{"id":99280,"date":"2026-09-10T10:48:21","date_gmt":"2026-09-10T10:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/10\/veliaj-perballe-standardit-te-ri-te-gjykates-se-larte-a-do-te-zbatohet-ligji-njesoj-per-te-gjithe\/"},"modified":"2026-09-10T10:48:21","modified_gmt":"2026-09-10T10:48:21","slug":"veliaj-perballe-standardit-te-ri-te-gjykates-se-larte-a-do-te-zbatohet-ligji-njesoj-per-te-gjithe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/10\/veliaj-perballe-standardit-te-ri-te-gjykates-se-larte-a-do-te-zbatohet-ligji-njesoj-per-te-gjithe\/","title":{"rendered":"Veliaj p\u00ebrball\u00eb standardit t\u00eb ri t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb: A do t\u00eb zbatohet ligji nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sokrat Mara<\/p>\n<p>M\u00eb 15 shtator Gjykata e Lart\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pritet t\u00eb rishqyrtoj \u00e7\u00ebshtjen e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb kthyer nga Gjykata Kushtetuese, pasi kjo e fundit pranoj pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e Erion Veliaj dhe konstatoj munges\u00ebn e proporcionalitetit n\u00eb mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d, n\u00eb prespektiv\u00ebn e praktik\u00ebs tashm\u00eb t\u00eb unifikuar edhe nga vet\u00eb Gjykata e Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse sot Gjykata e Lart\u00eb nuk ndodhet p\u00ebrpara t\u00eb nj\u00ebjtit standard juridik me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtja Veliaj n\u00eb fazat e m\u00ebparshme. M\u00eb 4 maj 2026, Kolegjet e Bashkuara t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb miratuan nj\u00eb standard t\u00eb ri mbi p\u00ebrdorimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d. Gjykata ka p\u00ebrcaktuar se kjo mas\u00eb ka karakter p\u00ebrjashtimor, se nuk mund t\u00eb justifikohet vet\u00ebm nga natyra e vepr\u00ebs penale apo nga masa e d\u00ebnimit dhe se gjykatat duhet t\u00eb shqyrtojn\u00eb realisht masat alternative m\u00eb pak kufizuese t\u00eb liris\u00eb personale. Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrcaktimi se barra p\u00ebr t\u00eb justifikuar nevoj\u00ebn e caktimit dhe vijimit t\u00eb arrestit n\u00eb burg i takon prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Masa e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb d\u00ebnim i parakohsh\u00ebm. Parimi i prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb nj\u00eb person, p\u00ebrpara se t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar faj\u00ebsie, t\u00eb mos trajtohet sikur \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Prandaj, kufizimi i liris\u00eb p\u00ebrpara vendimit p\u00ebrfundimtar duhet t\u00eb justifikohet me nevoja reale, konkrete dhe individuale t\u00eb sigurimit. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje teorike. \u00cbsht\u00eb standard i nenit 5 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e standardit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb shqiptare. Kolegjet e Bashkuara kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta: gjykata nuk mund t\u00eb mjaftohet me deklarimin se masa e arrestit n\u00eb burg \u00ebsht\u00eb \u201ce p\u00ebrshtatshme\u201d. Ajo duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb pse masat e tjera, m\u00eb pak kufizuese, nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme n\u00eb rastin konkret.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb ndryshim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si duhet t\u00eb arsyetohet masa e sigurimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb sqaruar se cila do t\u00eb jet\u00eb vendim marrja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, duhet fillimisht t\u00eb sqarohet dhe kuptohet \u201cOdiseja\u201d juridike e Erion Veliaj dhe k\u00ebrkesave t\u00eb tij n\u00eb \u00e7do shkall\u00eb t\u00eb gjyq\u00ebsorit. Masa sigurimit ndaj Erion Veliajt u vendos m\u00eb dat\u00eb 09.02.2025 me k\u00ebrkese s\u00eb prokurorit t\u00eb pa kualifikuar profesionalisht Olsi Dado nga GjKKO.