{"id":99607,"date":"2026-09-13T17:48:35","date_gmt":"2026-09-13T17:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/13\/historia-e-pabesueshme-ishin-shoqe-te-ngushta-per-dekada-testi-i-adn-se-zbuloi-se-ishin-motra\/"},"modified":"2026-09-13T17:48:35","modified_gmt":"2026-09-13T17:48:35","slug":"historia-e-pabesueshme-ishin-shoqe-te-ngushta-per-dekada-testi-i-adn-se-zbuloi-se-ishin-motra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/13\/historia-e-pabesueshme-ishin-shoqe-te-ngushta-per-dekada-testi-i-adn-se-zbuloi-se-ishin-motra\/","title":{"rendered":"Historia e pabesueshme\/ Ishin shoqe t\u00eb ngushta p\u00ebr dekada, testi i ADN-s\u00eb zbuloi se ishin motra"},"content":{"rendered":"<p>Dy gra t\u00eb lindura n\u00eb Indi, t\u00eb adoptuara nga familje t\u00eb ndryshme holandeze dhe t\u00eb rritura pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs n\u00eb Holand\u00eb, kan\u00eb zbuluar pas dekadash se jan\u00eb motra biologjike.<\/p>\n<p>Meena Geltink, 43 vje\u00e7e, dhe Minal Tijssen, 44 vje\u00e7e, kishin lindur n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1980 n\u00eb Mumbai dhe ishin adoptuar nga dy jetimore t\u00eb ndryshme, vet\u00ebm disa muaj pas lindjes. Familjet adoptuese nuk kishin dijeni p\u00ebr lidhjen e tyre biologjike.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja u takuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kur ishin adoleshente, n\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb organizuar nga agjencia p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ishin realizuar bir\u00ebsimet. Takimi i par\u00eb ishte i pazakont\u00eb. Shoqet e tyre vun\u00eb re menj\u00ebher\u00eb ngjashm\u00ebrin\u00eb e madhe mes dy vajzave dhe u k\u00ebrkuan t\u00eb shikonin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb pasqyr\u00eb. Meena kujton se n\u00eb at\u00eb moment vuri re hund\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn e ngjashme t\u00eb t\u00eb qeshurit. Ajo thot\u00eb se gjat\u00eb dark\u00ebs nuk mund t\u00eb ndalonte s\u00eb shikuari Minalin, pasi ngjashm\u00ebria mes tyre ishte e habitshme.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen shk\u00ebmbyen numrat e telefonit dhe adresat. Edhe pse nuk dinin asgj\u00eb se ishin t\u00eb af\u00ebrta biologjikisht, ata krijuan nj\u00eb raport miq\u00ebsor menj\u00ebher\u00eb. P\u00ebr vite me radh\u00eb ato shk\u00ebmbyen letra dhe e quanin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn \u201cmot\u00ebr\u201d, sepse k\u00ebshtu e ndjenin.<\/p>\n<p>Ato flisnin p\u00ebr shkoll\u00ebn, miqt\u00eb, djemt\u00eb, daljet, sportet dhe muzik\u00ebn. Madje zbuluan se kishin t\u00eb nj\u00ebjtin grup t\u00eb preferuar, Backstreet Boys. Pas rreth 15 vitesh, megjithat\u00eb, kontakti mes tyre u nd\u00ebrpre. Minal ishte zhvendosur n\u00eb Franc\u00eb, nd\u00ebrsa Meena, e cila sapo ishte b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ishte p\u00ebrfshir\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jet\u00ebn familjare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Meena mori pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb personave t\u00eb adoptuar nga India dhe d\u00ebgjoi p\u00ebr testet e ADN-s\u00eb. Ajo vendosi t\u00eb kryente nj\u00eb test, por nuk gjeti asnj\u00eb p\u00ebrputhje dhe m\u00eb von\u00eb e fshiu aplikacionin nga telefoni.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Minal kreu gjithashtu nj\u00eb test ADN-je gjat\u00eb nj\u00eb vizite te prind\u00ebrit e saj n\u00eb Holand\u00eb. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 20 maj, ajo i d\u00ebrgoi Meen\u00ebs nj\u00eb mesazh n\u00eb Facebook: \u201cM\u00eb mban mend?\u201d<\/p>\n<p>Minal i bashk\u00ebngjiti mesazhit nj\u00eb pamje t\u00eb rezultateve t\u00eb testit.