{"id":99555,"date":"2026-09-13T09:49:21","date_gmt":"2026-09-13T09:49:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/13\/republika-e-prokuroreve-nuk-eshte-vetem-nje-metafore\/"},"modified":"2026-09-13T09:49:21","modified_gmt":"2026-09-13T09:49:21","slug":"republika-e-prokuroreve-nuk-eshte-vetem-nje-metafore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/13\/republika-e-prokuroreve-nuk-eshte-vetem-nje-metafore\/","title":{"rendered":"\u201cREPUBLIKA E PROKUROR\u00cbVE\u201d NUK \u00cbSHT\u00cb VET\u00cbM NJ\u00cb METAFOR\u00cb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Gjon NDREJAJ<\/p>\n<p>Kam punuar mbi 45 vjet n\u00eb sektorin e financ\u00ebs dhe auditimit dhe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb k\u00ebsaj periudhe kam mbajtur pozicionin e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Auditimit. E njoh nga brenda logjik\u00ebn e hekurt t\u00eb Thesarit t\u00eb Shtetit, sipas t\u00eb cil\u00ebs asnj\u00eb transaksion nuk kalon pa qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i p\u00ebrputhur me ligjin. Kjo q\u00eb po ndodh, midis Ministris\u00eb Financave dhe gjyq\u00ebsorit dhe brenda vet\u00eb gjyq\u00ebsorit, \u00ebsht\u00eb e pashembullt.  Prandaj, kur ndjek debatin e ashp\u00ebr mes   tyre p\u00ebr pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, m\u00eb duket se shum\u00eb analist\u00eb po e k\u00ebrkojn\u00eb fajtorin n\u00eb vendin e gabuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ndeshje t\u00eb pazakont\u00eb un\u00eb nuk dua t\u00eb marr pozicionin e arbitrit dhe as nuk synoj t\u00eb jap nj\u00eb verdikt gjyq\u00ebsor mbi konfliktin, por t\u00eb argumentoj, nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i financave publike dhe ligjshm\u00ebris\u00eb buxhetore, se ku q\u00ebndrojn\u00eb kufijt\u00eb e kompetencave t\u00eb secilit institucion.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka nis nga vendimi nr. 15, dat\u00eb 17 shkurt 2026, i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, i cili p\u00ebrcaktoi m\u00ebnyr\u00ebn e re t\u00eb p\u00ebrllogaritjes s\u00eb pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve. Ky vendim i ngarkoi Kuvendit nj\u00eb detyrim t\u00eb prer\u00eb; t\u00eb miratonte ndryshimet e nevojshme ligjore deri m\u00eb 31 korrik 2026. Ky afat nuk ishte evaziv por i prer\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, pas 31 korrikut, formula e vjet\u00ebr e pagave nuk mund t\u00eb prodhonte m\u00eb efekte juridike. Por Kuvendi nuk e p\u00ebrmbushi k\u00ebt\u00eb detyrim, projektligji u depozitua, por nuk u miratua brenda k\u00ebtij afati dhe nuk \u00ebsht\u00eb miratuar as sot. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu lindi vakumi ligjor q\u00eb bllokoi gjith\u00e7ka. Pavar\u00ebsisht nga rezervat, vendimi GJK \u00ebsht\u00eb i padiskutesh\u00ebm , habia  ime q\u00ebndron n\u00eb historit\u00eb q\u00eb e pasuan k\u00ebt\u00eb vendim. K\u00ebtij \u201czjarri\u201d i hodh\u00ebn beznin\u00eb,  vendimet e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, t\u00eb miratuara n\u00eb fund t\u00eb gushtit 2026.  K\u00ebto insitucione vendos\u00ebn q\u00eb paga referuese baz\u00eb e magjistrat\u00ebve  t\u00eb rritej n\u00eb 222.425 lek\u00eb, nga 156.800 lek\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb, plus 14 mij\u00eb lek\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr nivelin e kualifikimit. Ky vendim q\u00eb vjen n\u00eb fund t\u00eb kat\u00ebrmujorit t\u00eb dyt\u00eb, si periudh\u00eb buxhetore. N\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time profesionale \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendimet m\u00eb t\u00eb pazakonta q\u00eb kam  hasur. Kjo m\u00eb kujtoi nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb nj\u00eb shkenc\u00ebtari t\u00eb d\u00ebgjuar; \u201cP\u00ebrse kirurgut nuk guxon kush t\u2019ja prek\u00eb bisturin\u00eb, nd\u00ebrsa ekonomistit ja rr\u00ebmbejn\u00eb lapsin nga dora dhe me leht\u00ebsi provojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb operacione t\u00eb guximshme\u201d\u2026.