{"id":98919,"date":"2026-09-06T09:48:25","date_gmt":"2026-09-06T09:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/06\/nga-informatika-tek-inteligjenca-artificiale-pse-kam-te-drejte-te-jem-dyshues\/"},"modified":"2026-09-06T09:48:25","modified_gmt":"2026-09-06T09:48:25","slug":"nga-informatika-tek-inteligjenca-artificiale-pse-kam-te-drejte-te-jem-dyshues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/06\/nga-informatika-tek-inteligjenca-artificiale-pse-kam-te-drejte-te-jem-dyshues\/","title":{"rendered":"Nga informatika tek inteligjenca artificiale. Pse kam t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jem dyshues"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Beqaj<\/p>\n<p>Jam me profesion informaticien, diplomuar ne 1990.<\/p>\n<p>Edhe pse kan\u00eb kaluar rreth dyzet vjet q\u00eb kur fillova studimet dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs profesionale jam marr\u00eb edhe me fusha t\u00eb tjera, vazhdoj ta p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb: informaticien.<\/p>\n<p>Ndoshta edhe sepse i p\u00ebrkas nj\u00eb brezi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr mua, informatika nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb sinonim i computer science, sikurse ordinatori nuk ka qen\u00eb thjesht sinonim i kompjuterit si objekt fizik.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 1985 fillova studimet p\u00ebr informatik\u00eb. Ne veren p\u00ebrpara fillimit t\u00eb tyre pata mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb lexoja nj\u00eb lib\u00ebr n\u00eb fr\u00ebngjisht q\u00eb tim ati ia pati dh\u00ebn\u00eb profesor Kristian Bukuroshi, nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb mund t\u00eb konsiderohet nd\u00ebr themeluesit e informatik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Nga ai lib\u00ebr m\u00eb ka mbetur n\u00eb kujtes\u00eb, p\u00ebr gati dyzet vjet, nj\u00eb fraze e shkruar n\u00eb kopertin\u00ebn e pasme. Nuk guxoj sot ta riprodhoj si citim t\u00eb sakt\u00eb pa pasur librin p\u00ebrpara, por kuptimi ishte: \u201cL\u2019informatique ce n\u2019est pas l\u2019ordinateur.\u201d<\/p>\n<p>Ajo fjali m\u00eb shoq\u00ebroi gjat\u00eb studimeve dhe edhe m\u00eb shum\u00eb pas tyre, sepse informatika teorikisht praktikisht nuk eshte shkenca e makin\u00ebs. Eshte shkenca e informacionit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb fjala fr\u00ebnge informatique, e krijuar n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1960, vjen nga bashkimi i dy fjal\u00ebve: information + automatique. Pra, p\u00ebrpunimi automatik i informacionit. Makina eshte mjeti, ndersa informacioni eshte objekti.<\/p>\n<p>Ky dallim, q\u00eb mund t\u00eb duket vet\u00ebm terminologjik, m\u00eb duket sot m\u00eb aktual se kurr\u00eb. Sepse pas disa dekadash gjat\u00eb t\u00eb cilave fuqia e makin\u00ebs u shum\u00ebfishua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb marramend\u00ebse, kemi mb\u00ebrritur te inteligjenca artificiale, ku makina nuk p\u00ebrpunon m\u00eb vet\u00ebm informacionin q\u00eb i japim.<\/p>\n<p>Ajo fillon t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si ne e k\u00ebrkojm\u00eb, e p\u00ebrzgjedhim, e organizojm\u00eb dhe e kuptojm\u00eb informacionin. Dmth makina fillon te marre pjese ne procesin e te menduarit. Ne ate qe quhet cognitive. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu buron dyshimi im.<\/p>\n<p>\u201cDhuratat\u201d e teknologjis\u00eb!<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb disi mosbesues ndaj atyre q\u00eb, me nj\u00eb doz\u00eb shpotie, mund t\u2019i quajm\u00eb \u201cdhuratat\u201d e teknologjis\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzimin.<\/p>\n<p>Jo sepse teknologjia \u00ebsht\u00eb e keqe dhe as sepse zhvillimi teknologjik duhet ndalur. Por sepse teknologjia moderne nuk lind dhe nuk shp\u00ebrndahet n\u00eb vakum. Pas saj ka shtete, interesa strategjike, kompani, kapital dhe modele biznesi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb teknologji mund t\u00eb jet\u00eb jasht\u00ebzakonisht e dobishme p\u00ebr njer\u00ebzimin dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht jasht\u00ebzakonisht e vlefshme p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kontrollon infrastruktur\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>GPS \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull interesant.