{"id":99024,"date":"2026-09-07T12:48:55","date_gmt":"2026-09-07T12:48:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/07\/populli-shqiptar-duhet-te-vendose-per-shtetin-bektashi-i-derguari-special-i-trump-viziton-kryegjyshaten-zampolli-komuniteti-nderkombetar-do-ta-respektoje\/"},"modified":"2026-09-07T12:48:55","modified_gmt":"2026-09-07T12:48:55","slug":"populli-shqiptar-duhet-te-vendose-per-shtetin-bektashi-i-derguari-special-i-trump-viziton-kryegjyshaten-zampolli-komuniteti-nderkombetar-do-ta-respektoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/07\/populli-shqiptar-duhet-te-vendose-per-shtetin-bektashi-i-derguari-special-i-trump-viziton-kryegjyshaten-zampolli-komuniteti-nderkombetar-do-ta-respektoje\/","title":{"rendered":"\u201cPopulli shqiptar duhet t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr shtetin Bektashi\u201d\/ I d\u00ebrguari special i Trump viziton Kryegjyshat\u00ebn, Zampolli: Komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do ta respektoj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari special i presidentit Trump n\u00eb Ballkan p\u00ebr Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka folur nga Kryegjyshata Bektashiane p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, bashk\u00ebpunimin dypal\u00ebsh, si dhe projektin p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti sovran Bektashi n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, Zampolli ka zhvilluar takime me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit Bektashi, drejtues t\u00eb politik\u00ebs shqiptare dhe pritet t\u00eb takohet edhe me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb vizit\u00ebs ishte nd\u00ebrtimi i nj\u00eb qendre t\u00eb avancuar sh\u00ebndet\u00ebsore dhe \u00e7\u00ebshtja e shtetit Bektashi, nj\u00eb projekt i prezantuar m\u00eb her\u00ebt nga Kryeministri Edi Rama, i cili parashikon krijimin e nj\u00eb entiteti sovran n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr krijimin e shtetit Bektashi, i d\u00ebrguari amerikan tha se e ka d\u00ebgjuar propozimin si nga Kryeministri Rama, ashtu edhe nga Kryegjyshi Bot\u00ebror i Bektashinjve, Baba Mondi.<\/p>\n<p>Ai theksoi se vendimi i takon popullit shqiptar dhe se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet ta respektoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kam d\u00ebgjuar Kryeministrin t\u00eb flas\u00eb, kam d\u00ebgjuar Shenjt\u00ebrin\u00eb e Tij t\u00eb flas\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, njer\u00ebzit vendosin ose do t\u00eb vendosin\u201d, deklaroi Zampolli, duke shtuar se, n\u00ebse populli shqiptar e d\u00ebshiron nj\u00eb zhvillim t\u00eb till\u00eb, at\u00ebher\u00eb sipas tij \u201ckjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, deklarata e plot\u00eb e t\u00eb d\u00ebrguarit special amerikan, Paolo Zampolli:<\/p>\n<p>Si Presidenti Trump, ashtu edhe Sekretari Rubio, dhe un\u00eb vet\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb besojm\u00eb n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn nd\u00ebrfetare dhe n\u00eb t\u00eb gjitha objektet e kultit.<\/p>\n<p>Personalisht ndihem i bekuar. N\u00ebna ime ishte kush\u00ebrir\u00eb e Papa Montinit, Palit VI. N\u00eb familjen time ka pasur edhe nj\u00eb shenjtor. Dhe \u00e7far\u00eb dite m\u00eb t\u00eb bukur se kjo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb k\u00ebtu, me Shenjt\u00ebrin\u00eb e Tij Bektashiane, pik\u00ebrisht n\u00eb Dit\u00ebn e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb prek\u00ebse p\u00ebr mua. Kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb keni k\u00ebtu dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e jasht\u00ebzakonshme. Doja ta shihja me syt\u00eb e mi dhe jam shum\u00eb i impresionuar. Dua ta p\u00ebrg\u00ebzoj v\u00ebllain tim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po b\u00ebni.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam lindur n\u00eb Itali, por jam krenar q\u00eb i sh\u00ebrbej shtetit dhe presidentit t\u00eb SHBA. Sigurisht, ne kemi edhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi, por Presidenti e kupton gjithashtu t\u00eb ardhmen dhe ka shum\u00eb programe, n\u00eb lidhje me mjek\u00ebsin\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb programi \u201cRight to Try\u201d.