{"id":99495,"date":"2026-09-12T13:48:16","date_gmt":"2026-09-12T13:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/12\/amoraliteti-dhe-gropa-ekonomike-e-pages-per-tu-shtuar-serisht-ndjeshem-te-magjistrateve\/"},"modified":"2026-09-12T13:48:16","modified_gmt":"2026-09-12T13:48:16","slug":"amoraliteti-dhe-gropa-ekonomike-e-pages-per-tu-shtuar-serisht-ndjeshem-te-magjistrateve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/12\/amoraliteti-dhe-gropa-ekonomike-e-pages-per-tu-shtuar-serisht-ndjeshem-te-magjistrateve\/","title":{"rendered":"(A)moraliteti dhe gropa ekonomike e pag\u00ebs p\u00ebr t\u2019u shtuar s\u00ebrisht ndjesh\u00ebm t\u00eb magjistrat\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Debati p\u00ebr pagat e magjistrat\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb debat financiar. Ai lidhet drejtp\u00ebrdrejt me besimin e qytetar\u00ebve te Drejt\u00ebsia, me pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e institucioneve dhe me moralin e nj\u00eb shteti q\u00eb duhet t\u00eb garantoj\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr paga q\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb nivelet 6\u20139 mij\u00eb euro n\u00eb muaj, n\u00ebse shoq\u00ebrohet me pretendimin p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb formule t\u00eb re t\u00eb pagave, ngre nj\u00eb pyetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme:<\/p>\n<p>A mund t\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb rritje kaq e madhe e shp\u00ebrblimit t\u00eb magjistrat\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb vend ku paga mesatare, pensionet dhe t\u00eb ardhurat e shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, pa u p\u00ebrballur me nj\u00eb debat serioz etik dhe shoq\u00ebror?<\/p>\n<p>Duhen shtuar akoma dhe m\u00eb shum\u00eb pagat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve?<\/p>\n<p>Me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe m\u00eb shum\u00eb se dyfishimin e buxhetit vjetor p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb(pa p\u00ebrfshir\u00eb buxhetin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb), nga 122 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2016 n\u00eb 268 milion\u00eb euro n\u00eb vitin 2025, paga mesatare mujore e nj\u00eb magjistrati (gjykat\u00ebsi apo prokurori) tek ne, n\u00eb 8 vitet e fundit \u00ebsht\u00eb rritur mbi tre her\u00eb. Ajo sot qendron duksh\u00ebm mbi pag\u00ebn mesatare t\u00eb nj\u00eb magjistrati n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<div><strong>Paga mesatare 2016-2025 (n\u00eb euro, sipas kursit mujor t\u00eb k\u00ebmbimit)<\/strong><\/div>\n<div>Shqip\u00ebri 2016\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 1,185 euro<\/div>\n<div>Shqip\u00ebri 2022\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 2,642 euro<\/div>\n<div>Shqip\u00ebri 2025\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 3,435 euro<\/div>\n<div>\u00a0Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor 2025\u00a0\u00a0\u00a0 3,172 euro<\/div>\n<p>N\u00ebse pagat e magjistrat\u00ebve jan\u00eb rritur mbi tre her\u00eb q\u00eb nga viti 2016, at\u00ebher\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb re duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb pagave, dhe jo thjesht me nj\u04d5 ar\u00ebsyetim-artific\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb thuhet se magjistrat\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Por duhet t\u00eb shpjegohet edhe se \u00e7far\u00eb rezultatesh konkrete ka sjell\u00eb rritja e pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve me rreth tri here p\u00ebr qytetarin shqiptar?<\/p>\n<p>A kemi ulje t\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore? A kemi p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb arsyetimit t\u00eb vendimeve? Ulje t\u00eb stokut t\u00eb dosjeve? Rritje t\u00eb transparenc\u00ebs? P\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb aksesit n\u00eb Drejt\u00ebsi? Forcim t\u00eb integritetit dhe llogaridh\u00ebnies s\u00eb magjistrat\u00ebve dhe p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve te gjyq\u00ebsori?<\/p>\n<p>K\u00ebto pyetje nuk synojn\u00eb t\u00eb zhvler\u00ebsojn\u00eb pun\u00ebn e magjistrat\u00ebve. P\u00ebrkundrazi, ato synojn\u00eb t\u00eb vendosin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit marr\u00ebdh\u00ebnien midis shp\u00ebrblimit publik dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb publike t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pag\u00eb e lart\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e justifikuar. Por nj\u00eb pag\u00eb e lart\u00eb pa standarde t\u00eb matshme t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, krijon perceptimin e drejt\u00eb tek qytetari, t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ku privilegji financiar \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shpejt\u00eb se reforma institucionale.