{"id":99267,"date":"2026-09-10T08:48:16","date_gmt":"2026-09-10T08:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/10\/dinjitet-nuk-ka-vetem-deputeti\/"},"modified":"2026-09-10T08:48:16","modified_gmt":"2026-09-10T08:48:16","slug":"dinjitet-nuk-ka-vetem-deputeti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/10\/dinjitet-nuk-ka-vetem-deputeti\/","title":{"rendered":"Dinjitet nuk ka vet\u00ebm deputeti\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani<br \/>\nKa nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb teorin\u00eb e dhun\u00ebs: ajo nuk fillon me arm\u00ebn. Fillon me fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur, n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb asaj q\u00eb u pag\u00ebzua me pompozitet \u201crevolucioni i flamingove\u201d, u detyrova t\u2019u ktheja publikisht t\u00eb shar\u00ebn shar\u00ebsve t\u00eb dhunsh\u00ebm, shum\u00eb njer\u00ebz m\u2019u hodh\u00ebn n\u00eb qaf\u00eb. Nuk i hidheshin shar\u00ebsve, por<br \/>\nmua. Arsyeja ishte komike: \u201cDuhej t\u00eb ishe m\u00eb etik.\u201d<\/p>\n<p>Pra, etika k\u00ebrkohej nga ai q\u00eb p\u00ebrgjigjej, jo nga ai q\u00eb sulmonte.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kam th\u00ebn\u00eb se ky nuk ishte revolucion idesh. Ishte nj\u00eb fabrik\u00eb dhune. Si \u00e7do revolucion tjet\u00ebr q\u00eb nd\u00ebrtohet mbi urrejtjen, ai prodhoi menj\u00ebher\u00eb arm\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb: sharjen. Nuk kishim as borxh, as hak, as hile me ta. Nuk ishim domosdoshm\u00ebrisht kund\u00ebr tyre. Thjesht refuzonim logjik\u00ebn se dhuna mund t\u00eb jet\u00eb metod\u00eb politike apo qytetare.<\/p>\n<p>Koha e provoi at\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb q\u00eb i b\u00ebra k\u00ebtij revolucioni.<\/p>\n<p>Sot askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb se nuk e sheh p\u00ebrshkall\u00ebzimin e dhun\u00ebs. Nga sharjet n\u00eb rrjetet sociale, te k\u00ebrc\u00ebnimet n\u00eb telefon, te lin\u00e7imi publik, te vez\u00ebt, te gur\u00ebt, te shkat\u00ebrrimi i makinave t\u00eb policis\u00eb dhe i automjeteve t\u00eb deputet\u00ebve. Apo e harruat arkivolin dhe deklarimet me \u201cplumb ballit\u201d?! Mos na thoni se bllokimi i rrug\u00ebve nuk quhet dhun\u00eb e p\u00ebrshkall\u00ebzuar!<\/p>\n<p>Dhuna pra, vet\u00ebm ndryshoi mjetin. Thelbi mbeti i nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se ne kemi nj\u00eb p\u00ebrkufizim disi primitiv t\u00eb dhun\u00ebs. Shqiptar\u00ebt, n\u00eb shumic\u00eb, quajn\u00eb dhun\u00eb vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb l\u00eb gjak. N\u00ebse nuk ka arm\u00eb, nuk ka viktim\u00eb. N\u00ebse nuk ka hund\u00eb t\u00eb thyer, buz\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb apo sy t\u00eb nxir\u00eb nuk ka dhunues.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb mashtrimi yn\u00eb kolektiv ndaj vetes.<\/p>\n<p>Sharja publike \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb. Posht\u00ebrimi sistematik \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb. Fyerja e organizuar \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb. Sulmi ndaj dinjitetit t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb forma e par\u00eb e dhun\u00ebs. Pik\u00ebrisht sepse synon t\u00eb zhvesh\u00eb tjetrin nga respekti, nga reputacioni, nga e drejta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb dhe i barabart\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria jon\u00eb nuk e mbron dinjitetin, p\u00ebr fat t\u00eb keq. Shteti edhe m\u00eb p\u00ebrdreq. Prandaj nuk konsiderohet