{"id":99018,"date":"2026-09-07T11:48:32","date_gmt":"2026-09-07T11:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/07\/biznesi-i-konspiracioneve-mbi-hirin-e-pyjeve-qe-digjen\/"},"modified":"2026-09-07T11:48:32","modified_gmt":"2026-09-07T11:48:32","slug":"biznesi-i-konspiracioneve-mbi-hirin-e-pyjeve-qe-digjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/07\/biznesi-i-konspiracioneve-mbi-hirin-e-pyjeve-qe-digjen\/","title":{"rendered":"Biznesi i konspiracioneve mbi hirin e pyjeve q\u00eb digjen"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bjorn Runa<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Teksa zjarret vazhdojn\u00eb t\u00eb djegin pyjet n\u00eb vend, ndon\u00ebse kemi hyr\u00eb zyrtarisht n\u00eb stin\u00ebn e vjesht\u00ebs, nj\u00eb stuhi teorish konspirative duket se \u00ebsht\u00eb ngritur mbi nj\u00eb emergjenc\u00eb reale q\u00eb prek jet\u00ebn dhe pron\u00ebn e mij\u00ebra njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Teorit\u00eb variojn\u00eb nga varieteti i njohur lokal sipas t\u00eb cilit pyjet po digjen pik\u00ebrisht n\u00eb ato zona ku m\u00eb von\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohen resorte, tek fantazi m\u00eb ambicioze t\u00eb importuara me shumic\u00eb nga jasht\u00eb, sipas t\u00eb cilave zonat e djegura do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb krijuar t\u00eb ashtuquajturin \u201cIzrael i vog\u00ebl.\u201d S\u00eb fundi, hasa edhe versionin m\u00eb arg\u00ebtues, sipas t\u00eb cilit jan\u00eb vet\u00eb zjarrfik\u00ebsit q\u00eb po i djegin pyjet sepse duan t\u00eb marrin bonusin e premtuar p\u00ebr shuarjen e tyre. N\u00ebse sheh gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet sh\u00ebrbimi yn\u00eb zjarrfik\u00ebs, me njer\u00ebz t\u00eb patrajnuar sa duhet dhe mjete t\u00eb, t\u00eb duhet nj\u00eb p\u00ebrf\u00ebtyrim absurd rreth instinktit t\u00eb mbijetes\u00ebs t\u00eb zjarrfik\u00ebsve tan\u00eb, q\u00eb t\u00eb besosh se do shkonin deri aty sa t\u00eb ndiznin q\u00ebllimisht zjarre ku mund t\u00eb humbnin jet\u00ebn, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb page. Do t\u00eb ishte ndoshta e vetmja skem\u00eb korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri ku p\u00ebrfituesit jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm edhe t\u00eb vdesin para se t\u00eb marrin bonusin.<\/p>\n<p>Tani, teoria e par\u00eb, se n\u00eb zonat e djegura do t\u00eb ngrihen resorte luksi, nxitet nga nj\u00eb dyshim deri diku legjitim, duke par\u00eb se jo rrall\u00eb mbrojtja e mjedisit dob\u00ebsohet para investitor\u00ebve t\u00eb fuqish\u00ebm. Problemi \u00ebsht\u00eb se djegia e nj\u00eb pylli nuk e kthen at\u00eb automatikisht n\u00eb truall nd\u00ebrtimi. Ligji p\u00ebr pyjet (neni 5, pika 7) nuk lejon ndryshimin e destinacionit t\u00eb pyjit ose fondit pyjor n\u00eb truall nd\u00ebrtimi. Nga ana tjet\u00ebr, po aq absurd ting\u00ebllon ideja se zonat q\u00eb po digjen korrespondojn\u00eb me hartat e \u201cPaket\u00ebs s\u00eb Maleve.\u201d S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb zyrtarisht synon t\u00eb nxit\u00eb investime n\u00eb biznese t\u00eb vogla e t\u00eb mesme dhe jo resorte luksi. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, nuk e di kush do t\u00eb ishte ai sip\u00ebrmarr\u00ebs mendjendritur q\u00eb do t\u00eb investonte p\u00ebr turiz\u00ebm n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e l\u00ebn\u00eb pas nga zjarri n\u00eb nj\u00eb faqe mali.<\/p>\n<p>Natyrisht zhvillimi i turizmit mbart n\u00eb vetvete rrezikun e d\u00ebmtimit t\u00eb pyjeve, por shkat\u00ebrrimi q\u00ebllimisht i atraksionit kryesor nga i cili nj\u00eb bujtin\u00eb apo hotel n\u00eb mal varet, do ishte nj\u00eb strategji biznesi vet\u00ebshkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>Teoria tjet\u00ebr se pyjet digjen p\u00ebr t\u00eb krijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti\/shteteve t\u00eb reja hebraike jasht\u00eb Izraelit, k\u00ebrkon nj\u00eb rrug\u00ebtim edhe m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt n\u00eb koh\u00eb e hap\u00ebsir\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb teori e cila lindi rreth viteve \u201960-t\u00eb, pak koh\u00eb pas arrestimit t\u00eb Adolf Eichmann, nj\u00eb nga organizator\u00ebt kyresor\u00eb t\u00eb Holokaustit, sipas s\u00eb cil\u00ebs toka n\u00eb jug t\u00eb Argjentin\u00ebs dhe Kilit do t\u00eb p\u00ebrdoreshin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtetit t\u00eb dyt\u00eb hebraik. Nj\u00eb lloj versioni i deformuar i propozimeve t\u00eb dikurshme t\u00eb Theodor Herzl n\u00eb lidhje me themelimin e kolonive agrare hebraike n\u00eb Argjentin\u00eb. N\u00ebse paska nj\u00eb teori p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb dyt\u00eb hebraik n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse t\u00eb mos kemi disa t\u00eb tilla, edhe n\u00eb Shqip\u00ebri? Kjo duket se \u00ebsht\u00eb logjika banale e varietetit ton\u00eb banal t\u00eb konspiracionist\u00ebve. Tek e fundit, nj\u00eb dit\u00eb mund ta lidhin edhe me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, vjet\u00ebrsin\u00eb e saj dhe t\u00eb gjuh\u00ebs, q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, sipas konspiracionist\u00ebve, e kan\u00eb gjithnj\u00eb hal\u00eb n\u00eb sy.