<\/p>\n<p>Edhe pse gjykata kishte proceduralisht detyrimin q\u00eb mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale mos ta zbatonte si mas\u00eb t\u00eb par\u00eb por vet\u00ebm si \u201cextrema ratio\u201d n\u00eb interpretim t\u00eb kushteve, rrethanave dhe nevojave t\u00eb sigurimit, sidomos atyre t\u00eb parashikuara nga neni 230 i K.Pr.Penale kriteret e ve\u00e7anta t\u00eb caktimit t\u00eb arrestit n\u00eb burg, nuk b\u00ebri asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb analizuar dhe krahasuar masa t\u00eb tjera sigurimi shtr\u00ebnguese t\u00eb parashikuara nga seksioni II I titullit V t\u00eb K.Pr.Penale. N\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebtij artikulli do evidentojm\u00eb edhe mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme shtr\u00ebnguese e cila do p\u00ebrmbushte m\u00eb s\u00eb miri edhe nevojat e sigurimit p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb saj dhe m\u00ebnyrave t\u00eb kontrollit po ashtu do ti mund\u00ebsonte edhe Erion Veliaj si kryetar i bashkis\u00eb t\u00eb kryente funksionin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb zgjedhur dhe votuar.<\/p>\n<p>Por le t\u2019i kthehemi analiz\u00ebs juridike t\u00eb ngjarje. N\u00ebp\u00ebrmjet ankimeve, rekurseve dhe k\u00ebrkesave Erion Veliaj ju drejtua disa her\u00eb \u00e7do hallke t\u00eb gjyq\u00ebsorit, GJKKO, Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit kund\u00ebr Korrupsioni dhe Krimit t\u00eb organizuar dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. \u00c7do her\u00eb k\u00ebrkesat u refuzuan duke marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqena nevojat e sigurimit t\u00eb k\u00ebrkuara nga nj\u00eb prokuror q\u00eb ndoshta nuk mundet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj akuz\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb skajin m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb vendit e jo m\u00eb n\u00eb struktur\u00ebn m\u00eb elitare t\u00eb sistemimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Mbas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rekomandimesh dhe vendimesh s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut n\u00eb lidhje me aplikimin e arrestit n\u00eb burg si mas\u00eb shtr\u00ebnguese, Gjykata e Lart\u00eb vendosi t\u00eb marri nj\u00eb nis\u00ebm juridike p\u00ebr unifikimin e praktik\u00ebs gjyq\u00ebsore n\u00eb vazhdim t\u00eb nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Kolegjeve t\u00eb Bashkuara t\u00eb vitit 2011. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskutimit juridik ishte natyra, m\u00ebnyra, dhe kushtet e kriteret e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb caktimit t\u00eb arrestit n\u00eb burg si mas\u00eb sigurimi. N\u00eb p\u00ebrfundim gjykata arriti n\u00eb konkluzionin se kjo mas\u00eb sigurimi ka karakter t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe duhet t\u00eb aplikohet si \u201cextrema ratio\u201d vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb seri veprash penale dhe nj\u00eb seri subjektesh specifik. Gjykata e Lart\u00eb theksoi detyrimin e gjykatave m\u00eb t\u00eb ulta p\u00ebr krahasimin dhe argumentimin specifik n\u00eb rastet e vendosjes s\u00eb k\u00ebsaj mase p\u00ebrse masa t\u00eb tjera shtr\u00ebnguese do ishin t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e nevojave t\u00eb sigurimit. Mbas k\u00ebsaj situate Kryetari i Bashkis\u00eb ju drejtua p\u00ebrs\u00ebri gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr rishikim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit jo me argumentin se ishin zbutur rrethanat e sigurimit n\u00eb interpretim t\u00eb nenin 260 pika 2, por me argumentin se arresti n\u00eb burg nuk ishte proporcional n\u00eb perspektiv\u00ebn e nj\u00eb praktike t\u00eb re juridike. Pa diskutim q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ka hipoteza dhe fantazi nga m\u00eb konspirativet m\u00eb e madhja ajo sipas s\u00eb cil\u00ebs vendimi unkifikues u mor p\u00ebr t\u00eb liruar Erion Veliaj, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet\u00eb dhe e logjikshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse Erion Veliaj do kishte mund\u00ebsi edhe minimale influence t\u00eb gjyq\u00ebsor nuk do t\u00eb kalonte dy vite n\u00eb paraburgim por do ishte liruar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Madje, n\u00ebse ai paska pas pasur k\u00ebt\u00eb takat t\u00eb madh, apo do kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb ndikonte n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e ngritur ndaj tij mund ta kishte b\u00ebr\u00eb pasi ai u hetua p\u00ebr dy vjet me radh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb arrestohej. Por, p\u00ebrkundrazi, Erion Veliaj ju ka krijuar t\u00eb gjith\u00eb kushtet dhe leht\u00ebsis\u00eb hetuesve t\u00eb byros\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb hetimit, ku bashkia Tiran\u00eb dhe i gjith\u00eb stafi i saj kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb tyre n\u00eb \u00e7do koh\u00eb dhe me \u00e7do mjet, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe nat\u00ebn e nd\u00ebrrimit t\u00eb viteve, 31 dhjetor 2024. Pra e gjith\u00eb kjo tymnaj\u00eb e ngritur me mjesht\u00ebri dhe duke p\u00ebrdorur emrin e mir\u00eb t\u00eb \u201cSPAK\u201d, disa individ\u00eb e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr t\u00eb mbarsur t\u00eb gjith\u00eb opinionin publik mbi \u201crrezikshm\u00ebrin\u00eb\u201d, e madhe q\u00eb i kanoset sistemimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, prokuroreve dhe hetuesve n\u00ebse Erion Veliaj gjykohet n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb. Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb hetuar dhe po gjykohet tashm\u00eb si \u00e7do qytetar i thjesht i k\u00ebtij vendi, madje edhe shum\u00eb m\u00eb i thjesht\u00eb n\u00ebse do kemi parasysh pjes\u00ebtar\u00ebt e organizatave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb \u00e7do leht\u00ebsi t\u00eb mundshme nga i gjith\u00eb sistemi.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb lexuesit duhet t\u00eb kuptojn\u00eb \u00ebsht\u00eb se vendimi I Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb u mor pas nj\u00eb s\u00ebr rekomandimesh s\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe ishte n\u00eb axhend\u00ebn e saj shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se Erion Veliaj t\u00eb arrestohej. Gjithashtu lexuesit duhet t\u00eb kuptojn\u00eb q\u00eb tani q\u00eb praktika \u00ebsht\u00eb unifikuar a duhet Kryetari I Bashkis\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja e tij t\u00eb trajtohen n\u00eb respektim t\u00eb k\u00ebsaj praktike apo duhet t\u00eb vazhdoj t\u00eb anatemohet ende. A duhet q\u00eb ky standard i ri ligjor\u00eb t\u00eb mbroj edhe interesat e Erion Veliaj apo do ket\u00eb vler\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb do lloj krimineli dhe vepre penale n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me p\u00ebrjashtim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi rekursi nuk u pranua dhe \u00e7\u00ebshtja ju drejtua Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kjo e fundit e pranoj pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb kuptim t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb proporcionalitetit s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit arrest n\u00eb burg dhe Erion Veliaj funksionar i lart\u00eb shtet\u00ebror Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb rikthyer p\u00ebr rishqyrtim ne Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb e cila pritet t\u00eb marr nj\u00eb vendim me dat\u00eb 15 shtator. Por cila do jet\u00eb n\u00eb substanc\u00eb vendim marrja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb? A ekziston n\u00eb ligjin ton\u00eb procedural nj\u00eb mas\u00eb tjet\u00ebr shtr\u00ebnguese e cila mund t\u00eb p\u00ebrmbushi dhe garantoj m\u00eb s\u00eb miri t\u00eb gjitha nevojat e sigurimit? Pa diskutim q\u00eb po. T\u00eb gjitha ato q\u00eb u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb sip\u00ebr mund t\u00eb garantohen m\u00eb s\u00eb miri nga masa e sigurimit e parashikuar nga neni 235 pika 2 e K.Pr.Penale \u201cNdalimi dhe detyrimi i q\u00ebndrimit n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb sigurimi nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat e cila karakterizohet nga kufizimi i liris\u00eb dhe kontrolli specifik duke garantuar m\u00eb s\u00eb miri nevojat e sigurimit dhe duke i hequr mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb dyshuarit t\u00eb prishi provat ose t\u00eb kryej ndonj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Gjithashtu kjo mas\u00eb garanton n\u00eb kuptim t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e njeriut edhe interesin e subjekteve t\u00eb dyshuar q\u00eb mos humbasin pun\u00ebn ose funksionin, karrier\u00ebn dhe investimin profesional nga k\u00ebrkesat pa kriter t\u00eb arrestit n\u00eb burg. Kjo mas\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si m\u00eb e p\u00ebrshtatshmja n\u00eb hetimin dhe gjykimin e funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror dhe profesionist\u00ebve n\u00eb karrier\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Evrop\u00ebs per\u00ebndimore p\u00ebr t\u00eb parandaluar d\u00ebmet e pa kthyeshme t\u00eb arrestit n\u00eb burg dhe keq p\u00ebrdorimit t\u00eb tij si hakmarrje ose luft\u00eb politike.