{"id":98886,"date":"2026-09-05T19:48:13","date_gmt":"2026-09-05T19:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/05\/bllokimi-i-pagave-nga-qeveria-magjistratet-pagesat-te-ekzekutohen-menjehere-po-sfidohet-vendimi-i-kushtetueses\/"},"modified":"2026-09-05T19:48:13","modified_gmt":"2026-09-05T19:48:13","slug":"bllokimi-i-pagave-nga-qeveria-magjistratet-pagesat-te-ekzekutohen-menjehere-po-sfidohet-vendimi-i-kushtetueses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/05\/bllokimi-i-pagave-nga-qeveria-magjistratet-pagesat-te-ekzekutohen-menjehere-po-sfidohet-vendimi-i-kushtetueses\/","title":{"rendered":"Bllokimi i pagave nga qeveria\/ Magjistrat\u00ebt: Pagesat t\u00eb ekzekutohen menj\u00ebher\u00eb, po sfidohet vendimi i Kushtetueses"},"content":{"rendered":"<p>Pas reagimit t\u00eb Minsitrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Toni Gogu, Unioni i Gjyqtar\u00ebve, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve dhe Shoqata e Prokuror\u00ebve kan\u00eb k\u00ebrkuar ekzekutimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve, funksionar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, shoqatat kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Financave q\u00eb pagesat t\u00eb p\u00ebrllogariten sipas formul\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme, e cila, sipas tyre, \u00ebsht\u00eb shfuqizuar. Ato argumentojn\u00eb se Kuvendi kishte afat deri m\u00eb 31 korrik 2026 p\u00ebr t\u00eb miratuar ndryshimet ligjore t\u00eb k\u00ebrkuara nga Gjykata Kushtetuese, por nuk e p\u00ebrmbushi k\u00ebt\u00eb detyrim.<\/p>\n<p>Sipas deklarat\u00ebs, vendimet e KLGJ-s\u00eb dhe KLP-s\u00eb p\u00ebr llogaritjen e pagave jan\u00eb ende n\u00eb fuqi dhe duhet t\u00eb zbatohen nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse. Shoqatat theksojn\u00eb se pagesat nuk mund t\u00eb mbeten peng i miratimit t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb ri apo i mosveprimit t\u00eb Kuvendit. Ato k\u00ebrkojn\u00eb gjithashtu respektimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe q\u00eb \u00e7do nd\u00ebrhyrje e re ligjore t\u00eb mos cenoj\u00eb standardin e vendosur prej saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb deklarate p\u00ebr shtyp Gogu tha sot se \u00e7\u00ebshtja e pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb zgjidhet me nisjen e k\u00ebtij sesioni parlamentar, megjith\u00ebse nuk e p\u00ebrcaktoi nj\u00eb dat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDetyra ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet sa shpejt, sa m\u00eb mir\u00eb. Vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese jan\u00eb t\u00eb detyrueshme p\u00ebr t\u2019u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen\u201d, tha Gogu.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Unioni i Gjyqtar\u00ebve, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve dhe Shoqata e Prokuror\u00ebve shprehin shqet\u00ebsimin e tyre t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr vijimin e mosekzekutimit t\u00eb pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve, funksionar\u00ebve t\u00eb organeve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb personelit t\u00eb administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore dhe asaj t\u00eb prokuroris\u00eb, si dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po justifikohet kjo situat\u00eb nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese i kishte l\u00ebn\u00eb Kuvendit afat deri m\u00eb 31 korrik 2026 p\u00ebr miratimin e ndryshimeve ligjore dhe jo thjesht p\u00ebr depozitimin e nismave p\u00ebr ndryshime t\u00eb tilla. N\u00eb paragrafin 110 t\u00eb vendimit nr. 15\/2026, Gjykata parashikoi shprehimisht edhe situat\u00ebn e mosveprimit t\u00eb Kuvendit, duke referuar mekanizmin e llogaritjes te funksionari i administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb publike.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebtij afati, KLGJ dhe KLP kan\u00eb marr\u00eb vendimet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr konkretizimin e llogaritjes s\u00eb pagave. KLGJ dhe KLP nuk kan\u00eb marr\u00eb kompetenc\u00ebn e Kuvendit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb pagash, ata kan\u00eb konkretizuar pasojat e nj\u00eb vendimi kushtetues pasi afati i vendosur p\u00ebr ligjv\u00ebn\u00ebsin kishte p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Pas bllokimit t\u00eb paprecedent\u00eb t\u00eb pagesave t\u00eb p\u00ebrllogaritura sipas formul\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Ministri i Financave i ka k\u00ebrkuar zyrtarisht KLGJ-s\u00eb dhe KLP-s\u00eb q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Thesarit urdh\u00ebrpagesat e llogaritura sipas formul\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb ka pranuar publikisht sot se kjo formul\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb shfuqizuar dhe se p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebtij \u201cboshll\u00ebku\u201d duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb Kuvendi. K\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb kontradikt\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb anashkalohet: n\u00ebse formula e vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb shfuqizuar, mbi \u00e7far\u00eb baze ligjore k\u00ebrkohet nga KLGJ dhe KLP q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Thesarit urdh\u00ebrpagesa t\u00eb llogaritura pik\u00ebrisht mbi at\u00eb formul\u00eb?