{"id":98987,"date":"2026-09-07T06:48:14","date_gmt":"2026-09-07T06:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/07\/liria-punon-por-duhen-dhe-6-milione-dollare\/"},"modified":"2026-09-07T06:48:14","modified_gmt":"2026-09-07T06:48:14","slug":"liria-punon-por-duhen-dhe-6-milione-dollare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/07\/liria-punon-por-duhen-dhe-6-milione-dollare\/","title":{"rendered":"\u201cLiria punon\u201d, por duhen dhe 6 milion\u00eb dollar\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb anekdot\u00eb popullore q\u00eb tregohet pak a shum\u00eb k\u00ebshtu:<\/p>\n<p>Nj\u00eb hoxh\u00eb kishte nj\u00eb fqinj shum\u00eb t\u00eb bezdissh\u00ebm, i cili \u00e7do dit\u00eb hipte n\u00eb \u00e7ati dhe b\u00ebnte nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb padurueshme. Banor\u00ebt iu ankuan hoxh\u00ebs, nd\u00ebrsa ai u premtoi:<\/p>\n<p>\u2014 Mos kini merak, do ta mallkoj dhe Zoti do ta d\u00ebnoj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen, sapo fqinji hipi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb \u00e7ati dhe nisi zhurm\u00ebn, hoxha doli n\u00eb oborr, ngriti duart nga qielli dhe filloi ta mallkonte:<\/p>\n<p>\u2014 O Zot, rr\u00ebzoje k\u00ebt\u00eb njeri q\u00eb nuk na l\u00eb t\u00eb qet\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb \u00e7ast, nj\u00ebri prej t\u00eb pranishm\u00ebve iu afrua fshehurazi fqinjit, i dha nj\u00eb t\u00eb shtyr\u00eb dhe ai ra nga \u00e7atia e vdiq.<\/p>\n<p>Hoxha, kur e pa, tha:<\/p>\n<p>\u2014 E gjeti nga Zoti, por iu desh edhe nj\u00eb e shtyr\u00eb nga robi!<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb kjo ilustron udh\u00ebtimim e Sali Berish\u00ebs me nj\u00eb viz\u00eb 6 milion\u00eb dollar\u00eb drejt SHBA dhe deklarat\u00ebn e tij komike \u201cLiria punon\u201d e cila ja atribom viz\u00ebn betej\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb viz\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb. Shprehja e sakt n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb \u201cLiria punon\u201d por duheshin dhe 6 miliom\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb e madhe komike q\u00eb ka prodhuar nj\u00eb atraksion korruptiv n\u00eb Shqip\u00ebri. Zakonisht shqiptar\u00ebt revoltohen nga korrupsioni. Revoltohen kur dikush blen nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb re, kur b\u00ebn nj\u00eb investim, kur \u00e7on f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkolla t\u00eb shtrenjta e \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebjeq\u00eb shumica nuk e arrin dot. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet ka nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr korrupsionin po arrite standarde t\u00eb tilla, pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb jesh biznesmen apo i suksessh\u00ebm n\u00eb pun\u00ebt e tuaja.<\/p>\n<p>Kur je politikan natyrisht kjo gj\u00eb shum\u00ebfishohet se jan\u00eb brenda dhe legjendat urbane.<\/p>\n<p>I vetmi rast kur nj\u00eb akt korruptiv ka marr\u00eb pamje komike n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Sali Berisha i sanksionuar \u201cnon grata\u201d p\u00ebr korrupsion madhor dhe minim t\u00eb demokracis\u00eb nga SHBA, blen nj\u00eb viz\u00eb 6 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur klauzol\u00ebn p\u00ebrjashtuese p\u00ebr t\u00eb shkelur n\u00eb SHBA, pavar\u00ebsisht se do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb non grata.<\/p>\n<p>Kjo histori, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend normal do p\u00ebrjetohej si nj\u00eb fyerje p\u00ebr SHBA dhe shqiptar\u00ebt, n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb marr\u00eb si nj\u00eb ngjarje komike. T\u00eb gjitha reagimet ndaj udh\u00ebtimit \u201ctriumfal\u201d drejt SHBA jan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruarame humor dhe tallje p\u00ebr nj\u00eb 82-vje\u00e7ar, q\u00eb para disa vitesh thoshte se nuk shkoj dot n\u00eb SHBA se jam plak dhe tani, pasi bleu nj\u00eb viz\u00eb 6 milion\u00eb dollar\u00eb, t\u00eb deklaruara pa llogaritur t\u00eb tjerat n\u00eb dor\u00eb, po p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrjetoj\u00eb si triumf t\u00eb tij ndaj SHBA.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa e p\u00ebrjetojn\u00eb si di\u00e7ka komike p\u00ebr Berish\u00ebn, shqiptar\u00ebt nuk e p\u00ebrjetojn\u00eb k\u00ebshtu p\u00ebr SHBA. Ana e err\u00ebt e k\u00ebtij reagimi \u00ebsht\u00eb se tani shum\u00eb shqiptar\u00eb e shikojn\u00eb si tragjike faktin q\u00eb SHBA e mban Sali Berish\u00ebn t\u00eb sanksionuar \u201cnon grata\u201d, duke mos e hequr nd\u00ebshkimin politik q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr d\u00ebshmon se n\u00ebse paguan 6 milion\u00eb dollar\u00eb mund t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb viz\u00eb p\u00ebr t\u00eb g\u00ebnjyer elektoratin t\u00ebnd q\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtosh n\u00eb SHBA. Kjo e \u00e7mitizon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tragjike