{"id":99326,"date":"2026-09-10T17:48:21","date_gmt":"2026-09-10T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/10\/kur-protesta-nuk-shqeteson-pushtetin-por-merr-peng-qytetarin\/"},"modified":"2026-09-10T17:48:21","modified_gmt":"2026-09-10T17:48:21","slug":"kur-protesta-nuk-shqeteson-pushtetin-por-merr-peng-qytetarin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/10\/kur-protesta-nuk-shqeteson-pushtetin-por-merr-peng-qytetarin\/","title":{"rendered":"Kur protesta nuk shqet\u00ebson pushtetin, por merr peng qytetarin"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb i bindur se protesta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb drejtat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike. Madje, nj\u00eb demokraci ku qytetar\u00ebt nuk protestojn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese se nj\u00eb demokraci ku protestohet shpesh. Por ajo q\u00eb p\u00ebrjetova te ura e Hotel Dajtit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb ngriti nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr: ku mbaron e drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar dhe ku fillon e drejta e nj\u00eb grupi njer\u00ebzish p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb peng pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb qytetit? Sepse ajo q\u00eb pash\u00eb aty kishte pak lidhje me iden\u00eb q\u00eb kam un\u00eb p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb bind\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoj\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb qytetar\u00ebt rreth nj\u00eb kauze.<\/p>\n<p>Ishin rreth 100 persona. P\u00ebrshtypja ime ishte se pothuajse gjysma ishin f\u00ebmij\u00eb, disa prej tyre rreth 10 vje\u00e7. Me siguri shum\u00eb prej tyre banonin n\u00eb lagjet pran\u00eb bulevardit dhe protesta e p\u00ebrditshme ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb lloj arg\u00ebtimi pasditeje. Madje f\u00ebmij\u00ebt b\u00ebrtisnin e shanin me fjalorin m\u00eb t\u00eb ndyr\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb. Teksa i shihje duke vrapuar mes protestuesve dhe makinave, t\u00eb shkonte mendja se prind\u00ebrit e tyre ndoshta mendonin se kishin dal\u00eb t\u00eb luanin me shok\u00ebt n\u00eb lagje. Vet\u00ebm se loja zhvillohej n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb rruge t\u00eb bllokuar, mes njer\u00ebzve t\u00eb acaruar dhe makinave t\u00eb ngecura n\u00eb trafik.<\/p>\n<p>P\u00ebr rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb, qindra qytetar\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb bllokuar. Shum\u00eb prej tyre kishin f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb makina. Ishte ende vap\u00eb, makinat q\u00ebndronin nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs dhe nervozizmi rritej me \u00e7do minut\u00eb. N\u00eb fillim d\u00ebgjoheshin thirrjet: \u201cBashkohuni me ne!\u201d\u2026 Pastaj: \u201cFikini makinat!\u201d<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu mund t\u00eb konsideroheshin pjes\u00eb e retorik\u00ebs s\u00eb protest\u00ebs. Por absurdi arriti kulmin kur nga protestuesit filluan presionet ndaj qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb fiknin motor\u00ebt sepse me pretendimin se \u201cpo na b\u00ebni vap\u00eb\u201d. Ironia \u00ebsht\u00eb pothuajse perfekte. Ti bllokon qindra makina n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs dhe pastaj k\u00ebrc\u00ebnon njer\u00ebzit q\u00eb ke bllokuar sepse makinat e tyre po t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vap\u00eb.<\/p>\n<p>Por situata nuk mbeti vet\u00ebm te fjal\u00ebt. Pati k\u00ebrc\u00ebnime ndaj drejtuesve t\u00eb mjeteve, presion, goditje ndaj makinave dhe p\u00ebrplasje. N\u00eb krye t\u00eb grupit spikasnin dy-tre persona q\u00eb fryheshin si gjela dhe silleshin sikur rruga t\u2019u p\u00ebrkiste atyre. I afroheshin kujtdo q\u00eb kund\u00ebrshtonte, ngrinin z\u00ebrin, k\u00ebrc\u00ebnonin dhe k\u00ebrkonin bindje. Dhe k\u00ebtu ndodhi transformimi m\u00eb absurd i protest\u00ebs: qytetari q\u00eb protestuesit supozohej se donin ta kishin n\u00eb krah, u shnd\u00ebrrua n\u00eb armikun e tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse kund\u00ebrshtoje bllokimin, ishe kund\u00ebr tyre. N\u00ebse k\u00ebrkoje t\u00eb kaloje, ishe kund\u00ebr tyre. N\u00ebse nuk fikje makin\u00ebn, ishe kund\u00ebr tyre. N\u00ebse nuk pranoje thirrjen \u201cbashkohuni me ne\u201d, trajtoheshe si kund\u00ebrshtar. