{"id":99093,"date":"2026-09-08T10:48:12","date_gmt":"2026-09-08T10:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/08\/pergjimet-e-publikuara-nga-ahmetaj-opozita-kerkon-komision-hetimor-per-trafikun-e-armeve\/"},"modified":"2026-09-08T10:48:12","modified_gmt":"2026-09-08T10:48:12","slug":"pergjimet-e-publikuara-nga-ahmetaj-opozita-kerkon-komision-hetimor-per-trafikun-e-armeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/08\/pergjimet-e-publikuara-nga-ahmetaj-opozita-kerkon-komision-hetimor-per-trafikun-e-armeve\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjimet e publikuara nga Ahmetaj, opozita k\u00ebrkon komision hetimor p\u00ebr trafikun e arm\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>39 deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe Partis\u00eb Demokratike i jan\u00eb drejtuar Kuvendit me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb Komisioni Hetimor Parlamentar, q\u00eb do t\u00eb verifikoj\u00eb veprimtarin\u00eb e institucioneve shtet\u00ebrore lidhur me parandalimin dhe kontrollin e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Nisma vjen menj\u00ebher\u00eb pas materialeve audio dhe deklaratave t\u00eb publikuara nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj m\u00eb 7 shtator. N\u00eb k\u00ebrkes\u00eb theksohet se pretendimet nuk konsiderohen fakte t\u00eb provuara, por indicie q\u00eb, sipas deputet\u00ebve, duhet t\u00eb verifikohen p\u00ebrmes dokumenteve dhe kontrollit parlamentar.<\/p>\n<p>Komisioni k\u00ebrkohet t\u00eb hetoj\u00eb n\u00ebse institucionet shqiptare kan\u00eb pasur dijeni apo sinjalizime p\u00ebr veprimtari t\u00eb dyshuara, n\u00ebse jan\u00eb respektuar procedurat p\u00ebr importin, eksportin dhe tranzitin e arm\u00ebve, si dhe n\u00ebse ka pasur p\u00ebrfshirje t\u00eb strukturave apo pasurive shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb fokus do t\u00eb jen\u00eb edhe kompanit\u00eb private q\u00eb kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me shtetin, licencat dhe autorizimet, dokumentacioni doganor, transporti dhe \u00e7do komunikim apo urdh\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar n\u00eb trajtimin institucional t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebrkes\u00ebs, hetimi duhet t\u00eb shtrihet nga 1 janari 2024 deri m\u00eb 7 shtator 2026. Deputet\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb gjithashtu q\u00eb n\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrfshihen institucionet e mbrojtjes, strukturat e kontrollit t\u00eb arm\u00ebve, doganat, autoritetet kufitare, si dhe drejtues t\u00eb institucioneve q\u00eb mund t\u00eb disponojn\u00eb informacion mbi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Komisioni, sipas draftit, nuk do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb hetimin penal, por do t\u00eb kontrolloj\u00eb veprimtarin\u00eb e institucioneve dhe do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb politike e institucionale q\u00eb mund t\u00eb rezultojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb nga Kryesia e Kuvendit, Deputeti Tedi Blushi konferenc\u00eb n\u00eb kryesin\u00eb e Kuvendit ka deklaruar se skandali \u2018Kayo\u2019, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb alarm p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj ngritjen e nj\u00eb komisioni hetimor. Komisioni hetimor t\u00eb zbardh\u00eb t\u00eb gjitha faktet\u00a0 dhe t\u00eb hetoj\u00eb trafikun e arm\u00ebve. T\u00eb verifikohen veprimtarit\u00eb e institucioneve\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p><strong>K\u00cbRKESA\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>K\u00cbRKUES: 39 deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Grupeve Parlamentare t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>OBJEKTI: Krijimi i Komisioni Hetimor t\u00eb Kuvendit, p\u00ebr kontrollin e ligjshm\u00ebris\u00eb, p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe