{"id":98861,"date":"2026-09-05T15:48:18","date_gmt":"2026-09-05T15:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/05\/migjeni-i-rrezikuar\/"},"modified":"2026-09-05T15:48:18","modified_gmt":"2026-09-05T15:48:18","slug":"migjeni-i-rrezikuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/05\/migjeni-i-rrezikuar\/","title":{"rendered":"Migjeni i rrezikuar"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Fatbardh Amursi\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\nLibri i par\u00eb dhe i vetmi i Migjenit nuk u kthye n\u00eb g\u00ebzimi p\u00ebr autorin, por, u sh\u00ebnua si viktima e par\u00eb e censur\u00ebs, q\u00eb shteti shqiptar ushtroi mbi poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt. Sipas Arshi Pip\u00ebs, i cili njihej me Migjenin: \u201clibri u konfiskua\u201d. (Duke shkruar p\u00ebr nj\u00eb drek\u00eb mbret\u00ebrore Petro Marko internohet n\u00eb Llogara.) Lasgushi i ka kopjuar me dor\u00eb t\u00eb gjitha poezit\u00eb e Migjenit n\u00eb nj\u00eb fletore, shkruan Moikom Zeqo, ngaq\u00eb libri i ndaluar qarkullonte dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb. Faji duhet k\u00ebrkuar tek vargjet e lira, q\u00eb poetit i kushtuan shtrenjt\u00eb. N\u00eb letr\u00ebn, ku Lasgushi i ankohet Asdrenit, se kishte disa dit\u00eb pa ngr\u00ebn\u00eb dhe i lutet t`i d\u00ebrgoj\u00eb para, liriku t\u00eb p\u00ebrngjan me nj\u00eb personazh t\u00eb \u201cPoem\u00ebs s\u00eb mjerimit\u201d. Ve\u00e7 censur\u00ebs s\u00eb shtetit, Migjenin e ndali dhe vdekja n\u00eb mosh\u00ebn 27-vje\u00e7are. Gjithsesi, ai e fitoi sfid\u00ebn si me shtetin dhe me vdekjen, duke u kuror\u00ebzuar poet, kur n\u00eb mosh\u00ebn e tij shum\u00ebkush mbetet n\u00eb stadin e letrarit. Gjithsesi poeti vazhdon t\u00eb ndihet i rrezikuar. Shpjegimi i Arshi Pip\u00ebs se s\u00ebmundja ka ndikuar q\u00eb poezia e Migjenit t\u00eb jet\u00eb melankolike dhe pesimiste, me tone ankuese, s`\u00ebsht\u00eb bind\u00ebse, pasi nga turbekulozi vuante dhe Naimi, por nga shpirti i frash\u00ebriotit buroi drit\u00eb e besim. Arshi Pipa do e quaj Migjenin poet me \u201cshpirt sllav q\u00eb flet shqip\u201d, se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij flitej serbo-kroatisht, i shkolluar n\u00eb nj\u00eb mjedis kulturor sllav dhe n\u00eb Vrak\u00eb ku u em\u00ebrua m\u00ebsues i sh\u00ebrbeu nj\u00eb komunitet serb. Madje ia ul hijen duke e quajtur \u201cnj\u00eb m\u00ebsues fshati\u201d. Ngaq\u00eb nuk e dinte mir\u00eb shqipen, poezit\u00eb me gjasa i paska shkruar s\u00eb pari n\u00eb serbo-kroatish e m\u00eb pas i kthen n\u00eb shqip. \u201cShkrimet e tij jan\u00eb plot gabime drejtshkrimi, madje edhe mjaft elementare, kurse sintaksa e tij \u00ebsht\u00eb larg sintaks\u00ebs tipike t\u00eb shqipes.\u201d-shkruan A. Pipa. Realisht gjyshi i Migjeni ishte nj\u00eb murator i ardhur nga Dibra, nd\u00ebrsa i ati kishte n\u00eb Shkod\u00ebr nj\u00eb \u00ebmb\u00ebltore. Tradita familjare e t\u00ebrhiqte drejt Lindjes, nd\u00ebrsa d\u00ebshira e shtynte drejt Per\u00ebndimit, v\u00eb n\u00eb dukje k\u00ebt\u00eb paradoks, studjuesi Pipa. A fitoi d\u00ebshira mbi tradit\u00ebn?