{"id":992,"date":"2024-09-20T20:55:10","date_gmt":"2024-09-20T20:55:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/20\/ekspertet-ne-voa-ndalimi-i-importeve-nga-serbia-mund-te-kete-pasoja-per-kosoven\/"},"modified":"2024-09-20T20:55:10","modified_gmt":"2024-09-20T20:55:10","slug":"ekspertet-ne-voa-ndalimi-i-importeve-nga-serbia-mund-te-kete-pasoja-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/20\/ekspertet-ne-voa-ndalimi-i-importeve-nga-serbia-mund-te-kete-pasoja-per-kosoven\/","title":{"rendered":"Ekspert\u00ebt n\u00eb VOA: Ndalimi i importeve nga Serbia mund t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><span>Diplomat\u00eb gjerman\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr Ballkanin dhe ekspert\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb integrimit evropian dhe ekonomis\u00eb, po i b\u00ebjn\u00eb thirrje qeveris\u00eb s\u00eb <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/etiketa\/kosova\/\">Kosov\u00ebs<\/a> t\u00eb heq mas\u00ebn e ndalimit t\u00eb importeve t\u00eb mallrave nga <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/etiketa\/serbia\/\">Serbia<\/a>, mes shqet\u00ebsimeve se refuzimi mund ta l\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn jasht\u00eb proceseve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Procesi i Berlinit.<\/span><\/p>\n<p><span>Qeveria e Kosov\u00ebs ndali importet e mallrave nga Serbia n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, si nj\u00eb mas\u00eb sigurie pas situat\u00ebs s\u00eb krijuar me arrestimin e tre pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga forcat serbe, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas u lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00ebn trysnin\u00eb per\u00ebndimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb fund t\u00eb muajit t\u00eb kaluar i d\u00ebrguari gjerman p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, <strong>Manuel Sarrazin<\/strong>, i k\u00ebrkoi qeveris\u00eb heqjen ndal\u00ebses duke theksuar se ajo \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr parimeve t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Tregti t\u00eb Lir\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Qendrore, t\u00eb njohur si CEFTA, ku b\u00ebn pjes\u00eb edhe Kosova krahas pes\u00eb vendeve tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe Moldavis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebmbim, diplomati gjerman ka ofruar q\u00eb Kosova t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb CEFTA me emrin e saj \u2013 me fusnot\u00eb dhe jo p\u00ebrmes Misionit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb (UNMIK), si\u00e7 \u00ebsht\u00eb aktualisht.\u00a0<\/span><span>Pas vizit\u00ebs, ambasadori gjerman n\u00eb Kosov\u00eb, <strong>Jorn Rhode<\/strong>, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale tha se <em>\u201cn\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme vendet e tjera t\u00eb Ballkanit do t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebrpara pa Kosov\u00ebn me bashk\u00ebpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik p\u00ebr hartimin e politikave, <strong>Naim Rashiti<\/strong>, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs thot\u00eb se k\u00ebto k\u00ebrkesa Kosov\u00ebs po i b\u00ebhen n\u00eb prag t\u00eb takimit t\u00eb radh\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Procesit t\u00eb Berlinit.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto agjenda q\u00eb po zhvillohen si tani Tregu i P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal II, jo q\u00eb kan\u00eb pasur suksese t\u00eb m\u00ebdha dhe jo q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrparuar shum\u00eb bashk\u00ebpunimin rajonal por megjithat\u00eb agjenda t\u00eb reja po nd\u00ebrtohen mbi to dhe Kosova duhet t\u2019i kap\u00eb ato. Natyrisht Kosova ka shum\u00eb probleme me CEFTA-n dhe ne si organizat\u00eb kund\u00ebrshtojm\u00eb q\u00eb Kosova ende t\u00eb thirret si UNMIK n\u00eb k\u00ebto agjenda dhe duhet t\u00eb b\u00ebhet gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb hiqet, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb Kosova duhet t\u00eb ruaj\u00eb ato vlera q\u00eb ka, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e hapur dhe t\u00eb jet\u00eb territor i tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb, bashk\u00ebpunimit institucional demokratik me per\u00ebndimin sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mbijeton\u201d,<\/em> thot\u00eb zoti Rashiti.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai shprehet i bindur se Kosova nuk do t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga nismat rajonale por do ta humb ndikimin mbi to.