<br \/>\n  K\u00ebto vendime n\u00eb munge\u00eb t\u00eb baz\u00ebs nevojshme ligjore dhe buxhetore jan\u00eb juridikisht t\u00eb konstestueshme dhe nuk mund t\u00eb prodhojn\u00eb efekte financiare pa nd\u00ebrhyrjne e ligjv\u00ebn\u00ebsit .  Kjo sepse sistemi dhe piramida e pagave n\u00eb Republik\u00ebn e Sh\u00ebip\u00ebris\u00eb  jan\u00eb ekskluzivitet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb askujt tjet\u00ebr. <\/p>\n<p> Buxheti dhe Thesari.  <\/p>\n<p> P\u00ebr mas\u00ebn e gj\u00ebr\u00eb t\u00eb lexuesve, e ndjej t\u00eb nevojshme t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb shpjegim t\u00eb thjesht\u00eb mbi  at\u00eb se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaqson Buxheti dhe Thesari, si organizma financiar\u00eb. Sipas   Ligjit nr. 9936\/2008 \u201cP\u00ebr Menaxhimin e Sistemit Buxhetor\u201d neni 3 i tij: \u201cBuxhet \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsia e t\u00eb ardhurave, shpenzimeve dhe financimeve t\u00eb qeverisjes qendrore e vendore dhe t\u00eb fondeve speciale, t\u00eb cilat miratohen me ligj nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb marrim vesh nga ky p\u00ebrkufizim \u00ebsht\u00eb se buxheti, ligji dhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb nj\u00eb e t\u00ebr\u00eb dhe i pandar\u00eb.<\/p>\n<p>  K\u00ebsisoi Buxheti nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb \u201cthes\u201d i vet\u00ebm, i l\u00ebn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, ku \u00e7do kush sipas nevoj\u00ebs mund t\u00eb fus\u00eb dor\u00ebn dhe t\u00eb marr\u00eb shuma t\u00eb caktuara, apo nj\u00eb ark\u00eb ku nj\u00ebsit\u00eb shpenzuese mund ta p\u00ebrdorin  sipas d\u00ebshir\u00ebs. Buxheti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shum\u00eb parash rigorozisht e p\u00ebrcaktuar me ligj, e destinuar t\u00eb shpenzohet nga Nj\u00ebsit\u00eb e Qeverisjes s\u00eb P\u00ebrgjithshme (Ministrit\u00eb dhe institucionet qendrore) ; sipas  programeve buxhetore (q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb rreth 85 programe) ;   sipas natyr\u00ebs ekonomike; (paga sigurime shoq\u00ebrore, shpenzime operative investime treansferta etj). Ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar gjithashtu n\u00eb koh\u00eb ( vjetor, kat\u00ebrmujor\u00eb) q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se, k\u00ebto shuma  nuk shp\u00ebrndahen t\u00eb gjitha n\u00eb fillim t\u00eb vitit  por jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara sakt\u00ebsisht n\u00eb koh\u00eb, se kur mund t\u00eb shpenzohen. Ky klasifikim \u00ebsht\u00eb rrept\u00ebsisht i p\u00ebrcaktuar jo p\u00ebr arsye burokraktike apo administrative por sepse ai shpreh prioritetet dhe politikat qeveris\u00ebse p\u00ebr menaxhimin e kontributit t\u00eb taksapaguesve dhe ruan ekuilibrat buxhetor\u00eb  dhe treguesit makroekonomik\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb .<\/p>\n<p> Nd\u00ebrsa sistemi i thesarit paraqitet si; \u201cT\u00ebr\u00ebsia e rregullave dhe e procedurave, si dhe struktura organizative p\u00ebrkat\u00ebse, e ngarkuar p\u00ebr ekzekutimin e buxhetit, administrimin e mjeteve monetare, sipas klasifikimit buxhetor, mbajtjen e llogarive dhe raportimin financiar t\u00eb qeverisjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme.\u201d N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb funksionit q\u00eb ka p\u00ebr ekzkutimin e buxhetit, Thesari kryen kontroll parandalues,   t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebrpara \u00e7do pagese.  <\/p>\n<p> Kryerja e pagesave n\u00ebp\u00ebrmjet Thesarit k\u00ebrkon nj\u00eb autorizim t\u00eb detyruesh\u00ebm. Thesari nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ark\u00eb pasive, por nj\u00eb filt\u00ebr aktiv. T\u00eb gjitha shpenzimet e buxhetit t\u00eb shtetit, qoft\u00eb p\u00ebr organet qendrore apo vendore, \u201ckryhen me autorizimin dhe pas kontrollit nga Deg\u00ebt e Thesarit\u201d. Pa k\u00ebt\u00eb autorizim,dhe pa kontroll paraprak nga dega e Thesarit  asnj\u00eb pages\u00eb nuk mund t\u00eb procesohet.