{"id":98558,"date":"2026-09-02T10:48:15","date_gmt":"2026-09-02T10:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/02\/top-sekret-2-dokumenti-qe-trazoi-debatin-fetar-ne-kosove\/"},"modified":"2026-09-02T10:48:15","modified_gmt":"2026-09-02T10:48:15","slug":"top-sekret-2-dokumenti-qe-trazoi-debatin-fetar-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/02\/top-sekret-2-dokumenti-qe-trazoi-debatin-fetar-ne-kosove\/","title":{"rendered":"\u201cTop sekret 2\u201d: Dokumenti q\u00eb trazoi debatin fetar n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dokument me autor\u00ebsi ende t\u00eb pasqaruar publikisht, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuz\u00ebn p\u00ebr spiunazh ndaj Fatmir Shehollit, ka nxitur nj\u00eb debat q\u00eb tashm\u00eb ka dal\u00eb p\u00ebrtej vet\u00eb procesit penal.<\/p>\n<p>N\u00eb rrjetet sociale, p\u00ebrmbajtja e tij po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr lidhje nd\u00ebrmjet institucioneve apo pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit mysliman n\u00eb Kosov\u00eb dhe Agjencis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb dhe Informacionit t\u00eb Serbis\u00eb (BIA).<\/p>\n<p>Pretendimet kan\u00eb shkaktuar reagimin e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs (BIK), e cila i mohon ato dhe k\u00ebrkon nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe siguris\u00eb t\u00eb sqarojn\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb dhe prejardhjen e dokumentit.<\/p>\n<p>Por, pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb nga paqart\u00ebsit\u00eb kryesore.<\/p>\n<p>Dokumenti \u00ebsht\u00eb paraqitur nga Prokuroria Speciale si pjes\u00eb e provave n\u00eb aktakuz\u00ebn ndaj Shehollit, por publikisht nuk \u00ebsht\u00eb sqaruar n\u00ebse ekzistojn\u00eb prova se ai \u00ebsht\u00eb hartuar nga BIA.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb e ka pyetur Prokurorin\u00eb Speciale n\u00ebse ka prova p\u00ebr autor\u00ebsin\u00eb dhe autenticitetin e dokumentit dhe \u00e7far\u00eb peshe provuese i jep atij, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>REL-i ka kontaktuar p\u00ebrmes emailit edhe BIA-n, por, nj\u00ebsoj, nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Sheholli akuzohet nga Prokuroria se ka bashk\u00ebpunuar me k\u00ebt\u00eb agjenci serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb material t\u00eb em\u00ebrtuar \u201cTop sekret 2\u201d, nj\u00eb fotografi e t\u00eb cilit, sipas Prokuroris\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb telefonin e Shehollit, pretendohet se fonde t\u00eb mbledhura nga \u201cambasadat islamike\u201d n\u00eb Beograd, do t\u00eb investoheshin n\u00eb nd\u00ebrtimin e xhamive n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb dokumentit, q\u00ebllimi do t\u00eb ishte shtrirja e ndikimit t\u00eb islamit, p\u00ebr\u00e7arja e shqiptar\u00ebve, nxitja e emigrimit dhe ndryshimi i perceptimit t\u00eb Per\u00ebndimit p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb krijuar rrethana q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbenin synimit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr rikthimin e Kosov\u00ebs n\u00ebn juridiksionin e saj.<\/p>\n<p>Prokuroria nuk ka b\u00ebr\u00eb publike se mbi \u00e7far\u00eb provash e mb\u00ebshtet autenticitetin apo autor\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij dokumenti.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn ndaj Shehollit, BIK-u nuk akuzohet p\u00ebr bashk\u00ebpunim me BIA-n.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pas shp\u00ebrndarjes s\u00eb aktakuz\u00ebs nga media t\u00eb ndryshme, pretendime t\u00eb tilla jan\u00eb shfaqur n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja p\u00ebr Rikthim, e cila publikisht angazhohet \u201cp\u00ebr braktisjen e fes\u00eb islame dhe rikthimin n\u00eb besimin e t\u00eb par\u00ebve katolik\u00eb\u201d, ka pretenduar n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook se \u201cn\u00eb \u00e7do xhami t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d gjendet s\u00eb paku nj\u00eb \u201cspiun\u201d i BIA-s.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Gashi nga kjo l\u00ebvizje konfirmon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se postimi p\u00ebrputhet me q\u00ebndrimin e saj.