mitin e shqiptar\u00ebve p\u00ebr SHBA, p\u00ebr antikorrupsionin dhe standardet e demokracis\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat po SHBA mban t\u00eb sanksionuar Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe nuk b\u00ebhet fjal\u00eb se i b\u00ebhet ndonj\u00eb nder Berish\u00ebs. Berisha nuk votohet m\u00eb kurr\u00eb nga shqiptar\u00ebt, por bashk\u00eb me t\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb merren m\u00eb seriozisht sanksionet amerikane ndaj politikan\u00ebve dhe biznesmen\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i vetmi i sanksionuar politikisht nga Departamenti i Shtetit, dhe jo nga Departamenti i Thesarit si\u00e7 jan\u00eb sanksionuar biznesmen\u00eb e politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si Doshi, Rakipi, Dako, Ndroqi etj. Ata dhe teorikisht kan\u00eb shanse t\u2019u hiqet non grata pas ndonj\u00eb kohe t\u00eb caktuar. Vet\u00ebm Sali Berisha ka nj\u00eb sanksion politik q\u00eb nuk i hiqet kurr\u00eb, ose s\u00eb paku deri tani nuk i \u00ebsht\u00eb hequr asnj\u00ebrit.<\/p>\n<p>Ky triumfalizmi i tij q\u00eb ka bler\u00eb nj\u00eb viz\u00eb 6 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr ta mposhtur sanksionin \u201cnon grata\u201d ka \u00e7liruar t\u00ebr\u00ebsisht \u00e7do k\u00ebnd q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballet me sanksione t\u00eb tilla.<br \/>\nSHBA ka humbur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Shqip\u00ebri fuqin\u00eb e nj\u00eb mekanizmi turp\u00ebrues para shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Triumfalizmi teatral i Sali Berish\u00ebs dhe shpur\u00ebs s\u00eb tij, jo vet\u00ebm q\u00eb provon se Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan nga m\u00eb t\u00eb korruptuarit n\u00eb vend q\u00eb p\u00ebrdor parat\u00eb e korrupsionit p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sanksionet ndaj tij po p\u00ebr korrupsiom, por zhb\u00ebn dhe fuqin\u00eb e sanksioneve ndaj tij, t\u00eb cilat p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ai i shfryu fillimisht brenda partis\u00eb s\u00eb vet, duke i b\u00ebr\u00eb ato t\u00eb pavlefshme dhe t\u00eb padobishme.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 humorit me t\u00eb cilin shqiptar\u00ebt po shoq\u00ebrojn\u00eb vizit\u00ebn e tij q\u00eb i ngjan filmit \u201cKoncert n\u00eb vitin 1936\u201d n\u00eb SHBA, me po aq tragjiz\u00ebm \u00ebsht\u00eb shfryr\u00eb dhe miti amerikan mbi kontrollin ndaj politikan\u00ebvet\u00eb korruptuar dhe minuesve t\u00eb demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Tani ka nj\u00eb \u00e7mim p\u00ebr viz\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse n\u00eb t\u00eb ardhmen do rritet apo do ulet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb tragjike q\u00eb nj\u00eb i sanksionuar p\u00ebr mimim t\u00eb.demokracis\u00eb dhe korrupsion madhor, viziton SHBA si ngadh\u00ebnjyes ndaj SHBA, edhe pse dosja e tij n\u00eb zyrat e shtetit amerikan fillon e mbushet q\u00eb nga viti 1994, minues i demokracis\u00eb dhe zgjedhjeve n\u00eb vitin 1996, duke qen\u00eb nj\u00eb nga 10 armiqt\u00eb e shtypit n\u00eb bot\u00eb n\u00eb vitin 1997, bashk\u00ebpun\u00ebtor i Al-Qaedas m\u00eb 1998, kund\u00ebrshtar i politik\u00ebs amerikane p\u00ebr Kosov\u00ebn m\u00eb 1999, i izoluar i madh i SHBA n\u00eb vitin 2000, e m\u00eb pas i akuzuar p\u00ebr historin\u00eb korruptive tragjike t\u00eb G\u00ebrdecit t\u00eb djalit t\u00eb tij q\u00eb varrosi t\u00eb gjall\u00eb 26 shqiptar\u00eb, vrasjet live t\u00eb tij m\u00eb 21 Janar, dhe korrupsionin e familjes s\u00eb tij n\u00eb pushtet deri n\u00eb vitin 2013 q\u00eb sillej si pronare e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, ai mbetet \u201cnon grata\u201d zyrtarisht n\u00eb SHBA dhe faqen e Departamentit t\u00eb Shtetit, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe bler\u00ebs i nj\u00eb vize prej 6 milion\u00eb dollar\u00eb, q\u00eb tregon se v\u00ebrtet \u201cliria punon\u201d, por duhen dhe 6 milion\u00eb dollar\u00eb. M\u00eb s\u00eb paku!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze \u00cbsht\u00eb nj\u00eb anekdot\u00eb popullore q\u00eb tregohet pak a shum\u00eb k\u00ebshtu: Nj\u00eb hoxh\u00eb kishte nj\u00eb fqinj shum\u00eb t\u00eb bezdissh\u00ebm, i cili \u00e7do dit\u00eb hipte n\u00eb \u00e7ati dhe b\u00ebnte nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb padurueshme. Banor\u00ebt iu ankuan hoxh\u00ebs, nd\u00ebrsa ai u premtoi: \u2014 Mos kini merak, do ta mallkoj dhe Zoti do ta d\u00ebnoj\u00eb. T\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98987","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98987","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98987"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98987\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98987"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98987"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98987"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}