<\/p>\n<p> Q\u00eb t\u00eb kryhet pagesa ajo duhet t\u00eb jet\u00eb e bazuar n\u00eb Ligj; Thesari \u201cadministron parat\u00eb publike dhe mund t\u00eb paguaj\u00eb vet\u00ebm detyrime t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb ligj, n\u00eb buxhet dhe n\u00eb aktet q\u00eb prodhojn\u00eb pasoja financiare sipas Kushtetut\u00ebs\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb kufizimi i tij themelor; ai nuk mund t\u00eb paguaj\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk ka nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb ligjore dhe buxhetore.<\/p>\n<p> P\u00ebrkufizimi i m\u00ebsip\u00ebrm dhe p\u00ebrmbajtja e funksioneve t\u00eb tij e shpjegon  dhe e p\u00ebrligj faktin se p\u00ebrse  Thesari i Shtetit, shpesh quhet si \u201cgardian\u201d i buxhetit apo \u201cqen-roje\u201d(Whatchdog). Kjo sepse edhe m\u00eb tej ai  \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i krijuar me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ruajtur , mbrojtur e respektuar shpenzimin e parave publike sipas klasifikimit buxhetor. K\u00ebshtu ai nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb e dyt\u00eb kushtetuese dhe as civile dhe nuk ka mandat t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor, as t\u00eb interpretoj\u00eb kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb akti. Detyra e tij \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb verifikoj\u00eb n\u00ebse transaksionet kan\u00eb baz\u00eb ligjore dhe jan\u00eb  n\u00eb p\u00ebrputhje me klasifikimet e m\u00ebsip\u00ebrme buxhetore dhe ti t\u2019i procesoj\u00eb at\u00eb. Kur kjo baz\u00eb mungon, Thesari nuk autorizon kryerjen e pages\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr duhet t\u00eb kemi parasysh se n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb vitit, Thesari ka n\u00eb dispozicion vet\u00ebm at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb buxhetit vjetor q\u00eb  \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb l\u00ebvrohet p\u00ebr periudh\u00ebn aktuale. Askush  nuk mund t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb fonde nga nj\u00eb program buxhetor  n\u00eb tjetrin, mbi kufirin e p\u00ebrcaktuar, apo nga  periudhat e ardhshme , pa nj\u00eb akt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ligjor,  pa autorizimin e atyre q\u00eb ligji ju ka rezervuar posaq\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb rregulluara me ligj deri n\u00eb detaje.<\/p>\n<p> Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se \u201crefuzuam t\u00eb hapim dyert e thesarit t\u00eb shtetit pa vendim Parlamenti\u201d. Kur tha k\u00ebt\u00eb, ai nuk tregoi nj\u00eb  nj\u00eb akt arbitrar pushteti t\u00eb tij individual por p\u00ebrcolli mesazhin se po zbatonte parimin m\u00eb elementar t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs buxhetore sipas t\u00eb cilit; pa ligj, nuk ka shpenzim. Argumenti ishte i qart\u00eb; list\u00ebpagesat ishin paraqitur \u201cme nj\u00eb metodologji t\u00eb ndryshme nga ajo n\u00eb fuqi\u201d dhe pagesat nuk mund t\u00eb procesoheshin pa nj\u00eb ligj t\u00eb ri q\u00eb autorizonte pages\u00ebn. \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja q\u00eb Gjykata Kushtetuese ka urdh\u00ebruar Kuvendin t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb ligj lidhur me ndryshimet e nevojshme p\u00ebr pagat e magjistrat\u00ebve. GJK ju drejtua Kuvendit pik\u00ebrisht se e \u00e7moi se ishte i domosdosh\u00ebm hartimi i ligjit dhe se ky \u00ebsht\u00eb i vetmi mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimin e GJK. <\/p>\n<p>    Roli i Thesarit si gardian i buxhetit, nuk \u00ebsht\u00eb metaforik por \u00ebsht\u00eb real i p\u00ebrcaktuar me ligjjin nr. 9936\/2008 , n\u00eb ligjin vjetor t\u00eb buxhetit dhe n\u00eb ligjet q\u00eb reflektojn\u00eb ndryshimet buxhetore gjat\u00eb periudh\u00ebs si dhe n\u00eb udh\u00ebzimet e Ministris\u00eb s\u00eb Financave. Pa k\u00ebt\u00eb rol   t\u00eb Thesarit, buxheti do t\u00eb ishte nj\u00eb dokument pa vler\u00eb. Thesari \u00ebsht\u00eb muri i fundit mbrojt\u00ebs i ligjit buxhetor.  