<\/p>\n<p>Dy nga studiuesit dhe autor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb procedur\u00ebs penale Alfredo Gaito dhe Giorgio Spangher n\u00eb veprat e tyre respektive \u201cCodice di procedura penale commentato\u201d e konsiderojn\u00eb mas\u00ebn shtr\u00ebnguese m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Pik\u00ebrisht kjo mas\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dhe sfida e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb argumentuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb, proporcionalitetin dhe efikasitetin. Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrmendet \u00ebsht\u00eb fakti se Gjykata Kushtetuese nuk lejoj nd\u00ebrprerjen e kund\u00ebrligjshme shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar t\u00eb mandati t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb. Padiskutim q\u00eb Erion Veliaj n\u00eb kuptim t\u00eb transparenc\u00ebs juridike dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb faktit penal duhet siguruar me mas\u00eb shtr\u00ebnguese, por po ashtu duhet ti garantohet edhe vazhdimi i detyr\u00ebs dhe funksionit t\u00eb cilin nuk ja ka dhuruar nj\u00ebri por e ka fituar me pun\u00eb e sh\u00ebrbim ndaj kryeqytetit. Pavar\u00ebsisht se disa kryetar bashkish t\u00eb vendit t\u00eb akuzuar p\u00ebr prokurime publike dhe abuzim me detyr\u00ebn n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme jan\u00eb hetuar dhe po gjykohen n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb pa asnj\u00eb mas\u00eb sigurimi, qoft\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb detyrimit p\u00ebr tu paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore. I vetmi m\u00ebkat i Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb kryetari i bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse Veliaj \u00ebsht\u00eb fajtor apo i pafajsh\u00ebm, kjo duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb. Debati mbi mas\u00ebn e sigurimit nuk \u00ebsht\u00eb gjykim mbi faj\u00ebsin\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e gjykat\u00ebs q\u00eb shqyrton mas\u00ebn e sigurimit t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse Erion Veliaj ka kryer apo jo veprat p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet, kjo do t\u00eb jet\u00eb objekt i gjykimit n\u00eb themel ku Erion Veliaj ka k\u00ebrkuar t\u00eb gjykohet me gjykim t\u00eb zakonsh\u00ebm duke pasur mund\u00ebsi t\u00eb marrin dhe vler\u00ebsojn\u00eb \u00e7do prov\u00eb, t\u00eb th\u00ebrrasin e pyesin \u00e7do d\u00ebshmitar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, pyetja \u00ebsht\u00eb a \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb nj\u00eb person t\u00eb mbahet n\u00eb burg gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ndaj tij zhvillohet procesi penal? Dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj pyetjeje, gjykata duhet t\u00eb analizoj\u00eb rrezikun konkret, sjelljen e personit, rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes, mund\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb prova, rrezikun e p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb vepr\u00ebs, rrezikun e largimit dhe \u00e7do rrethan\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb thuhet se vepra \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Nuk mjafton t\u00eb thuhet se personi \u00ebsht\u00eb funksionar i lart\u00eb. Nuk mjafton as t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb abstrakte se ekziston rreziku p\u00ebr prishjen e provave. Rreziku duhet t\u00eb jet\u00eb konkret dhe i individualizuar. K\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkon tashm\u00eb edhe standardi i ri i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sokrat Mara M\u00eb 15 shtator Gjykata e Lart\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pritet t\u00eb rishqyrtoj \u00e7\u00ebshtjen e Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb kthyer nga Gjykata Kushtetuese, pasi kjo e fundit pranoj pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn e Erion Veliaj dhe konstatoj munges\u00ebn e proporcionalitetit n\u00eb mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d, n\u00eb prespektiv\u00ebn e praktik\u00ebs tashm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99280","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99280","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99280"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99280\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}