{"id":99461,"date":"2026-09-12T09:48:15","date_gmt":"2026-09-12T09:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/12\/siguria-ne-shkolla-hita-policia-e-shtetit-me-plan-te-detajuar-masash-per-garantimin-e-sigurise-se-nxenesve\/"},"modified":"2026-09-12T09:48:15","modified_gmt":"2026-09-12T09:48:15","slug":"siguria-ne-shkolla-hita-policia-e-shtetit-me-plan-te-detajuar-masash-per-garantimin-e-sigurise-se-nxenesve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/12\/siguria-ne-shkolla-hita-policia-e-shtetit-me-plan-te-detajuar-masash-per-garantimin-e-sigurise-se-nxenesve\/","title":{"rendered":"Siguria n\u00eb shkolla, Hita: Policia e Shtetit me plan t\u00eb detajuar masash p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb s\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve"},"content":{"rendered":"<p>Konferenc\u00eb p\u00ebr media e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, p\u00ebr planin e masave p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb shkolla<\/p>\n<p>Fjala e Plot\u00eb e Drejtorit Sk\u00ebnder Hita:<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje,<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj q\u00eb jeni k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb pushimi, por tematika p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dua t\u00eb informoj qytetar\u00ebt  ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me qasjen e re dhe masat e marra nga Policia e Shtetit me rastin e fillimit t\u00eb vitit t\u00eb ri shkollor, proces shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e shtuar p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Mbrojtja e jet\u00ebs, sh\u00ebndetit dhe krijimi i nj\u00eb ambienti sa m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr zhvillimin e procesit m\u00ebsimor t\u00eb qet\u00eb n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb par\u00ebsore e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Pas analiz\u00ebs s\u00eb problematikave t\u00eb hasura gjat\u00eb viteve t\u00eb kaluara, konsultimit dhe koordinimit me Ministrin\u00eb e Arsimit, Policia e Shtetit ka hartuar nj\u00eb plan t\u00eb detajuar masash, me detyra konkrete p\u00ebr t\u00eb gjitha strukturat q\u00eb do t\u00eb angazhohen p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb s\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve.<\/p>\n<p>Ky plan nuk lidhet vet\u00ebm me garantimin e siguris\u00eb fizike t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, por masat tona p\u00ebrfshijn\u00eb edhe sigurin\u00eb ushqimore, sigurin\u00eb kibernetike dhe sigurin\u00eb rrugore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimeve q\u00eb kam zhvilluar s\u00eb fundmi me strukturat vendore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, u kam l\u00ebn\u00eb detyra t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta dhe t\u00eb qarta t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb masa konkrete p\u00ebr garantimin e perimetrit t\u00eb siguris\u00eb dhe p\u00ebrtej perimetrit t\u00eb siguris\u00eb, me q\u00ebllim mbar\u00ebvajtjen e procesit m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimeve t\u00eb angazhuara p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb shkolla do t\u00eb jen\u00eb shefat e komisariateve, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr organizimin, koordinimin dhe kontrollin e sh\u00ebrbimeve n\u00eb territor.<\/p>\n<p>Kam k\u00ebrkuar q\u00eb k\u00ebto masa t\u00eb mos mbeten vet\u00ebm n\u00eb planifikim, por t\u00eb kontrollohen dhe t\u00eb zbatohen n\u00eb terren. P\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb konkrete dhe do t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr \u00e7do drejtues vendor t\u00eb Policis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, kam udh\u00ebzuar specialist\u00ebt e sektor\u00ebve kund\u00ebr Narkotik\u00ebve dhe atyre Operacional\u00eb n\u00eb t\u00eb 12 drejtorit\u00eb vendore t\u00eb Policis\u00eb, q\u00eb t\u00eb organizojn\u00eb kontrolle me intensitet t\u00eb lart\u00eb, si brenda, ashtu edhe jasht\u00eb perimetrit t\u00eb siguris\u00eb, me fokus identifikimin dhe ndalimin, me forc\u00ebn e ligjit, t\u00eb \u00e7do elementi kriminal q\u00eb tenton t\u2019u afrohet institucioneve arsimore, t\u00eb b\u00ebj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit pjes\u00eb t\u00eb veprimtarive kriminale, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e narkotik\u00ebve, apo t\u2019u shes\u00eb atyre sende t\u00eb tjera t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe me pasoja p\u00ebr jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin.<\/p>\n<p>V\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb i kemi kushtuar edhe siguris\u00eb rrugore pran\u00eb shkollave, p\u00ebr mbrojtjen e f\u00ebmij\u00ebve gjat\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb tyre n\u00eb fillim dhe n\u00eb mbarim t\u00eb orarit m\u00ebsimor, si dhe gjat\u00eb pushimit t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb masat e nd\u00ebrmarra nga Policia e Shtetit p\u00ebr garantimin e siguris\u00eb dhe mbar\u00ebvajtjen e vitit t\u00eb ri shkollor ka edhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, strukturat e Policimit n\u00eb Komunitet, t\u00eb Dhun\u00ebs n\u00eb Familje, t\u00eb Krimeve Kibernetike dhe t\u00eb Policis\u00eb Rrugore do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb shkolla, me or\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese p\u00ebr rreziqet e bullizmit, dhun\u00ebs psikologjike n\u00eb shkolla dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn digjitale, p\u00ebr sigurin\u00eb rrugore, si dhe p\u00ebr reduktimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs, duhanit dhe alkoolit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb shkolla, po bashk\u00ebpunohet intensivisht me Autoritetin Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e produkteve ushqimore n\u00eb t\u00eb gjitha bizneset q\u00eb operojn\u00eb pran\u00eb shkollave.