{"id":99135,"date":"2026-09-08T17:48:13","date_gmt":"2026-09-08T17:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/08\/afati-ka-perfunduar-kryetaret-e-gjykatave-kerkojne-pagat-vendimi-i-kushtetueses-duhet-zbatuar\/"},"modified":"2026-09-08T17:48:13","modified_gmt":"2026-09-08T17:48:13","slug":"afati-ka-perfunduar-kryetaret-e-gjykatave-kerkojne-pagat-vendimi-i-kushtetueses-duhet-zbatuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/08\/afati-ka-perfunduar-kryetaret-e-gjykatave-kerkojne-pagat-vendimi-i-kushtetueses-duhet-zbatuar\/","title":{"rendered":"\u201cAfati ka p\u00ebrfunduar\u201d\/ Kryetar\u00ebt e gjykatave k\u00ebrkojn\u00eb pagat: Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar"},"content":{"rendered":"<p>Kryetar\u00ebt e Gjykatave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb organizuar dit\u00ebn e sotme kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim publik n\u00eb lidhje me situat\u00ebn e krijuar nga vonesat n\u00eb pagesat e gjyqtar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore. N\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb publikuar dit\u00ebn e sotme, kryetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb pagat t\u00eb zhbllokohen dhe t\u00eb zbatohet vendimi nr. 15\/2026 i Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Sipas tyre, vonesat n\u00eb pagesa p\u00ebr personat q\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb detyr\u00ebn kan\u00eb sjell\u00eb shqet\u00ebsim dhe tension brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Kryetar\u00ebt theksojn\u00eb se pagesa p\u00ebr pun\u00ebn e kryer \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim dhe jo nj\u00eb favor dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ata k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb pagat e administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb procedohen sa m\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>N\u00eb reagim n\u00ebnvizohet gjithashtu se \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm financiare. Sipas reagimit, mosrespektimi i detyrimeve ndaj gjyqtar\u00ebve dhe administrat\u00ebs mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, funksionimin e institucioneve dhe pun\u00ebn normale t\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p><strong>NJOFTIMI<\/strong><\/p>\n<p>Mbledhja e Kryetar\u00ebve t\u00eb Gjykatave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e mbledhur m\u00eb 8 shtator 2026, shqyrtoi situat\u00ebn e krijuar nga mosprocedimi i pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore dhe pasojat q\u00eb kjo gjendje po sjell p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb gjykatave.<\/p>\n<p>Kryetar\u00ebt e gjykatave kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb funksionimin normal t\u00eb gjykatave dhe t\u00eb mbrojn\u00eb kushtet institucionale, administrative e financiare, pa t\u00eb cilat drejt\u00ebsia nuk mund t\u00eb ushtrohet normalisht. Kur gjyqtar\u00ebt dhe administrata gjyq\u00ebsore vazhdojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb detyr\u00ebn, nd\u00ebrsa pagat nuk procedohen, reagimi institucional nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhje, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr administrat\u00ebn gjyq\u00ebsore situata \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e pajustifikueshme. Punonj\u00ebsit e saj nuk jan\u00eb pal\u00eb n\u00eb debatin mbi formul\u00ebn e pag\u00ebs s\u00eb magjistrat\u00ebve. Ata kan\u00eb kryer dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb detyr\u00ebn, nd\u00ebrsa paga p\u00ebr pun\u00ebn e kryer nuk u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Paga p\u00ebr pun\u00ebn e kryer nuk \u00ebsht\u00eb favor. \u00cbsht\u00eb detyrim. Shqet\u00ebsimi i krijuar n\u00eb radh\u00ebt e administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb real dhe nuk mund t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohet. Reagimet e shfaqura gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme jan\u00eb nj\u00eb tregues i tensionit q\u00eb ka prodhuar mospagimi.