{"id":99351,"date":"2026-09-11T06:49:23","date_gmt":"2026-09-11T06:49:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/11\/trafik-armesh-drejtuesi-i-kayo-mohon-akuzat-nuk-jemi-perfshire-cfare-thote-per-ron-yeffet\/"},"modified":"2026-09-11T06:49:23","modified_gmt":"2026-09-11T06:49:23","slug":"trafik-armesh-drejtuesi-i-kayo-mohon-akuzat-nuk-jemi-perfshire-cfare-thote-per-ron-yeffet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/11\/trafik-armesh-drejtuesi-i-kayo-mohon-akuzat-nuk-jemi-perfshire-cfare-thote-per-ron-yeffet\/","title":{"rendered":"Trafik arm\u00ebsh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi p\u00ebrfshir\u00eb! (\u00c7far\u00eb thot\u00eb p\u00ebr Ron Yeffet?)"},"content":{"rendered":"<p>Administratori i shoq\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore KAYO, Ardi Veliu, ka mohuar p\u00ebrfshirjen e kompanis\u00eb n\u00eb trafik arm\u00ebsh, pas publikimit nga ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Arben Ahmetaj t\u00eb disa p\u00ebrgjimeve ku pretendohet se diskutohet p\u00ebr tranzitimin e arm\u00ebve p\u00ebrmes Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cOpinion\u201d, Veliu sqaroi fillimisht struktur\u00ebn e KAYO-s dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me kompanit\u00eb partnere. Sipas tij, kompania shtet\u00ebrore ka aktualisht gjasht\u00eb kompani t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe jo kat\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se, kur KAYO synon t\u00eb zhvilloj\u00eb vet\u00eb nj\u00eb produkt, duhet t\u00eb ndjek\u00eb procedurat e prokurimit publik, nd\u00ebrsa n\u00eb rastet kur propozimi vjen nga operator\u00eb ekonomik\u00eb me eksperienc\u00eb, fillimisht paraqitet nj\u00eb let\u00ebr interesi dhe m\u00eb pas zhvillohen negociata p\u00ebr nj\u00eb plan biznesi.<\/p>\n<p>\u201cKur nga operator\u00eb ekonomik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb eksperienc\u00eb dhe jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb zhvillojn\u00eb nj\u00eb produkt t\u00eb caktuar, ata n\u00eb fillim shprehin letr\u00ebn e interesit dhe, bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, fillojn\u00eb negociatat p\u00ebr t\u00eb hartuar nj\u00eb plan biznesi t\u00eb detajuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb produkt t\u00eb caktuar. N\u00ebse ky produkt do t\u00eb jet\u00eb fitimprur\u00ebs dhe nuk k\u00ebrkon angazhim konkret nga pala jon\u00eb\u2026 nga KAYO jan\u00eb harxhuar zero lek\u00eb p\u00ebr themelimin e k\u00ebtyre kompanive\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr TIMAK Defence, Veliu tha se k\u00ebrkesa p\u00ebr bashk\u00ebpunim me KAYO-n ka nisur q\u00eb n\u00eb janar 2025, me synimin p\u00ebr prodhimin dhe p\u00ebrshtatjen e automjeteve p\u00ebr Forcat e Armatosura. Sipas tij, ndryshimi i pjes\u00ebmarrjes s\u00eb KAYO-s nga 45% n\u00eb 20% t\u00eb aksioneve erdhi pas rishikimit t\u00eb planit t\u00eb biznesit nga TIMAK.<\/p>\n<p>\u201cPara se t\u00eb konkretizonim nj\u00eb bashk\u00ebpunim, ne duhet t\u00eb marrim nj\u00eb VKM ku na p\u00ebrcaktohet m\u00ebnyra dhe kushtet sesi duhet t\u00eb negociojm\u00eb. Pasi mor\u00ebm VKM, kaluam n\u00eb bordin e KAYO-s dhe u mor autorizimi q\u00eb t\u00eb ngrihej grupi negociator. Ne ngec\u00ebm n\u00eb negociata, pasi n\u00eb mes Timak u t\u00ebrhoq dhe solli plan biznesi t\u00eb ri, ku e trefishonte investimin. N\u00eb k\u00ebto kushte u k\u00ebrkua nga bordi rip\u00ebrcaktim i kushteve t\u00eb negocimit. Pasi doli VKM me kushtet e reja, u arrit ajo marr\u00ebveshje\u201d, deklaroi Veliu.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrfshirjen e biznesmenit Ron Yeffet n\u00eb k\u00ebt\u00eb partneritet, Veliu tha se negociatat e KAYO-s kan\u00eb nisur me TIMAK dhe se ndryshimet n\u00eb struktur\u00ebn e aksioner\u00ebve kan\u00eb ndodhur gjat\u00eb procesit.