{"id":99616,"date":"2026-09-13T20:48:13","date_gmt":"2026-09-13T20:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/13\/denigrimi-dhe-sulm-personal-pas-vendimit-per-pagat-shoqata-e-gjyqtareve-mbron-ramiz-lalen\/"},"modified":"2026-09-13T20:48:13","modified_gmt":"2026-09-13T20:48:13","slug":"denigrimi-dhe-sulm-personal-pas-vendimit-per-pagat-shoqata-e-gjyqtareve-mbron-ramiz-lalen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/13\/denigrimi-dhe-sulm-personal-pas-vendimit-per-pagat-shoqata-e-gjyqtareve-mbron-ramiz-lalen\/","title":{"rendered":"Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit p\u00ebr pagat\u201d\/ Shoqata e Gjyqtar\u00ebve mbron Ramiz Lal\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve ka reaguar lidhur me publikimin e disa artikujve n\u00eb media, t\u00eb cil\u00ebt sipas tyre\u00a0kishin n\u00eb fokus gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, Ramiz Lala. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate zyrtare, ata i kan\u00eb cil\u00ebsuar shkrimet e publikuara n\u00eb media si\u00a0sulm t\u00eb papranuesh\u00ebm ndaj gjyqtarit. Kjo duke pretenduar se n\u00eb to jan\u00eb p\u00ebrdorur gjuh\u00eb denigruese, fyese dhe akuza t\u00eb r\u00ebnda ndaj integritetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shoqata thekson se liria e shprehjes dhe e medias nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb instrumente t\u00eb denigrimit dhe sulmit personal ndaj gjyqtar\u00ebve, n\u00eb mjete p\u00ebr t\u2019i akuzuar ata p\u00ebr veprimtari kriminale, pa asnj\u00eb vendimmarrje t\u00eb organeve kompetente.<\/p>\n<p>Shoqata e konsideron shqet\u00ebsues faktin se ky sulm personal publik \u00ebsht\u00eb kryer menj\u00ebher\u00eb pasi gjyqtari Ramiz Lala ka dh\u00ebn\u00eb vendimin e par\u00eb gjyq\u00ebsor lidhur me nj\u00eb prej padive t\u00eb paraqitura nga gjykatat e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb synon zhbllokimin e situat\u00ebs t\u00eb mospagimit t\u00eb pagave ndaj magjistrat\u00ebve dhe administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve p\u00ebrs\u00ebrit se solidarizohet dhe shpreh mb\u00ebshtetjen e saj t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr gjyqtarin Ramiz Lala p\u00ebrball\u00eb \u00e7do forme sulmi personal, q\u00eb lidhet me ushtrimin e funksionit t\u00eb tij kushtetues.<\/p>\n<p><strong>Deklarata<\/strong><\/p>\n<p><em>Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shpreh shqet\u00ebsimin e saj t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr disa nga artikujt e publikuar n\u00eb median e shkruar dhe digjitale m\u00eb dat\u00eb 11 shtator 2026, disa prej tyre t\u00eb fshir\u00eb dit\u00ebn e sotme, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt gjyqtari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, z. Ramiz Lala, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i nj\u00eb sulmi t\u00eb paprecedent\u00eb e t\u00eb papranuesh\u00ebm, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb gjuhe denigruese, fyese dhe akuzave t\u00eb pabazuara e jasht\u00ebzakonisht t\u00eb r\u00ebnda ndaj figur\u00ebs dhe integritetit t\u00eb tij si magjistrat, menj\u00ebher\u00eb pas dh\u00ebnies s\u00eb vendimit lidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebr sigurimin e padis\u00eb p\u00ebr mosekzekutimin e pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore, sipas urdh\u00ebrpagesave t\u00eb d\u00ebrguara prej k\u00ebsaj t\u00eb fundit.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb pari, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve shpreh mb\u00ebshtetjen e saj t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr gjyqtarin Ramiz Lala, i cili ka shfaqur cil\u00ebsit\u00eb dhe vlerat m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb nj\u00eb magjistrati nd\u00ebr vite, p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb tij, n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb funksionit t\u00eb tij kushtetues.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb dyti, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve garanton p\u00ebrkushtimin e saj ndaj respektimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, liris\u00eb s\u00eb medias dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb informuar publikun, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin e tyre investigativ dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur q\u00ebndrim kritik dhe objektiv mbi veprimtarin\u00eb e institucioneve publike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vendimet gjyq\u00ebsore, si nj\u00eb aktor i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm n\u00eb garantimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Megjithat\u00eb, liria e shprehjes dhe e medias nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb instrumente t\u00eb denigrimit dhe sulmit personal ndaj gjyqtar\u00ebve dhe, aq m\u00eb pak, n\u00eb mjete p\u00ebr t\u2019i akuzuar ata p\u00ebr veprimtari kriminale, pa asnj\u00eb vendimmarrje t\u00eb organeve kompetente dhe jasht\u00eb \u00e7do procesi t\u00eb rregullt ligjor, ve\u00e7an\u00ebrisht kur vet\u00eb k\u00ebto media nuk kan\u00eb p\u00ebrdorur asnj\u00eb prej mjeteve procedurale n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb kall\u00ebzuar t\u00eb dh\u00ebnat e referuara prej tyre si t\u00eb v\u00ebrteta. Shoqata sjell n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb mediave se, ndryshe nga opinionet dhe vler\u00ebsimet kritike q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb qasjet personale t\u00eb gazetar\u00ebve, publikimet apo shkrimet q\u00eb parashtrojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna si fakte