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNuk e besoj q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb sepse \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb paramendohet q\u00eb n\u00eb Kancelarin\u00eb gjermane t\u00eb ulen lider\u00ebt e vendeve e t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje pa pranin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, jam i bindur q\u00eb n\u00eb fund edhe Gjermania edhe Kosova do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje m\u00eb shum\u00eb, por negociatat e momentit t\u00eb fundit jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme. K\u00ebto negociata \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb zhvillohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb m\u00eb transparente, m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, m\u00eb t\u00eb kujdesshme e m\u00eb aktive, t\u00eb dy pal\u00ebt por n\u00eb ve\u00e7anti po flasim p\u00ebr Kosov\u00ebn sepse mund t\u00eb ket\u00eb edhe t\u00eb panjohura, apo agjenda t\u00eb tjera apo shtojca t\u00eb tjera t\u00eb vendeve tjera, sic zakonisht e b\u00ebn Serbia. K\u00ebshtu q\u00eb pastaj Berlini nuk do ta l\u00eb Serbin\u00eb jasht\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb Kosova duhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proaktive t\u2019i paraprij\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb agjend\u00ebs, t\u2019i form\u00ebsoj\u00eb mir\u00eb, t\u00eb komunikoj\u00eb drejt me prij\u00ebsin e k\u00ebtij procesi por edhe vendet tjera\u201d,<\/em> thot\u00eb zoti Rashiti.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>Sk\u00ebnder Krasniqi<\/strong> kryetar i Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, thot\u00eb se qeveria e Kosov\u00ebs duhet ta shfryt\u00ebzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ashtu q\u00eb krahas heqjes s\u00eb ndales\u00ebs p\u00ebr mallrat nga Serbia t\u00eb rinegocioj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi marr\u00ebveshjen e saj n\u00eb CEFTA, e cila u n\u00ebnshkrua nga UNMIK-u n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2006.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cSepse Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi vend q\u00eb ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen e CEFTA-s pa e mbrojtur asnj\u00eb produkt, gj\u00eb q\u00eb ka ndikuar n\u00eb rritjen me mij\u00ebra p\u00ebr qind t\u00eb importit nga k\u00ebto vende dhe me dhjet\u00ebra ndoshta m\u00eb pak n\u00eb raport me eksportin e produkteve tona n\u00eb vendet e CEFTA-s. Ky ka qen\u00eb gabimi i vazhduesh\u00ebm i k\u00ebsaj dhe t\u00eb gjitha qeverive n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk ka nisur rinegocimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb CEFTA-s dhe fillimin e mbrojtjes s\u00eb produkteve q\u00eb i kemi e q\u00eb jan\u00eb konkurruese n\u00eb treg\u201d<\/em>, thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs i d\u00ebrgoi Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs thuhet se <em>\u201cKosova mb\u00ebshtetet bashk\u00ebpunimin rajonal dhe thellimin e integrimit ekonomik p\u00ebrmes Procesit t\u00eb Berlinit, bazuar n\u00eb parimin e barazis\u00eb, reciprocitetit, vlerave dhe rregullave t\u00eb Bashkimit Evropian\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cN\u00eb takimin e djesh\u00ebm me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri Kurti shprehu angazhimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb reja n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e zbatimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb kat\u00ebr marr\u00ebveshjeve t\u00eb mobilitetet t\u00eb n\u00ebnshkruara n\u00eb Berlin dhe Tiran\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e qeveris\u00eb, duke shtuar se \u201cajo po punon p\u00ebr zhbllokimin e CEFTAs si mekaniz\u00ebm i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zbatimin e Tregut t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Rajonal, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohet p\u00ebrfaq\u00ebsim direkt dhe barazi mes pal\u00ebve\u201d.<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Procesi i Berlinit, q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit sh\u00ebnon dhjet\u00ebvjetorin e themelimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb e hedhur q\u00eb n\u00eb vitin 2014 nga ish kancelarja gjermane <strong>Angela Merkel<\/strong>, me synim thellimin e bashk\u00ebrendimit nd\u00ebrmjet vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si dhe mb\u00ebshtetjen e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtij rajoni n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/span><\/p>\n<p><span>Takimi i radh\u00ebs pritet t\u00eb mbahet me 14 tetor dhe diplomati gjerman Sarrazin ka k\u00ebrkuar q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerren veprime konkrete q\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebrparimin e vendeve t\u00eb rajonit q\u00eb aspirojn\u00eb integrimet evropiane duke theksuar se<em> \u201cp\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet kompromis dhe nganj\u00ebher\u00eb edhe gatishm\u00ebri p\u00ebr l\u00ebshime mbi pajtimin rreth marr\u00ebveshjeve politike q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb lehta p\u00ebr Serbin\u00eb dhe as p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d.