<\/p>\n<p>Mbledhja e Kryetar\u00ebve mb\u00ebshtet k\u00ebrkes\u00ebn e ligjshme t\u00eb punonj\u00ebsve p\u00ebr marrjen e pagave q\u00eb u takojn\u00eb, por kjo nuk duhet t\u00eb kuptohet si legjitimim i formave t\u00eb reagimit q\u00eb cenojn\u00eb vijim\u00ebsin\u00eb e funksionimit t\u00eb gjykatave. Shqet\u00ebsimi duhet d\u00ebgjuar, funksionimi i drejt\u00ebsis\u00eb duhet garantuar dhe pagat duhet t\u00eb procedohen pa vones\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb debatin publik \u00ebsht\u00eb pohuar se gjyqtar\u00ebt ose organet e qeverisjes s\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor i kan\u00eb rritur pagat vetes. Ky pohim nuk pasqyron thelbin juridik t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Gjyq\u00ebsori nuk po k\u00ebrkon t\u00eb caktoj\u00eb vet\u00eb pag\u00ebn e tij. Po k\u00ebrkon respektimin dhe zbatimin e nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb ka rikonfirmuar pag\u00ebn q\u00eb nga viti 2016.<\/p>\n<p>Vendimi nr. 15, dat\u00eb 17.02.2026, i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe i detyruesh\u00ebm. Vet\u00eb Gjykata Kushtetuese, n\u00eb deklarat\u00ebn e saj publike t\u00eb dat\u00ebs 7 shtator 2026, ritheksoi se arsyetimi dhe dispozitivi i k\u00ebtij vendimi p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb q\u00ebndrimin e saj zyrtar, duhet t\u00eb lexohen dhe zbatohen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre dhe se respektimi i vendimeve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e rendit kushtetues. Prandaj vendimi nr. 15\/2026 nuk mund t\u00eb lexohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fragmentuar dhe as t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese i dha Kuvendit afat deri m\u00eb 31 korrik 2026 p\u00ebr miratimin e ndryshimeve ligjore dhe p\u00ebrcaktoi se efektet e shfuqizimit hyjn\u00eb n\u00eb fuqi me ligjin e ri dhe, \u201cn\u00eb \u00e7do rast, jo m\u00eb von\u00eb se data 31.07.2026\u201d. Ky afat ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Nga data 1 gusht 2026 gjyqtar\u00ebt kan\u00eb vazhduar t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionin e tyre. Detyrimi i shtetit p\u00ebr t\u2019i paguar nuk mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar m\u00eb 31 korrik dhe as mosveprimi i ligjv\u00ebn\u00ebsit nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si arsye p\u00ebr rikthimin n\u00eb nj\u00eb rregullim, efektet e shfuqizimit t\u00eb t\u00eb cilit Gjykata Kushtetuese i ka p\u00ebrcaktuar shprehimisht n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb ekzekutivi ka deklaruar se vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb zbatohet. At\u00ebher\u00eb ai duhet t\u00eb zbatohet. Edhe p\u00ebr pagesat e prapambetura vendimi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb. Paragrafi 110 p\u00ebrcakton se, n\u00ebse ndryshimet ligjore nuk b\u00ebheshin deri m\u00eb 31 korrik 2026, llogaritja e tyre do t\u00eb kryhej me formul\u00ebn q\u00eb i referohet funksionarit t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb publike, sipas vendimit nr. 35\/2022 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Afati p\u00ebrfundoi dhe ligji nuk u miratua.<\/p>\n<p>Mbledhja e Kryetar\u00ebve vler\u00ebson se p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn dhe afatin e shlyerjes s\u00eb pagesave t\u00eb prapambetura mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet nj\u00eb \u201cskem\u00eb e arsyeshme p\u00ebrshtatjeje\u201d, por vet\u00eb detyrimi nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb diskutim. Pagesat e prapambetura duhet t\u00eb p\u00ebrllogariten dhe shlyerja e tyre duhet t\u00eb filloj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja, tashm\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm financiare. Bllokimi i pagave t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor, i shoq\u00ebruar me q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr efektet e nj\u00eb vendimi p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, prek drejtp\u00ebrdrejt pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, integritetin institucional t\u00eb tij, funksionimin normal t\u00eb gjykatave dhe autoritetin e rendit kushtetues.