<\/p>\n<p>Historia e pabesueshme\/ Ishin shoqe t\u00eb ngushta p\u00ebr dekada, testi i<\/p>\n<p>Meena e riinstaloi aplikacionin, por ishte aq e emocionuar dhe nervoze sa thot\u00eb se shkroi fjal\u00ebkalimin gabim disa her\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb hynte n\u00eb llogari. Rezultati ishte i qart\u00eb: testi tregonte se dyja grat\u00eb kishin nj\u00eb p\u00ebrputhje gjenetike t\u00eb plot\u00eb, pra rezultonin motra biologjike.<\/p>\n<p>\u201cKam qar\u00eb\u201d, ka treguar Meena. Fakti q\u00eb ato e kishin quajtur nj\u00ebra-tjetr\u00ebn \u201cmot\u00ebr\u201d q\u00eb nga adoleshenca dukej tashm\u00eb si nj\u00eb intuit\u00eb q\u00eb kishte rezultuar e sakt\u00eb. Minal, nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk e kishte kuptuar menj\u00ebher\u00eb se p\u00ebrputhja n\u00eb test ishte vajza q\u00eb kishte njohur rreth 30 vite m\u00eb par\u00eb. Vet\u00ebm pasi pa fotografit\u00eb e saj n\u00eb rrjetet sociale, kuptoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr Meen\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNe ishim shoqe para se t\u00eb ishim motra\u201d, tha ajo. \u201cNe ishim motra gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, por nuk e dinim.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb gusht, t\u00eb dyja grat\u00eb u takuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas zbulimit t\u00eb lidhjes s\u00eb tyre biologjike. Takimi ishte tep\u00ebr emocional, me p\u00ebrqafime, lot dhe t\u00eb qeshura. Ato b\u00ebn\u00eb edhe selfie-n e tyre t\u00eb par\u00eb si motra.<\/p>\n<p>Meena, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\u00eb e tre f\u00ebmij\u00ebve, e p\u00ebrshkroi takimin si nj\u00eb \u201ckthim n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Ajo tha se p\u00ebr vite me radh\u00eb t\u00eb dyja kishin ndier nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb zem\u00ebr dhe se tani ndiheshin sikur nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb u kishte munguar ishte kthyer m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Historia e pabesueshme\/ Ishin shoqe t\u00eb ngushta p\u00ebr dekada, testi i<\/p>\n<p>Minal jeton n\u00eb Franc\u00eb me partnerin e saj dhe dy djemt\u00eb. Meena jeton n\u00eb Holand\u00eb. T\u00eb dyja tani po p\u00ebrpiqen t\u00eb njohin m\u00eb mir\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt familjare dhe t\u00eb zbulojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr origjin\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Historia e grave, e cila nis me dy foshnja t\u00eb ndara n\u00eb dy jetimore t\u00eb ndryshme n\u00eb Mumbai dhe vazhdon me dy vajza q\u00eb u b\u00ebn\u00eb shoqe pa e ditur se ishin t\u00eb nj\u00eb gjaku, duket v\u00ebrtet si nj\u00eb skenar filmi. Pas m\u00eb shum\u00eb se tri dekadash, testi i ADN-s\u00eb konfirmoi at\u00eb q\u00eb ato kishin ndier q\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb: lidhja mes tyre kishte qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thell\u00eb se nj\u00eb miq\u00ebsi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy gra t\u00eb lindura n\u00eb Indi, t\u00eb adoptuara nga familje t\u00eb ndryshme holandeze dhe t\u00eb rritura pran\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs n\u00eb Holand\u00eb, kan\u00eb zbuluar pas dekadash se jan\u00eb motra biologjike. Meena Geltink, 43 vje\u00e7e, dhe Minal Tijssen, 44 vje\u00e7e, kishin lindur n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1980 n\u00eb Mumbai dhe ishin adoptuar nga dy jetimore t\u00eb ndryshme, vet\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99607","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99607"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99607\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}