<\/p>\n<p>Do zhvillojm\u00eb kontrolle periodike n\u00eb k\u00ebto subjekte, p\u00ebr t\u00eb verifikuar jo vet\u00ebm formalitetin e ushtrimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre ekonomik, por edhe p\u00ebrb\u00ebrjen dhe skadenc\u00ebn e produkteve q\u00eb konsumojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit, si dhe kushtet higjieno-sanitare ku mbahen dhe tregtohen k\u00ebto produkte.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrmarrje, rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm luajn\u00eb edhe oficer\u00ebt e siguris\u00eb n\u00eb shkolla, m\u00ebsuesit dhe psikolog\u00ebt. Ata jan\u00eb ura jon\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e lidhjes me p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb dhe nj\u00eb pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kontakti p\u00ebr evidentimin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb problematikave.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne po forcojm\u00eb bashk\u00ebpunimin me oficer\u00ebt e siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb koordinuar veprimet p\u00ebr \u00e7do rast dhe me drejtuesit e shkollave p\u00ebr t\u00eb identifikuar dhe trajtuar \u00e7do shqet\u00ebsim apo problematik\u00eb q\u00eb n\u00eb hapat e saj t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, partner\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb Bordet e Prind\u00ebrve dhe Qeverit\u00eb e Nx\u00ebn\u00ebsve. Z\u00ebri i f\u00ebmij\u00ebve dhe shqet\u00ebsimet e prind\u00ebrve do t\u00eb d\u00ebgjohen me respekt dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe do t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje n\u00eb koh\u00eb. Parandalimi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se reagimi pas nj\u00eb ngjarjeje. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Shefat e Komisariateve do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb territorin q\u00eb ata mbulojn\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit, siguris\u00eb n\u00eb shkolla i shtohet edhe nj\u00eb tjet\u00ebr dimension i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: teknologjia.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit Smart City, n\u00eb 20 shkolla jan\u00eb vendosur kamera inteligjente, t\u00eb cilat rrisin kapacitetet tona p\u00ebr monitorimin dhe parandalimin e situatave q\u00eb mund t\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>Teknologjia na mund\u00ebson t\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb evidentimin e problematikave, m\u00eb efikas\u00eb n\u00eb reagim dhe m\u00eb pran\u00eb qytetar\u00ebve, aty ku prania dhe nd\u00ebrhyrja jon\u00eb k\u00ebrkohet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm drejt nj\u00eb modeli modern t\u00eb siguris\u00eb publike, ku puna e punonj\u00ebsit t\u00eb Policis\u00eb n\u00eb terren mb\u00ebshtetet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga teknologjia dhe sistemet inteligjente.<br \/>\nDhe dua ta them qart\u00eb: teknologjia nuk z\u00ebvend\u00ebson punonj\u00ebsin e Policis\u00eb. Ajo e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, m\u00eb efikas dhe m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb pun\u00ebn e tij n\u00eb terren.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur nx\u00ebn\u00ebs,<\/p>\n<p>Mos heshtni p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb rreziku. N\u00ebse shihni apo p\u00ebrballeni me nj\u00eb rast dhune, shp\u00ebrndarjeje t\u00eb narkotik\u00ebve, k\u00ebrc\u00ebnimesh, bullizmi, p\u00ebrfshirjes s\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve n\u00eb veprimtari kriminale apo \u00e7do situat\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ju shqet\u00ebson, njoftoni m\u00ebsuesin, prindin, oficerin e siguris\u00eb dhe Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Mos nguroni t\u00eb flisni me prind\u00ebrit, me psikolog\u00ebt, punonj\u00ebsit social\u00eb, m\u00ebsuesit dhe me punonj\u00ebsit e Policis\u00eb. Nd\u00ebrhyrja n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar \u00e7do problematik\u00eb apo shqet\u00ebsim mund t\u00eb parandaloj\u00eb nj\u00eb ngjarje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit dhe gjith\u00eb hallkat e zinxhirit t\u00eb siguris\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pran\u00eb jush dhe do t\u00eb reagojn\u00eb me vendosm\u00ebri dhe profesionaliz\u00ebm, q\u00eb ju t\u00eb ndiheni t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb sigurt n\u00eb rrug\u00ebn e dijes.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb angazhimi yn\u00eb, shkolla t\u00eb sigurta, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit ton\u00eb!<br \/>\nFaleminderit dhe jam i hapur p\u00ebr pyetje.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Konferenc\u00eb p\u00ebr media e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, p\u00ebr planin e masave p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb shkolla Fjala e Plot\u00eb e Drejtorit Sk\u00ebnder Hita: P\u00ebrsh\u00ebndetje, Ju fal\u00ebnderoj q\u00eb jeni k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb pushimi, por tematika p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn dua t\u00eb informoj qytetar\u00ebt ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me qasjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99461","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99461","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99461"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99461\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}