{"id":99019,"date":"2026-09-07T12:48:53","date_gmt":"2026-09-07T12:48:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/07\/shteti-bektashi-i-derguari-special-i-trump-ne-tirane-i-takon-popullit-shqiptar-te-vendose\/"},"modified":"2026-09-07T12:48:53","modified_gmt":"2026-09-07T12:48:53","slug":"shteti-bektashi-i-derguari-special-i-trump-ne-tirane-i-takon-popullit-shqiptar-te-vendose","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/07\/shteti-bektashi-i-derguari-special-i-trump-ne-tirane-i-takon-popullit-shqiptar-te-vendose\/","title":{"rendered":"Shteti Bektashi? I d\u00ebrguari special i Trump n\u00eb Tiran\u00eb: I takon popullit shqiptar t\u00eb vendos\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari special i Presidentit amerikan Donald Trump p\u00ebr Ballkanin p\u00ebr Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka zhvilluar nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Kryegjyshat\u00ebn Bot\u00ebrore Bektashiane n\u00eb Tiran\u00eb, ku ka folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, forcimin e bashk\u00ebpunimit dypal\u00ebsh, si dhe nism\u00ebn p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti Bektashi n\u00eb kryeqytetin shqiptar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Kryegjyshat\u00eb, Zampolli theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebjetes\u00ebs nd\u00ebrfetare dhe e cil\u00ebsoi Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb mike dhe aleate t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>I pyetur drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebr krijimin e shtetit Bektashi, i d\u00ebrguari amerikan tha se e ka d\u00ebgjuar propozimin si nga Kryeministri Edi Rama, ashtu edhe nga Kryegjyshi Bot\u00ebror i Bektashinjve, Baba Mondi.<\/p>\n<p>Ai theksoi se vendimi i takon popullit shqiptar dhe se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar duhet ta respektoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Deklarata per mediat:<\/strong><\/p>\n<p>Si Presidenti Trump, ashtu edhe Sekretari Rubio, dhe un\u00eb vet\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb besojm\u00eb n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn nd\u00ebrfetare dhe n\u00eb t\u00eb gjitha objektet e kultit.<\/p>\n<p>Personalisht ndihem i bekuar. N\u00ebna ime ishte kush\u00ebrir\u00eb e Papa Montinit, Palit VI. N\u00eb familjen time ka pasur edhe nj\u00eb shenjtor. Dhe \u00e7far\u00eb dite m\u00eb t\u00eb bukur se kjo p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb k\u00ebtu, me Shenjt\u00ebrin\u00eb e Tij Bektashiane, pik\u00ebrisht n\u00eb Dit\u00ebn e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb prek\u00ebse p\u00ebr mua. Kisha d\u00ebgjuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb keni k\u00ebtu dhe \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e jasht\u00ebzakonshme. Doja ta shihja me syt\u00eb e mi dhe jam shum\u00eb i impresionuar. Dua ta p\u00ebrg\u00ebzoj v\u00ebllain tim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po b\u00ebni.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam lindur n\u00eb Itali, por jam krenar q\u00eb i sh\u00ebrbej shtetit dhe presidentit t\u00eb SHBA. Sigurisht, ne kemi edhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi, por Presidenti e kupton gjithashtu t\u00eb ardhmen dhe ka shum\u00eb programe, n\u00eb lidhje me mjek\u00ebsin\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb programi \u201cRight to Try\u201d.<\/p>\n<p>Nga sa kuptova shkurtimisht, ajo q\u00eb po b\u00ebni k\u00ebtu me partner\u00ebt amerikan\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e shk\u00eblqyer. Dhe padyshim, kjo mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb baz\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb, sepse ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr spitale.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam kat\u00ebr vjet q\u00eb p\u00ebrballem me kancerin, ndaj e kuptoj se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh kancer. Ne duhet t\u2019i sh\u00ebrojm\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb dhe, padyshim, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa t\u00eb kemi nj\u00eb partneritet me amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Keni takime sot me kat\u00ebr ministra shqiptar\u00eb, si edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb grupeve parlamentare. \u00c7far\u00eb prisni nga k\u00ebto takime? \u00c7far\u00eb synoni?