Ai nuk \u00ebsht\u00eb as aleat i ekzekutivit, as armik i gjyq\u00ebsorit. Ai \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb organ ekzekutues, q\u00eb vepron vet\u00ebm kur ekziston nj\u00eb baz\u00eb ligjore. <\/p>\n<p> Problemi konkret p\u00ebr rastin n\u00eb fjal\u00eb  \u00ebsht\u00eb ky;  buxheti i miratuar p\u00ebr vitin 2026 ishte llogaritur mbi baz\u00ebn e pagave t\u00eb vjetra. Asnj\u00eb ndryshim buxhetor gjat\u00eb periudh\u00ebs , nuk parashikonte nj\u00eb rritje t\u00eb till\u00eb. Sipas Ministrit t\u00eb Financave, k\u00ebrkesat p\u00ebr rritje t\u00eb pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve  do t\u00eb kishin nj\u00eb efekt prej rreth 40 milion\u00eb eurosh n\u00eb vit, nd\u00ebrsa rishikimi i pagave p\u00ebr periudh\u00ebn 2023\u20132026 do t\u00eb k\u00ebrkonte edhe 125 milion\u00eb euro t\u00eb tjera. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb z\u00ebrin \u201cpaga\u201d normalisht, nuk kishte fonde t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar pagesat e Gushtit me pagat e reja. Limiti i atij z\u00ebri ishte llogaritur mbi pagat e vjetra, dhe fondet e kat\u00ebrmujorit  nuk mund t\u00eb rriteshin pa nj\u00eb ligj t\u00eb ri, i cili t\u00eb alokonte edhe burimet p\u00ebr ta p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb angazhim.<\/p>\n<p> Por dikush natyrsh\u00ebm mund t\u00eb pyes\u00eb: P\u00ebrse Thesari nuk i kaloi fondet e nevojshme nga z\u00ebri i investimeve apo i shpenzimeve operative n\u00eb z\u00ebrin e pagave? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb dhe e prer\u00eb: kjo \u00ebsht\u00eb e ndaluar me ligj.  Buxheti miratohet nga Kuvendi me destinacione t\u00eb caktuara. \u00c7do z\u00eb ka nj\u00eb q\u00ebllim specifik dhe nj\u00eb limit t\u00eb caktuar, ato n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e vet shprehin politik\u00ebn e qeveris\u00eb. Kalimi i fondeve nga nj\u00eb z\u00eb n\u00eb tjetrin , i quajtur transferim fondesh midis z\u00ebrave buxhetor\u00eb,  k\u00ebrkon nj\u00eb akt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ligjor, zakonisht nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb miratuar me propozim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, dhe n\u00eb raste t\u00eb caktuara edhe miratimin  nga Kuvendi kur ndryshimet prekin klasifikimin institucional (Nj\u00ebsit\u00eb e Qeverisjes P\u00ebrgjithshme)<br \/>\n N\u00eb praktik\u00ebn buxhetore shqiptare, transferimet midis z\u00ebrave jan\u00eb t\u00eb rregulluara rrept\u00ebsisht. Ligji nr. 9936\/2008 dhe udh\u00ebzimet e Ministris\u00eb s\u00eb Financave, p\u00ebrcaktojn\u00eb se fondet e alokuara p\u00ebr nj\u00eb kategori shpenzimi nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr nj\u00eb kategori tjet\u00ebr pa nj\u00eb akt t\u00eb posa\u00e7\u00ebm autorizimi.<\/p>\n<p> \u201cRepublika e Prokuror\u00ebve\u201d: Metafor\u00eb apo Realitet?<\/p>\n<p> Vendimet e KLGJ dhe KLP p\u00ebr rritjen  e pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve, pavar\u00ebsisht se k\u00ebto vendime jan\u00eb t\u00eb kontestueshme juridikisht dhe nuk sjellin pasoja jurdike pa nd\u00ebrhyrjen e ligjv\u00ebn\u00ebsit , sepse  burimet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb rritje, mund t\u00eb b\u00ebhen vet\u00ebm me ligj.  N\u00eb fund t\u00eb fundit   k\u00ebto vendime, jan\u00eb modeli m\u00eb i qart\u00eb se, \u201cRepublika e Prokuror\u00ebve\u201d nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb metafor\u00eb por nj\u00eb realitet i pretenduar. Imagjinoni p\u00ebr nj\u00eb moment sikur t\u00eb gjitha Nj\u00ebsit\u00eb e Qeverisjes s\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebshme t\u00eb ngriheshin e t\u00eb merrnin vendime p\u00ebr rritjen e shpenzimeve buxhetore, p\u00ebr paga apo qoft\u00eb edhe p\u00ebr investime apo shpenzime  operative, p\u00ebrtej limiteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb ligjin vjetor t\u00eb buxhetit?  