{"id":99251,"date":"2026-09-10T06:48:24","date_gmt":"2026-09-10T06:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/10\/lista-e-kryetares-se-kuvendit\/"},"modified":"2026-09-10T06:48:24","modified_gmt":"2026-09-10T06:48:24","slug":"lista-e-kryetares-se-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/10\/lista-e-kryetares-se-kuvendit\/","title":{"rendered":"Lista e Kryetares s\u00eb Kuvendit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada <\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn pasdite, dy dit\u00eb pasi Ratko Mladi\u0107 u varros n\u00eb Beograd, kryetarja e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb publikoi nj\u00eb list\u00eb. Ana Brnabi\u0107 e shkroi at\u00eb n\u00eb anglisht dhe ia drejtoi Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201cSerbia nuk k\u00ebrkon trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Vet\u00ebm trajtim t\u00eb barabart\u00eb\u201d, shkroi ajo, duke renditur shtat\u00eb raste nga rajoni q\u00eb, sipas saj, nuk kishin shkaktuar nj\u00eb reagim nga Brukseli dhe Tirana ishte e para n\u00eb list\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Brnabi\u0107, m\u00eb 17 tetor 2025, mij\u00ebra njer\u00ebz u mblodh\u00ebn n\u00eb kryeqytetin shqiptar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Hashim Tha\u00e7it dhe tre ish-drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb po gjykohen n\u00eb Hag\u00eb; presidenti, kryeministri dhe ministra t\u00eb lart\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn tubimin; tarifa e Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit u hoq p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb; nd\u00ebrsa nga Bashkimi Europian nuk pati asnj\u00eb mas\u00eb.<\/p>\n<p>E z\u00ebm\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto ndodh\u00ebn k\u00ebshtu sicc i ka p\u00ebrmbledhur Brnabi\u0107. Sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d u mbush me njer\u00ebz, Presidenti Bajram Begaj shprehu publikisht mb\u00ebshtetjen e tij, Kryeministri Edi Rama u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb merrnin pjes\u00eb dhe tarifa n\u00eb tunelin e Kalimashit u hoq p\u00ebr at\u00eb dit\u00eb. Tani vendosini p\u00ebr nj\u00eb moment k\u00ebto p\u00ebrball\u00eb asaj q\u00eb ndodhi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Beograd dhe pyetja q\u00eb lind \u00ebsht\u00eb: P\u00ebrse nj\u00ebra ngjarje shkaktoi reagim, nd\u00ebrsa tjetra jo?<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja nis nga emrat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan n\u00eb Hag\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020. Gjyqi ndaj tyre nisi n\u00eb prill 2023. Paraqitja e provave p\u00ebrfundoi n\u00eb dhjetor, deklaratat p\u00ebrmbyll\u00ebse u d\u00ebgjuan n\u00eb shkurt dhe Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb caktuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn e ardhshme, m\u00eb 16 shtator, p\u00ebr shpalljen e vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot nuk ka ende nj\u00eb vendim gjykate. Nuk ekziston as nj\u00eb vendim i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb ndonj\u00ebra prej pal\u00ebve t\u00eb mund ta ankimoj\u00eb. T\u00eb kat\u00ebr vazhdojn\u00eb t\u00eb prezumohen t\u00eb pafajsh\u00ebm, sipas ligjit t\u00eb \u00e7do shteti t\u00eb cilit kryetarja e Kuvendit serb po i drejtohej, ashtu edhe sipas vet\u00eb ligjit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ratko Mladi\u0107, nga ana tjet\u00ebr, u shpall fajtor p\u00ebr gjenocid, krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte n\u00eb n\u00ebntor 2017. Dhoma e Apelit la n\u00eb fuqi d\u00ebnimin n\u00eb qershor 2021. Kur ai vdiq, \u00e7\u00ebshtja e faj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij nuk kishte m\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur ndonj\u00eb gjykate.<\/p>\n<p>Pra, lista e kryetares s\u00eb Kuvendit serb nis duke vendosur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin plan nj\u00eb demonstrat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor ku ende nuk ka nj\u00eb vendim dhe nderimet p\u00ebr nj\u00eb njeri ndaj t\u00eb cilit ekzistonte nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. Dhe k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn brenda nj\u00eb rreshti t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, Ferit Hoxha, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment nga Tirana Examiner, e hodhi posht\u00eb k\u00ebt\u00eb krahasim:<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb qesharake, p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn. T\u00eb krahasosh nj\u00eb person q\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykim dhe prezumohet i pafajsh\u00ebm me dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebrfundimisht p\u00ebr gjenocid, krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtremb\u00ebrim i q\u00ebllimsh\u00ebm si i fakteve, ashtu edhe i parimeve. Nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb zhvillim nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim dhe prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb glorifikim. T\u2019i barazosh q\u00ebllimisht k\u00ebto t\u00eb dyja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm absurde; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqkuptim themelor, ose nj\u00eb shtremb\u00ebrim i q\u00ebllimsh\u00ebm, i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Tubimi n\u00eb Tiran\u00eb u organizua nga Organizata e Veteran\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Ishte nj\u00eb demonstrat\u00eb