<\/p>\n<p>Migjeni u nis t\u00eb vishte zhgunin e priftit dhe shkroi vargje blasfemike. (N\u00ebse \u00c7ajupi mburret se mbi Tomor kan\u00eb fronin per\u00ebndit\u00eb, Migjeni shkruan p\u00ebr idhujt\u00eb pa krena.) Si romantiku Lasgush dhe realisti Migjen shkruan n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur bota u ishte larguar si romantizmit dhe realizmit kritik, dy metodat letrare q\u00eb ata preferonin, duke rezoltuar t\u00eb vonuar, sikurse dhe postmodernist\u00ebt e sot\u00ebm. Vet\u00ebm realizmi socialist i d\u00ebshtuar u p\u00ebrqafua n\u00eb koh\u00eb reale nga shkrimtar\u00ebt mediok\u00ebr. Klim\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkroi Migjeni apo Lasgushi po e p\u00ebrshkruajm\u00eb me fjal\u00ebt e Asdrenit n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar mikut t\u00eb tij pogradecar: \u201cNdonj\u00eb lib\u00ebr si at\u00eb q\u00eb kemi shtypur ne k\u00ebtu: e shikojn\u00eb me sy t\u00eb lig, e \u00e7ikin me gishtrinj\u00eb t\u00eb that\u00eb, pastaj rrin\u00eb n\u00eb fron dhe \u2026heshtin. Mos kujto se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb heshtje e pafajshme, naive: urrejtja, ajo m\u00eb djall\u00ebzore shp\u00ebrthen n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, brenda mu n\u00eb fundin e shpirtit t\u00eb tyre. E urrejn\u00eb kultur\u00ebn, t\u00eb urrejn\u00eb ty, i urrejn\u00eb librat.\u201d Tek kjo urrejtje duhet par\u00eb dhe ndalimi i poetit, sikurse dhe sulmet q\u00eb i b\u00ebhen edhe sot p\u00ebr ta venitur. \u201cNuk mjafton vet\u00ebm vullneti im p\u00ebr me e hip Zenelin n\u00eb majat e Nalta nga shp\u00ebrthejn\u00eb horizontet, sepse do ta merrja m\u00eb qaf\u00eb, duke par\u00eb t\u00eb vet\u00ebt tep\u00ebr ult\u00eb, n\u00eb posht\u00ebrim. L\u00ebre n\u00eb rrjedh\u00ebn st\u00ebrgjyshore.\u201d-shkruan ai n\u00eb skic\u00ebn e tij. \u201cMajat e nalta nga shp\u00ebthejn\u00eb horizontet\u201d do i p\u00ebrmend dhe Kadare n\u00eb nj\u00eb shkrim kushtuar Martin Camajt: \u201cN\u00eb tryez\u00ebn e ep\u00ebrme, ku kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend krenajat e let\u00ebrsis\u00eb, nuk ngjiten zhurmat e vogla e as afrohen profilet e r\u00ebndomta.\u201d Por, zhurmat e vogla krijojn\u00eb stuhi n\u00eb got\u00eb dhe profilet e r\u00ebndomta e shpenzojn\u00eb jet\u00ebn duke njollosur dhe \u00e7mitizuar apostujt e kultur\u00ebs. Ndaj Migjeni e ngul thell\u00eb shigjet\u00ebn e ironis\u00eb: \u201cAskush s`mund t\u00eb thot\u00eb se rron nj\u00eb popull, q\u00eb nd\u00ebrton di\u00e7ka t\u00eb re.\u201d Arsyeja duhet k\u00ebrkuar tek: \u201cFrika mos po zgjohet m\u00ebnia e njeriut zot\u00ebri\u201d, e cila shoq\u00ebrohet me dilem\u00ebn: \u201cSokrat i vuajtun\u201d apo \u201cderr i k\u00ebnaqur\u201d? Poeti e konsideron veten misionar p\u00ebr t\u00eb shpallur nj\u00eb moralitet t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb ardhmen, sikurse v\u00eb n\u00eb dukje me t\u00eb drejt\u00eb A. Pipa. \u201cNa bir\u00ebt e shekullit t\u00eb ri, nuk duhet q\u00eb p\u00ebr hir \u201ct\u00eb shenjt\u00ebve\u201d t\u00eb zhytemi n\u00eb pellgun e mjerimit.