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto kund\u00ebrshti hasnin me nj\u00eb fjali p\u00ebrmbyll\u00ebse nga protestuesit ku shaheshin robt e drejtuesve t\u00eb mjeteve.<\/p>\n<p>Por pse duhet t\u00eb bashkohet me ty nj\u00eb qytetar t\u00eb cilit sapo i ke bllokuar rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb, i ke l\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb vap\u00eb dhe m\u00eb pas i ke goditur makin\u00ebn me shkelma? \u00c7far\u00eb kauze fitohet k\u00ebshtu? Situata kulmoi kur drejtuesi i nj\u00eb automjeti me targa britanike, p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb ai e paraqiste si emergjenc\u00eb, tentoi t\u00eb kalonte duke hipur n\u00eb trotuar. Pasoi sherri me protestuesit dhe tensioni shkoi deri n\u00eb p\u00ebrplasje fizike. Dhe aty k\u00ebrkova me sy policin\u00eb. Nuk kishte. Ose, m\u00eb sakt\u00eb, pothuajse nuk kishte.<\/p>\n<p>I vetmi q\u00eb pash\u00eb ishte nj\u00eb polic i moshuar, me radion n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb q\u00ebndronte aty praktikisht pa mundur t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb. Nj\u00eb polic p\u00ebrball\u00eb rreth 100 protestuesve, qindra makinave, qindra qytetar\u00ebve t\u00eb irrituar, f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb endeshin mes protest\u00ebs dhe nj\u00eb situate q\u00eb po degradonte n\u00eb p\u00ebrplasje fizike. Kjo m\u00eb duket edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb sesa vet\u00eb bllokimi i rrug\u00ebs. Sepse lind pyetja: ku ishte Policia e Shtetit?<\/p>\n<p>Kur ka protest\u00eb p\u00ebrpara Kuvendit, Tirana sheh barriera, dhjet\u00ebra e qindra efektiv\u00eb, forca t\u00eb nd\u00ebrhyrjes dhe masa sigurie. Institucionet rrethohen dhe mbrohen. Po qytetari?<\/p>\n<p>Kur qindra qytetar\u00eb mbeten t\u00eb bllokuar n\u00eb rrug\u00eb dhe p\u00ebrballen drejtp\u00ebrdrejt me protestuesit, pse nuk ka ask\u00ebnd q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb nj\u00eb vij\u00eb ndar\u00ebse mes pal\u00ebve dhe t\u00eb parandaloj\u00eb konfliktin?<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka vet\u00ebm dy mund\u00ebsi dhe t\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Ose kemi nj\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb frikshme t\u00eb shtetit, q\u00eb pret q\u00eb qytetar\u00ebt dhe protestuesit t\u2019i zgjidhin vet\u00eb konfliktet n\u00eb rrug\u00eb. Ose mungesa e policis\u00eb krijon, me dashje apo pa dashje, pik\u00ebrisht kushtet q\u00eb protestuesit dhe qytetar\u00ebt e irrituar t\u00eb p\u00ebrplasen mes tyre. Nuk dua t\u00eb besoj variantin e dyt\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos e shtrosh pyetjen kur sheh nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur i k\u00ebrkon ndihm\u00eb n\u00eb telefon 129 dhe nuk vjen asnj\u00eb patrull\u00eb t\u00eb parandaloj\u00eb s\u00eb paku grushtet.<\/p>\n<p>Dhe pastaj vijm\u00eb te argumenti i madh q\u00eb brohoritnin disa q\u00eb nga kallupi dukeshin se s\u2019kishin lidhje as me politik\u00ebn e as me qytetarin\u00eb: \u201cKjo \u00ebsht\u00eb mosbindje civile.\u201d Mosbindja civile nuk \u00ebsht\u00eb sinonim i t\u00eb b\u00ebrit \u00e7far\u00eb t\u00eb duash n\u00eb rrug\u00eb. N\u00eb kuptimin klasik t\u00eb saj, po e perifrazoj: Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje e nd\u00ebrgjegjshme, publike dhe jo e dhunshme e nj\u00eb norme, e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar nj\u00eb padrejt\u00ebsi dhe duke pranuar edhe pasojat juridike t\u00eb aktit.<\/p>\n<p>Martin Luther King Jr. nuk e konceptonte mosbindjen civile si leje p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar qytetarin q\u00eb nuk t\u00eb bashkohet. As si t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb makin\u00ebs s\u00eb dikujt me grushta e shkelma. As si licenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion fizik mbi njer\u00ebzit q\u00eb rast\u00ebsisht ndodhen p\u00ebrball\u00eb teje dhe nuk mendojn\u00eb si ti.