qytetare e drejtuar ndaj nj\u00eb gjykate, me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr drejt\u00ebsi p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn gjykim. Begaj shprehu q\u00ebndrimin e tij n\u00eb Facebook. Ish-presidenti Alfred Moisiu ishte mes pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb shesh. Edhe sipas vet\u00eb p\u00ebrshkrimit t\u00eb kryetares s\u00eb Kuvendit serb, ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb Tiran\u00eb ishte nj\u00eb demonstrat\u00eb politike lidhur me nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor ende t\u00eb pap\u00ebrfunduar. Zyrtar\u00ebt q\u00eb ajo p\u00ebrmend shpreh\u00ebn pra normalisht mb\u00ebshtetjen e tyre, por kjo nuk e shnd\u00ebrroi tubimin n\u00eb nj\u00eb akt shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>N\u00eb Beograd, p\u00ebrkundrazi, ishte vet\u00eb shteti q\u00eb u angazhua drejtp\u00ebrdrejt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb avion qeveritar solli trupin e Mladi\u0107it n\u00eb atdhe dhe ministri serb i Drejt\u00ebsis\u00eb, Nenad Vuji\u0107, e priti n\u00eb pist\u00ebn e aeroportit. Ushtar\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb Serbe nxor\u00ebn arkivolin nga avioni. Xhandarm\u00ebria nderoi kortezhin gjat\u00eb kalimit n\u00eb autostrad\u00eb. U zhvillua nj\u00eb ceremoni p\u00ebrkujtimore n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Ushtris\u00eb, Patriarku Porfirije drejtoi ritet fetare, nd\u00ebrsa ambasadori rus foli p\u00ebr mediat pran\u00eb varrit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, secili prej k\u00ebtyre elementeve u shpjegua ve\u00e7mas: procedur\u00eb, protokoll, pjes\u00ebmarrje n\u00eb cil\u00ebsi private.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb turm\u00eb qytetar\u00ebsh dhe nj\u00eb shtet jan\u00eb dy aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Nj\u00eb demonstrat\u00eb dhe nj\u00eb funeral me ceremoni ushtarake jan\u00eb dy akte t\u00eb ndryshme. Asnj\u00eb vendim p\u00ebr heqjen e tarif\u00ebs s\u00eb nj\u00eb rruge nuk mund ta shnd\u00ebrroj\u00eb nj\u00ebr\u00ebn n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Kryetarja e Kuvendit serb ka renditur edhe gjasht\u00eb shembuj t\u00eb tjer\u00eb. Ato kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me kryeqytete dhe institucione t\u00eb tjera, t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrgjigjen vet\u00eb p\u00ebr to. Pra le t\u00eb merremi me shembullin q\u00eb ajo vendosi t\u00eb parin n\u00eb list\u00eb dhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si ai po p\u00ebrdoret.<\/p>\n<p>Lista \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb nj\u00eb pyetje p\u00ebr nj\u00eb veprim konkret n\u00eb Beograd t\u00eb marr\u00eb si p\u00ebrgjigje at\u00eb q\u00eb ka ndodhur n\u00eb nj\u00eb kryeqytet tjet\u00ebr; nj\u00eb akt specifik t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, derisa i gjith\u00eb rajoni t\u00eb ftohet t\u00eb jap\u00eb llogari s\u00eb bashku dhe, n\u00eb fund, askush t\u00eb mos p\u00ebrgjigjet p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>Tirana nuk ka pse t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebsaj loje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb demonstrat\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ende nuk e kan\u00eb d\u00ebgjuar vendimin e gjykat\u00ebs dhe nderimet p\u00ebr nj\u00eb njeri q\u00eb kishte shteruar \u00e7do mund\u00ebsi apelimi nuk mund t\u00eb vendosen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kolon\u00eb. Shqip\u00ebria nuk ka pse t\u00eb jap\u00eb shpjegime p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn p\u00ebrpara se t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn.<\/p>\n<p>Tirana ndodhet n\u00eb at\u00eb list\u00eb sepse argumentit i nevojitet. Por krahasimi funksionon vet\u00ebm pasi disa gj\u00ebra ndryshohen n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb presin vendimin e gjykat\u00ebs paraqiten sikur t\u00eb ishin tashm\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar. Nj\u00eb demonstrat\u00eb paraqitet si akt shtet\u00ebror. Nd\u00ebrsa mb\u00ebshtetja p\u00ebr t\u00eb pandehur q\u00eb ende nuk kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim gjykate paraqitet si glorifikim i gjenocidit.<\/p>\n<p>Brnabi\u0107 thot\u00eb se Europa nuk e trajton Serbin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Tirana nuk e provon k\u00ebt\u00eb. Dhe Tirana nuk mund t\u00eb huazohet si alibi her\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb Beogradit t\u2019i k\u00ebrkohet t\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr zgjedhjet e veta.<\/p>\n<p>Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb at\u00eb q\u00eb Serbia b\u00ebri p\u00ebr Ratko Mladi\u0107in. Por nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb Tiran\u00ebn p\u00ebr ta paraqitur at\u00eb si di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn pasdite, dy dit\u00eb pasi Ratko Mladi\u0107 u varros n\u00eb Beograd, kryetarja e Kuvendit t\u00eb Serbis\u00eb publikoi nj\u00eb list\u00eb. Ana Brnabi\u0107 e shkroi at\u00eb n\u00eb anglisht dhe ia drejtoi Bashkimit Europian. \u201cSerbia nuk k\u00ebrkon trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Vet\u00ebm trajtim t\u00eb barabart\u00eb\u201d, shkroi ajo, duke renditur shtat\u00eb raste nga rajoni q\u00eb, sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99251","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99251"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99251\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}