<\/p>\n<p>Sistemi u zhvillua nga Shtetet e Bashkuara fillimisht p\u00ebr q\u00ebllime ushtarake. M\u00eb pas u b\u00eb i disponuesh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdorim civil dhe, n\u00eb vitin 2000, Shtetet e Bashkuara hoq\u00ebn degradimin e q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb sinjalit civil. Rezultati ishte revolucionar. Sot GPS-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga infrastrukturat m\u00eb t\u00eb dobishme q\u00eb njer\u00ebzimi p\u00ebrdor praktikisht falas.<\/p>\n<p>GPS na orienton, na lehteson udh\u00ebtimet. Na mbeshtet transportin, logjistik\u00ebn, bujq\u00ebsin\u00eb, sh\u00ebrbimet e emergjenc\u00ebs dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ekonomis\u00eb moderne.<\/p>\n<p>Por mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn infrastruktur\u00eb u nd\u00ebrtua edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: ekonomia e lokalizimit. Telefoni yn\u00eb filloi t\u00eb dij\u00eb ku jemi dhe te tregoje ku jemi.<\/p>\n<p>Aplikacionet mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb din\u00eb ku jemi. Sh\u00ebrbimet mund t\u00eb personalizohen sipas vendit ku ndodhemi.<br \/>\nNj\u00eb informacion q\u00eb dikur ishte jasht\u00ebzakonisht privat \u2014 pozicioni fizik gjeografikisht i nj\u00eb personi \u2014 u transformua gradualisht n\u00eb nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb digjitale t\u00eb gjurmueshme dhe te p\u00ebrpunueshme.<\/p>\n<p>Kjo nuk provon se GPS iu dha bot\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjuar njer\u00ebzit. Nj\u00eb pretendim i till\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte prova q\u00eb nuk i kemi. Por provon di\u00e7ka tjet\u00ebr, shum\u00eb m\u00eb interesante. Nj\u00eb teknologji mund t\u00eb krijohet p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim, t\u00eb ofrohet p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr dhe t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja shoq\u00ebrore q\u00eb shkojn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrtej t\u00eb dyjave.<\/p>\n<p>Telefoni q\u00eb nuk fle plot\u00ebsisht!<\/p>\n<p>Edhe evolucioni i telefonit celular \u00ebsht\u00eb ilustrues. Telefonat e gjenerates se par\u00eb kishin nj\u00eb karakteristik\u00eb shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Nese hiqje baterin\u00eb, pajisja nuk kishte m\u00eb energji.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb telefona modern\u00eb sot bateria \u00ebsht\u00eb e integruar.<\/p>\n<p>Madje disa funksione t\u00eb pajisjes mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbeten aktive me konsum minimal energjie edhe pasi p\u00ebrdoruesi e ka \u201cfikur\u201d telefonin. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do telefon i fikur vazhdon normalisht t\u00eb komunikoj\u00eb me rrjetin cellular, por kufiri intuitiv q\u00eb dikur ekzistonte \u2014 ON\/OFF \u2014 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb teknikisht m\u00eb kompleks.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrdoruesin telefoni \u00ebsht\u00eb fikur. P\u00ebr inxhinierin, disa n\u00ebnsisteme mund t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb energji dhe funksione t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>Ky ndryshim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. Sepse tregon se n\u00eb bot\u00ebn digjitale edhe nj\u00eb koncept kaq elementar sa \u201ce fika pajisjen\u201d nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoruesi mendon se do t\u00eb thot\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu lind nj\u00eb parim q\u00eb duhet ta marrim me vete n\u00eb epok\u00ebn e AI. Ajo q\u00eb p\u00ebrdoruesi mendon se teknologjia po b\u00ebn dhe ajo q\u00eb teknologjia \u00ebsht\u00eb teknikisht n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebj\u00eb nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht e nj\u00ebjta gj\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, kur sot m\u00eb ofrohet nj\u00eb \u201cdhurat\u00eb\u201d shum\u00eb m\u00eb e fuqishme \u2014 inteligjenca artificiale \u2014 m\u00eb duket e arsyeshme t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb pyetje p\u00ebrpara se t\u00eb mahnitem prej saj:<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb modeli q\u00eb q\u00ebndron pas saj?<\/p>\n<p>AI \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb!<\/p>\n<p>Sepse AI ndryshon cil\u00ebsisht nga teknologjit\u00eb e m\u00ebparshme.<br \/>\n\u2013 Google mund t\u00eb dij\u00eb \u00e7far\u00eb k\u00ebrkoj.<br \/>\n\u2013 Facebook mund t\u00eb dij\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00eb p\u00eblqen.<br \/>\n\u2013 GPS mund t\u00eb tregoj\u00eb ku ndodhem.<br \/>\nPor nj\u00eb sistem AI me t\u00eb cilin bisedoj \u00e7do dit\u00eb mund t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb edhe si mendoj.<\/p>\n<p>Pyetjet q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb sistemi AI jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb natyre tjet\u00ebr.<br \/>\n\u2013 Ne mund t\u2019i tregojm\u00eb nj\u00eb problem profesional.<br \/>\n\u2013 Mund t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb k\u00ebshill\u00eb.<br \/>\n\u2013 Mund t\u2019i tregojm\u00eb nj\u00eb dilem\u00eb.<br \/>\n\u2013 Mund t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb analizoj\u00eb argumentet tona.<br \/>\n\u2013 Mund t\u2019i japim dokumentet tona.<br \/>\n\u2013 Mund t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb na kund\u00ebrshtoj\u00eb.<br \/>\n\u2013 Mund t\u00eb punojm\u00eb me t\u00eb p\u00ebr muaj apo vite.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, teorikisht, profili q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm \u00e7far\u00eb konsumon ky njeri ne jeten e perditshme ne baze te informacionit qe kerkon.<\/p>\n<p>Profili i njeriut perdorues mund t\u00eb plotesohet edhe me:<br \/>\n\u2013 \u00c7fare mendon ky njeri?<br \/>\n\u2013 Si arsyeton?<br \/>\n\u2013 \u00c7far\u00eb e bind?<br \/>\n\u2013 \u00c7far\u00eb nuk e bind?<br \/>\n\u2013 \u00c7far\u00eb e shqet\u00ebson?<br \/>\n\u2013 Cilat jan\u00eb dob\u00ebsit\u00eb e argumentimit t\u00eb tij?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kategori krejt tjet\u00ebr informacioni. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu dyshimi im ndaj inteligjenc\u00ebs artificiale nuk m\u00eb duket konspiracioniz\u00ebm. M\u00eb duket nj\u00eb pyetje normale e informaticienit. \u00c7far\u00eb informacioni hyn n\u00eb sistem, \u00e7far\u00eb p\u00ebrpunimi i b\u00ebhet, ku ruhet, kush e kontrollon dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret rezultati?<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, kjo \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht informatika: information + automatique.<\/p>\n<p>Pyetja e gabuar dhe pyetja e duhur!<\/p>\n<p>Prandaj ndoshta pyetja \u201cA \u00ebsht\u00eb inteligjenca artificiale e mir\u00eb apo e keqe?\u201d \u00ebsht\u00eb pyetje e gabuar. Edhe pyetja: \u201cA duhet ta ndalojm\u00eb?\u201d \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb pothuajse pa kuptim.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. \u201cKush e kontrollon p\u00ebrpunimin automatik t\u00eb informacionit n\u00eb epok\u00ebn kur informacioni p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrpunuar jemi gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ne vet\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebtu bashkohen, pas m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh, origjina e fjal\u00ebs informatique dhe problemi i inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1960 sfida ishte se si ta p\u00ebrpunojm\u00eb automatikisht informacionin?<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2020 sfida po b\u00ebhet se si ta qeverisim fuqin\u00eb e atij q\u00eb e p\u00ebrpunon automatikisht informacionin?<\/p>\n<p>Dhe ndoshta pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet t\u00eb filloj\u00eb diskutimi p\u00ebr nj\u00eb arkitektur\u00eb globale t\u00eb qeverisjes s\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>A na duhet inteligjenca artifi ciale?<\/p>\n<p>Pyetja mund t\u00eb duket e vonuar. Inteligjenca artificiale \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb mes nesh dhe, me shum\u00eb gjas\u00eb, rruga e kthimit pas nuk ekziston m\u00eb. Por pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ia vlen t\u00eb shtrohet nj\u00eb pyetje q\u00eb entuziazmi teknologjik shpesh e anashkalon. P\u00ebr \u00e7far\u00eb na sherben Inteligjenca Artificiale?<\/p>\n<p>Ndoshta nisem nga nj\u00eb paragjykim. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paragjykim q\u00eb buron nga nj\u00eb fakt elementar. AI q\u00eb p\u00ebrdorim sot nuk na ofrohet nga nj\u00eb institucion filantropik global apo nga vete shteti.