{"id":986,"date":"2024-09-21T07:03:52","date_gmt":"2024-09-21T07:03:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/21\/anketimi-votuesit-thuajse-te-njejten-mbeshtetjeje-per-kandidatet-trump-e-harris-lidhur-me-ekonomine\/"},"modified":"2024-09-21T07:03:52","modified_gmt":"2024-09-21T07:03:52","slug":"anketimi-votuesit-thuajse-te-njejten-mbeshtetjeje-per-kandidatet-trump-e-harris-lidhur-me-ekonomine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/21\/anketimi-votuesit-thuajse-te-njejten-mbeshtetjeje-per-kandidatet-trump-e-harris-lidhur-me-ekonomine\/","title":{"rendered":"Anketimi: Votuesit thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr kandidat\u00ebt Trump e Harris lidhur me ekonomin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kan\u00eb nj\u00eb ep\u00ebrsi vendimtare tek opinioni publik lidhur me ekonomin\u00eb, duke e kthyer nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb deri tani ka qen\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr ish-presidentin, n\u00eb nj\u00eb dyluftim politik.<\/p>\n<p>Sipas anketimit t\u00eb realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe qendra p\u00ebr Hulumtim t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve Publike \u2018NORC\u2019 40 p\u00ebr qind e votuesve thon\u00eb se ish-Presidenti Trump do t\u2019i trajtonte m\u00eb mir\u00eb sfidat ekonomike. Po i njejti num\u00ebr, 40%, mendon t\u00eb njejt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr N\u00ebnpresidenten Harris. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb nj\u00eb sinjal paralajm\u00ebrues p\u00ebr Trump, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur ta lidh\u00eb zonj\u00ebn Harrisin me gjendjen e ekonomis\u00eb gjat\u00eb drejtimit t\u00eb Presidentit Joe Biden. Anketa sugjeron se zonja Harris mund t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsive lidhur me ekonomin\u00eb, duke ngushtur gar\u00ebn n\u00eb at\u00eb q\u00eb deri tani ka qen\u00eb nj\u00eb nga avantazhet kryesore t\u00eb zotit Trump.<\/p>\n<p>Ekonomia ka qen\u00eb prej koh\u00ebsh nj\u00eb pik\u00eb e dob\u00ebt p\u00ebr Presidentin Biden: Nj\u00eb sondazh i agjencis\u00eb Associted Press dhe qendr\u00ebs NORC i kryer n\u00eb fund t\u00eb qershorit, p\u00ebrpara debatit Biden-Trump, gjente se rreth 60 p\u00ebpr qind amerikan\u00eb nuk binin dakord me m\u00ebnyr\u00ebn se si ai kishte drejtuar ekonomin\u00eb. M\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebtij viti, amerikan\u00ebt kishin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb thoshin se presidenca e Trumpit e ndihmoi vendin sa i p\u00ebrket kostos s\u00eb jetes\u00ebs dhe krijimit t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, krahasuar me administrat\u00ebn e Presidentit Biden.<\/p>\n<p>Anketa e fundit tregoi se ekonomia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr rreth 80 p\u00ebr qind t\u00eb votuesve, duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera kryesore si kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor dhe krimi.<\/p>\n<p>Pasojat e rritjes s\u00eb inflacionit n\u00eb vitin 2022 n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kat\u00ebr dekadave t\u00eb fundit kan\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb gar\u00ebn presidenciale t\u00eb k\u00ebtij viti. Konsumator\u00ebt jan\u00eb t\u00eb zem\u00ebrmuar p\u00ebr shkak t\u00eb faturave t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb larta t\u00eb ushqimeve, nd\u00ebrsa normat e larta t\u00eb interesit po shtr\u00ebngojn\u00eb financiarisht ata q\u00eb kan\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpi apo automjete. K\u00ebto duket se kan\u00eb patur m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr opinionin publik se sa shkalla e ul\u00ebt e papun\u00ebsis\u00eb prej 4.2 p\u00ebr qind dhe fitimet n\u00eb tregun e letrave me vler\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas sondazhit, vet\u00ebm nj\u00eb e treta e votuesve thon\u00eb se gjendja e ekonomis\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb disi ose shum\u00eb e mir\u00eb, megjith\u00ebse ata jan\u00eb m\u00eb optimist\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn e tyre, me rreth 60 p\u00ebr qind q\u00eb thon\u00eb se financat e familjes s\u00eb tyre jan\u00eb disi ose shum\u00eb mir\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr k\u00ebto tregues nuk kan\u00eb ndryshuar p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij viti, pavar\u00ebsisht r\u00ebnies s\u00eb inflacionit.<\/p>\n<p>Kandidat\u00ebt kan\u00eb ide t\u00eb kund\u00ebrta se cila \u00ebsht\u00eb rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ekonomin\u00eb, por nuk kan\u00eb shpejguar plot\u00ebsisht se si do t\u00eb zbatoheshin planet e tyre.<\/p>\n<p>Ish-presidenti Trump sugjeron se rritja ekonomike do t\u00eb vinte nga ulja e taksave p\u00ebr korporatat dhe t\u00eb pasurit, duke \u00e7uar n\u00eb shtim t\u00eb investimeve, nd\u00ebrsa nj\u00eb tarif\u00eb prej 20 p\u00ebr qind p\u00ebr mallrat e importit do t\u00eb nxiste investimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e fabrikave n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Zonja Harris ka b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime p\u00ebr klas\u00ebn e mesme, q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb si burim rritjen e taksave p\u00ebr korporatat dhe t\u00eb pasurit. Ajo ka paralajmpruar se tarifat e propozuara nga zoti Trump do t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Po ashtu, sondazhi tregon se p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e votuesve kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor ishte nj\u00eb shqet\u00ebsim kryesor, nd\u00ebrsa af\u00ebrsisht gjysma than\u00eb se p\u00ebrpar\u00ebsi kishin problemet me krimin, emigracionin, politikat rreth abortit dhe mbajtjes s\u00eb arm\u00ebve. Vet\u00ebm rreth nj\u00eb e treta i renditi ndryshimet klimatike si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kryesore nd\u00ebrsa rreth nj\u00eb e kat\u00ebrta u shpreh\u00ebn k\u00ebshtu lidhur me luft\u00ebn midis Izraelit dhe Hamasit. Sondazhi me 1771 votues t\u00eb regjistruar u zhvillua nga 12-16 shtatori.\/ VOA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/09\/anketimi-votuesit-thuajse-te-njejten-mbeshtetjeje-per-kandidatet-trump-e-harris-lidhur-me-ekonomine\/\">Anketimi: Votuesit thuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr kandidat\u00ebt Trump e Harris lidhur me ekonomin\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kan\u00eb nj\u00eb ep\u00ebrsi vendimtare tek opinioni publik lidhur me ekonomin\u00eb, duke e kthyer nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb deri tani ka qen\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr ish-presidentin, n\u00eb nj\u00eb dyluftim politik. Sipas anketimit t\u00eb realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-986","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=986"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/986\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}