{"id":99591,"date":"2026-09-13T14:48:15","date_gmt":"2026-09-13T14:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/13\/zv-ministrja-e-mbrojtjes-abrazhda-industria-e-mbrojtjes-nuk-ndertohet-brenda-nates-para-produktit-ndertohet-kapaciteti\/"},"modified":"2026-09-13T14:48:15","modified_gmt":"2026-09-13T14:48:15","slug":"zv-ministrja-e-mbrojtjes-abrazhda-industria-e-mbrojtjes-nuk-ndertohet-brenda-nates-para-produktit-ndertohet-kapaciteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/13\/zv-ministrja-e-mbrojtjes-abrazhda-industria-e-mbrojtjes-nuk-ndertohet-brenda-nates-para-produktit-ndertohet-kapaciteti\/","title":{"rendered":"Zv\/Ministrja e Mbrojtjes Abrazhda: Industria e mbrojtjes nuk nd\u00ebrtohet brenda nat\u00ebs, para produktit nd\u00ebrtohet kapaciteti"},"content":{"rendered":"<p>Zv\/ministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, ka reaguar pas debatit mbi kapacitetet dhe prodhimin e industris\u00eb shqiptare t\u00eb mbrojtjes, duke theksuar se nd\u00ebrtimi i nj\u00eb industrie t\u00eb till\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb, teknologji, njer\u00ebz dhe partneritete nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cIndustria e mbrojtjes nuk nd\u00ebrtohet brenda nat\u00ebs. Para produktit nd\u00ebrtohet kapaciteti\u201d, shprehet Abrazhda, duke argumentuar se nj\u00eb projekt industrial n\u00eb fazat e para nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet vet\u00ebm nga produkti q\u00eb prodhon sot, por edhe nga kapacitetet q\u00eb po nd\u00ebrton p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Sipas saj, objektivi \u00ebsht\u00eb krijimi gradual i nj\u00eb gjenerate t\u00eb re kapacitetesh komb\u00ebtare p\u00ebrmes transferimit t\u00eb teknologjis\u00eb dhe know-how, zhvillimit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore, modernizimit t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe integrimit t\u00eb kompanive shqiptare n\u00eb zinxhir\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p>Abrazhda thekson se deklaratat e saj dhe ato t\u00eb ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Ermal Nufit, nuk jan\u00eb kontradiktore.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn time fola p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ekziston sot. Ministri po flet p\u00ebr vizionin, p\u00ebr projektet dhe kapacitetet q\u00eb po nd\u00ebrtohen p\u00ebr t\u00eb ardhmen. K\u00ebto nuk jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim. Nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb fotografia e sotme, tjetra \u00ebsht\u00eb rruga industriale drejt s\u00eb nes\u00ebrmes\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n<p>\u201cIndustria e mbrojtjes nuk funksionon si industria e mallrave t\u00eb konsumit\u201d<br \/>\nZv\/ministrja n\u00ebnvizon se industria moderne e mbrojtjes nuk mund t\u00eb krahasohet me prodhimin e mallrave t\u00eb konsumit, pasi nj\u00eb produkt kompleks ushtarak mund t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb komponent\u00eb, n\u00ebnsisteme, software, elektronik\u00eb, materiale dhe sh\u00ebrbime inxhinierike nga kompani t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00eb industrin\u00eb moderne ekzistojn\u00eb prodhues komponent\u00ebsh, prodhues n\u00ebnsistemesh, kompani teknologjike, furnitor\u00eb t\u00eb specializuar, si dhe kompani q\u00eb marrin rolin e \u201cprime contractor\u201d ose \u201csystem integrator\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVlera e integratorit nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb prodhoj\u00eb vet\u00eb \u00e7do pjes\u00eb. Vlera \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb bashkuar teknologjit\u00eb, komponent\u00ebt dhe n\u00ebnsistemet e ndryshme n\u00eb nj\u00eb kapacitet p\u00ebrfundimtar t\u00eb integruar, t\u00eb testuar dhe t\u00eb standardizuar\u201d, argumenton Abrazhda.<\/p>\n<p>Ajo shton se pyetja p\u00ebr industrin\u00eb shqiptare nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm se sa pjes\u00eb prodhohen brenda vendit, por edhe sa aft\u00ebsi krijohen p\u00ebr integrim, mir\u00ebmbajtje dhe mb\u00ebshtetje dhe sa vler\u00eb ekonomike mbetet n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Partneritetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare<br \/>\nAbrazhda e lidh k\u00ebt\u00eb model me nevoj\u00ebn p\u00ebr partner\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke theksuar se teknologjia, pron\u00ebsia intelektuale dhe know-how nuk mund t\u00eb krijohen \u201cme dekret qeverie\u201d.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nuk ka kuptim ekonomik t\u00eb pretendojm\u00eb se duhet t\u00eb zhvillojm\u00eb nga zero \u00e7do teknologji dhe \u00e7do komponent\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Sipas zv\/ministres, partner\u00ebt e huaj mund t\u00eb sjellin teknologji, eksperienc\u00eb, know-how, procese, standarde dhe akses n\u00eb zinxhir\u00eb industrial\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa objektivi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb sa m\u00eb e madhe e k\u00ebsaj vlere t\u00eb mbetet n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ajo p\u00ebrmend trajnimin e punonj\u00ebsve, transferimin e njohurive, modernizimin e infrastruktur\u00ebs, zhvillimin e proceseve industriale dhe p\u00ebrfshirjen e kompanive shqiptare n\u00eb zinxhir\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb si tregues t\u00eb suksesit t\u00eb investimeve n\u00eb sektor.