efektivitetit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore lidhur me parandalimin, kontrollin, zbulimin dhe trajtimin e veprimtarive t\u00eb dyshuara t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve<\/p>\n<p>Kryetar i Kuvendit,<\/p>\n<p>Ne, deputet\u00ebt n\u00ebnshkrues t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nenit 25 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, si dhe ligjit nr. 8891, dat\u00eb 02.05.2002, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore t\u00eb Kuvendit\u201d, t\u00eb ndryshuar dhe t\u00eb zbatuesh\u00ebm, duke mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e kontrollit parlamentar dhe ngritjen e komisioneve hetimore, paraqesim k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb Komisioni Hetimor Parlamentar, me objektin, q\u00ebllimin, fush\u00ebn dhe \u00e7\u00ebshtjet konkrete t\u00eb p\u00ebrcaktuara m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u00c7\u00cbSHTJA E VE\u00c7ANT\u00cb Q\u00cb P\u00cbRB\u00cbN OBJEKTIN E HETIMIT<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb propozohet t\u2019i n\u00ebnshtrohet hetimit parlamentar \u00ebsht\u00eb verifikimi i veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me parandalimin, kontrollin, zbulimin, autorizimin, mbik\u00ebqyrjen dhe trajtimin institucional t\u00eb veprimtarive t\u00eb dyshuara t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve, t\u00eb b\u00ebra publike m\u00eb 7 shtator 2026 p\u00ebrmes deklarimeve dhe materialeve audio t\u00eb publikuara nga ish-Zv\/Kryeministri, Z. Arben Ahmetaj, si dhe verifikimi i \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsie politike, administrative ose institucionale q\u00eb mund t\u00eb rezultoj\u00eb nga k\u00ebto fakte.<\/p>\n<p>Hetimi do t\u00eb fokusohet ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb:<\/p>\n<p>a) m\u00ebnyr\u00ebn se si institucionet shtet\u00ebrore kan\u00eb ushtruar kompetencat e tyre n\u00eb fush\u00ebn e kontrollit t\u00eb arm\u00ebve, municioneve dhe pajisjeve ushtarake;<br \/>\nb) n\u00ebse institucionet kompetente kan\u00eb pasur dijeni, indicie, informacion ose sinjalizime lidhur me veprimtari t\u00eb dyshuara t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve q\u00eb lidhen me territorin, subjektet ose strukturat shqiptare;<br \/>\nc) n\u00ebse jan\u00eb marr\u00eb masat ligjore dhe institucionale t\u00eb nevojshme p\u00ebr parandalimin, identifikimin, kontrollin dhe raportimin e k\u00ebtyre veprimtarive;<\/p>\n<p>\u00e7) n\u00ebse procedurat e importit, eksportit, tranzitit, transportit, magazinimit, paketimit, p\u00ebrpunimit ose transferimit t\u00eb arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake jan\u00eb zhvilluar n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin shqiptar dhe detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb;<\/p>\n<p>d) n\u00ebse subjekte private q\u00eb kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktore, administrative, licencuese ose t\u00eb tjera me shtetin shqiptar kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb veprimtari q\u00eb k\u00ebrkonin kontroll ose mbik\u00ebqyrje t\u00eb posa\u00e7me nga autoritetet publike;<br \/>\ndh) n\u00ebse ndonj\u00eb institucion shtet\u00ebror, zyrtar publik ose struktur\u00eb publike ka leht\u00ebsuar, toleruar, moskontrolluar, mosraportuar ose penguar verifikimin e veprimtarive t\u00eb dyshuara;<br \/>\ne) n\u00ebse mekanizmat shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb kontrollit kan\u00eb funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin;<\/p>\n<p>\u00eb) n\u00ebse ka pasur p\u00ebrdorim, keqp\u00ebrdorim ose p\u00ebrfshirje t\u00eb pasurive, strukturave, licencave, autorizimeve, dokumentacionit apo kapaciteteve shtet\u00ebrore n\u00eb funksion t\u00eb veprimtarive t\u00eb dyshuara;<\/p>\n<p>f) n\u00ebse nga faktet e administruara rezultojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, administrative ose institucionale.