<\/p>\n<p>Na ofrohet nga tregu, i cili krejt legjitimisht, vepron p\u00ebr fitim.<\/p>\n<p>Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb teknologji e zhvilluar p\u00ebr fitim nuk mund t\u2019i sjell\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme njer\u00ebzimit. Historia ekonomike boterore na tregon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Problemi \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr. Interesi ekonomik i atij q\u00eb krijon dhe kontrollon teknologjin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht i nj\u00ebjt\u00eb me interesin e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb e p\u00ebrdor at\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet t\u00eb filloj\u00eb diskutimi p\u00ebr AI-n\u00eb.<\/p>\n<p>Nga mjeti te nd\u00ebrmjet\u00ebsi i dijes!<\/p>\n<p>Rrota, leva, motori me avull apo qarku i integruar shum\u00ebfishuan aft\u00ebsit\u00eb fizike dhe llogarit\u00ebse t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Inteligjenca artificiale ka nj\u00eb karakteristik\u00eb tjet\u00ebr. Ajo fillon t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb midis njeriut dhe informacionit.<\/p>\n<p>Nuk na ndihmon vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb di\u00e7ka m\u00eb shpejt. Gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb na ndihmon t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb \u00e7far\u00eb dim\u00eb, \u00e7far\u00eb lexojm\u00eb, \u00e7far\u00eb konsiderojm\u00eb relevante dhe, potencialisht, \u00e7far\u00eb besojm\u00eb.<\/p>\n<p>Ky proces nuk filloi me AI.<\/p>\n<p>Motor\u00ebt e k\u00ebrkimit e b\u00ebn\u00eb hapin e par\u00eb. Pyetjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb tek keta motore tregojn\u00eb \u00e7far\u00eb na intereson. K\u00ebrkimet e p\u00ebrs\u00ebritura, gjuha, pajisja dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera t\u00eb disponueshme t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb profil gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb interesave tona.<\/p>\n<p>Rrjetet sociale e \u00e7uan modelin m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Nuk prisnin m\u00eb vet\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkonim informacion. Algoritmi filloi t\u00eb vendoste se \u00e7far\u00eb informacioni do t\u00eb na shfaqej edhe pa e k\u00ebrkuar ne.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndodhi nj\u00eb ndryshim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nga k\u00ebrkimi i informacionit kaluam te p\u00ebrzgjedhja algoritmike e informacionit p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>AI gjeneruese p\u00ebrfaq\u00ebsn hapin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo nuk p\u00ebrzgjedh vet\u00ebm informacionin. Ajo formulon p\u00ebrgjigjen.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim shum\u00eb m\u00eb i madh nga sa duket.<\/p>\n<p>Kush e p\u00ebrcakton p\u00ebrgjigjen!<\/p>\n<p>Marrim nj\u00eb pyetje elementare. Cili \u00ebsht\u00eb roli i Sk\u00ebnderbeut n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pyetje ua kam bere dy sistemeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale (ChatGPT dhe Claude) dhe dy versioneve t\u00eb ndryshme t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit sistem (ChatGPT Instant dhe Pro Mode) dhe kam marr\u00eb tre p\u00ebrgjigje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vetvete kjo nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht problem. Historia p\u00ebrmban interpretime dhe shkolla t\u00eb ndryshme mendimi.<\/p>\n<p>Problemi fillon kur p\u00ebrdoruesi nuk e di pse p\u00ebrgjigjet jan\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>A ndryshojn\u00eb sepse modelet jan\u00eb trajnuar mbi burime t\u00eb ndryshme?<br \/>\n\u2013 Sepse nj\u00ebri model ka kapacitete m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha<br \/>\n\u2013 Sepse udh\u00ebzimet e vendosura nga zhvilluesi jan\u00eb t\u00eb ndryshme<br \/>\n\u2013 Sepse nj\u00ebri sistem ka akses n\u00eb burime t\u00eb jashtme dhe tjetri jo<br \/>\n\u2013 Sepse p\u00ebrdoruesit i \u00ebsht\u00eb personalizuar p\u00ebrgjigjja<br \/>\nApo thjesht sepse modeli ka prodhuar nj\u00eb p\u00ebrgjigje statistikisht t\u00eb besueshme n\u00eb form\u00eb, por faktikisht t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrdoruesin e zakonsh\u00ebm k\u00ebto mekanizma jan\u00eb kryesisht t\u00eb paduksh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu lind paradoksi.