\u201d (Kadare n\u00eb librin e tij t\u00eb bujsh\u00ebm \u201cShekulli im\u201d, sikurse dhe Migjeni parap\u00eblqen t\u00eb b\u00ebhet z\u00ebdhend\u00ebs i brezit t\u00eb ri. Driteroi shqet\u00ebsohet tek poem\u00eb \u201cBaballar\u00ebt\u201d mos po nxitet sherri et\u00ebr-bij\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Qytetin Studenti bijt\u00eb u ngrit\u00ebn kund\u00ebr et\u00ebrve t\u00eb tyre.)<\/p>\n<p>Thuhet se Migjeni ishte i ndikuar nga Ni\u00e7ja, kur shkroi vargjet: \u201cNevoja q\u00eb t\u00eb lindet nj\u00eb njeri, pa yll n\u00eb ball\u00eb, i madh si madhni, por q\u00eb me fjal\u00eb t\u00eb pushton\u201d, n\u00ebnvizoj: pa yll n\u00eb ball\u00eb, por m\u00eb fjal\u00eb t\u00eb pushtoj, i cili pritet t\u00eb sh\u00ebmb\u00eb idhujt\u00eb pa krena, gj\u00eb q\u00eb komunist\u00ebt e b\u00ebn\u00eb, p\u00ebr duhet t\u00eb linte dhe plakun n\u00eb shejtni, duke iu bashkuar p\u00ebrfytyrimit t\u00eb Naimit: \u201cKruj\u00eb, o qytet i bekuar\/Prite, prite Sk\u00ebnderbeun,\/Po t\u00eb vjen si p\u00ebllumb i shkruar\/T\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb m\u00ebm\u00ebdheun!\u201d I madh si madhni, si \u00e7lirimtar dhe jo i fetishizuar, jo i kthyer n\u00eb kult, jo n\u00eb idhuj pa krena, sikurse rezultoi shtatorja e Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e elektrifikimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, vargje si k\u00ebto: \u201cPak drita, kur shpirti vuan: kur t\u00eb dh\u00ebmb dhe s`di \u00e7`t\u00eb dh\u00ebmb\u00eb, urren e s`di \u00e7`urren. O burr\u00eb, o hero!\u201d, ishin me dy presa, ndaj propaganda e koh\u00ebs vuri n\u00eb dukje vet\u00ebm drit\u00ebn, por jo shpirtin q\u00eb vuan, ku ushqehet urrejtja klasore, madje duke akuzuar nj\u00eb vjedhje, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb i kaluan anash: \u201cU vodh k\u00ebnga nga zemra e kombit dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb vaj.\u201d, se ndjesit\u00eb nj\u00eb e nga nj\u00eb tradh\u00ebtohen prej jet\u00ebs dhe po ndjen se s\u00eb shpejti po katandisesh n\u00eb nj\u00eb flamur i vjet\u00ebruar e i reckosur. Sa p\u00ebr diellin alegorik, i p\u00ebrmendur aq shum\u00eb nga propaganda, u muar kall\u00ebp, duke e zhveshur nga nuancat: \u201cJo, jo diell, nuk pajtohem me ty, nuk pajtohem me t\u00eb qeshur\u00ebn t\u00ebnde ironike, q\u00eb t\u00eb ka ndy fytyr\u00ebn! Sht\u00ebpit\u00eb e fshatit jan\u00eb n\u00eb mosmarrveshje t\u00eb plot\u00eb me diellin.\u201d Regjimi e p\u00ebrdori poetin, por shpesh ai i dilte duar\u00ebsh, aty ku: lypsi sht\u00ebrngon grushtet, kali n\u00eb pleq\u00ebri \u00ebnd\u00ebrron pel\u00ebn dhe malsorja pret t\u00eb lind nj\u00eb cub. Aty ku: \u201cGjymtyr\u00ebt e mpita t\u00eb dheut, q\u00eb quhet shtet.