{"id":98681,"date":"2026-09-03T14:48:29","date_gmt":"2026-09-03T14:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/03\/festivali-kombetar-i-filmit-shqiptar-ilir-butka-duam-ta-shpluhurosim-kinemane-shqiptare-dhe-tia-ripropozojme-publikut\/"},"modified":"2026-09-03T14:48:29","modified_gmt":"2026-09-03T14:48:29","slug":"festivali-kombetar-i-filmit-shqiptar-ilir-butka-duam-ta-shpluhurosim-kinemane-shqiptare-dhe-tia-ripropozojme-publikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/03\/festivali-kombetar-i-filmit-shqiptar-ilir-butka-duam-ta-shpluhurosim-kinemane-shqiptare-dhe-tia-ripropozojme-publikut\/","title":{"rendered":"Festivali Komb\u00ebtar i Filmit Shqiptar\/ Ilir Butka: Duam ta \u201cshpluhurosim\u201d kineman\u00eb shqiptare dhe t\u2019ia ripropozojm\u00eb publikut"},"content":{"rendered":"<p>Rikthimi i Festivalit Komb\u00ebtar t\u00eb Filmit Shqiptar pas 14 vitesh synon t\u00eb rind\u00ebrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes kinemas\u00eb vendase dhe publikut, ve\u00e7an\u00ebrisht brezit t\u00eb ri. Drejtori i festivalit, Ilir Butka, thot\u00eb se filmat shqiptar\u00eb prodhohen dhe vler\u00ebsohen n\u00eb festivale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por shpesh nuk arrijn\u00eb t\u00eb promovohen dhe t\u00eb shp\u00ebrndahen si\u00e7 duhet brenda vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Apostrof Podcast, Butka tha se edicioni i 14-t\u00eb krijon mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi prodhimet e realizuara gjat\u00eb viteve n\u00eb t\u00eb cilat festivali mungoi, por edhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje kan\u00eb sot k\u00ebta filma me spektatorin shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cJepet nj\u00eb shans i mir\u00eb q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb reflektim mbi k\u00ebta filma t\u00eb prodhuar nd\u00ebr vite dhe t\u00eb kuptojm\u00eb realisht se cili \u00ebsht\u00eb raporti q\u00eb kemi l\u00ebn\u00eb pa konsumuar me shikuesin\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Sipas Butk\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e filmave e kan\u00eb zhvilluar premier\u00ebn e tyre, por nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb qarkullojn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndarjes n\u00eb kinema. P\u00ebr pasoj\u00eb, edhe filmat e realizuar disa vite m\u00eb par\u00eb nuk e kan\u00eb ezauruar ende kontaktin me publikun.<\/p>\n<p>Problemi, sipas tij, lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb konceptuar sistemi i financimit t\u00eb kinematografis\u00eb shqiptare, ku mb\u00ebshtetet prodhimi i filmit, por jo faza q\u00eb e \u00e7on at\u00eb te spektatori.<\/p>\n<p>\u201cNe arrijm\u00eb t\u00eb financojm\u00eb prodhimin e filmit, por nuk financojm\u00eb distribuimin e tij. Kjo p\u00ebrfshin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb elementesh, duke nisur nga promovimi dhe realizimi i materialeve e trailer\u00ebve promovues\u201d, tha Butka.<\/p>\n<p>Ai theksoi se mungesa e kontaktit t\u00eb vazhduesh\u00ebm me publikun mund t\u2019i ket\u00eb b\u00ebr\u00eb kineast\u00ebt m\u00eb pak t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj pritshm\u00ebrive t\u00eb tij. Festivali, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk synon vet\u00ebm t\u00eb shfaq\u00eb filma, por edhe t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes autor\u00ebve dhe spektator\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cDuke mos pasur k\u00ebt\u00eb lloj kontakti me spektatorin, ndoshta kemi humbur nj\u00eb lloj ndjeshm\u00ebrie ndaj pritshm\u00ebrive t\u00eb tij. Vendosja e k\u00ebtij kontakti n\u00ebnkupton q\u00eb duhet t\u00eb marrim n\u00eb konsiderat\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb shikuesi pret nga ne\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Butka vuri n\u00eb dukje se filmat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb festival pasqyrojn\u00eb ndryshime t\u00eb dukshme teknike, tematike dhe konceptuale t\u00eb kinemas\u00eb shqiptare gjat\u00eb 14 viteve t\u00eb fundit. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb konkurruar dhe kan\u00eb fituar \u00e7mime n\u00eb festivale t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7ka, sipas tij, d\u00ebshmon cil\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKemi nj\u00eb certifikat\u00eb garancie p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre filmave. N\u00eb festivalet nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk t\u00eb hapet dera leht\u00ebsisht as p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb, pastaj aq m\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb fituar \u00e7mime. