{"id":99000,"date":"2026-09-07T08:48:23","date_gmt":"2026-09-07T08:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/07\/po-largohen-nga-bregdeti-turistet-tani-duan-malet-natyren-dhe-historine\/"},"modified":"2026-09-07T08:48:23","modified_gmt":"2026-09-07T08:48:23","slug":"po-largohen-nga-bregdeti-turistet-tani-duan-malet-natyren-dhe-historine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/07\/po-largohen-nga-bregdeti-turistet-tani-duan-malet-natyren-dhe-historine\/","title":{"rendered":"Po \u201clargohen\u201d nga bregdeti? Turist\u00ebt tani duan malet, natyr\u00ebn dhe historin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebse Shqip\u00ebria do ta gjykonte sezonin turistik vet\u00ebm nga fotografit\u00eb n\u00eb Instagram, vera e vitit 2026 do t\u00eb dukej thuajse e p\u00ebrsosur.<\/p>\n<p>Uj\u00eb i kalt\u00ebr n\u00eb Ksamil, kro\u00e7iere p\u00ebrpara Sarand\u00ebs, tavolina buz\u00eb detit n\u00eb Himar\u00eb dhe nj\u00eb lum\u00eb makinash q\u00eb zbriste \u00e7do fundjav\u00eb drejt Jugut. Por turist\u00ebt e sot\u00ebm kan\u00eb nj\u00eb zakon: pasi b\u00ebjn\u00eb foton e radh\u00ebs, shkruajn\u00eb edhe vler\u00ebsimin. Dhe vler\u00ebsimet e korrikut dhe gushtit tregojn\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri disi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb Reddit dhe Tripadvisor, turist\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebz\u00ebsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend jasht\u00ebzakonisht i bukur.<\/p>\n<p>Por ata jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak unanim\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po shitet kjo bukuri. N\u00eb bregdet, sidomos n\u00eb Ksamil dhe Sarand\u00eb, lavd\u00ebrimi p\u00ebr natyr\u00ebn shoq\u00ebrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh me ankesa p\u00ebr mbipopullim, shezlong\u00eb, beton, muzik\u00eb, trafik dhe \u00e7mime.<\/p>\n<p>N\u00eb Berat, Gjirokast\u00ebr dhe Theth, nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrshtypjet ndryshojn\u00eb. Turist\u00ebt flasin p\u00ebr histori, ushqim, familje, autenticitet, male dhe mikpritje. K\u00ebshtu, paradoksi i k\u00ebsaj vere \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: turist\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr detin, por nj\u00eb pjes\u00eb e tyre duket se u dashurua me gjith\u00e7ka q\u00eb ndodhet larg tij.<\/p>\n<p>Deti nuk humbi, bregdeti po rrezikon ta humbas\u00eb<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb b\u00ebhet dallimi q\u00eb turist\u00ebt nuk po kritikojn\u00eb Jonin ku \u00ebsht\u00eb edhe fokusi m\u00eb i madh i komenteve n\u00eb raport me Adriatikun. P\u00ebr Ksamilin, nj\u00eb vizitor i korrikut shkruan se \u201cuji \u00ebsht\u00eb i ngroht\u00eb dhe i past\u00ebr si kristal\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr e p\u00ebrshkruan detin t\u00eb bukur, por p\u00ebrfundon me vet\u00ebm dy fjal\u00eb p\u00ebr eksperienc\u00ebn p\u00ebrreth tij \u201cShum\u00eb kaotike\u201d.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmbledhja m\u00eb e sakt\u00eb e problemit t\u00eb Rivier\u00ebs Shqiptare.<\/p>\n<p>Natyra vazhdon t\u00eb prodhoj\u00eb at\u00eb q\u00eb reklamat premtojn\u00eb. Industria turistike e ngritur mbi t\u00eb, jo gjithmon\u00eb. N\u00eb Ksamil, komentet e korrikut dhe gushtit p\u00ebrmendin plazhe t\u00eb mbushura me shezlong\u00eb, hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb kufizuar publike, muzik\u00eb t\u00eb lart\u00eb, parkim t\u00eb kushtuesh\u00ebm dhe \u00e7mime q\u00eb ndryshojn\u00eb sipas rreshtit t\u00eb \u00e7adrave apo dit\u00ebs s\u00eb jav\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vizitore, duke par\u00eb ritmin e zhvillimit, shkruan: \u201cPo nd\u00ebrtohet kudo\u201d. Deti, shton ajo, mbetet transparent dhe peizazhi i bukur. Pik\u00ebrisht