<\/p>\n<p>Kemi ndoshta mjetin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb krijuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr demokratizimin e dijes, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht mund t\u00eb kemi krijuar nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb dijes, mekanizmin e t\u00eb cilit shumica e njer\u00ebzve nuk mund ta kontrollojn\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs!<\/p>\n<p>Nj\u00eb motor tradicional k\u00ebrkimi na jep nj\u00eb grup burimesh informacioni. Ne mund t\u00eb hapim nj\u00ebrin prej tyre, t\u00eb shohim autorin, gazet\u00ebn, universitetin ose institucionin dhe, t\u00eb pakt\u00ebn teorikisht, ta vler\u00ebsojm\u00eb burimin.<\/p>\n<p>AI ndryshon marr\u00ebdh\u00ebnien. Ajo sintetizon informacionin dhe na jep drejtp\u00ebrdrejt nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Kjo \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht komode.<\/p>\n<p>Por komoditeti ka nj\u00eb \u00e7mim, sepse distanca midis p\u00ebrdoruesit dhe burimit rritet.<\/p>\n<p>Prandaj pyetja thelb\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse AI \u201cthot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb bibliotek\u00eb, gazet\u00eb, profesor apo enciklopedi nuk ka monopol mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb nese mund ta verifikoj\u00eb p\u00ebrdoruesi se mbi \u00e7far\u00eb mb\u00ebshtetet p\u00ebrgjigjja?<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet faktike, nj\u00eb sistem q\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e infrastruktur\u00ebs s\u00eb dijes duhet t\u00eb na lejoj\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb teknikisht e mundur, t\u00eb dallojm\u00eb faktin nga interpretimi, burimin nga sinteza dhe sigurin\u00eb nga pasiguria.<\/p>\n<p>AI p\u00ebrpiqet te nderhyje ne thelbin e komunikimit njerezor. Ky i fundit dominohet nga tri tipare. I qarte, bindes, i vertete.<\/p>\n<p>AI eshte pak e inteteresuar p\u00ebr tiparin e trete.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e shkruar keq e ben njeriun skeptik. Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e gabuar, por e shkruar jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb, mund t\u00eb t\u00eb bind\u00eb.<\/p>\n<p>Njeriu, kur nuk di di\u00e7ka, shpesh komunikon sinjale pasigurie te tipi \u201cnuk jam i sigurt\u201d, \u201cm\u00eb duket\u201d, \u201cduhet ta kontrolloj\u201d. Ndersa AI mund t\u00eb prodhoj\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrjedhshm\u00ebri nj\u00eb fakt t\u00eb sigurt, nj\u00eb fakt t\u00eb pasigurt dhe nj\u00eb fakt t\u00eb gabuar.<\/p>\n<p>AI nuk duhet te jete burim dominimi mbi njeriun. AI duhet te jete instrument k\u00ebrkimi dhe arsyetimi.<\/p>\n<p>AI mund t\u00eb jet\u00eb jasht\u00ebzakonisht e dobishme pik\u00ebrisht n\u00ebse nuk i besojm\u00eb verb\u00ebrisht.<\/p>\n<p>AI mund t\u00eb gjej\u00eb kund\u00ebrargumentin q\u00eb nuk e kemi menduar, t\u00eb identifikoj\u00eb nj\u00eb kontradikt\u00eb, t\u00eb krahasoj\u00eb dhjet\u00ebra dokumente, t\u00eb propozoj\u00eb interpretime alternative ose t\u00eb na tregoj\u00eb se ku duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb m\u00eb tej.<\/p>\n<p>AI nuk duhet te na binde se ajo qe thote eshte e vertete, por duhet te na binde pse ajo qe thote eshte e vertete.<\/p>\n<p>Soveraniteti i dijes!<\/p>\n<p>\u00c7fare rreziku mund te na vije nga fakti qe AI eshte bindes?<\/p>\n<p>P\u00ebr shekuj me radh\u00eb, sovraniteti ka qene i lidhur me territorin. Nj\u00eb shtet ishte sovran kur kontrollonte kufijt\u00eb, ligjet, institucionet dhe vendimmarrjen brenda territorit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Me tej u zhvilluan sovraniteti ushqimor, ekonomik, energjitik, digjital, berthamor, hidrik.<\/p>\n<p>N\u00ebse sovraniteti klasik lidhej me kontrollin e territorit, sovraniteti i s\u00eb ardhmes mund t\u00eb lidhet me kontrollin mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb shoq\u00ebri formon dijen e saj.<\/p>\n<p>Deri dje, teknologjia ishte kryesisht nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb gjetur informacion. Motori i k\u00ebrkimit na paraqiste burimet dhe, t\u00eb pakt\u00ebn teorikisht, ishim ne q\u00eb i lexonim, i krahasonim dhe krijonim nj\u00eb p\u00ebrfundim.