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb etike nj\u00eb pag\u00eb 6\u20139 mij\u00eb euro n\u00eb muaj n\u00eb Shqip\u00ebri? Kufiri moral i nj\u00eb page<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb rritjen e k\u00ebrkuar nga organet e Drejt\u00ebsis\u00eb, madje gati n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb urdhri mbi struktur\u00ebn q\u00eb menaxhon Buxhetin e Shtetit, paga mesatare e magjistrat\u00ebve k\u00ebrcen pran\u00eb nivelit t\u00eb pes\u00eb apo gjasht\u00eb mij\u00eb eurove n\u00eb muaj, nd\u00ebrsa paga e niveleve t\u00eb larta t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb 8-9 mij\u00eb euro. Nd\u00ebrsa r\u00ebndimi i Buxhetit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb me 40 milion\u00eb euro n\u00eb vit, nga k\u00ebto rritje t\u00eb ndjeshme p\u00ebr 880 magjistrat\u00ebt tan\u00eb. A \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb kjo, n\u00eb kushtet ekonomike t\u00eb vendit dhe me nivelin e sot\u00ebm t\u00eb pagave n\u00eb sektorin publik dhe privat? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb prek m\u00eb drejtp\u00ebrdrejt moralin shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pag\u00eb prej 5\u20139 mij\u00eb eurosh n\u00eb muaj do t\u00eb ishte nj\u00eb nivel shum\u00eb i lart\u00eb shp\u00ebrblimi, n\u00eb kushtet e ekonomis\u00eb son\u00eb. Paga t\u00eb tilla nuk marrin as magjistrat\u00ebt e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, si t\u00eb Rumanis\u00eb, Bullgaris\u00eb, Lituanis\u00eb, Letonis\u00eb, Estonis\u00eb, etj. A jemi ne n\u00eb nivelin ekonomik t\u00eb k\u00ebtyre vendeve t\u00eb Bashkimit Evropian? Kurrsesi jo!<\/p>\n<p>Por etik\u00ebn e saj nuk mund ta p\u00ebrcaktojm\u00eb vet\u00ebm duke krahasuar pag\u00ebn e magjistratit me pag\u00ebn e nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb shohim tri dimensione. Ka arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb garantuar paga t\u00eb mira p\u00ebr magjistrat\u00ebt dhe kjo ka ndodhur, me trefishimin e pagave, q\u00eb nga maji i vitit 2023, kur paga mesatare e nj\u00eb magjistrati u b\u00eb 3,435 euro n\u00eb muaj. Dhe u b\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb u trefishuan pagat e magjistrat\u00ebve tan\u00eb, pse pavar\u00ebsia gjyq\u00ebsore k\u00ebrkon edhe pavar\u00ebsi ekonomike. Dhe kjo q\u00eb nga maji 2023 u arrit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo pagat n\u00eb shtet nuk mund t\u00eb jen\u00eb pa kufij moral\u00eb, sado e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb shtet\u00ebrore. N\u00ebse nj\u00eb magjistrat paguhet disa mij\u00ebra euro n\u00eb muaj, qytetari ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb vendime n\u00eb koh\u00eb, drejt\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb, sjellje etike, transparenc\u00eb, p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe zero toleranc\u00eb ndaj korrupsionit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pag\u00eb e lart\u00eb nuk i jep magjistratit vet\u00ebm nj\u00eb standard m\u00eb t\u00eb mir\u00eb jetese. Ajo i jep atij edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe morale ndaj shoq\u00ebris\u00eb. Prandaj nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb sistemi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb sakrifica financiare nga qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb paguar akoma dhe m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt nuk shohin p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb mjaftueshme n\u00eb funksionimin e saj.<\/p>\n<p>Rritja e m\u00ebtejshme e pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpenzim i izoluar. Ajo mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb pagat e administrat\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb skem\u00ebn e pensioneve suplementare dhe n\u00eb detyrime t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me statusin e magjistratit.