{"id":99297,"date":"2026-09-10T13:48:30","date_gmt":"2026-09-10T13:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/10\/gjyqtaret-ultimatum-qeverise-zhbllokoni-pagat-ndryshe-kufizojme-veprimtarine-e-gjykatave\/"},"modified":"2026-09-10T13:48:30","modified_gmt":"2026-09-10T13:48:30","slug":"gjyqtaret-ultimatum-qeverise-zhbllokoni-pagat-ndryshe-kufizojme-veprimtarine-e-gjykatave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/10\/gjyqtaret-ultimatum-qeverise-zhbllokoni-pagat-ndryshe-kufizojme-veprimtarine-e-gjykatave\/","title":{"rendered":"Gjyqtar\u00ebt ultimatum qeveris\u00eb: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojm\u00eb veprimtarin\u00eb e gjykatave"},"content":{"rendered":"<p>Mbledhja e P\u00ebrgjithshme e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i ka vendosur ultimatum institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zhbllokimin e pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore, duke paralajm\u00ebruar p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb masave n\u00ebse k\u00ebrkesat e tyre nuk zbatohen.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb miratuar m\u00eb 10 shtator, gjyqtar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb zbatimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nr. 15\/2026 dhe t\u00eb vendimit nr. 435, dat\u00eb 26 gusht 2026, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sipas tyre, situata nuk p\u00ebrb\u00ebn thjesht nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje financiare, por prek drejtp\u00ebrdrejt pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor dhe funksionimin normal t\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>\u201cSituata e krijuar nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje t\u00eb zakonshme financiare dhe as nj\u00eb konflikt p\u00ebr privilegje. Ajo prek drejtp\u00ebrdrejt autoritetin e Kushtetut\u00ebs, forc\u00ebn detyruese t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pavar\u00ebsin\u00eb e pushtetit gjyq\u00ebsor dhe funksionimin e rregullt t\u00eb gjykatave\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt argumentojn\u00eb se vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe i detyruesh\u00ebm dhe se asnj\u00eb institucion shtet\u00ebror nuk mund t\u00eb pezulloj\u00eb apo kusht\u00ebzoj\u00eb efektet e tij p\u00ebrmes akteve administrative apo interpretimeve financiare.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb gjithashtu shlyerjen e menj\u00ebhershme t\u00eb detyrimeve t\u00eb prapambetura, duke theksuar se k\u00ebto pagesa nuk mund t\u00eb mbahen peng nga diskutimet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrcaktimit t\u00eb pagave p\u00ebr periudhat e ardhshme.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt: Kushtetuta nuk negociohet<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb, gjyqtar\u00ebt theksojn\u00eb se paga \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e statusit kushtetues t\u00eb magjistratit dhe nj\u00eb garanci konkrete p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Sipas tyre, paga nuk mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb favor i pushtetit ekzekutiv dhe as t\u00eb p\u00ebrdoret si instrument p\u00ebr t\u00eb ndikuar mbi vendimmarrjen gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cPaga e gjyqtarit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e statusit kushtetues dhe garanci konkrete e pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb ushtrimin e funksionit. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb favor i ekzekutivit, shp\u00ebrblim q\u00eb jepet sipas vler\u00ebsimit t\u00eb tij apo instrument p\u00ebr t\u00eb shprehur miratim ose pak\u00ebnaq\u00ebsi ndaj vendimmarrjes gjyq\u00ebsore\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb Ministria e Financave dhe institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj t\u00eb zbatojn\u00eb vendimet p\u00ebrkat\u00ebse dhe t\u00eb mos pengojn\u00eb ekzekutimin e list\u00ebpagesave.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkojn\u00eb gjithashtu miratimin pa vones\u00eb t\u00eb kuadrit t\u00eb ri ligjor, n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe nenin 138 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi p\u00ebr kufizimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb gjykatave<\/p>\n<p>Pika m\u00eb e fort\u00eb e deklarat\u00ebs lidhet me masat q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmerren n\u00ebse pagat nuk zhbllokohen.