<\/p>\n<p>AI ndryshon di\u00e7ka thelb\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. AI nuk na \u00e7on vet\u00ebm tek informacioni. Ajo e k\u00ebrkon, e p\u00ebrzgjedh, e rendit, e p\u00ebrpunon dhe n\u00eb fund na e paraqet n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje t\u00eb gatshme.<\/p>\n<p>Ketu fillon problemi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrgjigje bind\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb p\u00ebrgjigje e v\u00ebrtet\u00eb. Por sa m\u00eb e aft\u00eb t\u00eb b\u00ebhet AI n\u00eb komunikimin me ne, aq m\u00eb e natyrshme b\u00ebhet prirja jon\u00eb p\u00ebr t\u2019i besuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse nes\u00ebr AI p\u00ebrdoret gjer\u00ebsisht n\u00eb shkolla p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, n\u00eb administrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb hartuar politika, n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar jurisprudenc\u00eb, n\u00eb ekonomi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendime dhe nga qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb kuptuar bot\u00ebn, at\u00ebher\u00eb pyetja se kush i nd\u00ebrton dhe kontrollon k\u00ebto sisteme nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht teknologjike.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ndoshta krahas sovranitetit territorial, ekonomik dhe digjital duhet t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb flasim edhe p\u00ebr sovranitetin e dijes, madje edhe me shume edhe te formimit dhe perdorimit te dijes. Thene ndryshe, te fillojme te flasim per aft\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb ruajtur autonomin\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si krijon dije, verifikon t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe formon gjykimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin XX, humbja e sovranitetit ishte e dukshme, sepse dikush tjet\u00ebr kontrollonte territorin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin XXI mund t\u00eb shfaqet nj\u00eb form\u00eb shum\u00eb m\u00eb e padukshme var\u00ebsie.<\/p>\n<p>Territori mbetet i yti. Institucionet mbeten t\u00eb tuat. Por nj\u00eb pjes\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e madhe e m\u00ebnyr\u00ebs se si shoq\u00ebria jote njeh dhe interpreton bot\u00ebn mund t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga sisteme q\u00eb nuk i kontrollon.<\/p>\n<p>Ky eshte debati i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale.<\/p>\n<p>Cognitive divide!<\/p>\n<p>AI mund t\u00eb krijoj\u00eb edhe nj\u00eb pabarazi t\u00eb re, sepse ekziston edhe nj\u00eb problem tjet\u00ebr q\u00eb diskutohet m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Imagjinojm\u00eb dy nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs klas\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dy b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pyetje.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri p\u00ebrdor nj\u00eb sistem AI pa pagese. Tjetri, sepse familja e tij mund ta p\u00ebrballoj\u00eb, p\u00ebrdor nj\u00eb version m\u00eb t\u00eb avancuar me pages\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse versioni me pages\u00eb ka model m\u00eb t\u00eb aft\u00eb, k\u00ebrkim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kontekst m\u00eb t\u00eb madh, mjete m\u00eb t\u00eb fuqishme dhe p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb sakta, at\u00ebher\u00eb diferenca ekonomike midis familjeve mund t\u00eb transformohet n\u00eb diferenc\u00eb n\u00eb aksesin ndaj inteligjenc\u00ebs s\u00eb asistuar.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht digital divide.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb potencialisht nj\u00eb cognitive divide.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri f\u00ebmij\u00eb ka n\u00eb dispozicion nj\u00eb tutor t\u00eb avancuar 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb. Tjetri ka nj\u00eb version duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse AI b\u00ebhet pjes\u00eb normale e arsimit, kjo \u00e7\u00ebshtje nuk mund t\u2019i lihet vet\u00ebm tregut.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria duhet t\u00eb vendos\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb niveli minimal i inteligjenc\u00ebs artificiale cil\u00ebsore q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i aksesuesh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do nx\u00ebn\u00ebs, pavar\u00ebsisht nga t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm privat\u00ebsia!