ky kontrast e b\u00ebn kritik\u00ebn m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr turist v\u00ebren di\u00e7ka q\u00eb deri pak vite m\u00eb par\u00eb do t\u00eb dukej e \u00e7uditshme p\u00ebr nj\u00eb destinacion q\u00eb tregtohej si alternativa e lir\u00eb dhe e paprekur e Mesdheut: n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Ksamilit, sipas tij, nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb shtrije thjesht peshqirin, duhej marr\u00eb nj\u00eb shezlong me pages\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me nj\u00eb problem tipik t\u00eb destinacioneve q\u00eb b\u00ebhen t\u00eb famshme m\u00eb shpejt se sa m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb menaxhojn\u00eb fam\u00ebn. Askush nuk ankohet se deti \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i bukur. Ankesa \u00ebsht\u00eb se gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb pengesa po hasen midis turistit dhe detit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Rivier\u00eb q\u00eb po shet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, por jo domosdoshm\u00ebrisht po bind<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb vite, avantazhi q\u00eb reklamohej mbi vendin ton\u00eb ishte i qart\u00eb: bukuri mesdhetare me \u00e7mime jomesdhetare, pra ekonomike. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 2026, ky ekuacion duket m\u00eb i pasigurt.<\/p>\n<p>Turist\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb \u00e7mime t\u00eb leverdishme, por jo domosdoshm\u00ebrisht aty ku fama turistike \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe. N\u00eb Ksamil ka komente p\u00ebr \u00e7adra q\u00eb kushtojn\u00eb nga 1,000 deri n\u00eb 3,500 lek\u00eb. N\u00eb nj\u00eb beach club tjet\u00ebr, nj\u00eb vizitor raporton 4,000 lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr madje ka edhe shifra shum\u00eb m\u00eb t\u00eb kripura se kaq. Ka edhe p\u00ebrvoja shum\u00eb pozitive, me staf t\u00eb sjellsh\u00ebm dhe \u00e7mime t\u00eb mira, gj\u00eb q\u00eb tregon se problemi nuk \u00ebsht\u00eb universal. Por paq\u00ebndrueshm\u00ebria e eksperienc\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00eb nj\u00eb problem.<\/p>\n<p>Nj\u00eb turist n\u00eb Reddit, pasi vizitoi Sarand\u00ebn dhe Himar\u00ebn n\u00eb gusht, e p\u00ebrshkruan udh\u00ebtimin si \u201cnj\u00eb miks gjendjesh\u201d. Deti dhe restorantet e mira e bind\u00ebn, p\u00ebrvoja e p\u00ebrgjithshme shum\u00eb m\u00eb pak. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se turist\u00ebt po braktisin Rivier\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, turma tregon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Por turizmi nuk matet vet\u00ebm me numrin e njer\u00ebzve q\u00eb vijn\u00eb. Matet edhe me numrin e atyre q\u00eb duan t\u00eb kthehen. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu bregdeti shqiptar duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak i k\u00ebnaqur me vetveten.<\/p>\n<p>Kur turisti largohet nga deti<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb ngjitesh drejt Beratit q\u00eb gjuha e komenteve t\u00eb ndryshoj\u00eb. Nj\u00eb vizitor i korrikut e quan qytetin \u201cnj\u00eb nga vendet tona t\u00eb preferuara n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d. P\u00ebrshkrimet flasin p\u00ebr karakter, histori, rrug\u00eb t\u00eb vjetra, sht\u00ebpi tradicionale dhe pamje. Nj\u00eb tjet\u00ebr vizitor ngjitet n\u00eb kala n\u00eb mbr\u00ebmje dhe habitet se brenda mureve gjen nj\u00eb \u201cmicro village\u201d (nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl), me banor\u00eb, restorante dhe jet\u00eb reale.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj i vog\u00ebl, por me r\u00ebnd\u00ebsi. Turisti modern nuk duket se k\u00ebrkon vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e bukur. Ai k\u00ebrkon at\u00eb q\u00eb duket sikur i p\u00ebrket vendit ku ndodhet.