N\u00eb nj\u00eb Republik\u00eb normale ndryshimi i buxhetit b\u00ebhet me ligj por n\u00eb \u201cRepublik\u00ebn e Prokuror\u00ebve\u201d ligji jan\u00eb vet\u00eb ata\u2026Por magjistrat\u00ebt nuk duhet t\u00eb harrojn\u00eb se q\u00ebndrimi dhe vendimet e tyre bien ndesh me nj\u00eb parim baz\u00eb moral dhe teknik; \u201cNemo judex in causa sua\u201d\u2026. (Askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb gjykat\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vet).<\/p>\n<p> Kall\u00ebzimi penal dhe mbledhja e gjyqtar\u00ebve kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmasa groteske. Ato kan\u00eb rikthyer n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik, nj\u00eb term q\u00eb prej vitesh qarkullon n\u00eb diskursin politik shqiptar si \u201cRepublika e Prokuror\u00ebve\u201d. Fillimisht i p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar perceptimin e   pushtetit t\u00eb pakontrolluar t\u00eb prokuroris\u00eb, sidomos pas reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, ky term tani po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar edhe veprimet e gjyq\u00ebsorit n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt. Ajo q\u00eb po ndodh tani e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb debat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se kurr\u00eb. Kur gjyqtar\u00ebt kall\u00ebzojn\u00eb penalisht nj\u00eb minist\u00ebr sepse ai zbaton ligjin; kur KLP-ja dhe KLGJ-ja marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb vet\u00eb pagat n\u00eb munges\u00eb t\u00eb ligjit, kur Mbledhja e P\u00ebrgjithshme e Gjyqtar\u00ebve k\u00ebrc\u00ebnon me bojkot t\u00eb plot\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, k\u00ebto veprime, pavar\u00ebsisht nga q\u00ebllimi i tyre, krijojn\u00eb p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb pushteti gjyq\u00ebsor q\u00eb vepron jasht\u00eb korniz\u00ebs s\u00eb kontrollit institucional. Dhe pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb termi \u201cRepublika e Prokuror\u00ebve\u201d synon t\u00eb kap\u00eb, ndjenj\u00ebn se nj\u00eb deg\u00eb e pushtetit ka grumbulluar aq shum\u00eb fuqi saq\u00eb nuk ndihet e detyruar t\u00eb respektoj\u00eb rregullat e p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p> N\u00ebse ka nj\u00eb moment q\u00eb e kthen nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje institucionale n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb hapur pushtetesh, ai \u00ebsht\u00eb kall\u00ebzimi penal i depozituar n\u00eb SPAK m\u00eb 8 shtator 2026. Nj\u00ebzet n\u00ebpun\u00ebs autorizues t\u00eb gjykatave n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, s\u00eb bashku me kryetar\u00ebt e Unionit t\u00eb Gjyqtar\u00ebve, Shoqat\u00ebs  Komb\u00ebtare t\u00eb Gjyqtar\u00ebve dhe Shoqat\u00ebs s\u00eb Prokuror\u00ebve, kall\u00ebzuan penalisht ministrin e Financave Petrit Malaj, sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe drejtuesit e 16 deg\u00ebve t\u00eb Thesarit t\u00eb Shtetit. Kall\u00ebzimi lidhet me mospages\u00ebn e pagave p\u00ebr muajin gusht 2026 dhe k\u00ebrkon hetimin p\u00ebr tre vepra penale, p\u00ebrfshir\u00eb shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs dhe pengimin e ekzekutimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p> N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, ky kall\u00ebzim p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb form\u00eb presioni institucional ndaj nj\u00eb organi ekzekutues q\u00eb, si\u00e7 e kemi argumentuar, nuk ka b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ka zbatuar ligjin. Ministri Malaj e ka formuluar k\u00ebt\u00eb paradoks me nj\u00eb thjesht\u00ebsi t\u00eb prer\u00eb: \u201cT\u00eb kall\u00ebzohesh sepse po zbaton ligjin, nga garant\u00ebt e barazis\u00eb para ligjit!