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb faqe, e cila b\u00ebn edhe propagand\u00ebn e vet dhe i kund\u00ebrvihet propagand\u00ebs q\u00eb po vjen nga qarqet islamike dhe qarqet e BIA-s serbe, t\u00eb cilat punojn\u00eb edhe p\u00ebrmes imam\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr\u201d, thot\u00eb Gashi, i cili jeton dhe punon n\u00eb Zvic\u00ebr.<\/p>\n<p>Ai, megjithat\u00eb, nuk i ofroi Radios Evropa e Lir\u00eb prova t\u00eb dokumentuara p\u00ebr t\u2019i mb\u00ebshtetur k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Postimet dhe debatet q\u00eb pasuan, u shoq\u00ebruan me q\u00ebndrime pro dhe kund\u00ebr, por edhe me etiketime, fyerje dhe akuza nd\u00ebrmjet p\u00ebrdoruesve t\u00eb rrjeteve sociale.<\/p>\n<p>BIK-u thot\u00eb se pik\u00ebrisht kjo e ka shnd\u00ebrruar \u00e7\u00ebshtjen nga nj\u00eb rast q\u00eb duhet trajtuar nga drejt\u00ebsia n\u00eb at\u00eb q\u00eb e quan \u201cfushat\u00eb t\u00eb orkestruar\u201d kund\u00ebr institucionit dhe komunitetit mysliman.<\/p>\n<p>\u201cPo e helmojn\u00eb popullat\u00ebn, po v\u00ebn\u00eb n\u00eb lajthitje njer\u00ebzit dhe, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb e keqja, b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb kund\u00ebr vet\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, kund\u00ebr trash\u00ebgimis\u00eb\u201d, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Ramadan Shkodra, zyrtar i BIK-ut.<\/p>\n<p>Ai mohon se xhamit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar jasht\u00eb procedurave ligjore.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb xhami n\u00eb Kosov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pa leje t\u00eb komunave, pa leje t\u00eb BIK-ut dhe pa miratim t\u00eb komunitetit. T\u00eb gjitha jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb legale dhe me dosje t\u00eb kompletuara. Le ta gjejn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt dhe at\u00eb do ta shkat\u00ebrrojm\u00eb me themel\u201d, thot\u00eb Shkodra.<\/p>\n<p>Sipas tij, edhe donacionet nga vendet mike t\u00eb Kosov\u00ebs apo nga individ\u00eb vendor\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb ligjore dhe mund t\u00eb verifikohen nga institucionet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>BIK-u e cil\u00ebson dokumentin \u201csajes\u00eb t\u00eb hershme\u201d dhe \u201cpamflet ideologjik\u201d, por k\u00ebrkon q\u00eb Prokuroria Speciale ta hetoj\u00eb prejardhjen dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tij deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pa\u00e7avure\u2026 Un\u00eb shpreh nj\u00eb lloj habie se si njer\u00ebzit tan\u00eb, kinse me t\u2019u \u2018rizbuluar\u2019 ky dokument nga telefoni i Shehollit, pa u lodhur fare e marrin si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, e marrin si fakt t\u00eb kryer, si argument t\u00eb rregullt. Nd\u00ebrkaq, aty s\u2019ka as institucion, dat\u00eb, as n\u00ebnshkrim dhe asgj\u00eb prapa\u201d, thot\u00eb Shkodra.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb u \u00ebsht\u00eb drejtuar Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Inteligjenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb evidentuar ndonj\u00ebher\u00eb raste t\u00eb financimit t\u00eb xhamive, institucioneve apo aktiviteteve islame n\u00eb Kosov\u00eb nga burime n\u00eb Serbi dhe n\u00ebse ndonj\u00eb financim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur me institucione shtet\u00ebrore serbe, BIA-n apo struktura t\u00eb tjera t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Por, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, REL-i nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje. Kosova, p\u00ebrndryshe, \u00ebsht\u00eb e definuar si shtet laik.<\/p>\n<p>N\u00eb regjistrimin popullsis\u00eb, t\u00eb mbajtur m\u00eb 2024, 93.49 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve u deklaruan mysliman\u00eb, 2.31 p\u00ebr qind ortodoks\u00eb dhe 1.75 p\u00ebr qind katolik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Institutin e Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, problematike \u00ebsht\u00eb edhe m\u00ebnyra se si materialet e aktakuz\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Aktakuza \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga media t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, e konsideron \u201cpap\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d ose \u201cl\u00ebshim\u201d faktin q\u00eb materialet e aktakuz\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Ai thekson se materialet e paraqitura nga Prokuroria duhet t\u00eb trajtohen si prova t\u00eb pretenduara derisa ato t\u00eb shqyrtohen nga gjykata.