<\/p>\n<p>Debati mbi teknologjin\u00eb digjitale \u00ebsht\u00eb fokusuar p\u00ebr vite te t\u00eb dh\u00ebnat personale, por AI ngre nj\u00eb problem potencialisht m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sistem me t\u00eb cilin bisedojm\u00eb vazhdimisht mund t\u00eb njoh\u00eb jo vet\u00ebm \u00e7far\u00eb blejm\u00eb apo \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb. Pyetjet tona mund t\u00eb zbulojn\u00eb interesat, pasigurit\u00eb, ambiciet, problemet profesionale, m\u00ebnyr\u00ebn e arsyetimit dhe \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkojm\u00eb ndihm\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dallim i fort\u00eb nd\u00ebrmjet asaj q\u00eb teknikisht mund t\u00eb m\u00ebsohet p\u00ebr p\u00ebrdoruesin dhe asaj q\u00eb juridikisht duhet t\u00eb lejohet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr profilizimin e tij.<\/p>\n<p>AI nuk duhet t\u00eb trash\u00ebgoj\u00eb automatikisht modelin ekonomik t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb rrjeteve sociale, pasi keto te fundit udhehiqen nga parimi se sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb di p\u00ebr p\u00ebrdoruesin, aq m\u00eb mir\u00eb mund ta monetizoj v\u00ebmendjen ose sjelljen e tij.<\/p>\n<p>Sepse marr\u00ebdh\u00ebnia me nj\u00eb asistent inteligjent mund t\u00eb b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb intime dhe shum\u00eb m\u00eb ndikuese sesa marr\u00ebdh\u00ebnia me nj\u00eb feed social.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, pse na duhet AI?<\/p>\n<p>Po! Na duhet, sepse potenciali I avantazheve \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i madh p\u00ebr ta mohuar.<\/p>\n<p>AI mund t\u00eb demokratizoj\u00eb aksesin n\u00eb dije, t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb k\u00ebrkimin shkencor, t\u00eb ndihmoj\u00eb mjek\u00ebsin\u00eb, t\u00eb rris\u00eb produktivitetin, t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb barrierat gjuh\u00ebsore dhe t\u2019i jap\u00eb pothuajse \u00e7do individi akses n\u00eb aft\u00ebsi q\u00eb deri dje k\u00ebrkonin ekipe specialist\u00ebsh.<br \/>\n\u2013 Nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs mund t\u00eb ket\u00eb tutor personal.<br \/>\n\u2013 Nj\u00eb mjek mund t\u00eb analizoj\u00eb m\u00eb shpejt nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe informacioni.<br \/>\n\u2013 Nj\u00eb sip\u00ebrmarrje e vog\u00ebl mund t\u00eb ket\u00eb kapacitete q\u00eb dikur i kishin vet\u00ebm korporatat.<br \/>\n\u2013 Nj\u00eb qytetar mund t\u00eb kuptoj\u00eb nj\u00eb dokument kompleks.<br \/>\n\u2013 Nj\u00eb shkenc\u00ebtar mund t\u00eb analizoj\u00eb n\u00eb or\u00eb at\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb k\u00ebrkonte jav\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00ebse duhet ta ndalojm\u00eb AI-n\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb, praktikisht, nj\u00eb rrug\u00eb pa kthim.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb se ne \u00e7far\u00eb kushtesh duhet t\u00eb bashkejetojme jetojm\u00eb me t\u00eb?<\/p>\n<p>Nga qeverisja e internetit te qeverisja e AI!<\/p>\n<p>K\u00ebtu historia e internetit mund t\u00eb na jap\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim.<\/p>\n<p>Interneti nuk ka nj\u00eb qeveri bot\u00ebrore. Megjithat\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb pa qeverisje.<\/p>\n<p>Organizma si IETF zhvilluan protokollet e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb lejojn\u00eb rrjetet t\u00eb komunikojn\u00eb. ICANN nd\u00ebrtoi mekanizma global\u00eb koordinimi p\u00ebr identifikuesit dhe sistemin e emrave. W3C zhvilloi standardet themelore t\u00eb Web-it.<\/p>\n<p>Shtetet nd\u00ebrkoh\u00eb ruajt\u00ebn sovranitetin e tyre juridik.<\/p>\n<p>Ky model mund t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebnisja edhe p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale.<\/p>\n<p>Jo nj\u00eb autoritet bot\u00ebror q\u00eb vendos \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb mendoj\u00eb AI. As nj\u00eb institucion global q\u00eb p\u00ebrcakton \u201ct\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb arkitektur\u00eb globale qeverisjeje q\u00eb p\u00ebrcakton disa rregulla teknike t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb sistemet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb AI t\u00eb ken\u00eb identitet teknik t\u00eb verifikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb dim\u00eb modelin dhe versionin me t\u00eb cilin po komunikojm\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ekzistojn\u00eb standarde t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta auditimi.