<\/p>\n<p>Berati e ka ende k\u00ebt\u00eb avantazh. Kalaja nuk \u00ebsht\u00eb thjesht monument. \u00cbsht\u00eb lagje. Sht\u00ebpit\u00eb nuk jan\u00eb dekor i nd\u00ebrtuar p\u00ebr turistin.<\/p>\n<p>Historia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skenografi e vendosur sezonalisht n\u00eb korrik. N\u00eb nj\u00eb Europ\u00eb ku shum\u00eb qendra historike i ngjajn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, t\u00eb nj\u00ebjtat dyqane suveniresh, t\u00eb nj\u00ebjtat menu, t\u00eb nj\u00ebjtat apartamente me qira, kjo lloj pap\u00ebrsosm\u00ebrie autentike si n\u00eb Berat b\u00ebhet nj\u00eb produkt turistik shum\u00eb i \u00e7muar.<\/p>\n<p>Gjirokastra dhe ekonomia e nj\u00eb pjate me f\u00ebrges\u00eb<\/p>\n<p>N\u00ebse Berati shet histori, Gjirokastra duket se po shet di\u00e7ka edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb: ndjesin\u00eb se turisti nuk \u00ebsht\u00eb thjesht klient. Komentet e restoranteve tradicionale gjat\u00eb korrikut dhe gushtit jan\u00eb t\u00eb mbushura me referenca ndaj ushqimit familjar, \u00e7mimeve t\u00eb arsyeshme dhe pronar\u00ebve q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Tryez\u00ebn e Ali Pashait, nj\u00eb vizitor e p\u00ebrshkruan gatimin si \u201cushqim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm tipik shqiptar i gatuar n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Nj\u00eb familje prej tre vetash raporton nj\u00eb fatur\u00eb prej 3,500 lek\u00ebsh p\u00ebr disa pjata, uj\u00eb, birra dhe kafe, s\u00eb bashku me pamjen mbi qytet dhe kala.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb restorant tjet\u00ebr tradicional, nj\u00eb turist shkruan se ushqimi i kujton gatimin e gjyshes dhe se biznesi familjar e b\u00ebn p\u00ebrvoj\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrshkruan pronar\u00ebt si nj\u00eb \u00e7ift q\u00eb \u201cnuk mund t\u00eb kishin qen\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb lokal tjet\u00ebr, dy turist\u00eb raportojn\u00eb se h\u00ebngr\u00ebn p\u00ebr vet\u00ebm 10.40 euro dhe, p\u00ebrve\u00e7 porosis\u00eb, mor\u00ebn edhe pjata t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb provuar specialitete t\u00eb zon\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb modeli i turizmit q\u00eb po merr notat m\u00eb t\u00eb mira k\u00ebt\u00eb ver\u00eb. Jo domosdoshm\u00ebrisht restoranti m\u00eb i shtrenjt\u00eb. Jo objekti me investimin m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Jo vendi me muzik\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Por tryeza ku dikush t\u00eb shpjegon \u00e7far\u00eb po ha, t\u00eb sjell pak mjalt\u00eb nga familja dhe t\u00eb ofron nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb pa e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fatur\u00eb. Nj\u00eb model turistik i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar me rregullore e standarde, por tep\u00ebr i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shkat\u00ebrruar nga mania e komercializimit t\u00eb tep\u00ebrt q\u00eb po vjen me rritjen e interesit turistik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Thethi, aty ku Shqip\u00ebria ende nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shtiret<\/p>\n<p>N\u00eb Veri, avantazhi b\u00ebhet edhe m\u00eb i duksh\u00ebm. N\u00eb Theth, turist\u00ebt nuk kan\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr marketing. Malet e b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn vet\u00eb. Nj\u00eb vizitore n\u00eb korrik e p\u00ebrshkruan nj\u00eb bujtin\u00eb si \u201csht\u00ebpia larg sht\u00ebpis\u00eb\u201d, duke lavd\u00ebruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht peizazhin e maleve, familjen q\u00eb e drejton dhe ushqimin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr bujtin\u00eb vler\u00ebsohet p\u00ebr gatimet lokale me \u00e7mime t\u00eb arsyeshme dhe staf \u201cjasht\u00ebzakonisht miq\u00ebsor dhe i gjindsh\u00ebm\u201d. Natyrisht, as Thethi nuk \u00ebsht\u00eb i imunizuar ndaj kritikave. Ka edhe komente p\u00ebr staf jo miq\u00ebsor apo probleme me akomodimin.