<\/p>\n<p>Abrazhda: Fincantieri, shembull i modelit q\u00eb synohet n\u00eb Pashaliman<br \/>\nNj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb reagimit t\u00eb saj, zv\/ministrja ia kushton projektit n\u00eb Pashaliman dhe partneritetit me kompanin\u00eb italiane Fincantieri.<\/p>\n<p>Sipas Abrazhd\u00ebs, Shqip\u00ebria mund t\u00eb kishte zgjedhur nj\u00eb model ku produkti blihet dhe prodhohet t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb vendit, por investimi n\u00eb kapacitete vendase synon q\u00eb krahas nevoj\u00ebs ushtarake t\u00eb krijohet edhe nj\u00eb baz\u00eb industriale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo e cil\u00ebson Fincantieri Albania si \u201cinvestimin m\u00eb t\u00eb madh industrial n\u00eb 36 vitet e demokracis\u00eb\u201d, duke theksuar se kompania \u00ebsht\u00eb krijuar me 51% t\u00eb aksioneve nga Fincantieri dhe 49% nga KAYO.<\/p>\n<p>Sipas saj, partneriteti synon zhvillimin e kapaciteteve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe mir\u00ebmbajtjes detare, modernizimin e Pashalimanit dhe krijimin e mund\u00ebsive p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cProdukti, Patenta, Dija Operacionale, Klient\u00ebt e huaj dhe Kredibiliteti i sjell t\u00eb gjitha Fincantieri, jo KAYO\u201d, deklaron Abrazhda, duke argumentuar se procesi duhet par\u00eb si nd\u00ebrtim gradual i kapaciteteve.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari infrastruktura, pastaj produkti\u201d<br \/>\nZv\/ministrja thekson se nj\u00eb kantier q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb proces modernizimi nuk mund t\u00eb gjykohet vet\u00ebm nga produkti p\u00ebrfundimtar q\u00eb prodhon n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari duhet infrastruktura. Duhen njer\u00ebzit. Duhet trajnimi. Duhet teknologjia dhe know-how. Duhen proceset dhe standardet. Duhet integrimi me zinxhirin industrial t\u00eb partnerit. Pastaj vjen produkti\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Abrazhda p\u00ebrmend edhe bashk\u00ebpunimin mes Fincantieri, KAYO dhe Institutit Profesional \u201cPavar\u00ebsia\u201d n\u00eb Vlor\u00eb, i cili, sipas saj, parashikon trajnime, praktika dhe zhvillim t\u00eb kompetencave profesionale p\u00ebr kapacitetet e ardhshme industriale t\u00eb Pashalimanit.<\/p>\n<p>Ajo thekson se synimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm plot\u00ebsimi i nevojave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por edhe lidhja e Pashalimanit me rrjetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb partnerit dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb prodhuar p\u00ebr tregjet e huaja.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb blesh nj\u00eb produkt \u00ebsht\u00eb transaksion, t\u00eb nd\u00ebrtosh kapacitet \u00ebsht\u00eb industri\u201d<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb reagimit, Abrazhda argumenton se suksesi i industris\u00eb shqiptare t\u00eb mbrojtjes duhet t\u00eb matet me kapacitetin q\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb vend dhe jo vet\u00ebm me produktin e gatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cDhe nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb \u00e7do pjes\u00eb e tij t\u00eb prodhohet n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb industri. Industria moderne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zinxhir. Vlera jon\u00eb \u00ebsht\u00eb sa aft\u00ebsi nd\u00ebrtojm\u00eb brenda atij zinxhiri dhe sa prej saj mbetet n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n<p>Sipas zv\/ministres, objektivi afatgjat\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb rritja e aft\u00ebsive vendase n\u00eb prodhim, integrim, mir\u00ebmbajtje dhe trajnim.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb blesh nj\u00eb produkt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb transaksion. T\u00eb nd\u00ebrtosh njer\u00ebzit, dijen, infrastruktur\u00ebn, integrimin dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur \u00ebsht\u00eb industri\u201d, p\u00ebrfundon Abrazhda.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zv\/ministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, ka reaguar pas debatit mbi kapacitetet dhe prodhimin e industris\u00eb shqiptare t\u00eb mbrojtjes, duke theksuar se nd\u00ebrtimi i nj\u00eb industrie t\u00eb till\u00eb k\u00ebrkon koh\u00eb, teknologji, njer\u00ebz dhe partneritete nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u201cIndustria e mbrojtjes nuk nd\u00ebrtohet brenda nat\u00ebs. Para produktit nd\u00ebrtohet kapaciteti\u201d, shprehet Abrazhda, duke argumentuar se nj\u00eb projekt industrial n\u00eb fazat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99591","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99591\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}