<\/p>\n<p>T\u00eb ekzistojn\u00eb mekanizma t\u00eb standardizuar p\u00ebr raportimin e incidenteve.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrcaktohet kur nj\u00eb p\u00ebrdorues duhet t\u00eb dij\u00eb se po komunikon me nj\u00eb AI.<\/p>\n<p>T\u00eb ket\u00eb standarde p\u00ebr identifikimin e agjent\u00ebve artificial\u00eb q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzve ose kompanive.<\/p>\n<p>Dhe, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr sistemet q\u00eb p\u00ebrdoren si burime dijeje, t\u00eb zhvillohen standarde p\u00ebr gjurmueshm\u00ebrin\u00eb dhe verifikueshm\u00ebrin\u00eb e informacionit.<\/p>\n<p>Arkitektura globale nuk duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb se cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja e sakt\u00eb p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ishte e rrezikshme.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. Te na ndihmoj\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb pse sistemi na dha at\u00eb p\u00ebrgjigje dhe sa mund t\u2019i besojm\u00eb asaj.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi midis qeverisjes s\u00eb informacionit dhe qeverisjes s\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb informacionit.<\/p>\n<p>E para mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb drejt censur\u00ebs.<\/p>\n<p>E dyta mund t\u00eb krijoj\u00eb transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kushtetut\u00eb teknike minimale!<\/p>\n<p>N\u00eb fund, AI mund t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb interneti arriti ta krijonte gradualisht gjat\u00eb disa dekadave,<\/p>\n<p>Nj\u00eb kushtetut\u00eb teknike minimale globale. Jo p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar ligjin. As p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar shtetin. Dhe as p\u00ebr t\u00eb penguar tregun. Por p\u00ebr t\u00eb vendosur kufijt\u00eb brenda t\u00eb cil\u00ebve tregu, shteti dhe teknologjia mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb: \u201cN\u00ebse inteligjenca artificiale do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nga nd\u00ebrmjet\u00ebsit kryesor\u00eb midis njeriut dhe dijes, kush do t\u00eb vendos\u00eb rregullat sipas t\u00eb cilave funksionon ky nd\u00ebrmjet\u00ebs?\u201d<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm tregu, kemi arsye t\u00eb jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm shteti, kemi po aq arsye t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pikerisht k\u00ebtu duhet t\u00eb filloj\u00eb diskutimi p\u00ebr nj\u00eb arkitektur\u00eb globale t\u00eb qeverisjes s\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>\n<p>Ndoshta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb na duhet nj\u00eb model i ndermjetem. Standarde globale, institucione t\u00eb hapura dhe shum\u00ebpal\u00ebshe, transparenc\u00eb teknike, konkurrenc\u00eb n\u00eb treg dhe sovranitet demokratik n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb jet\u00eb arkitektura mbi t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet epoka e inteligjenc\u00ebs artificiale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Beqaj Jam me profesion informaticien, diplomuar ne 1990. Edhe pse kan\u00eb kaluar rreth dyzet vjet q\u00eb kur fillova studimet dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs profesionale jam marr\u00eb edhe me fusha t\u00eb tjera, vazhdoj ta p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb: informaticien. Ndoshta edhe sepse i p\u00ebrkas nj\u00eb brezi tjet\u00ebr. Por jo vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98919","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98919","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98919"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98919\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98919"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98919"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98919"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}