{"id":99609,"date":"2026-09-13T18:48:24","date_gmt":"2026-09-13T18:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/13\/vendimi-per-ish-kreret-e-uck-se-gucati-apel-be-se-dhe-ambasadoreve-mos-beni-politike-me-16-shtatorin\/"},"modified":"2026-09-13T18:48:24","modified_gmt":"2026-09-13T18:48:24","slug":"vendimi-per-ish-kreret-e-uck-se-gucati-apel-be-se-dhe-ambasadoreve-mos-beni-politike-me-16-shtatorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/13\/vendimi-per-ish-kreret-e-uck-se-gucati-apel-be-se-dhe-ambasadoreve-mos-beni-politike-me-16-shtatorin\/","title":{"rendered":"Vendimi p\u00ebr ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, Gucati apel BE-s\u00eb dhe ambasador\u00ebve: Mos b\u00ebni politik\u00eb me 16 shtatorin"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i OVL-U\u00c7K-s\u00eb, Hysni Gucati, u ka b\u00ebr\u00eb thirrje Bashkimit Evropian dhe ambasador\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb me aktgjykimin q\u00eb pritet t\u00eb shpallet m\u00eb 16 shtator ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi, Gucati ka kritikuar deklaratat se procesi gjyq\u00ebsor nuk p\u00ebrfundon me vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, pasi pal\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ankese. Sipas tij, nj\u00eb vendim i padrejt\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb do t\u2019i shkaktonte d\u00ebme Kosov\u00ebs, edhe n\u00eb rast se m\u00eb von\u00eb do t\u00eb ndryshohej nga Apeli.<\/p>\n<p>Gucati ka pretenduar se nj\u00eb vendim i till\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorej nga Serbia n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb Organizat\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara dhe n\u00eb fushatat e saj kund\u00ebr Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kreu i OVL-U\u00c7K-s\u00eb ka kritikuar gjithashtu pun\u00ebn e Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb, duke pretenduar se gjat\u00eb viteve t\u00eb procesit \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb, sipas tij, i ka sh\u00ebrbyer Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka paralajm\u00ebruar se nj\u00eb vendim q\u00eb, sipas tij, do t\u00eb kriminalizonte luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb do t\u00eb kishte pasoja p\u00ebr perceptimin mbi legjitimitetin e luft\u00ebs \u00e7lirimtare dhe shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Apeli i veteran\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr BE-n\u00eb dhe ambasador\u00ebt e huaj<\/p>\n<p>Shum\u00eb ambasador\u00eb t\u00eb huaj, sikurse dje edhe BE-ja, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i menaxhuar pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb qytetare lidhur me Gjykat\u00ebn Speciale, po thon\u00eb: m\u00eb 16 shtator nuk p\u00ebrfundon gjith\u00e7ka, sepse pal\u00ebt e kan\u00eb Apelin.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 \u00e7ka nuk po thon\u00eb direkt: \u201cMos na pengoni t\u2019i d\u00ebnojm\u00eb nj\u00eb her\u00eb, sepse n\u00eb Apel i shpallim t\u00eb pafajsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb loj\u00eb e pist\u00eb politike me shkall\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb. Gjykata Speciale, q\u00eb nga fillimi, u ka raportuar diplomat\u00ebve, sepse \u00ebsht\u00eb krijuar dhe mb\u00ebshtetur prej tyre. Ajo nuk ka vepruar asnj\u00ebher\u00eb si nj\u00eb institucion i pavarur i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Madje, m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur e shqet\u00ebsuar p\u00ebr q\u00ebndrimet e p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike sesa p\u00ebr gjetjet e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare lidhur me shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb kan\u00eb ndodhur aty.<\/p>\n<p>P\u00ebr gati gjasht\u00eb vjet, kjo gjykat\u00eb ka prodhuar vet\u00ebm narrativ\u00eb q\u00eb i ka sh\u00ebrbyer Serbis\u00eb. \u00c7do pretendim t\u00eb Serbis\u00eb e ka adresuar dhe rehabilituar. Pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb kredibilitetit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve serb\u00eb, i ka pranuar si d\u00ebshmitar\u00eb. Pavar\u00ebsisht paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb tyre, pretendimet serbe jan\u00eb trajtuar si material p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Prandaj, d\u00ebshir\u00eb e disa ambasador\u00ebve mund t\u00eb jet\u00eb edhe tani q\u00eb Gjykata Speciale t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Serbis\u00eb me nj\u00eb vendim n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, p\u00ebr ta korrigjuar m\u00eb pas n\u00eb Apel, si\u00e7 po tentohet t\u00eb na thuhet. Por, nj\u00eb vendim i padrejt\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb nuk zhb\u00ebhet me nj\u00eb pafaj\u00ebsi n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>D\u00ebmi p\u00ebr Kosov\u00ebn b\u00ebhet at\u00eb dit\u00eb. Historia rishkruhet at\u00eb dit\u00eb. Serbia e shfryt\u00ebzon at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Serbia nuk e pret Apelin. Ajo e p\u00ebrdor\u00eb menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb n\u00eb OKB, n\u00eb diplomaci, n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr \u00e7njohjet e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr ta delegjitimuar Kosov\u00ebn si shtet.