<\/p>\n<p>\u201cKur n\u00eb publik publikon informata t\u00eb tilla, t\u00eb cilat duhet t\u00eb provohen n\u00eb gjykat\u00eb, un\u00eb besoj se mund t\u00eb ken\u00eb kund\u00ebrefekt dhe jan\u00eb kund\u00ebr interesave strategjike t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thot\u00eb Miftaraj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, publikimi i aktakuz\u00ebs dhe dokumentit t\u00eb em\u00ebrtuar \u201cTop sekret 2\u201d ka nxitur \u201chipoteza t\u00eb paq\u00ebndrueshme\u201d, keqinterpretime dhe ndarje mbi baza fetare.<\/p>\n<p>Miftaraj thot\u00eb se nj\u00eb dokument i till\u00eb ka qarkulluar n\u00eb publik prej vitesh dhe ngre pyetjen pse institucionet nuk e kan\u00eb sqaruar m\u00eb her\u00ebt origjin\u00ebn dhe autenticitetin e tij.<\/p>\n<p>\u201cPse duhet t\u00eb dal\u00eb n\u00eb publik n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, kur ne e dim\u00eb qart\u00eb q\u00eb Serbia e ka mision publikun me t\u00eb dh\u00ebna dhe informata, t\u00eb cilat ngren\u00eb dilema, shkaktojn\u00eb p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb mesin e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs? Ne e kemi par\u00eb k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb rrjetet sociale se \u00e7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe si \u00ebsht\u00eb interpretuar ky dokument nga grupe t\u00eb ndryshme, p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb ndryshme\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb material me p\u00ebrmbajtje t\u00eb ngjashme ishte b\u00ebr\u00eb publik edhe n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024 n\u00eb nj\u00eb televizion vendor, ku pretendohej se sh\u00ebrbimi informativ serb kishte hartuar rreth 20 vjet m\u00eb par\u00eb nj\u00eb plan p\u00ebr financimin e xhamive n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe at\u00ebher\u00eb pretendimi kishte nxitur debat.<\/p>\n<p>Kreu i BIK-ut, Naim T\u00ebrnava, kishte mohuar pretendimet dhe kishte th\u00ebn\u00eb se, n\u00ebse dikush do t\u00eb ofronte prova se ndonj\u00eb xhami n\u00eb Kosov\u00eb ishte nd\u00ebrtuar me investime nga Serbia, ai vet\u00eb do ta rr\u00ebnonte at\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, pas debatit t\u00eb ri rreth dokumentit, T\u00ebrnava k\u00ebrkoi nga autoritetet q\u00eb ta hetojn\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Ai tha se publikimi i materialeve t\u00eb paraqitura si pjes\u00eb e aktakuz\u00ebs ndaj Shehollit ka krijuar \u201cnj\u00eb situat\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon maturi, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe, mbi t\u00eb gjitha, zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sociologu Fadil Maloku paralajm\u00ebron p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb debatit: kalimin nga dyshimet ose p\u00ebrgjegj\u00ebsia eventuale individuale n\u00eb faj\u00ebsim kolektiv.<\/p>\n<p>Sipas tij, akuzat e nd\u00ebrsjella t\u00eb kampeve \u201cpro dhe kund\u00ebr dokumentit\u201d mund t\u00eb prodhojn\u00eb polarizim nd\u00ebrfetar, pavar\u00ebsisht se kush e ka hartuar dokumentin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb gjykimin tim sociologjik, tendenca p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e nj\u00eb institucioni dhe komuniteti fetar, pa pasur ende ndonj\u00eb verdikt definitiv gjyq\u00ebsor, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, ka si imperativ d\u00ebmtimin, njollosjen, kontestimin, zbehjen, por edhe ushtrimin permanent t\u00eb paragjykimit ndaj k\u00ebtij institucioni\u201d, thot\u00eb Maloku p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, rreziku \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi eventuale individuale t\u00eb shnd\u00ebrrohet, n\u00eb perceptimin publik, n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb komuniteti.