duhet t\u00eb verifikojn\u00eb paraprakisht v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre, s\u00eb paku deri n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb arsyesh\u00ebm, pasi, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, rrezikojn\u00eb t\u00eb cenojn\u00eb kufirin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb shtypit, t\u00eb garantuar nga neni 22 i Kushtetut\u00ebs dhe neni 10 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve v\u00ebren se artikujt n\u00eb fjal\u00eb nuk p\u00ebrmbajn\u00eb thjesht kritik\u00eb ndaj vendimit gjyq\u00ebsor t\u00eb marr\u00eb nga gjyqtari Ramiz Lala, por, p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb shprehjeve t\u00eb patolerueshme fyese dhe denigruese, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb sulm t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb personal ndaj integritetit dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb k\u00ebta element\u00eb, si dhe kompetenca e tij profesionale, jan\u00eb konfirmuar n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb vetting-ut me vendimin nr. 18, dat\u00eb 12.07.2021, t\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Paraqitja e akuzave t\u00eb k\u00ebsaj natyre si fakte t\u00eb mir\u00ebqena, n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur nga Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, tejkalon duksh\u00ebm kufijt\u00eb e kritik\u00ebs s\u00eb ligjshme ndaj veprimtaris\u00eb s\u00eb nj\u00eb gjyqtari dhe dezinformon publikun, duke r\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu ndesh me misionin e medias.<\/em><em>Shoqata e konsideron ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsues faktin se ky sulm personal publik \u00ebsht\u00eb kryer jo vet\u00ebm n\u00eb kushtet e nj\u00eb debati t\u00eb tensionuar publik, por menj\u00ebher\u00eb pasi gjyqtari Ramiz Lala ka dh\u00ebn\u00eb vendimin e par\u00eb gjyq\u00ebsor lidhur me nj\u00eb prej padive t\u00eb paraqitura nga gjykatat e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb synon zhbllokimin e situat\u00ebs s\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb mospagimit t\u00eb pagave ndaj magjistrat\u00ebve dhe administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo situat\u00eb krijon nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb rrezikshme presioni mbi pushtetin gjyq\u00ebsor dhe gjyqtar\u00ebt q\u00eb pritet t\u00eb gjykojn\u00eb k\u00ebrkesat e tjera p\u00ebr sigurim padie t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs natyr\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Sulmi ndaj dinjitetit dhe integritetit t\u00eb nj\u00eb gjyqtari p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb dh\u00ebn\u00eb prej tij nuk prek vet\u00ebm individin. Ai cenon besimin te drejt\u00ebsia dhe krijon presion mbi pushtetin gjyq\u00ebsor dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, artikuj t\u00eb till\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e tij. Pavar\u00ebsia e sistemit gjyq\u00ebsor nuk \u00ebsht\u00eb privilegj personal i gjyqtarit, por garanci e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb qytetarit. Ajo \u00ebsht\u00eb garanci p\u00ebr qytetarin se \u00e7\u00ebshtja e tij do t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm mbi baz\u00ebn e Kushtetut\u00ebs dhe ligjit, me paanshm\u00ebri dhe pa u ndikuar nga pushtetet e tjera apo faktor\u00ebt mediatik\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve p\u00ebrs\u00ebrit se solidarizohet dhe shpreh mb\u00ebshtetjen e saj t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr gjyqtarin Ramiz Lala p\u00ebrball\u00eb \u00e7do forme sulmi personal, q\u00eb lidhet me ushtrimin e funksionit t\u00eb tij kushtetues.\u00a0<\/em><em>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjitha mediave dhe aktor\u00ebve publik\u00eb q\u00eb debatin mbi vendimet gjyq\u00ebsore ta zhvillojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, profesionaliz\u00ebm dhe n\u00eb respektim t\u00eb parimeve t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, duke respektuar kufijt\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u n\u00ebnshtrohet liria e shprehjes dhe liria e medias, p\u00ebrkat\u00ebsisht, respektimin e dinjitetit t\u00eb individit dhe mosnd\u00ebrhyrjen n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit.<\/em><\/p>\n<p><em>Shoqata do t\u00eb monitoroj\u00eb me v\u00ebmendje \u00e7do rast n\u00eb t\u00eb cilin gjyqtar\u00ebt b\u00ebhen objekt i sulmeve, k\u00ebrc\u00ebnimeve, denigrimit apo presionit p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve t\u00eb tyre dhe, kur rrethanat e k\u00ebrkojn\u00eb, do t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb p\u00ebrdorimin e \u00e7do mjeti institucional dhe ligjor t\u00eb parashikuar nga legjislacioni n\u00eb fuqi.<\/em><\/p>\n\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gjyqtari-3\/\">Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit p\u00ebr pagat\u201d\/ Shoqata e Gjyqtar\u00ebve mbron Ramiz Lal\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve ka reaguar lidhur me publikimin e disa artikujve n\u00eb media, t\u00eb cil\u00ebt sipas tyre\u00a0kishin n\u00eb fokus gjyqtarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, Ramiz Lala. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate zyrtare, ata i kan\u00eb cil\u00ebsuar shkrimet e publikuara n\u00eb media si\u00a0sulm t\u00eb papranuesh\u00ebm ndaj gjyqtarit. Kjo duke pretenduar se n\u00eb to [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99616","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99616\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}