<\/p>\n<p>Nga sa kuptova shkurtimisht, ajo q\u00eb po b\u00ebni k\u00ebtu me partner\u00ebt amerikan\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e shk\u00eblqyer. Dhe padyshim, kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, sepse ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr spitale.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam kat\u00ebr vjet q\u00eb p\u00ebrballem me kancerin, ndaj e kuptoj se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh kancer. Ne duhet t\u2019i sh\u00ebrojm\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb dhe, padyshim, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa t\u00eb kemi nj\u00eb partneritet me amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p>Keni takime sot me kat\u00ebr ministra shqiptar\u00eb, si edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb grupeve parlamentare. \u00c7far\u00eb prisni nga k\u00ebto takime? \u00c7far\u00eb synoni?<\/p>\n<p>Mesazhi do t\u00eb jet\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mike. Ne sapo kemi em\u00ebruar nj\u00eb ambasador, por ende nuk e kemi n\u00eb detyr\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ambasador i shk\u00eblqyer, i cili do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb administrat\u00ebs Trump dhe parimit \u201cAmerica First\u201d, Amerika e Para.<\/p>\n<p>Kam pasur nderin t\u00eb takohem shum\u00eb her\u00eb me Kryeministrin Edi Rama. Madje, sapo jemi takuar dje ose nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Mynih, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb mendoj se mesazhi \u00ebsht\u00eb: ju jeni nj\u00eb aleat, jeni shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr miq n\u00eb rajon dhe na p\u00eblqejn\u00eb miq\u00ebsit\u00eb afatgjata. Dhe mendoj se kemi shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb prisni nga k\u00ebto takime q\u00eb keni sot?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim v\u00ebrtet informal dhe q\u00ebllimi im \u00ebsht\u00eb t\u00eb tregoj respekt. Kam ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb treguar respekt dhe p\u00ebr t\u00eb vizituar vendin si i d\u00ebrguar i posa\u00e7\u00ebm i Presidentit. Marr\u00ebdh\u00ebnia midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb e shk\u00eblqyer dhe mund t\u00eb b\u00ebhet gjithmon\u00eb e m\u00eb e mir\u00eb. Prandaj jemi k\u00ebtu. Le t\u00eb shohim. Inshallah.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket shtetit t\u00eb Bektashinjve q\u00eb pritet t\u00eb krijohet k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj?<\/p>\n<p>E kam d\u00ebgjuar. Kam d\u00ebgjuar Kryeministrin t\u00eb flas\u00eb, kam d\u00ebgjuar Shenjt\u00ebrin\u00eb e Tij t\u00eb flas\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, njer\u00ebzit vendosin ose do t\u00eb vendosin. Dhe mendoj se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do ta respektoj\u00eb vendimin e popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Epo, po m\u00ebsoj nga ju dhe mendoj se populli i Shqip\u00ebris\u00eb e d\u00ebshiron k\u00ebt\u00eb. Prandaj, n\u00ebse populli juaj e d\u00ebshiron, mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Mir\u00eb, kam d\u00ebgjuar disa njer\u00ebz t\u00eb flasin, por ndoshta jo popullin. Prandaj duhet t\u00eb flas\u00eb populli.<\/p>\n<p>Sinqerisht, NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi nevoj\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e agjend\u00ebs sime. Un\u00eb isha me NATO-n k\u00ebtu n\u00eb \u00c7ernobil, ku ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet pjes\u00eb e agjend\u00ebs sime, por ne e mir\u00ebpresim Shqip\u00ebrin\u00eb si an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe duhet ta p\u00ebrdorim NATO-n edhe p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari special i presidentit Trump n\u00eb Ballkan p\u00ebr Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka folur nga Kryegjyshata Bektashiane p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, bashk\u00ebpunimin dypal\u00ebsh, si dhe projektin p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti sovran Bektashi n\u00eb kryeqytet. Gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri, Zampolli ka zhvilluar takime me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit Bektashi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99024","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99024","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99024"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99024\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}