<\/p>\n<p>Por dallimi me bregdetin \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. N\u00eb Veri, kur turisti ankohet, zakonisht ankohet p\u00ebr nj\u00eb bujtin\u00eb. N\u00eb Ksamil, shpesh duket sikur po ankohet p\u00ebr modelin e destinacionit dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet t\u00eb nis\u00eb reflektimi.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, mes mikpritjes dhe industris\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit<\/p>\n<p>Edhe perceptimi p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb dy Shqip\u00ebri. N\u00eb Gjirokast\u00ebr, Berat dhe bujtinat e Veriut, fjal\u00ebt \u201cmiq\u00ebsor\u00eb\u201d, \u201cmikprit\u00ebs\u201d, \u201cfamiljare\u201d shfaqen vazhdimisht.<\/p>\n<p>N\u00eb bregdet dhe qytetet m\u00eb t\u00eb ngarkuara, tabloja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e paq\u00ebndrueshme. Nj\u00eb turist \u00e7ek q\u00eb vizitoi Tiran\u00ebn dhe Vlor\u00ebn n\u00eb gusht e vler\u00ebsoi udh\u00ebtimin vet\u00ebm 5 nga 10 dhe shkroi se shpesh ndihej sikur \u201cnuk ishim t\u00eb mir\u00ebpritur\u201d. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim p\u00ebr karakterin e shqiptar\u00ebve. Komentet e tjera thon\u00eb pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb tregues i nj\u00eb industrie q\u00eb po rritet m\u00eb shpejt sesa mund\u00ebsit\u00eb e saj. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb fort\u00eb mikpritjeje private. Sfida \u00ebsht\u00eb ta p\u00ebrkthej\u00eb at\u00eb n\u00eb mikpritje profesionale pa e kthyer n\u00eb buz\u00ebqeshje fasad\u00eb t\u00eb nj\u00eb hoteli. Bizneset e vogla familjare duket se e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00eb mir\u00eb se shum\u00eb struktura turistike m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Autenticiteti po b\u00ebhet luksi i ri<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb vite, fjala ky\u00e7e e turizmit shqiptar ishte \u201ce lir\u00eb\u201d. Tani duhet t\u00eb jet\u00eb \u201cndryshe\u201d. Sepse Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb pafundme nd\u00ebrtimi me Greqin\u00eb, Kroacin\u00eb, Turqin\u00eb apo Spanj\u00ebn. Ato kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb resorte, m\u00eb shum\u00eb marina dhe infrastruktur\u00eb m\u00eb t\u00eb konsoliduar.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb Shqip\u00ebria ka dhe konkurrent\u00ebt e saj e kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb nj\u00eb territor i vog\u00ebl ku, brenda disa or\u00ebsh, nj\u00eb turist mund t\u00eb kaloj\u00eb nga nj\u00eb plazh jonian n\u00eb nj\u00eb qytet historik, nga nj\u00eb vresht familjar n\u00eb nj\u00eb lugin\u00eb alpine.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dark\u00eb pak kilometra jasht\u00eb Gjirokastr\u00ebs p\u00ebrshkruhet nga nj\u00eb vizitore si \u201cpika kulmore e udh\u00ebtimit ton\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, rrush mbi tavolin\u00eb, pula n\u00eb oborr, ver\u00eb nga vreshti p\u00ebrreth dhe per\u00ebndim dielli. N\u00eb gjuh\u00ebn e industris\u00eb s\u00eb turizmit, kjo quhet \u201cudh\u00ebtim i bazuar te p\u00ebrvojat\u201d dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga segmentet q\u00eb po sh\u00ebnon interesin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb turist\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, kjo quhej dikur thjesht jet\u00eb e zakonshme dhe avantazhi yn\u00eb m\u00eb i madh do t\u00eb ishte ta ruanim at\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e fitoi ver\u00ebn e vitit 2026?