{"id":99418,"date":"2026-09-11T17:48:18","date_gmt":"2026-09-11T17:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/11\/projekti-i-sazanit-dhe-narrativa-per-izraelin-rama-u-nxit-nga-nje-ushtri-ushtaresh-jo-reale-te-krijuar-ne-laboratoret-e-teknologjise\/"},"modified":"2026-09-11T17:48:18","modified_gmt":"2026-09-11T17:48:18","slug":"projekti-i-sazanit-dhe-narrativa-per-izraelin-rama-u-nxit-nga-nje-ushtri-ushtaresh-jo-reale-te-krijuar-ne-laboratoret-e-teknologjise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/11\/projekti-i-sazanit-dhe-narrativa-per-izraelin-rama-u-nxit-nga-nje-ushtri-ushtaresh-jo-reale-te-krijuar-ne-laboratoret-e-teknologjise\/","title":{"rendered":"Projekti i Sazanit dhe narrativa p\u00ebr Izraelin\/ Rama: U nxit nga nj\u00eb \u201cushtri ushtar\u00ebsh\u201d jo real\u00eb, t\u00eb krijuar n\u00eb laborator\u00ebt e teknologjis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka folur p\u00ebr protestat dhe momentin kur deklaroi se kishte menduar edhe dor\u00ebheqjen, si dhe p\u00ebr ndikimin e teknologjis\u00eb dhe profileve jo reale n\u00eb nxitjen e narrativave t\u00eb caktuara n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs me gazetaren Rudina Xhunga, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb podcastit t\u00eb tij, Rama tha se reagimet dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e qytetar\u00ebve e kan\u00eb shtyr\u00eb t\u00eb analizoj\u00eb ndryshimet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe rritjen e pritshm\u00ebrive ndaj qeverisjes.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt, m\u2019u b\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb interesante ajo pasqyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb. Besoj se aty fillon nj\u00eb prov\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lider, drejtues, mes asaj t\u00eb cil\u00ebs nuk i shp\u00ebton kush, sidomos, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e nd\u00ebrmjetme, p\u00ebr t\u00eb pasur krenari ose t\u00eb drejt\u00eb, dhe kuraj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pranuar q\u00eb, ore, edhe mund t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ai q\u00eb t\u00eb sfidon\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri u ndal m\u00eb pas te deklarata e b\u00ebr\u00eb pas nisjes s\u00eb protestave n\u00eb kryeqytet, kur kishte th\u00ebn\u00eb se kishte menduar edhe dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>\u201cDor\u00ebheqja, mbase vjen momenti p\u00ebr ta shpjeguar\u201d, tha Rama, duke sjell\u00eb si shembull rastin e nj\u00eb kryetari bashkie q\u00eb, pavar\u00ebsisht investimeve t\u00eb realizuara p\u00ebr nj\u00eb komunitet, ishte p\u00ebrballur me pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas Ram\u00ebs, kjo nuk duhet par\u00eb domosdoshm\u00ebrisht si mosmir\u00ebnjohje, por si pasoj\u00eb e ndryshimit t\u00eb pritshm\u00ebrive t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb shum\u00eb vendi ec\u00ebn, aq m\u00eb shum\u00eb qytetari \u00ebsht\u00eb i prirur t\u00eb thot\u00eb \u2018po kjo tjetra?\u2019. Deri dje ishte nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kur votat fitoheshin me \u00e7akull. Hidhnin \u00e7akull n\u00eb nj\u00eb lagje dhe njer\u00ebzit hidhnin vot\u00ebn, ata e shprehnin mir\u00ebnjohjen me vot\u00eb. Kam p\u00ebrjetuar gjat\u00eb koh\u00ebn q\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb, shkoll\u00eb e nd\u00ebrtuar, sistem ndri\u00e7imi, shoq\u00ebrohej me duartrokitje e buz\u00ebqeshje t\u00eb m\u00ebdha. S\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb\u201d, u shpreh kryeministri.<\/p>\n<p>Rama pranoi se fillimisht nuk e kishte kuptuar k\u00ebt\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>\u201cJo, nuk e prisja, nuk e kuptova menj\u00ebher\u00eb. M\u2019u desh t\u00eb filloj t\u00eb ndjek shenjat, t\u00eb analizoj dhe ka pasur disa momente q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndihmuar shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb faz\u00eb kryeministri e cil\u00ebsoi si \u201crevolucioni i pritshm\u00ebrive t\u00eb larta\u201d, duke argumentuar se p\u00ebrmir\u00ebsimi i nj\u00eb sh\u00ebrbimi sjell automatikisht k\u00ebrkesa t\u00eb reja nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndryshim i stin\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, tha Rama. \u201cQuhet revolucioni i pritshm\u00ebrive t\u00eb larta. Nj\u00eb qytet q\u00eb jeton me dy or\u00eb uj\u00eb n\u00eb dit\u00eb, kur fillon merr 14 or\u00eb uj\u00eb n\u00eb dit\u00eb, do 24 or\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr pjes\u00eb t\u00eb intervist\u00ebs, Rama foli edhe p\u00ebr ndikimin e teknologjis\u00eb dhe llogarive jo reale n\u00eb krijimin dhe p\u00ebrhapjen e narrativave n\u00eb rrjetet sociale, duke iu referuar edhe debatit q\u00eb ka shoq\u00ebruar projektin e investimit n\u00eb Sazan.<\/p>\n<p>Sipas kryeministrit, ekzistojn\u00eb profile t\u00eb krijuara artificialisht q\u00eb marrin pamjen e p\u00ebrdoruesve real\u00eb dhe p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb z\u00eb narrativave t\u00eb ndryshme.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka folur p\u00ebr protestat dhe momentin kur deklaroi se kishte menduar edhe dor\u00ebheqjen, si dhe p\u00ebr ndikimin e teknologjis\u00eb dhe profileve jo reale n\u00eb nxitjen e narrativave t\u00eb caktuara n\u00eb rrjetet sociale. Gjat\u00eb intervist\u00ebs me gazetaren Rudina Xhunga, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb podcastit t\u00eb tij, Rama tha se reagimet dhe pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e qytetar\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99418","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99418"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99418\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}