<\/p>\n<p>Sidomos kur protesta zhvillohet pa nj\u00eb paralajm\u00ebrim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt se n\u00eb nj\u00eb orar t\u00eb caktuar do t\u00eb bllokohet nj\u00eb aks i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rrugor, problemi b\u00ebhet edhe m\u00eb serioz. Qytetari nuk ka as mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. Ai thjesht mb\u00ebrrin aty dhe zbulon se dikush tjet\u00ebr ka vendosur p\u00ebr t\u00eb se ku dhe p\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe mosbindja civile mund t\u00eb shkaktoj\u00eb bezdi. N\u00eb fakt, shpesh synon pik\u00ebrisht t\u00eb prish\u00eb normalitetin. Por ekziston nj\u00eb ndryshim i madh mes shqet\u00ebsimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb dhe agresionit ndaj qytetarit q\u00eb nuk pranon t\u2019i n\u00ebnshtrohet protestuesit.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb pash\u00eb ishte nj\u00eb taktik\u00eb q\u00eb, sipas meje, po prodhon efektin e kund\u00ebrt t\u00eb atij q\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb \u00e7do protest\u00eb politike. N\u00eb vend q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb pyesin: \u201cP\u00ebrse po protestojn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz?\u201d, pas nj\u00eb ore e gjysm\u00eb t\u00eb bllokuar n\u00eb trafik pyetja b\u00ebhet: \u201cKur do shporren k\u00ebta nga rruga?\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb qytetari t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb kauz\u00ebn, d\u00ebgjon k\u00ebrc\u00ebnimin. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb afrohet, largohet. N\u00eb vend q\u00eb protestuesi ta fitoj\u00eb qytetarin, e kthen kund\u00ebr vetes. Dhe gjuha e urrejtjes e p\u00ebrkeq\u00ebson edhe m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb raport. Nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb fillon ta ndaj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb mes \u201cnesh\u201d dhe \u201catyre\u201d, ku kushdo q\u00eb nuk bashkohet konsiderohet armik, tradhtar apo pjes\u00eb e problemit, nuk po zgjeron mb\u00ebshtetjen e saj, por po nd\u00ebrton nj\u00eb gardh rreth vetes.<\/p>\n<p>Nj\u00ebqind njer\u00ebz nuk mund t\u00eb pretendojn\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebt duke u imponuar qindra qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. N\u00ebse synimi i protest\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb presion mbi pushtetin, pse kostoja m\u00eb e madhe e saj duhet t\u2019i faturohet qytetarit t\u00eb zakonsh\u00ebm? Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb si zyra e Berish\u00ebs, ashtu edhe e Ram\u00ebs, ishin vet\u00ebm dhjet\u00ebra metra larg vendit ku kishin vendosur t\u00eb merrnin peng qytetar\u00ebt me makina. Pse nuk shkuan t\u00eb bllokonin dyert e tyre, por rrug\u00ebt?<\/p>\n<p>Ministri nuk ishte n\u00eb at\u00eb trafik. Deputeti nuk kishte f\u00ebmij\u00ebn duke qar\u00eb n\u00eb sediljen e pasme. Kryeministri nuk po priste nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb n\u00eb vap\u00eb dhe err\u00ebsir\u00eb. Aty ishin qytetar\u00ebt. Dhe kur protestuesi zgjedh qytetarin si objekt t\u00eb presionit, nd\u00ebrsa policia zhduket dhe e l\u00eb situat\u00ebn t\u00eb zgjidhet mes tyre, kemi krijuar formul\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme: Pushteti shikon nga larg, protestuesi d\u00ebmton qytetarin dhe qytetar\u00ebt n\u00eb shumic\u00eb nisin t\u00eb urrejn\u00eb protestuesit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb i bindur se protesta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga t\u00eb drejtat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie demokratike. Madje, nj\u00eb demokraci ku qytetar\u00ebt nuk protestojn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese se nj\u00eb demokraci ku protestohet shpesh. Por ajo q\u00eb p\u00ebrjetova te ura e Hotel Dajtit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb ngriti nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99326","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99326"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99326\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}