<br \/>\nT\u00cb DH\u00cbNAT DHE INDICET Q\u00cb JUSTIFIKOJN\u00cb HETIMIN PARLAMENTAR<\/p>\n<p>Shkaku konkret dhe i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb k\u00ebtij hetimi parlamentar p\u00ebrb\u00ebhet nga deklarimet dhe materialet audio t\u00eb b\u00ebra publike m\u00eb 7 shtator 2026 nga z. Arben Ahmetaj.<\/p>\n<p>Sipas raportimeve publike mbi materialet e publikuara, jan\u00eb ngritur pretendime konkrete p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb veprimtarie t\u00eb dyshuar t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve, p\u00ebrfshirjen e subjekteve private, p\u00ebrdorimin e territorit shqiptar dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb pretenduara me struktura apo funksionar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. N\u00eb k\u00ebto raportime jan\u00eb p\u00ebrmendur edhe pretendime p\u00ebr transport dhe qarkullim t\u00eb arm\u00ebve p\u00ebrmes Shqip\u00ebris\u00eb dhe lidhje me kompani q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb sektorin e mbrojtjes.<\/p>\n<p>K\u00ebto materiale dhe deklarime nuk konsiderohen nga k\u00ebrkuesit si fakte t\u00eb provuara, por si t\u00eb dh\u00ebna dhe indicie konkrete q\u00eb justifikojn\u00eb ushtrimin e funksionit kushtetues t\u00eb kontrollit parlamentar.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, objekti i Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqena akuzat e b\u00ebra publike, por t\u2019i verifikoj\u00eb ato n\u00ebp\u00ebrmjet dokumenteve, d\u00ebshmive, t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare dhe kontrollit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>III. PERIUDHA E HETIMIT<\/p>\n<p>Hetimi parlamentar do t\u00eb mbuloj\u00eb periudh\u00ebn:<\/p>\n<p>1 janar 2024 deri m\u00eb 7 shtator 2026, pa p\u00ebrjashtuar shqyrtimin e fakteve ose dokumenteve t\u00eb m\u00ebparshme kur ato rezultojn\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe verifikuar \u00e7\u00ebshtjen objekt t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Kjo periudh\u00eb p\u00ebrcaktohet me q\u00ebllim q\u00eb hetimi t\u00eb ket\u00eb kufij t\u00eb qart\u00eb kohor\u00eb, duke shmangur nj\u00eb objekt t\u00eb pap\u00ebrcaktuar ose t\u00eb pakufizuar n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>OBJEKTIVAT KONKRET\u00cb T\u00cb HETIMIT<\/p>\n<p>Komisioni do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00ebse institucionet shtet\u00ebrore kan\u00eb pasur dijeni ose indicie p\u00ebr veprimtari t\u00eb dyshuara t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb lidhura me territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse jan\u00eb respektuar procedurat ligjore p\u00ebr importin, eksportin, tranzitin, transportin, magazinimin, transferimin dhe kontrollin e arm\u00ebve dhe pajisjeve ushtarake.<br \/>\nN\u00ebse jan\u00eb l\u00ebshuar licenca, autorizime, certifikata ose dokumente t\u00eb tjera shtet\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<br \/>\nN\u00ebse kontrollet doganore, kufitare, portuale, aeroportuale dhe institucionale kan\u00eb qen\u00eb efektive.<br \/>\nN\u00ebse strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sigurin\u00eb dhe mbrojtjen kan\u00eb ushtruar kompetencat e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb ligjshme.<br \/>\nN\u00ebse ka pasur komunikime, nd\u00ebrhyrje, urdhra ose orientime nga funksionar\u00eb publik\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit institucional t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb dyshuara.<br \/>\nN\u00ebse subjektet private t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb materialet publike kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie me institucione shtet\u00ebrore dhe n\u00ebse k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie kan\u00eb qen\u00eb objekt i kontrollit t\u00eb k\u00ebrkuar nga ligji.