<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Zoti Rashiti thot\u00eb se Procesi i Berlinit ka mbetur e vetmja agjend\u00eb evropiane e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, q\u00eb p\u00ebrfshin t\u00eb gjitha vendet e rajonit dhe i trajton ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Rrjedhimisht thot\u00eb ai, k\u00ebmb\u00ebngulja e Kosov\u00ebs p\u00ebr reciprocitet \u00ebsht\u00eb politikisht legjitime, por n\u00eb kuptimin afatgjat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb qasje e duhur.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cMasat aktuale jan\u00eb masa q\u00eb p\u00ebrkojn\u00eb me dy prioritete t\u00eb qeveris\u00eb, n\u00ebse ju kujtohet qeveria q\u00eb kur ka ardhur n\u00eb pushtet ka proklamuar reciprocitetin dhe kjo \u00ebsht\u00eb baza e q\u00ebndrimit politik dhe e dyta ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sigurin\u00eb pas Banjsk\u00ebs. Q\u00eb t\u00eb gjitha kuptohen por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb duhet t\u00eb luftohet e para p\u00ebr lobim dhe avancim t\u00eb k\u00ebtyre agjendave rajonale p\u00ebr nj\u00eb mobilizim t\u00eb partner\u00ebve p\u00ebr ta luftuar Serbin\u00eb, pra ti i heq masat por nuk heq dor\u00eb nga k\u00ebrkesat jote dhe pastaj mund t\u00eb krijosh agjenda t\u00eb tjera q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vendosjen e reciprocitetit ose zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve dypal\u00ebshe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb mekanizmave t\u00eb tjer\u00eb apo vendosjes s\u00eb mekanizmave t\u00eb ri\u201d<\/em>, thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Zoti Rashiti thekson se p\u00ebrplasjet e Kosov\u00ebs me aleat\u00ebt rrezikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb cenuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cN\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb kuptohet q\u00eb Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb, jo Gjermania, jo Franca dhe jo Shtetet e Bashkuara. Kosova ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb vija uniforme me k\u00ebto agjendat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb integrimeve q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb, p\u00ebrndryshe Kosova do t\u00eb b\u00ebhet vend i cenuesh\u00ebm, n\u00ebse nuk e shohim sot do ta shohim vitin tjet\u00ebr, apo nj\u00eb vit pas. T\u00eb gjitha k\u00ebto procese t\u00eb shtrirjes s\u00eb sovranitetit, t\u00eb reciprocitetit, t\u00eb bashk\u00ebpunimit rajonal, t\u00eb rritjes s\u00eb prezenc\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb arrihen m\u00eb mir\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me aleat\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb perfekte, k\u00ebto vende kan\u00eb agjenda t\u00eb ndryshme, kan\u00eb shpesh agjenda kontradiktore sic e kemi par\u00eb e favorizojn\u00eb Serbin\u00eb n\u00eb faza t\u00eb caktuara, megjithat\u00eb q\u00ebllimi primar i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb konsolidimi i shtet\u00ebsis\u00eb brenda dhe jasht\u00eb ku nuk do t\u00eb ja arrijm\u00eb dot pa faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kjo mund t\u00eb kuptohet sot ose pas dhjet\u00eb vitesh apo pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh, nuk ka zgjidhje tjet\u00ebr\u201d<\/em>, thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Raporti i k\u00ebtij viti i departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr klim\u00ebn e t\u00eb b\u00ebrit biznes n\u00eb Kosov\u00eb dhe Raporti i Progresit p\u00ebr Kosov\u00ebn i vitit 2023 kritikojn\u00eb ndales\u00ebn e importit t\u00eb mallrave serbe duke vler\u00ebsuar se ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit, dhe se ka \u201cshkaktuar konfuzion t\u00eb madh tek importuesit dhe ka ndikuar negativisht te kompanit\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjekteve t\u00eb huaja n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrprerjes n\u00eb zinxhirin e furnizimit\u201d. <a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7792347.html\">\/VOA<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/09\/20\/ekspertet-ne-voa-ndalimi-i-importeve-nga-serbia-mund-te-kete-pasoja-per-kosoven\/\">Ekspert\u00ebt n\u00eb VOA: Ndalimi i importeve nga Serbia mund t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Diplomat\u00eb gjerman\u00eb t\u00eb angazhuar p\u00ebr Ballkanin dhe ekspert\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb integrimit evropian dhe ekonomis\u00eb, po i b\u00ebjn\u00eb thirrje qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb heq mas\u00ebn e ndalimit t\u00eb importeve t\u00eb mallrave nga Serbia, mes shqet\u00ebsimeve se refuzimi mund ta l\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn jasht\u00eb proceseve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Procesi i Berlinit. Qeveria e Kosov\u00ebs ndali importet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-992","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/992\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}