<\/strong><\/p>\n<p>Mesazhi do t\u00eb jet\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mike. Ne sapo kemi em\u00ebruar nj\u00eb ambasador, por ende nuk e kemi n\u00eb detyr\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ambasador i shk\u00eblqyer, i cili do t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb administrat\u00ebs Trump dhe parimit \u201cAmerica First\u201d, Amerika e Para.<\/p>\n<p>Kam pasur nderin t\u00eb takohem shum\u00eb her\u00eb me Kryeministrin Edi Rama. Madje, sapo jemi takuar dje ose nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Mynih, n\u00eb Konferenc\u00ebn e Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb mendoj se mesazhi \u00ebsht\u00eb: ju jeni nj\u00eb aleat, jeni shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr miq n\u00eb rajon dhe na p\u00eblqejn\u00eb miq\u00ebsit\u00eb afatgjata. Dhe mendoj se kemi shum\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb prisni nga k\u00ebto takime q\u00eb keni sot?<\/strong><\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb takim v\u00ebrtet informal dhe q\u00ebllimi im \u00ebsht\u00eb t\u00eb tregoj respekt. Kam ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb treguar respekt dhe p\u00ebr t\u00eb vizituar vendin si i d\u00ebrguar i posa\u00e7\u00ebm i Presidentit. Marr\u00ebdh\u00ebnia midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb e shk\u00eblqyer dhe mund t\u00eb b\u00ebhet gjithmon\u00eb e m\u00eb e mir\u00eb. Prandaj jemi k\u00ebtu. Le t\u00eb shohim. Inshallah.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket shtetit t\u00eb Bektashinjve q\u00eb pritet t\u00eb krijohet k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi juaj?<\/p>\n<p>E kam d\u00ebgjuar. Kam d\u00ebgjuar Kryeministrin t\u00eb flas\u00eb, kam d\u00ebgjuar Shenjt\u00ebrin\u00eb e Tij t\u00eb flas\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, njer\u00ebzit vendosin ose do t\u00eb vendosin. Dhe mendoj se komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar do ta respektoj\u00eb vendimin e popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Epo, po m\u00ebsoj nga ju dhe mendoj se populli i Shqip\u00ebris\u00eb e d\u00ebshiron k\u00ebt\u00eb. Prandaj, n\u00ebse populli juaj e d\u00ebshiron, mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Mir\u00eb, kam d\u00ebgjuar disa njer\u00ebz t\u00eb flasin, por ndoshta jo popullin. Prandaj duhet t\u00eb flas\u00eb populli.<\/p>\n<p>Sinqerisht, NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kemi nevoj\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e agjend\u00ebs sime. Un\u00eb isha me NATO-n k\u00ebtu n\u00eb \u00c7ernobil, ku ishte edhe Kryeministri Edi Rama. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet pjes\u00eb e agjend\u00ebs sime, por ne e mir\u00ebpresim Shqip\u00ebrin\u00eb si an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe duhet ta p\u00ebrdorim NATO-n edhe p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shteti-bektashi-3\/\">Shteti Bektashi? I d\u00ebrguari special i Trump n\u00eb Tiran\u00eb: I takon popullit shqiptar t\u00eb vendos\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I d\u00ebrguari special i Presidentit amerikan Donald Trump p\u00ebr Ballkanin p\u00ebr Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka zhvilluar nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Kryegjyshat\u00ebn Bot\u00ebrore Bektashiane n\u00eb Tiran\u00eb, ku ka folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara, forcimin e bashk\u00ebpunimit dypal\u00ebsh, si dhe nism\u00ebn p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti Bektashi n\u00eb kryeqytetin shqiptar. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99019","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99019"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99019\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}