<br \/>\nN\u00ebse ka pasur p\u00ebrdorim t\u00eb pasurive, infrastruktur\u00ebs, licencave, dokumentacionit ose kapaciteteve shtet\u00ebrore n\u00eb funksion t\u00eb veprimtarive t\u00eb dyshuara<br \/>\nN\u00ebse institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse kan\u00eb referuar pran\u00eb organeve kompetente t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ose autoriteteve t\u00eb tjera \u00e7do informacion q\u00eb, sipas ligjit, k\u00ebrkonte referim ose verifikim.<br \/>\nN\u00ebse mekanizmat institucional\u00eb t\u00eb kontrollit kan\u00eb funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, efektive dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<br \/>\nN\u00ebse ekzistojn\u00eb mang\u00ebsi ligjore, administrative ose institucionale q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsuar ose mund t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb veprimtari t\u00eb paligjshme n\u00eb fush\u00ebn e tregtimit dhe qarkullimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve.<br \/>\nCilat masa ligjore, administrative dhe institucionale duhet t\u00eb merren p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrs\u00ebritjen e rasteve t\u00eb ngjashme.<br \/>\nMATERIALI AUDIO I PUBLIKUAR M\u00cb 7 SHTATOR 2026<\/p>\n<p>Komisioni do t\u00eb administroj\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, materialet audio t\u00eb b\u00ebra publike m\u00eb 7 shtator 2026, si dhe \u00e7do dokument shoq\u00ebrues t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Komisioni do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb verifikimin e:<\/p>\n<p>\u2013 origjin\u00ebs s\u00eb materialeve;<\/p>\n<p>\u2013 dat\u00ebs dhe rrethanave t\u00eb regjistrimit;<\/p>\n<p>\u2013 integritetit teknik t\u00eb regjistrimeve;<\/p>\n<p>\u2013 identitetit t\u00eb personave q\u00eb rezultojn\u00eb n\u00eb regjistrime;<\/p>\n<p>\u2013 p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb regjistrimeve me dokumentet zyrtare;<\/p>\n<p>\u2013 ekzistenc\u00ebs s\u00eb dokumenteve, kontratave, autorizimeve, transfertave, t\u00eb dh\u00ebnave doganore ose dokumenteve t\u00eb transportit q\u00eb mund t\u00eb konfirmojn\u00eb ose kund\u00ebrshtojn\u00eb pretendimet e b\u00ebra publike.<\/p>\n<p>Komisioni nuk do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale mbi baz\u00ebn e materialeve audio, por do t\u00eb verifikoj\u00eb n\u00ebse k\u00ebto materiale p\u00ebrputhen me faktet, dokumentet dhe veprimtarin\u00eb e institucioneve publike.<\/p>\n<p>INSTITUCIONET Q\u00cb DO T\u00cb P\u00cbRFSHIHEN N\u00cb HETIMIN PARLAMENTAR<\/p>\n<p>N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kompetencave konkrete, Komisioni do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb informacion, dokumentacion dhe d\u00ebshmi nga:<\/p>\n<p>\u2013 Kryeministri, Z. Edi Rama<\/p>\n<p>\u2013 Ministri i Mbrojtjes, Z. Ermal Nufi<\/p>\n<p>\u2013 Shefi i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Gjeneral Lejtnant Arben Voke Kingji<\/p>\n<p>\u2013 Drejtoren e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Znj. Vlora Hyseni<\/p>\n<p>\u2013 Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Z. Sk\u00ebnder Hita<\/p>\n<p>\u2013 Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb KAYO, Z. Ardi Veliu<\/p>\n<p>\u2013 institucionet dhe strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr industrin\u00eb e mbrojtjes<\/p>\n<p>\u2013 strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kontrollin dhe autorizimin e tregtimit t\u00eb arm\u00ebve;<\/p>\n<p>\u2013 administrata doganore;<\/p>\n<p>\u2013 autoritetet portuale dhe aeroportuale;<\/p>\n<p>\u2013 strukturat e kontrollit kufitar;<\/p>\n<p>\u2013 institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr licencimin dhe mbik\u00ebqyrjen;<\/p>\n<p>\u2013 institucionet e tjera publike q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb kompetenc\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjen<\/p>\n<p>\u2013 \u00e7do subjekt tjet\u00ebr publik ose privat, n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb informacioni i tij lidhet drejtp\u00ebrdrejt me objektin e hetimit.