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se filmat atje kan\u00eb funksionuar dhe jan\u00eb p\u00eblqyer\u201d, tha Butka.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht ky vler\u00ebsim jasht\u00eb vendit, sipas tij, ngre pyetjen se p\u00ebrse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt filma nuk kan\u00eb arritur t\u00eb krijojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebnie me publikun shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb ngrem\u00eb pyetjen se p\u00ebrse kjo p\u00eblqyeshm\u00ebri nuk ekziston edhe n\u00eb ambientin ton\u00eb. Ndoshta nuk e kemi kryer mjaftuesh\u00ebm faz\u00ebn e promovimit dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu jemi p\u00ebrqendruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb festival\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara nisjes s\u00eb edicionit, organizator\u00ebt kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb strategji promovimi t\u00eb p\u00ebrqendruar jo vet\u00ebm te filmat, por edhe te autor\u00ebt e tyre. P\u00ebrmes intervistave, podkasteve dhe prezantimit n\u00eb rrjetet sociale, festivali ka synuar t\u2019u jap\u00eb kineast\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flasin p\u00ebr pun\u00ebn, p\u00ebrvoj\u00ebn dhe q\u00ebndrimet e tyre mbi \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb kinematografis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Butk\u00ebs, nj\u00eb nga objektivat kryesore t\u00eb k\u00ebtij edicioni \u00ebsht\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb publikun e ri, i cili sot ka pak njohuri p\u00ebr kineman\u00eb shqiptare, regjisor\u00ebt dhe aktor\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>\u201cDuam q\u00eb publiku t\u00eb kthej\u00eb kok\u00ebn. Do t\u00eb d\u00ebshironim shum\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte nj\u00eb publik i ri, sepse kemi konstatuar se, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe, rinia shqiptare nuk e njeh fare kinematografin\u00eb e k\u00ebtij vendi\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Ndryshe nga kinematografit\u00eb e m\u00ebdha, ku aktor\u00ebt vendas shnd\u00ebrrohen n\u00eb figura frym\u00ebzuese p\u00ebr brezat e rinj, Butka mendon se n\u00eb Shqip\u00ebri kjo lidhje \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar. T\u00eb rinjt\u00eb njohin dhe admirojn\u00eb aktor\u00eb t\u00eb huaj, nd\u00ebrsa kan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak kontakt me krijuesit dhe prodhimet vendase.<\/p>\n<p>Festivali synon ta \u201cshpluhuros\u00eb\u201d k\u00ebt\u00eb realitet dhe ta riprezantoj\u00eb kineman\u00eb shqiptare n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re. P\u00ebr Butk\u00ebn, suksesi i par\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb hynin n\u00eb sallat e kinemas\u00eb, qoft\u00eb edhe fillimisht vet\u00ebm nga kureshtja.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb filma interesant\u00eb, si filma t\u00eb gjat\u00eb, ashtu edhe filma t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb realizuar nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre. Ka dokumentar\u00eb dhe filma t\u00eb animuar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb ndaj s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb q\u00ebndrosh indiferent\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rikthimi i Festivalit Komb\u00ebtar t\u00eb Filmit Shqiptar pas 14 vitesh synon t\u00eb rind\u00ebrtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien mes kinemas\u00eb vendase dhe publikut, ve\u00e7an\u00ebrisht brezit t\u00eb ri. Drejtori i festivalit, Ilir Butka, thot\u00eb se filmat shqiptar\u00eb prodhohen dhe vler\u00ebsohen n\u00eb festivale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por shpesh nuk arrijn\u00eb t\u00eb promovohen dhe t\u00eb shp\u00ebrndahen si\u00e7 duhet brenda vendit. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98681","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98681","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98681"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98681\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98681"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98681"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98681"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}