\u201d. Dhe ka t\u00eb drejt\u00eb, Thesari nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb angazhime buxhetore pa baz\u00eb ligjore. Kur Kuvendi nuk e miratoi ligjin brenda afatit kushtetues t\u00eb 31 korrikut, Thesari mbeti pa autorizim p\u00ebr t\u00eb vepruar. Kall\u00ebzimi penal nuk e ndryshon k\u00ebt\u00eb realitet juridik; ai thjesht shton presion mbi nj\u00eb organ q\u00eb tashm\u00eb vepron brenda kufijve t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p> Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 10 shtator 2026, Mbledhja e P\u00ebrgjithshme e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u mblodh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb ambientet e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb punimeve, ajo miratoi nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare q\u00eb k\u00ebrkonte \u201czhbllokimin e menj\u00ebhersh\u00ebm dhe pages\u00ebn pa asnj\u00eb vones\u00eb t\u00eb pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore\u201d. Deklarata theksoi se situata \u201cnuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje t\u00eb zakonshme financiare dhe as nj\u00eb konflikt p\u00ebr privilegje\u201d, por \u201cprek drejtp\u00ebrdrejt autoritetin e Kushtetut\u00ebs, forc\u00ebn detyruese t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p> M\u00eb tej, gjyqtar\u00ebt paralajm\u00ebruan se n\u00ebse institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse nuk veprojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb, \u201cmasat e nd\u00ebrmarra nga pushteti gjyq\u00ebsor do t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohen deri n\u00eb reduktimin dhe kufizimin p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb veprimtaris\u00eb gjyq\u00ebsore, vet\u00ebm n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve me natyr\u00eb urgjente\u201d. Edhe pse me ligjet e k\u00ebsaj Republike ata nuk mund ta nd\u00ebrpresin p\u00ebr asnj\u00eb arsye veprimtarin\u00eb e gjykat\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ata po veprojn\u00eb sipas kodeve t\u00eb  \u201cRepublik\u00ebs s\u00eb Prokuror\u00ebve\u201d , q\u00eb tashm\u00eb duket se e ka  marr\u00eb form\u00eb\u2026 Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ultimatum i hapur ndaj ekzekutivit dhe legjislativit, duke kusht\u00ebzuar zhbllokimin e pagave, ose sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb hyn n\u00eb nj\u00eb bojkot t\u00eb plot\u00eb q\u00eb do t\u00eb paralizoj\u00eb sh\u00ebrbimin ndaj qytetar\u00ebve.Kjo nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p> Ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb sulm ndaj ekzekutivit si institucion por nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzimin e veprimeve q\u00eb, pavar\u00ebsisht nga justifikimi i tyre, e vendosin gjyq\u00ebsorin n\u00eb pozicionin e nj\u00eb aktori politik, q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb imponoj\u00eb vullnetin e tij mbi organet e tjera kushtetuese por  kjo \u00ebsht\u00eb e rrezikshme p\u00ebr ekuilibrin e pushteteve.<\/p>\n<p> P\u00ebrgjegj\u00ebsia e vetme \u00ebsht\u00eb e  Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p> N\u00ebse duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucionale p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj situate, v\u00ebmendja duhet t\u00eb drejtohet para s\u00eb gjithash te Kuvendi. Ai kishte detyrimin p\u00ebr t\u00eb miratuar ndryshimet ligjore brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Projektligji u depozitua, por nuk u miratua n\u00eb koh\u00eb. Kuvendi e dinte se vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese k\u00ebrkonte nd\u00ebrhyrje ligjore. E dinte gjithashtu se ndryshimi i pagave do t\u00eb kishte nj\u00eb efekt t\u00eb konsideruesh\u00ebm financiar. Megjithat\u00eb, nuk u krijuan n\u00eb koh\u00eb kushtet ligjore dhe buxhetore q\u00eb do t\u2019i mund\u00ebsonin Thesarit t\u00eb ekzekutonte pagesat sipas skem\u00ebs s\u00eb re. Prandaj, Thesari nuk duhet par\u00eb si pengesa e zbatimit t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e mekanizmit q\u00eb zbaton ligjin buxhetor t\u00eb miratuar nga vet\u00eb Kuvendi. Detyra e tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb limitet, afatet, klasifikimin dhe procedurat buxhetore, edhe kur kjo sjell tension me institucione t\u00eb tjera.