<\/p>\n<p>\u2013 Z. Arben Ahmetaj, si personi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb publike materialet dhe pretendimet;<\/p>\n<p>VII. DOKUMENTACIONI Q\u00cb DO T\u00cb K\u00cbRKOHET<\/p>\n<p>Komisioni do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera:<\/p>\n<p>Licenca dhe autorizime p\u00ebr import, eksport, tranzit ose transferim arm\u00ebsh dhe pajisjesh ushtarake.<br \/>\nDokumentacion doganor dhe transporti.<br \/>\nDokumentacion lidhur me hyrjen dhe daljen e mallrave t\u00eb kategoris\u00eb ushtarake nga territori shqiptar.<br \/>\nKontrata nd\u00ebrmjet institucioneve publike dhe subjekteve private q\u00eb lidhen me objektin e hetimit.<br \/>\nVendime t\u00eb organeve drejtuese t\u00eb institucioneve dhe shoq\u00ebrive shtet\u00ebrore.<br \/>\nKorrespondenc\u00eb zyrtare nd\u00ebrinstitucionale.<br \/>\nRaporte kontrolli dhe inspektimi.<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebna mbi autorizimet p\u00ebr p\u00ebrdorimin e objekteve, kapaciteteve ose infrastruktur\u00ebs shtet\u00ebrore.<br \/>\n\u00c7do informacion tjet\u00ebr q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me objektin e hetimit.<\/p>\n<p>Kur dokumentacioni p\u00ebrmban informacion t\u00eb klasifikuar ose t\u00eb mbrojtur me ligj, administrimi dhe trajtimi i tij do t\u00eb kryhet n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>VIII. D\u00cbGJIMET DHE ADMINISTRIMI I D\u00cbSHMIVE<\/p>\n<p>Komisioni do t\u00eb th\u00ebrras\u00eb p\u00ebr d\u00ebgjes\u00eb, sipas nevoj\u00ebs dhe kompetenc\u00ebs:<\/p>\n<p>\u2013 titullar\u00ebt dhe ish-titullar\u00ebt e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse;<\/p>\n<p>\u2013 funksionar\u00eb publik\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur kompetenc\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjen;<\/p>\n<p>\u2013 drejtues t\u00eb strukturave shtet\u00ebrore p\u00ebrkat\u00ebse;<\/p>\n<p>\u2013 p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb subjekteve private t\u00eb lidhura me objektin;<\/p>\n<p>\u2013 ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs;<\/p>\n<p>\u2013 \u00e7do person tjet\u00ebr q\u00eb disponon t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta mbi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitar\u00ebt do t\u00eb pyeten vet\u00ebm mbi fakte, rrethana dhe veprime q\u00eb lidhen me objektin e p\u00ebrcaktuar t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>GARANTIMI I NDARJES DHE BALANCIMIT T\u00cb PUSHTETEVE<\/p>\n<p>Ky Komision Hetimor nuk synon dhe nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb funksionet e Prokuroris\u00eb, gjykatave, Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore apo t\u00eb \u00e7do organi tjet\u00ebr kushtetues.<\/p>\n<p>Objekti i hetimit parlamentar \u00ebsht\u00eb kontrolli i veprimtaris\u00eb s\u00eb institucioneve publike dhe efektivitetit t\u00eb tyre n\u00eb zbatimin e ligjit, si dhe p\u00ebrcaktimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsive politike dhe institucionale.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se nj\u00eb pjes\u00eb e fakteve objekt t\u00eb hetimit \u00ebsht\u00eb ose b\u00ebhet objekt i nj\u00eb procedimi penal, Komisioni do t\u00eb shmang\u00eb \u00e7do veprim q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte dublim ose z\u00ebvend\u00ebsim t\u00eb hetimit penal dhe do ta kufizoj\u00eb veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb aspektin e kontrollit parlamentar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi jurisprudenca kushtetuese ka p\u00ebrcaktuar se ekzistenca e nj\u00eb hetimi penal nuk p\u00ebrb\u00ebn vetvetiu penges\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hetim parlamentar, por Kuvendi duhet t\u00eb respektoj\u00eb kufijt\u00eb e kompetencave t\u00eb organeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>TRANSPARENCA E HETIMIT<\/p>\n<p>Veprimtaria e Komisionit do t\u00eb jet\u00eb, si rregull, publike.