sharja si dhun\u00eb. Dinjiteti shihet si luks, jo si e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Por ka edhe hipokrizi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Kur shaheshim ne, jo deputet\u00ebt e jo zyrtar\u00ebt, na predikohej etik\u00eb. Ata q\u00eb shanin, i quanin aktivist\u00eb. Kur filluan t\u00eb gjuajn\u00eb me vez\u00eb, i quanin protestues. Kur shkat\u00ebrronin makina, e quanin revolt\u00eb qytetare. Kur filluqn gur\u00ebt ndja polic\u00ebve, quhej proporcionalitet. Kur bllokojn\u00eb rrug\u00ebt e dhunojn\u00eb qytetar\u00eb, quhet demokraci.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi q\u00eb gjithmon\u00eb gjendet nj\u00eb justifikim p\u00ebr dhunuesin?!<\/p>\n<p>Tani pyes: duhet t\u00eb dhunohet fizikisht Iris Luarasi q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb bindet se sharjet publike ishin dhun\u00eb? Duhet t\u00eb presim viktim\u00ebn e radh\u00ebs q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se dhuna nuk lind n\u00eb momentin kur ngrihet grushti, por shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, kur normalizohet gjuha e urrejtjes?<\/p>\n<p>Jo.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb qytetari i zakonsh\u00ebm t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pak dinjitet se nj\u00eb deputet, nj\u00eb minist\u00ebr apo nj\u00eb figur\u00eb publike. Kush shan nj\u00eb qytetar, ushtron po aq dhun\u00eb sa kur shan nj\u00eb politikan. Dinjiteti nuk matet me mandatin.<\/p>\n<p>Dhe po, kur dikush t\u00eb shan publikisht, ai ka hequr dor\u00eb i pari nga etika. Nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pastaj imunitet moral p\u00ebr veten. Kush zgjedh sharjen si arm\u00eb, nuk mund t\u00eb ankohen kur merr p\u00ebrgjigje. Respekti \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie reciproke, jo privilegj i dhunuesit.<\/p>\n<p>Kush m\u00eb shan, \u00ebsht\u00eb i shar\u00eb!<\/p>\n<p>Prandaj un\u00eb nuk kam pranuar dhe vijoj ti refuzoj leksionet etike nga militant\u00ebt e dhun\u00ebs. Nuk i hapet rruga asnj\u00eb budallai q\u00eb mendon se mund t\u00eb terrorizoj\u00eb k\u00ebdo me fyerje, lin\u00e7im e k\u00ebrc\u00ebnime dhe pastaj t\u00eb paraqitet si viktim\u00eb kur i kthehet p\u00ebrgjigjja.<\/p>\n<p>N\u00eb e kuptoft\u00eb shteti, policia e drejt\u00ebsia k\u00ebt\u00eb gj\u00eb do jet\u00eb mir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn paq\u00ebsore n\u00eb shoq\u00ebri. Por n\u00eb \u00e7do rast e p\u00ebrs\u00ebris: kush m\u00eb shan, \u00ebsht\u00eb i shar\u00eb!<\/p>\n<p>Revolucioni i flamingove nuk d\u00ebshtoi sepse i munguan idet\u00eb. D\u00ebshtoi sepse zgjodhi dhun\u00ebn si gjuh\u00eb. Dhe historia tregon se \u00e7do revolucion q\u00eb fillon me urrejtjen, p\u00ebrfundon duke ngr\u00ebn\u00eb vetveten.<\/p>\n<p>Dhuna nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm plumbi. Dhuna \u00ebsht\u00eb edhe fjala q\u00eb p\u00ebrgatit plumbin.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani Ka nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb teorin\u00eb e dhun\u00ebs: ajo nuk fillon me arm\u00ebn. Fillon me fjal\u00ebn. Kur, n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb asaj q\u00eb u pag\u00ebzua me pompozitet \u201crevolucioni i flamingove\u201d, u detyrova t\u2019u ktheja publikisht t\u00eb shar\u00ebn shar\u00ebsve t\u00eb dhunsh\u00ebm, shum\u00eb njer\u00ebz m\u2019u hodh\u00ebn n\u00eb qaf\u00eb. Nuk i hidheshin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99267","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99267\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}