga oferta t\u00eb publikuara online n\u00eb Tiran\u00eb dhe v\u00ebzhgime dyqanesh. P\u00ebr artikujt me gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb \u00e7mimesh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb vler\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese e segmentit t\u00eb mes\u00ebm, jo mesatarja aritmetike e gjith\u00eb tregut. Totali supozon se artikujt kryesor\u00eb blihen nga e para; familjet q\u00eb rip\u00ebrdorin \u00e7ant\u00ebn, veshjet ose k\u00ebpuc\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Nuk llogariten librat, q\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb familjeve jan\u00eb kosto e lart\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dy f\u00ebmij\u00eb? Nj\u00eb problem tjet\u00ebr<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb familje q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb \u00e7ant\u00ebn, atletet apo t\u00eb gjith\u00eb garderob\u00ebn, fatura mund t\u00eb jet\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt. Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse 34,200 lek\u00ebt nuk duhen lexuar si nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb \u00e7do prind do ta paguaj\u00eb. Ato tregojn\u00eb se sa kushton nj\u00eb \u201creset\u201d relativisht i plot\u00eb p\u00ebr fillimin e shkoll\u00ebs, me produkte t\u00eb segmentit t\u00eb mes\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy f\u00ebmij\u00eb, e nj\u00ebjta shport\u00eb tejkalon 60 mij\u00eb lek\u00eb, pra \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb pag\u00eb minimale. Po ta krahasojm\u00eb me pag\u00ebn mesatare n\u00eb vendin ton\u00eb, e cila sipas INSTAT \u00ebsht\u00eb 90.119 lek\u00eb, shporta p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb \u00ebsht\u00eb ekuivalente me rreth 38% t\u00eb pag\u00ebs mesatare; p\u00ebr dy f\u00ebmij\u00eb, pesha arrin n\u00eb rreth 76% t\u00eb saj.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra m\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb ulur fatur\u00ebn e shtatorit mbetet rip\u00ebrdorimi: nj\u00eb \u00e7ant\u00eb, nj\u00eb pal\u00eb atlete apo veshjet q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoren edhe nj\u00eb vit tjet\u00ebr mund ta ulin ndjesh\u00ebm shport\u00ebn. Nd\u00ebrsa familjet p\u00ebrpiqen t\u00eb blejn\u00eb vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb duhet z\u00ebvend\u00ebsuar, p\u00ebr tregtar\u00ebt \u201cBack to School\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sezonet e konsumit, ku ofertat, setet dhe produktet e licencuara synojn\u00eb ta zgjerojn\u00eb list\u00ebn p\u00ebrtej nevojave baz\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/arsimi-publik\/\">Arsimi publik falas, por hyrja shum\u00eb e shtrenjt\u00eb! Sa kushton dita e par\u00eb e shkoll\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rikthimi n\u00eb shkoll\u00eb ka nj\u00eb paradoks: arsimi publik \u00ebsht\u00eb falas, por hyrja n\u00eb t\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb. Nj\u00eb vrojtim i \u00e7mimeve n\u00eb Tiran\u00eb tregon se, n\u00ebse nj\u00eb familje duhet t\u00eb blej\u00eb nga e para \u00e7ant\u00ebn, kancelarit\u00eb, atletet dhe nj\u00eb garderob\u00eb baz\u00eb, shporta e shtatorit mund t\u00eb arrij\u00eb rreth 37,200 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. P\u00ebr dy ose [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99630","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99630","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99630"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99630\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99630"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99630"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99630"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}