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtim do t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm kur kjo k\u00ebrkohet p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave themelore t\u00eb individit, informacionit t\u00eb klasifikuar, sekretit hetimor, sekretit tregtar ose interesave t\u00eb tjera t\u00eb mbrojtura shprehimisht nga ligji.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast, kufizimi i transparenc\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb i arsyetuar, proporcional dhe i kufizuar vet\u00ebm n\u00eb pjes\u00ebn e nevojshme.<\/p>\n<p>RAPORTI P\u00cbRFUNDIMTAR<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij, Komisioni do t\u2019i paraqes\u00eb Kuvendit raportin p\u00ebrfundimtar, i cili do t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb:<\/p>\n<p>a) faktet e konstatuara;<br \/>\nb) dokumentet dhe provat e administruara;<br \/>\nc) vler\u00ebsimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve dhe mosveprimeve institucionale;<\/p>\n<p>\u00e7) p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb politike dhe institucionale q\u00eb rezultojn\u00eb;<\/p>\n<p>d) mang\u00ebsit\u00eb e identifikuara n\u00eb kuadrin ligjor ose institucional;<br \/>\ndh) rekomandimet p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e legjislacionit dhe mekanizmave t\u00eb kontrollit;<br \/>\ne) \u00e7do \u00e7\u00ebshtje q\u00eb, sipas ligjit, duhet t\u2019u p\u00ebrcillet institucioneve kompetente.<\/p>\n<p>XII. BAZA KUSHTETUESE DHE LIGJORE<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 nenin 7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, mbi ndarjen dhe balancimin e pushteteve;<\/p>\n<p>\u2013 nenin 23 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, mbi t\u00eb drejt\u00ebn e informimit;<\/p>\n<p>\u2013 nenin 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, mbi komisionet hetimore;<\/p>\n<p>\u2013 nenin 78 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, mbi organizimin dhe funksionimin e Kuvendit;<\/p>\n<p>\u2013 ligjin nr. 8891, dat\u00eb 02.05.2002, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore t\u00eb Kuvendit\u201d, t\u00eb ndryshuar dhe t\u00eb zbatuesh\u00ebm;<\/p>\n<p>\u2013 Rregulloren e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht nenin 25;<\/p>\n<p>\u2013 jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese mbi natyr\u00ebn, objektin, kufijt\u00eb dhe efektivitetin e hetimit parlamentar.<\/p>\n<p>XIII. K\u00cbRKESA P\u00cbR NGRITJEN E KOMISIONIT<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe dispozitave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi, k\u00ebrkojm\u00eb nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<p>T\u00eb miratoj\u00eb ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar me objektin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<br \/>\nT\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00eb vendimin p\u00ebr ngritjen e Komisionit objektin, fush\u00ebn e veprimit, detyrat, p\u00ebrb\u00ebrjen dhe afatin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij.<br \/>\nT\u00eb garantoj\u00eb ushtrimin efektiv t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pakic\u00ebs parlamentare p\u00ebr kontroll dhe hetim.<br \/>\nT\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb \u00e7do \u00e7\u00ebshtje eventuale kushtetuese ose ligjore lidhur me formulimin e objektit t\u00eb trajtohet p\u00ebrmes riformulimit ose formulimit alternativ, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e jurisprudenc\u00ebs kushtetuese, dhe jo p\u00ebrmes mohimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese p\u00ebr ngritjen e Komisionit.<br \/>\nT\u00eb garantoj\u00eb q\u00eb Komisioni t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi reale p\u00ebr administrimin e dokumenteve dhe d\u00ebshmive t\u00eb nevojshme p\u00ebr realizimin efektiv t\u00eb objektit t\u00eb hetimit.