<\/p>\n<p>Paprekshm\u00ebria e pag\u00ebs s\u00eb gjyqtarit nuk \u00ebsht\u00eb privilegj ekonomik. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej garancive t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe, p\u00ebrmes saj, e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetarit p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, asnj\u00eb institucion nuk mund t\u00eb zgjedh\u00eb cil\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi kushtetues do t\u00eb zbatoj\u00eb dhe cil\u00ebn do ta shtyj\u00eb. Respektimi i Kushtetut\u00ebs, i kufijve nd\u00ebrmjet pushteteve dhe i vendimeve p\u00ebrfundimtare t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb detyrim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e \u00e7do institucioni shtet\u00ebror. Secili prej tyre duhet t\u00eb ushtroj\u00eb kompetencat q\u00eb i jan\u00eb besuar p\u00ebr rivendosjen pa vones\u00eb t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb dhe normalitetit kushtetues.<\/p>\n<p><strong>Mbledhja e Kryetar\u00ebve k\u00ebrkon:<\/strong><\/p>\n<p>\u2022procedimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb pagave t\u00eb administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore, si dhe zhbllokimin dhe pages\u00ebn e pagave t\u00eb gjyqtar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrputhje me efektet e vendimit nr. 15\/2026 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese;<br \/>\n\u2022p\u00ebrllogaritjen dhe fillimin e shlyerjes s\u00eb pagesave t\u00eb prapambetura sipas paragrafit 110 t\u00eb vendimit;<br \/>\n\u2022respektimin nga \u00e7do institucion t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit, integritetit t\u00eb tij institucional dhe autoritetit detyrues t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi yn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasja nd\u00ebrmjet pushteteve. \u00cbsht\u00eb rivendosja e normalitetit kushtetues. Nuk k\u00ebrkojm\u00eb privilegj. K\u00ebrkojm\u00eb respektimin e Kushtetut\u00ebs, t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Mbledhja e Kryetar\u00ebve vler\u00ebsoi gjithashtu se, p\u00ebrball\u00eb seriozitetit t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb krijuar, duhet t\u00eb thirret sa m\u00eb par\u00eb Mbledhja e P\u00ebrgjithshme e Gjyqtar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb prek t\u00eb gjith\u00eb sistemin, gjyq\u00ebsori duhet t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb z\u00ebrin e \u00e7do gjyqtari, t\u00eb bashkoj\u00eb q\u00ebndrimet e tij mbi parimet themelore q\u00eb jan\u00eb n\u00eb diskutim dhe t\u00eb flas\u00eb me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb mbrojtje t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, integritetit institucional dhe rendit kushtetues.<\/p>\n<p>Gjyq\u00ebsori do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyr\u00ebn e tij. Institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tyren. Zgjidhja nuk mund t\u00eb shtyhet m\u00eb: ajo duhet t\u00eb jet\u00eb e menj\u00ebhershme, ligjore dhe kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gjyqesori-2\/\">\u201cAfati ka p\u00ebrfunduar\u201d\/ Kryetar\u00ebt e gjykatave k\u00ebrkojn\u00eb pagat: Vendimi i Kushtetueses duhet zbatuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetar\u00ebt e Gjykatave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb organizuar dit\u00ebn e sotme kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reagim publik n\u00eb lidhje me situat\u00ebn e krijuar nga vonesat n\u00eb pagesat e gjyqtar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore. N\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb publikuar dit\u00ebn e sotme, kryetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb pagat t\u00eb zhbllokohen dhe t\u00eb zbatohet vendimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99135","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99135\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}