<\/p>\n<p>\u201cTimak Defence ka shitur aksionet n\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr. Negociatat tona kan\u00eb nisur me Timak. Un\u00eb Ron Yeffet e kam takuar dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb themeluar kompania se ishte aksioner\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Veliu mohoi gjithashtu mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb KAYO t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr tranzitimin ose paketimin n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb prodhuara jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cKAYO, duke qen\u00eb shoq\u00ebri tregtare, ka t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb zhvilloj\u00eb aktivitete n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb dal\u00eb n\u00eb eksport me t\u00eb gjitha prodhimet q\u00eb do t\u00eb prodhohen n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb prodhim, legjislacioni shqiptar \u00ebsht\u00eb i rregulluar. P\u00ebr t\u00eb prodhuar, duhet t\u00eb marr\u00eb licenc\u00eb. Ne nuk mund t\u00eb importojm\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb para q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr prodhimin e produkteve t\u00eb licencuara q\u00eb jan\u00eb n\u00eb luft\u00eb, nuk jan\u00eb vende mike. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb nj\u00eb produkt q\u00eb do t\u00eb prodhohet n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr, t\u00eb paketohet k\u00ebtu dhe t\u00eb eksportohet\u201d, deklaroi administratori i KAYO-s.<\/p>\n<p>Ai foli edhe p\u00ebr investimin prej 15 milion\u00eb eurosh t\u00eb parashikuar nga TIMAK Defence, duke mohuar pretendimin se kjo shum\u00eb duhej t\u00eb ishte derdhur menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrpara nisjes s\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>\u201cJo, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ky 15 mln euro do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr rivitalizimin e ish-uzin\u00ebs s\u00eb traktorit, q\u00eb duhet t\u00eb kthehet n\u00eb ambiente t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Ky investim po kryhet. Projekti i propozuar nga Timak \u00ebsht\u00eb duke u analizuar nga Agjencia e Industris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes. Pasi t\u00eb marr\u00eb certifikat\u00eb p\u00ebr prodhimin e produktit, kur t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje finale, do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb laborator p\u00ebr t\u2019u certifikuar. N\u00eb fillim me Timak Defence, do t\u00eb vazhdojm\u00eb me p\u00ebrshtatjen e makinave t\u00eb kalueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb nevojave\u201d, tha Veliu.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ai hodhi posht\u00eb kategorikisht \u00e7do lidhje t\u00eb KAYO-s me trafik arm\u00ebsh, duke theksuar se kompania aktualisht nuk ka nisur aktivitet prodhues n\u00eb fabrikat q\u00eb ka n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cSe \u00e7far\u00eb thot\u00eb x apo y n\u00eb jet\u00ebn e tij private, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e atyre, jo e jona. Nuk jemi p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik arm\u00ebsh. Zero. Deri m\u00eb tani p\u00ebrfshirja e KAYO-s \u00ebsht\u00eb zero, se fabrikat q\u00eb kemi marr\u00eb dhe i kemi n\u00eb pron\u00ebsi, aktiviteti \u00ebsht\u00eb zero i prodhimit, nuk kemi asnj\u00eb lloj mund\u00ebsie, qoft\u00eb dhe teorike, q\u00eb t\u2019i futemi k\u00ebtij procesi\u201d, p\u00ebrfundoi Veliu.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Administratori i shoq\u00ebris\u00eb shtet\u00ebrore KAYO, Ardi Veliu, ka mohuar p\u00ebrfshirjen e kompanis\u00eb n\u00eb trafik arm\u00ebsh, pas publikimit nga ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Arben Ahmetaj t\u00eb disa p\u00ebrgjimeve ku pretendohet se diskutohet p\u00ebr tranzitimin e arm\u00ebve p\u00ebrmes Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cOpinion\u201d, Veliu sqaroi fillimisht struktur\u00ebn e KAYO-s dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me kompanit\u00eb partnere. Sipas tij, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99351","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99351\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}