<br \/>\nT\u00eb autorizoj\u00eb Komisionin t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dokumentacionin dhe informacionin e nevojsh\u00ebm nga institucionet publike dhe subjektet e tjera, n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<br \/>\nT\u00eb garantoj\u00eb zhvillimin e hetimit n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e transparenc\u00ebs, duke respektuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht informacionin e klasifikuar dhe t\u00eb drejtat e personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrfundim, t\u00eb shqyrtoj\u00eb raportin e Komisionit dhe rekomandimet e tij.<\/p>\n<p>XIV. K\u00cbRKES\u00cb PROCEDURALE<\/p>\n<p>N\u00eb rast se gjat\u00eb shqyrtimit parlamentar vler\u00ebsohet se ndonj\u00eb pjes\u00eb e formulimit t\u00eb propozuar t\u00eb objektit nuk p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht me standardet kushtetuese, k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb mos sjell\u00eb rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb pakic\u00ebs parlamentare dhe jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb, n\u00ebse konsiderohet e nevojshme, t\u00eb propozohet nj\u00eb formulim alternativ i kufizuar dhe kushtetues i objektit, duke ruajtur thelbin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebrkohet kontrolli parlamentar.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb b\u00ebhet me q\u00ebllim garantimin e efektivitetit t\u00eb nenit 77 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe shmangien e nj\u00eb refuzimi formal p\u00ebr arsye t\u00eb formulimit.<\/p>\n<p>P\u00cbRFUNDIM<\/p>\n<p>Pretendimet dhe materialet e b\u00ebra publike m\u00eb 7 shtator 2026 kan\u00eb ngritur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb publike dhe shtet\u00ebrore lidhur me funksionimin e mekanizmave t\u00eb kontrollit t\u00eb shtetit shqiptar mbi qarkullimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e \u00e7\u00ebshtjes nuk q\u00ebndron n\u00eb marrjen e mir\u00ebqen\u00eb t\u00eb akuzave t\u00eb b\u00ebra publike, por n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar, mbi baz\u00ebn e dokumenteve dhe fakteve t\u00eb verifikueshme n\u00ebse institucionet shtet\u00ebrore kan\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet e tyre ligjore dhe kushtetuese p\u00ebr parandalimin, kontrollin dhe zbulimin e veprimtarive t\u00eb paligjshme t\u00eb lidhura me trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, implikimeve t\u00eb mundshme p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, integritetin institucional, kontrollin e kufijve dhe detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vler\u00ebsojm\u00eb se ekzistojn\u00eb kushtet kushtetuese dhe ligjore p\u00ebr ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, k\u00ebrkojm\u00eb ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/komision-hetimor\/\">P\u00ebrgjimet e publikuara nga Ahmetaj, opozita k\u00ebrkon komision hetimor p\u00ebr trafikun e arm\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>39 deputet\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe Partis\u00eb Demokratike i jan\u00eb drejtuar Kuvendit me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb Komisioni Hetimor Parlamentar, q\u00eb do t\u00eb verifikoj\u00eb veprimtarin\u00eb e institucioneve shtet\u00ebrore lidhur me parandalimin dhe kontrollin e trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve. Nisma vjen menj\u00ebher\u00eb pas materialeve audio dhe deklaratave t\u00eb publikuara nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99093","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99093","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99093"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99093\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99093"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99093"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99093"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}