<\/p>\n<p>N\u00ebse formula e re sjell paga n\u00eb nivelin 5\u20139 mij\u00eb euro n\u00eb muaj, kostoja duhet t\u00eb llogaritet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sistemin dhe p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p><strong>Rreziku i efekti zinxhir mbi administrat\u00ebn publike dhe grop\u00ebs n\u00eb Buxhet<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb rritje tjet\u00ebr e madhe p\u00ebr magjistrat\u00ebt do t\u00eb krijoj\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb ngjashme nga mjek\u00ebt. Pedagog\u00ebt, inxhinier\u00ebt e administrat\u00ebs, punonj\u00ebsit e Policis\u00eb, n\u00ebpun\u00ebsit e administrat\u00ebs publike dhe profesionet t\u00eb tjera publike me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebrkesat e tyre nuk duhet t\u00eb merren parasysh n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe t\u00eb refuzohen. Por Kuvendi duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme pagash. N\u00ebse grupe t\u00eb ndryshme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb administrat\u00ebs publike marrin rrjesht shtime t\u00eb ndjeshme t\u00eb pag\u00ebs, gropa dhe honi i pamund\u00ebsis\u00eb financiare t\u00eb Buxhetit t\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb i gjithi aty.<\/p>\n<p>Prandaj dhe q\u00ebndrimi i shumic\u00ebs parlamentare duhet t\u00eb jet\u00eb i prer\u00eb, lidhur me nj\u00eb rritje kaq t\u00eb pa-arsyetuar me kushtet tona ekonomike, me rezultatet n\u00eb performanc\u00eb t\u00eb trefishimit t\u00eb deritanish\u00ebm t\u00eb pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve dhe me moralin e raportit me pagat e tjera n\u00eb shtet. Shumica n\u00eb Kuvend nuk ka pse t\u00eb b\u00ebhet peng i nj\u00eb vendimi-artific\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, krejt\u00ebsisht kund\u00ebr frym\u00ebs s\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr proporcionalitetin e piramid\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb pagave. Gjykata Kushtetuese nuk \u00ebsht\u00eb Kushtetuta! E para thjesht interpreton ligjet e shtetit ton\u00eb, mb\u00ebshtetur n\u00eb frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Krahasimi me qytetarin: nj\u00eb problem moral<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend ku shum\u00eb familje p\u00ebrballen ende me v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike. Pensionet jan\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb raport me nevojat. Shum\u00eb punonj\u00ebs marrin paga q\u00eb nuk p\u00ebrballojn\u00eb leht\u00ebsisht kostot e jetes\u00ebs. M\u00ebsuesit, infermier\u00ebt, punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs dhe profesionist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vazhdimisht p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr paga 6\u20139 mij\u00eb euro n\u00eb muaj do t\u00eb perceptohet nga qytetari i thjesht\u00eb si t\u00ebr\u00ebsisht e shk\u00ebputur nga realiteti ekonomik.<\/p>\n<p><strong>Rreziku i krijimit t\u00eb nj\u00eb elite t\u00eb privilegjuar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do shtet demokratik ekziston rreziku q\u00eb institucionet e fuqishme t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb madhe nga shoq\u00ebria. Kur nj\u00eb grup profesionist\u00ebsh ka paga shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se pjesa tjet\u00ebr e administrat\u00ebs, p\u00ebrfitime t\u00eb ve\u00e7anta dhe mekanizma t\u00eb fort\u00eb mbrojtjeje institucionale, do t\u00eb krijohet perceptimi i nj\u00eb elite t\u00eb privilegjuar. Dhe ky perceptim b\u00ebhet ve\u00e7an\u00ebrisht problematik, kur drejt\u00ebsia nuk funksionon me shpejt\u00ebsi, qytetar\u00ebt presin me vite p\u00ebr vendime, dosjet vijojn\u00eb\u00a0 t\u00eb grumbullohen dhe vendimet nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb kuptueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, rritja e pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve, pa reforma t\u00eb dukshme n\u00eb sh\u00ebrbimin e tyre ndaj qytetarit, mund t\u00eb thelloj\u00eb mosbesimin tek sistemi i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli\/ Debati p\u00ebr pagat e magjistrat\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb debat financiar. Ai lidhet drejtp\u00ebrdrejt me besimin e qytetar\u00ebve te Drejt\u00ebsia, me pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e institucioneve dhe me moralin e nj\u00eb shteti q\u00eb duhet t\u00eb garantoj\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. K\u00ebrkesa p\u00ebr paga q\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb nivelet 6\u20139 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99495","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99495","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99495"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99495\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99495"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99495"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99495"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}