\u201d Dhe poeti k\u00ebrkon: \u201cT\u00eb ul\u00ebrij, por s`ka fuqi\u201d, ndaj brengoset q\u00eb s`ka nj\u00eb grusht me e godit malin, q\u00eb s`b\u00ebzan, nj\u00eb grusht t\u00eb fuqish\u00ebm malit t`ia ngjesh, q\u00eb ta shoh si dridhet nga grushti i paligjsh\u00ebm, q\u00eb ta kuptoj\u00eb dhe ai se \u00e7`do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i dob\u00ebt. Por, grushti, u kthye n\u00eb nj\u00eb simbol i komunist\u00ebve. I vetmi kryengrit\u00ebs \u00ebsht\u00eb gjeli, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb lajm\u00ebroj ardhjen e agut n\u00eb lagjen e varf\u00ebr t\u00eb varrosur brenda nat\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb ana e p\u00eblqyer, q\u00eb p\u00ebrdori propaganda e koh\u00ebs, duke injoruar an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb medaljes, goj\u00ebn e ky\u00e7ur. N\u00ebse vargjet e m\u00eb poshtme do t`i shkruante nj\u00eb poet i realizmit socialist, adhurues i Migjenit, ai do p\u00ebrfundonte n\u00eb burg: \u201cThell\u00eb n\u00eb veten time flejn\u00eb k\u00ebng\u00ebt e pak\u00ebndueme,\/t\u00eb cilat ende vuajtja dhe g\u00ebzimi s`i nxori\u201d, (dhe kur i nxori ia konfiskuan librin), q\u00eb presin nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb g\u00ebzueme, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb pa frik\u00eb e pa zori, se \u201cM\u00ebngjeset e mia nuk jan\u00eb m\u00eb m\u00ebngjese hovi dhe pune.\u201d Migjeni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb nga ata, q\u00eb shkruajn\u00eb sot. K\u00ebnga e t\u00eb burgosurit i drejtohej diktatur\u00ebs, pavar\u00ebsisht se ajo nuk e mori p\u00ebr vete: \u201cHekrat e kryq\u00ebzuem dhe nd\u00ebrgjegjia eme\/dy anmiq t\u00eb betum luftojn\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb.\u201d Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb poet\u00ebt d\u00ebnoheshin p\u00ebr ndikime t\u00eb huaja, t\u00eb artit borgjez, n\u00eb shkolla m\u00ebsohej: \u201cKang\u00eb Per\u00ebndimi, kang\u00eb njeriu t\u00eb dehur nga besimi p\u00ebr veten.\u201d, \u201cMe nj\u00eb tango qejfi ia ngat\u00ebrron fijet zotit t\u00eb vjet\u00ebr\u201d. Diktatura, n\u00ebse Naimin e censuronte aty ku ai i drejtohej per\u00ebndis\u00eb, Migjeni propagandohej p\u00ebr ateizmin n\u00eb vendin pa kisha e xhamija, nd\u00ebrsa sot me shtimin e kulteve fetare, kjo blasfemi mund t`i kthehet poetit n\u00eb bumerang. \u201cE mbi t\u00eb si n\u00eb ajri, si n\u00eb qesendi,\/therin qielli kryqat dhe minaret e ngurta.\/profetet dhe shenjt\u00ebt n\u00eb fushqeta t\u00eb shumgjyrta shk\u00eblqejn\u00eb.\/E mjerimi mir\u00ebfilli ndjen tradh\u00ebti\u201d s\u00eb pari prej klerik\u00ebve. E p\u00ebrforcuar kjo revolt\u00eb dhe n\u00eb vargjet: \u201cXhamijat dhe kishat n\u00eb lutjet pa kuptim e shije\/ende s`po ia thyejn\u00eb zemr\u00ebn zotit.