<\/p>\n<p> Pa k\u00ebt\u00eb rol, buxheti i shtetit do t\u00eb ishte nj\u00eb dokument pa forc\u00eb reale dhe llogaridh\u00ebnia publike do t\u00eb dob\u00ebsohej ndjesh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse zgjidhja nuk gjendet duke sulmuar Thesarin. Zgjidhja gjendet te Kuvendi, ai duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrimin e tij kushtetues dhe t\u00eb miratoj\u00eb baz\u00ebn ligjore t\u00eb nevojshme, duke p\u00ebrcaktuar edhe burimet financiare p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p> N\u00ebse ligji parashikon efekte p\u00ebr periudhat e m\u00ebparshme, duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb qart\u00eb edhe m\u00ebnyr\u00ebn e financimit dhe t\u00eb rialokimit t\u00eb fondeve. Vet\u00ebm pasi t\u00eb ekzistoj\u00eb baza e plot\u00eb ligjore dhe buxhetore, Thesari mund t\u00eb kryej\u00eb pagesat p\u00ebr periudh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse.<br \/>\n Pra, pyetja kryesore nuk \u00ebsht\u00eb: \u201cP\u00ebrse Thesari nuk paguan?\u201d Pyetja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u201cKush duhet t\u00eb krijoj\u00eb baz\u00ebn ligjore dhe buxhetore q\u00eb Thesari t\u00eb mund t\u00eb paguaj\u00eb?\u201d P\u00ebrgjigjja, sipas logjik\u00ebs s\u00eb sistemit ton\u00eb kushtetues dhe buxhetor, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb; Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p> \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta detyruar Thesarin t\u00eb veproj\u00eb jasht\u00eb baz\u00ebs ligjore do t\u00eb ishte nj\u00eb goditje ndaj parimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb buxhetore. Dhe \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Thesarin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb vakum q\u00eb ai nuk ka kompetenc\u00eb ta zgjidh\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ngat\u00ebrrosh rolin e ekzekutuesit me at\u00eb t\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit. N\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje pagash. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon ndarja e pushteteve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr Kuvendin, p\u00ebr ekzekutivin dhe p\u00ebr gjyq\u00ebsorin.<\/p>\n<p> Dhe mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00ebse \u00e7do institucion respekton kompetenc\u00ebn e vet, kriza zgjidhet me ligj. N\u00ebse secili institucion p\u00ebrpiqet t\u00eb zgjidh\u00eb vet\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb nuk i takon, at\u00ebher\u00eb metafora e \u201cRepublik\u00ebs s\u00eb Prokuror\u00ebve\u201d rrezikon t\u00eb mos mbetet m\u00eb vet\u00ebm metafor\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjon NDREJAJ Kam punuar mbi 45 vjet n\u00eb sektorin e financ\u00ebs dhe auditimit dhe p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb k\u00ebsaj periudhe kam mbajtur pozicionin e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Auditimit. E njoh nga brenda logjik\u00ebn e hekurt t\u00eb Thesarit t\u00eb Shtetit, sipas t\u00eb cil\u00ebs asnj\u00eb transaksion nuk kalon pa qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i p\u00ebrputhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99555","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99555"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99555\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}