<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb m\u00ebse e qart\u00eb. Pas dat\u00ebs 31 korrik 2026, nuk mund t\u00eb k\u00ebrkohet zbatimi i nj\u00eb formule q\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave, p\u00ebrmes Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, pranon publikisht se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb fuqi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb lihet pa zbatuar mekanizmi i p\u00ebrcaktuar nga vet\u00eb Gjykata Kushtetuese. Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se vendimet e KLGJ-s\u00eb dhe KLP-s\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk jan\u00eb goditur gjyq\u00ebsisht, jan\u00eb akte n\u00eb fuqi dhe duhet t\u00eb respektohen e t\u00eb ekzekutohen nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Edhe nisma e re ligjv\u00ebn\u00ebse e depozituar nga dy deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit duhet t\u00eb vler\u00ebsohet me shum\u00eb seriozitet, si p\u00ebr faktin se ndryshimet ligjore k\u00ebrkohen t\u00eb miratohen duksh\u00ebm pas p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit t\u00eb vendosur nga Gjykata Kushtetuese, ashtu edhe p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen e projektligjit. Kjo nism\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb justifikuar bllokimin e pagave sot. Ekzekutimi i pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve nuk mund t\u00eb mbetet peng i pritjes p\u00ebr nj\u00eb ligj t\u00eb ri, apo i mosveprimit t\u00eb Kuvendit. Ndryshimi ligjor q\u00eb Kuvendi duhej t\u00eb miratonte deri m\u00eb 31 korrik 2026 ishte detyrim p\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, jo nj\u00eb kusht nga i cili varej pafund\u00ebsisht hyrja n\u00eb fuqi e efekteve 2 t\u00eb tij. Vet\u00eb Gjykata p\u00ebrcaktoi se efektet e shfuqizimit hynin n\u00eb fuqi, n\u00eb \u00e7do rast, jo m\u00eb von\u00eb se 31.07.2026, dhe parashikoi mekanizmin konkret q\u00eb do t\u00eb zbatohej n\u00eb rast mosveprimi t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Prandaj, pretendimi se pas 31 korrikut duhet t\u00eb pritet s\u00ebrish miratimi i ligjit do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i jepet Kuvendit, p\u00ebrmes mosveprimit t\u00eb tij, fuqia p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Mosveprimi i Kuvendit nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb veto faktike ndaj efekteve t\u00eb nj\u00eb vendimi kushtetues. N\u00ebse pranohet q\u00eb mosveprimi i nj\u00eb pushteti mund t\u00eb pezulloj\u00eb efektet e nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, at\u00ebher\u00eb vihet n\u00eb diskutim vet\u00eb autoriteti i Kushtetut\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebto arsye, Unioni i Gjyqtar\u00ebve, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve dhe Shoqata e Prokuror\u00ebve k\u00ebrkojn\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 Ekzekutimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve dhe jo kusht\u00ebzimin e tyre me miratimin e nj\u00eb ligji t\u00eb ri.- Q\u00eb Ministria e Financave t\u00eb sqaroj\u00eb se mbi \u00e7far\u00eb baze ligjore k\u00ebrkon zbatimin e nj\u00eb formule q\u00eb tashm\u00eb pranohet se \u00ebsht\u00eb shfuqizuar;<\/p>\n<p>\u2013 Respektimin e vendimit nr. 15\/2026 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe zbatimin e mekanizmit t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebr periudh\u00ebn pas 31 korrikut 2026;<\/p>\n<p>\u2013 Ekzekutimin e vendimeve t\u00eb KLGJ-s\u00eb dhe KLP-s\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb jan\u00eb akte n\u00eb fuqi;<\/p>\n<p>\u2013 Q\u00eb \u00e7do nd\u00ebrhyrje ligjore e Kuvendit duhet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe pa ekuivok, t\u00eb mos prodhoj\u00eb nj\u00eb rezultat m\u00eb t\u00eb pafavorsh\u00ebm se standardi i vendosur tashm\u00eb nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vendimi-56\/\">Bllokimi i pagave nga qeveria\/ Magjistrat\u00ebt: Pagesat t\u00eb ekzekutohen menj\u00ebher\u00eb, po sfidohet vendimi i Kushtetueses<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas reagimit t\u00eb Minsitrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Toni Gogu, Unioni i Gjyqtar\u00ebve, Shoqata Komb\u00ebtare e Gjyqtar\u00ebve dhe Shoqata e Prokuror\u00ebve kan\u00eb k\u00ebrkuar ekzekutimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve, funksionar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, shoqatat kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Financave q\u00eb pagesat t\u00eb p\u00ebrllogariten sipas formul\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98886","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98886\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}