\u201d, \u201cP\u00ebrdit per\u00ebndojn\u00eb zotat dhe rr\u00ebshqasin trajtat e tyne\u201d, ku zoti rri gali\u00e7 n\u00eb trut e njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>N\u00eb poezit\u00eb dhe proz\u00ebn e Migjenit nj\u00eb hapsir\u00eb t\u00eb konsiderueshme s\u00eb mjerimi. N\u00ebse nj\u00eb poet i realizmit socialist tregohej objektiv, sikurse ka ndodhur ai akuzohej p\u00ebr \u201cnxirje t\u00eb realitet\u201d dhe nd\u00ebshkohej. \u201cMjerimi rrit f\u00ebmin n\u00eb hijen e sht\u00ebpive\/t\u00eb nalta, ku nuk mb\u00ebrrin zani i lypsit\u201d, prej sarajeve dikur apo vilave sot, k\u00ebshtu q\u00eb poetit i krijohen kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb rinj. \u201cMjerimi nga i her\u00eb i ka faqet e lustrume,\u201d si nj\u00eb p\u00ebrmendore e tregtis\u00eb s\u00eb ndyr\u00eb t\u00eb seksit, duke t\u00ebrhequr ndoshta dhe zem\u00ebrimin e trafikant\u00ebve. K\u00ebshtu q\u00eb, Migjeni, rrezikon t\u00eb b\u00ebhet i pad\u00ebshiruesh\u00ebm edhe sot.<\/p>\n<p>Poezia intime z\u00eb m\u00eb pak vend, edhe pse nuk mungojn\u00eb prostitutat. Kjo ndoshta dhe prej edukimit fetar, q\u00eb mori. \u201cDy buz\u00eb t\u00eb kuqe\/Dy d\u00ebshira t\u00eb flakta.\u201d,\u201cErdh pranvera dhe n\u00eb fytyrat tona rr\u00ebshqiti nj\u00eb g\u00ebzim.\u201d, \u201cO grua q\u00eb t\u00eb desha n\u00eb dit\u00ebn e fatkobit tim\u201d, \u201cGrua a hyjnesh\u00eb e mb\u00ebshtjell me err\u00ebsir\u00eb t\u00eb nat\u00ebs\u2026\/Buz\u00ebt e njoma t\u00eb saj dhe syt\u00eb e zez\u00eb t\u00eb mdhaj\/premtojn\u00eb nj\u00eb dashni t\u00eb hijshme.\u201d, \u201cM\u00eb plak m\u00ebrzitja\/q\u00eb vetmia m\u00eb sjell.\u201d, \u201cq\u00eb kam shum\u00eb armiq t\u00eb liq\u201d, \u201cndrit shpirti i ri\u201d. \u201cJeta i shkoi si nj\u00eb got\u00eb shampanj\u00eb\u201d, \u201cpsher\u00ebtime q\u00eb mbysin\u201d. N\u00eb k\u00ebto vargje rr\u00ebz\u00ebllit e gjith\u00eb erotika e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb vuajtjet Migjenit ia shkakton fakti, q\u00eb arrin t\u00eb shohi shum\u00eb dhe se sheh nj\u00eb popull q\u00eb s`po mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb re. \u201cP\u00ebrdit\u00eb shoh qart\u00eb e m\u00eb qart\u00eb\/dhe vuaj thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Thirrja e tij: \u201cShoq\u00ebri nd\u00ebrro format!\u201d, duke insistuar n\u00eb: \u00e7lirimin e vullneteve t\u00eb ndrydhura, prej hyjve q\u00eb fatin ton\u00eb e mbajt\u00ebn n\u00eb m\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebrpirase dhe shk\u00ebndija, \u201csi ndri\u00e7im i shpirit t\u00eb ri\u201d, (kujto: shk\u00ebndija e diellit ndaj manushqe t\u00eb Naimi,) lidh me nyjet e arta t\u00eb dashuris\u00eb, jan\u00eb mesazhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb nevojshme prej \u201cdiellit alegorik\u201d, q\u00eb si n\u00eb epos: shndriti shum\u00eb, por nuk ngrohu. Poeti do q\u00eb shk\u00ebndija t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb trajt\u00ebn e agimit, shpirti i ri si lajm i nj\u00eb ideali t\u00eb ri dhe K\u00ebnga e