<\/p>\n<p>Pasojat do t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha edhe brenda Kosov\u00ebs. N\u00ebse nj\u00eb gjykat\u00eb e lidh luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs me kriminalitet t\u00eb organizuar, d\u00ebmi nuk mbetet vet\u00ebm n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit n\u00eb Hag\u00eb. Nga ajo sall\u00eb do t\u00eb kriminalizohej bot\u00ebrisht lufta e U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe bashk\u00eb me t\u00eb do t\u00eb prekej edhe legjitimiteti i \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, intervenimi i NATO-s dhe vet\u00eb shtet\u00ebsia e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebnshkrimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesit politik t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Rambuje ishte vendimtar p\u00ebr intervenimin e NATO-s. N\u00eb koordinim me kat\u00ebr ish-udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb po gjykohen n\u00eb Hag\u00eb, aleanca veriatlantike koordinoi edhe bombardime t\u00eb ndryshme t\u00eb caqeve serbe.<\/p>\n<p>Prandaj, nj\u00eb narrativ\u00eb q\u00eb e kriminalizon luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb nuk prek vet\u00ebm t\u00eb kaluar\u00ebn. Ajo prek edhe baz\u00ebn politike dhe morale mbi t\u00eb cil\u00ebn u nd\u00ebrtua shteti i Kosov\u00ebs. Po ashtu, ajo godet edhe karakterin shumetnik t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cilin bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka investuar q\u00eb nga viti 1999.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale, n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb padrejt\u00eb, Serbis\u00eb do t\u2019i jepte municion t\u00eb ri diplomatik. Nj\u00eb vendim i padrejt\u00eb q\u00eb kriminalizon luft\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur Serbia vazhdon t\u2019i mohoj\u00eb krimet e veta dhe ta glorifikoj\u00eb aparatin shtet\u00ebror q\u00eb i kreu ato, nuk prodhon paqe.<\/p>\n<p>Prodhon plag\u00eb t\u00eb reja. Prodhon tension. Prodhon konflikt t\u00eb ri. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka investuar 27 vjet duke na folur p\u00ebr paqe, pajtim dhe bashk\u00ebjetes\u00eb. Prandaj, duhet ta dij\u00eb se paqja nuk nd\u00ebrtohet duke e posht\u00ebruar drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Pajtimi nuk nd\u00ebrtohet duke kriminalizuar viktim\u00ebn si pal\u00eb. Dhe stabiliteti nuk ruhet duke luajtur me plag\u00ebt e popullit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb loj\u00eb me shkall\u00eb, ku d\u00ebmi i shkaktuar n\u00eb t\u00eb par\u00ebn harrohet pas vendimit t\u00eb dyt\u00eb. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e ka tradhtuar besimin e Kosov\u00ebs, sepse ia ka tjet\u00ebrsuar misionin dhe q\u00ebllimin Gjykat\u00ebs Speciale.<\/p>\n<p>Ajo nuk duhet ta humbas\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb ka mbetur mes nesh. Vendimi i padrejt\u00eb nuk sjell paqe, por konflikt. Dhe kushdo q\u00eb sot po luan me k\u00ebt\u00eb zjarr, nes\u00ebr nuk mund t\u00eb thot\u00eb se nuk e dinte \u00e7far\u00eb po b\u00ebnte.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb vet\u00ebm n\u00eb fund. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb e drejt\u00eb qysh n\u00eb fillim. Prandaj, APELI q\u00eb veteran\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb ia drejtojn\u00eb BE-s\u00eb dhe ambasador\u00ebve t\u00eb huaj \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb me vendimin e 16 shtatorit n\u00eb Gjykat\u00ebn Speciale. Mos luani m\u00eb shum\u00eb me plag\u00ebt tona! Mos e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb gabim!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i OVL-U\u00c7K-s\u00eb, Hysni Gucati, u ka b\u00ebr\u00eb thirrje Bashkimit Evropian dhe ambasador\u00ebve t\u00eb huaj q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb me aktgjykimin q\u00eb pritet t\u00eb shpallet m\u00eb 16 shtator ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb postimi, Gucati ka kritikuar deklaratat se procesi gjyq\u00ebsor nuk p\u00ebrfundon me vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99609","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99609\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}