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ndjenja e t\u00eb qen\u00ebt n\u00ebn sulm mund t\u00eb prodhoj\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb n\u00eb sociologjin\u00eb e religjionit njihet si \u201csolidaritet mbrojt\u00ebs\u201d \u2013 afrimin e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb grupi rreth identitetit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kur e perceptojn\u00eb veten si t\u00eb sulmuar.<\/p>\n<p>Edhe Mentor Vrajolli, drejtor i Qendr\u00ebs Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, k\u00ebrkon q\u00eb debati t\u00eb ndahet nga p\u00ebrgjith\u00ebsimet p\u00ebr komunitetet fetare.<\/p>\n<p>\u201cQasja e t\u00eb gjith\u00ebve duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcjellja e pun\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb. Nuk mund t\u00eb flasim ne me emra t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por duhet t\u00eb fokusohemi n\u00eb emra t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm\u201d, thot\u00eb Vrajolli p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, kjo duhet t\u00eb vlej\u00eb edhe p\u00ebr individ\u00ebt dhe l\u00ebvizjet q\u00eb n\u00eb rrjete sociale akuzojn\u00eb BIK-un duke iu referuar dokumentit t\u00eb publikuar.<\/p>\n<p>Vrajolli vler\u00ebson se BIK-u ka luajtur rol n\u00eb ruajtjen e rezilienc\u00ebs shoq\u00ebrore dhe n\u00eb parandalimin e rrymave q\u00eb mund ta cenojn\u00eb kohezionin shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Por, ai paralajm\u00ebron se vet\u00eb debati i krijuar mund t\u00eb ket\u00eb pasoja edhe n\u00eb aspektin e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do zhvillim q\u00eb d\u00ebmton kohezionin shoq\u00ebror n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb interesave t\u00eb shteteve q\u00eb e konsiderojn\u00eb Kosov\u00ebn kund\u00ebrshtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr Vrajollin, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta shmangur thellimin e debatit \u00ebsht\u00eb sqarimi institucional i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u201cNuk besoj q\u00eb ka pasur ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb tendenc\u00eb nga ana e institucioneve q\u00eb t\u00eb targetohet nj\u00eb grup i caktuar. Por, shpeshher\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb heshtjeje, krijohen k\u00ebto debate. Andaj, mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb qoft\u00eb Prokuroria, qoft\u00eb institucionet tjera t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb rast, t\u00eb japin sqarimet e duhura\u201d, thot\u00eb Vrajolli.<\/p>\n<p>Edhe Miftaraj paralajm\u00ebron se vazhdimi i p\u00ebrplasjeve me tone nd\u00ebrfetare mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn dhe mir\u00ebkuptimin nd\u00ebrmjet komuniteteve fetare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Maloku thot\u00eb se debatet e tilla duhet t\u00eb trajtohen me qet\u00ebsi, transparenc\u00eb dhe gjuh\u00eb institucionale.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, debati q\u00eb ka prodhuar dokumenti ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb plan t\u00eb dyt\u00eb pik\u00ebrisht pyetjet q\u00eb ende nuk kan\u00eb p\u00ebrgjigje institucionale: kush e ka hartuar at\u00eb, a \u00ebsht\u00eb autentik dhe \u00e7far\u00eb d\u00ebshmon realisht n\u00eb rastin penal ku \u00ebsht\u00eb paraqitur si prov\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb sqarimin e k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve, pretendimet q\u00eb burojn\u00eb nga p\u00ebrmbajtja e tij nuk mund t\u00eb trajtohen si fakte t\u00eb v\u00ebrtetuara.\/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dokument me autor\u00ebsi ende t\u00eb pasqaruar publikisht, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuz\u00ebn p\u00ebr spiunazh ndaj Fatmir Shehollit, ka nxitur nj\u00eb debat q\u00eb tashm\u00eb ka dal\u00eb p\u00ebrtej vet\u00eb procesit penal. N\u00eb rrjetet sociale, p\u00ebrmbajtja e tij po p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr lidhje nd\u00ebrmjet institucioneve apo pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komunitetit mysliman n\u00eb Kosov\u00eb dhe Agjencis\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98558","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98558\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}