Per\u00ebndimit, si nj\u00eb fe tjet\u00ebr, me tempuj t\u00eb tjer\u00eb, ku njeriu dehet nga besimi tek vetja. N\u00eb vend t\u00eb jet\u00eb djepi i k\u00ebng\u00ebve ka frik\u00eb se mos \u00ebsht\u00eb vorri i tyre, duke mos prekur ende nj\u00eb zem\u00ebr t\u00eb huaj, t\u00eb cilat nuk i nxorri as g\u00ebzimi dhe as vuajtja, ku qiejt e huaj premtojn\u00eb g\u00ebzime t\u00eb \u00ebmb\u00ebla. Nw fakt, nw ato qiej i ndodhi tw mbyllte sytw pwrgjithmonw. Shpesh e shoq\u00ebron nj\u00eb frik\u00eb, se mos shekujt prap\u00eb po tallen me ne, ku dhe bukuria e buz\u00ebve t\u00eb vret. \u201cS`duam me humb\u00eb\/n\u00eb loj\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakur t\u00eb historis\u00eb.\u201d Duam ngadhnjim t\u00eb nd\u00ebrgjegjies dhe mendimit t\u00eb lir\u00eb. (Diktatura i p\u00ebrtypi n\u00eb heshtje ngadhnjimin nd\u00ebrgjegjies dhe t\u00eb mendimit t\u00eb lir\u00eb, duke ia njohur si t\u00eb keqe tiranis\u00eb s\u00eb mbretit Zog.)<\/p>\n<p>Prej vargjeve t\u00eb lira nuk \u00ebsht\u00eb i rrezikuar vet\u00ebm Migjeni. Fishta, Konica e Camaj u censuruan gjat\u00eb regjimit komunist. I k\u00ebrc\u00ebnuar \u00ebsht\u00eb dhe Ismail Kadare. I k\u00ebrc\u00ebnuar \u00ebsht\u00eb cilido q\u00eb si Zeneli i Migjenit do me u ngjit n\u00eb majat e larta, n\u00eb tryez\u00ebn e ep\u00ebrme, se t\u00eb gjitha kan\u00eb po ata kund\u00ebrshtar\u00eb q\u00eb kishte Migjeni, Fishta, Konica dhe Kadare. T\u00eb rrezikuar nga \u201cshpirtrat skiftera q\u00eb desh\u00ebn t\u00eb baheshin p\u00ebllumba.\u201d \u00c7do t\u00eb ndodhte me \u201curuganin e nd\u00ebrprer\u00eb\u201d n\u00eb diktatur\u00eb, do heshte si Lasgushi apo do kishte fatin e Petro Markos? \u201cKur po hipja n\u00eb autobus dhe po p\u00ebrqafohesha me Migjenin, vendosa t\u2019i thosha se po ikja larg. Nuk dihej n\u00ebse do t\u00eb shiheshim m\u00eb. Ai e kuptoi. M\u00eb shtr\u00ebngoi dor\u00ebn, m\u00eb p\u00ebrqafoi. I pash\u00eb syt\u00eb t\u2019i lageshin. Dhe m\u00eb tha: \u201c-Lum ti q\u00eb ke sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb! Po, Petro, lum ti q\u00eb ke sh\u00ebndet t\u00eb mir\u00eb.-Ti ke shkruar vargje t\u00eb mira dhe t\u00eb dob\u00ebta, ke shkruar shum\u00eb, po nisja jote p\u00ebr n\u00eb Spanj\u00eb \u00ebsht\u00eb poema m\u00eb e bukur q\u00eb po shkruen.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatbardh Amursi\/ Libri i par\u00eb dhe i vetmi i Migjenit nuk u kthye n\u00eb g\u00ebzimi p\u00ebr autorin, por, u sh\u00ebnua si viktima e par\u00eb e censur\u00ebs, q\u00eb shteti shqiptar ushtroi mbi poet\u00ebt e shkrimtar\u00ebt. Sipas Arshi Pip\u00ebs, i cili njihej me Migjenin: \u201clibri u konfiskua\u201d. (Duke shkruar p\u00ebr nj\u00eb drek\u00eb mbret\u00ebrore Petro Marko internohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98861","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98861"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98861\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}