<\/p>\n<p>Deti mbetet nj\u00eb prej magneteve m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb vendit. Pa t\u00eb, Shqip\u00ebria v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb kishte par\u00eb k\u00ebt\u00eb shp\u00ebrthim interesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb po p\u00ebrjeton viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Por komentet e turist\u00ebve t\u00eb korrikut dhe gushtit sugjerojn\u00eb se deti po sjell klientin, nd\u00ebrsa brend\u00ebsia po krijon eksperienc\u00ebn dhe kujtimet. N\u00eb Ksamil, fotografia m\u00eb e mir\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb ajo e ujit t\u00eb kalt\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjirokast\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb darka n\u00eb nj\u00eb oborr familjar. N\u00eb Berat, nj\u00eb mbr\u00ebmje mes gur\u00ebve t\u00eb kalas\u00eb. N\u00eb Theth, m\u00ebngjesi p\u00ebrball\u00eb maleve. Dhe n\u00eb turiz\u00ebm, kujtimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vlefsh\u00ebm se fotografia.<\/p>\n<p>Fotografia sjell \u201clike\u201d (p\u00eblqime). Kujtimi sjell kthimin apo rikthimin e nj\u00eb turisti. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse fituesi i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj vere mund t\u00eb mos jet\u00eb Riviera. E fitoi natyra, por sidomos ajo pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr turistin.<\/p>\n<p>Bregdeti ofroi peizazhin m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm dhe t\u00eb promovuar t\u00eb vendit, por gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh edhe problemet e nj\u00eb destinacioni q\u00eb po rritet me shpejt\u00ebsi: \u00e7mime t\u00eb paq\u00ebndrueshme, trafik, zhurm\u00eb, beton, shezlong\u00eb dhe presion mbi hap\u00ebsir\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Brend\u00ebsia ofroi di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb: ushqim, histori, male, familje dhe nj\u00eb ndjesi vendi. P\u00ebr momentin, turist\u00ebt duket se po votojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn. Dhe ky duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebt. Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb version m\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb Rivier\u00ebs franceze apo ishujve grek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrpiqet, \u00e7mimet do t\u00eb afrohen me konkurrent\u00ebt shum\u00eb p\u00ebrpara se infrastruktura dhe sh\u00ebrbimi t\u2019i arrijn\u00eb ata. Produkti m\u00eb i vlefsh\u00ebm q\u00eb Shqip\u00ebria ka p\u00ebr t\u00eb shitur apo marketuar \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb turist\u00ebt po gjejn\u00eb pasi largohen nga plazhi: Shqip\u00ebrin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. \/Monitor<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebse Shqip\u00ebria do ta gjykonte sezonin turistik vet\u00ebm nga fotografit\u00eb n\u00eb Instagram, vera e vitit 2026 do t\u00eb dukej thuajse e p\u00ebrsosur. Uj\u00eb i kalt\u00ebr n\u00eb Ksamil, kro\u00e7iere p\u00ebrpara Sarand\u00ebs, tavolina buz\u00eb detit n\u00eb Himar\u00eb dhe nj\u00eb lum\u00eb makinash q\u00eb zbriste \u00e7do fundjav\u00eb drejt Jugut. Por turist\u00ebt e sot\u00ebm kan\u00eb nj\u00eb zakon: pasi b\u00ebjn\u00eb foton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-99000","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99000","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99000"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99000\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99000"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99000"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99000"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}