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk do t\u2019ia vlent\u00eb t\u00eb komentohej sikur t\u00eb mbeteshin n\u00eb kufijt\u00eb e arg\u00ebtimit gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb m\u00ebrzitshme e pa lajme t\u00eb fundit t\u00eb ver\u00ebs, por fatkeq\u00ebsisht konspiracioni \u00ebsht\u00eb kthyer tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb model biznesi solid.<\/p>\n<p>Influencer, drejtues podcast-esh, e madje edhe personazhe politike kan\u00eb zbuluar se teorit\u00eb konspirative jan\u00eb nj\u00eb lloj p\u00ebrmbajtjeje me kosto minimale p\u00ebr t\u2019u prodhuar dhe me t\u00eb ardhura jo t\u00eb vogla. Nuk duhet ndonj\u00eb pun\u00eb k\u00ebrkimore p\u00ebr t\u00eb sajuar teori t\u00eb tilla dhe n\u00eb fakt, mungesa e provave ku t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsh argumentin, kthehet vet\u00eb n\u00eb prov\u00eb se sa i kamufluar \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb operacioni. Nga ana tjet\u00ebr, po i kund\u00ebrshtove, ti provon se je i p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria shqiptare e ka treguar tashm\u00eb se ofron nj\u00eb terren tejet pjellor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj industrie. Prej vitesh d\u00ebgjojm\u00eb e lexojm\u00eb se si shqipja \u00ebsht\u00eb gjuha m\u00eb e vjet\u00ebr e bot\u00ebs apo se shqiptar\u00ebt jan\u00eb populli q\u00eb ka themeluar \u00e7do qytet\u00ebrim europian. Hendeku mes k\u00ebtij vaniteti komb\u00ebtar dhe paranoj\u00ebs politike nuk \u00ebsht\u00eb edhe aq i madh. T\u00eb dyja na thon\u00eb se jemi shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nga \u00e7far\u00eb tregon gjendja jon\u00eb aktuale dhe se ka gjithmon\u00eb njer\u00ebz e organizata okulte q\u00eb nuk e lejojn\u00eb bot\u00ebn t\u00eb na njoh\u00eb se kush jemi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Teorit\u00eb konspirative rreth zjarreve funksionojn\u00eb po nj\u00ebsoj, duke ofruar nj\u00eb komplot n\u00eb dukje tejet t\u00eb komplikuar, por q\u00eb paradokalisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb p\u00ebr t\u2019u kuptuar edhe nga njeriu m\u00eb i paditur. Paradoksalisht, sa m\u00eb i nd\u00ebrlikuar ting\u00ebllon komploti, aq m\u00eb idiot ting\u00ebllon shpjegimi i tij. Por edhe budallall\u00ebku ka dobit\u00eb e veta politike. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ngrem\u00eb z\u00ebrin se p\u00ebrse zjarrfik\u00ebsit tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb kepajisur e t\u00eb keqtrajnuar, ne i akuzojm\u00eb se jua v\u00ebn\u00eb vet\u00eb zjarrin pyjeve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bonsuin e shp\u00ebrblimit. Nd\u00ebrkaq, askush nuk iu bie n\u00eb qaf\u00eb me pyetje dhe kritika atyre q\u00eb miratojn\u00eb buxhetet dhe planet e parandalimit t\u00eb k\u00ebtyre zjarreve.<\/p>\n<p>Ironia \u00ebsht\u00eb se njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt shohin t\u2019u digjen para syve sht\u00ebpit\u00eb dhe puna e nj\u00eb jete t\u00eb t\u00ebr\u00eb kan\u00eb \u00e7do arsye t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb llogari shtetit, por d\u00ebshp\u00ebrimi i tyre p\u00ebrdoret si l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb q\u00eb dikush tjet\u00ebr t\u00eb shtoj\u00eb audienc\u00ebn n\u00eb Instagram e bashk\u00eb me t\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e veta, duke iu dh\u00ebn\u00eb zyrtar\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs hap\u00ebsir\u00ebn e nevojshme p\u00ebr frym\u00ebmarrje, teksa njer\u00ebzit luftojn\u00eb me armiq imagjinar\u00eb. Edhe me porosi ta b\u00ebnte, qeveria zor se do t\u00eb gjente m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shfryrjen e zem\u00ebrimit t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb zjarret po iu marrin gjith\u00e7ka.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa Teksa zjarret vazhdojn\u00eb t\u00eb djegin pyjet n\u00eb vend, ndon\u00ebse kemi hyr\u00eb zyrtarisht n\u00eb stin\u00ebn e vjesht\u00ebs, nj\u00eb stuhi teorish konspirative duket se \u00ebsht\u00eb ngritur mbi nj\u00eb emergjenc\u00eb reale q\u00eb prek jet\u00ebn dhe pron\u00ebn e mij\u00ebra njer\u00ebzve. Teorit\u00eb variojn\u00eb nga varieteti i njohur lokal sipas t\u00eb cilit pyjet po digjen pik\u00ebrisht n\u00eb ato [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99018","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99018"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99018\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}