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb veprimeve t\u00eb menj\u00ebhershme nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse, pushteti gjyq\u00ebsor mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzoj\u00eb reagimin deri n\u00eb reduktimin dhe kufizimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>\u201cMasat e nd\u00ebrmarra nga pushteti gjyq\u00ebsor do t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohen deri n\u00eb reduktimin dhe kufizimin p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb veprimtaris\u00eb gjyq\u00ebsore, vet\u00ebm n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve me natyr\u00eb urgjente dhe q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb menj\u00ebhershme gjyq\u00ebsore\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb gjithashtu ndalimin e \u00e7do praktike administrative q\u00eb, sipas tyre, pengon funksionimin financiar t\u00eb gjykatave ose krijon pasiguri t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr pagat e gjyqtar\u00ebve dhe administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa drejtuar institucioneve<\/p>\n<p>Mbledhja e P\u00ebrgjithshme e Gjyqtar\u00ebve k\u00ebrkon:<\/p>\n<p>\u2013 Zhbllokimin dhe pages\u00ebn pa vones\u00eb t\u00eb pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore;<\/p>\n<p>\u2013 Zbatimin e plot\u00eb t\u00eb vendimit nr. 15\/2026 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe vendimit nr. 435 t\u00eb KLGJ-s\u00eb;<\/p>\n<p>\u2013 Fillimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb shlyerjes s\u00eb detyrimeve t\u00eb prapambetura;<\/p>\n<p>\u2013 Miratimin e kuadrit t\u00eb ri ligjor n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese;<\/p>\n<p>\u2013 Ndalimin e praktikave administrative q\u00eb pengojn\u00eb funksionimin financiar t\u00eb gjykatave;<\/p>\n<p>\u2013 Marrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive institucionale nga organet kompetente;<\/p>\n<p>\u2013 P\u00ebrdorimin e t\u00eb gjitha mjeteve ligjore dhe kushtetuese p\u00ebr ekzekutimin e pagave;<\/p>\n<p>\u2013 Adresimin e situat\u00ebs pran\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht Komisionit Evropian dhe p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike;<\/p>\n<p>\u2013 Angazhimin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr respektimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar gjithashtu q\u00eb Presidenti t\u00eb monitoroj\u00eb projektligjin p\u00ebr ndryshime n\u00eb ligjin nr. 96\/2016, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ndryshimet e propozuara t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe garancit\u00eb kushtetuese t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Mbledhja e P\u00ebrgjithshme e Gjyqtar\u00ebve thekson se k\u00ebrkesat e saj nuk jan\u00eb objekt negocimi.<\/p>\n<p>\u201cKushtetuta nuk negociohet. Vendimi p\u00ebrfundimtar nuk pezullohet. Detyrimi ligjor nuk mbahet peng. Pagat duhet t\u00eb zhbllokohen dhe vendimi duhet t\u00eb zbatohet menj\u00ebher\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon deklarata.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt shprehen se do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionin e tyre me p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj qytetar\u00ebve, por paralajm\u00ebrojn\u00eb se heshtja dhe vet\u00ebp\u00ebrmbajtja institucionale nuk duhet t\u00eb interpretohen si pranim i nj\u00eb situate q\u00eb, sipas tyre, cenon pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, 10 shtator 2026<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gjyqtaret-ultimatum\/\">Gjyqtar\u00ebt ultimatum qeveris\u00eb: Zhbllokoni pagat, ndryshe kufizojm\u00eb veprimtarin\u00eb e gjykatave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbledhja e P\u00ebrgjithshme e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i ka vendosur ultimatum institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zhbllokimin e pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore, duke paralajm\u00ebruar p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb masave n\u00ebse k\u00ebrkesat e tyre nuk zbatohen. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb miratuar m\u00eb 10 shtator, gjyqtar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb zbatimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nr. 15\/2026 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99297","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99297\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}