{"id":98465,"date":"2026-09-01T09:48:36","date_gmt":"2026-09-01T09:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/01\/tirana-nuk-mund-te-qeveriset-nga-qelia-ndaj-lironi-erion-veliajn-te-shkoje-ne-bashki\/"},"modified":"2026-09-01T09:48:36","modified_gmt":"2026-09-01T09:48:36","slug":"tirana-nuk-mund-te-qeveriset-nga-qelia-ndaj-lironi-erion-veliajn-te-shkoje-ne-bashki","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/01\/tirana-nuk-mund-te-qeveriset-nga-qelia-ndaj-lironi-erion-veliajn-te-shkoje-ne-bashki\/","title":{"rendered":"Tirana nuk mund t\u00eb qeveriset nga qelia! Ndaj lironi Erion Veliajn t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Bashki!"},"content":{"rendered":"<p>Nga KOHA JON\u00cb-<\/p>\n<p>Tirana ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm paradoks juridik. \u00cbsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb problem serioz institucional dhe qytetar. Erion Veliaj ndodhet n\u00eb qeli, nd\u00ebrsa juridikisht vazhdon t\u00eb jet\u00eb Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Gjykata Kushtetuese rr\u00ebzoi shkarkimin e tij dhe mandati i tij vijon. Nga ana tjet\u00ebr, Veliaj ka t\u00ebrhequr delegimin e kompetencave q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00ebnkryetares Anuela Ristani p\u00ebr drejtimin e Bashkis\u00eb. Pra Ristani mbetet n\u00ebnkryetare, por nuk ushtron m\u00eb kompetencat e deleguara t\u00eb kryetarit.<\/p>\n<p>Koha YouTube Channel<br \/>\nDhe k\u00ebtu lind absurdi i madh: Tirana ka kryetar, por kryetari \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg. Ka administrat\u00eb, por drejtuesi i zgjedhur nuk mund ta ushtroj\u00eb normalisht funksionin.<\/p>\n<p>Swiss Digital Desktop Reklama<br \/>\nLigji ia njeh kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ekzekutiv: ai ushtron kompetencat e bashkis\u00eb q\u00eb nuk i takojn\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak, zbaton vendimet e k\u00ebshillit, drejton administrat\u00ebn, em\u00ebron dhe shkarkon drejtues, miraton struktur\u00ebn dhe p\u00ebrfaq\u00ebson bashkin\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb tret\u00ebt. Pra nuk po flasim p\u00ebr nj\u00eb zyr\u00eb q\u00eb mund t\u00eb mbyllet p\u00ebr disa muaj pa pasoja.<\/p>\n<p>Po flasim p\u00ebr Tiran\u00ebn. P\u00ebr transportin. P\u00ebr shkollat dhe \u00e7erdhet. P\u00ebr investimet. P\u00ebr sh\u00ebrbimet sociale. P\u00ebr ndihm\u00ebn ekonomike. P\u00ebr administrat\u00ebn. P\u00ebr kontratat. P\u00ebr buxhetin. P\u00ebr mij\u00ebra vendimmarrje q\u00eb prekin \u00e7do dit\u00eb jet\u00ebn e kryeqytetit. Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj dhe askush nuk duhet ta pengoj\u00eb.  Por paraburgimi nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnim. Dhe nj\u00eb mas\u00eb sigurie nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet faktikisht n\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim edhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje vet\u00eb debati kushtetues p\u00ebr mas\u00ebn e arrestit ka ngritur pik\u00ebrisht problemin e proporcionalitetit mes privimit t\u00eb liris\u00eb dhe pamund\u00ebsimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit t\u00eb fituar me vot\u00eb. Gjykata Kushtetuese e riktheu \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb p\u00ebr problematikat e arsyetimit, nd\u00ebrsa n\u00eb mendimin paralel disa gjyqtar\u00eb kushtetues shkuan edhe m\u00eb tej, duke e konsideruar vazhdimin e arrestit joproporcional pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nyja q\u00eb drejt\u00ebsia nuk mund ta shmang\u00eb m\u00eb. Shteti shqiptar nuk mund t\u00eb thot\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht se Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs dhe ta mbaj\u00eb at\u00eb n\u00eb kushte ku praktikisht nuk mund t\u00eb jet\u00eb kryetar.<\/p>\n<p>K\u00ebto dy realitete po p\u00ebrplasen dhe fatur\u00ebn nuk duhet ta paguaj\u00eb Tirana. Zgjidhja m\u00eb racionale \u00ebsht\u00eb q\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb domosdoshm\u00ebrin\u00eb e arrestit n\u00eb burg. SPAK mund t\u00eb vazhdoj\u00eb akuz\u00ebn dhe procesin, nd\u00ebrsa gjykata mund t\u00eb shqyrtoj\u00eb nj\u00eb mas\u00eb sigurie q\u00eb garanton procesin penal pa paralizuar ushtrimin e mandatit publik. Pra ai t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Bashki.<\/p>\n<p>Veliaj mund t\u00eb hetohet dhe gjykohet i lir\u00eb. Lirimi nga qelia nuk do t\u00eb thot\u00eb pafaj\u00ebsi. As q\u00eb procesi penal ndalet. Do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm q\u00eb drejt\u00ebsia vazhdon pun\u00ebn e saj pa marr\u00eb peng funksionimin e kryeqytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm Erion Veliaj. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb Tirana.<\/p>\n<p>Dhe kur nj\u00eb konflikt mes mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe mandatit kushtetues arrin deri aty sa t\u00eb krijoj\u00eb paqart\u00ebsi p\u00ebr drejtimin efektiv t\u00eb bashkis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendit, institucionet kan\u00eb detyrimin t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje. Drejt\u00ebsia duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb drejt\u00ebsi me Veliajn. Por nuk ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb, bashk\u00eb me Veliajn, t\u00eb fus\u00eb n\u00eb qeli edhe funksionimin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Tirana nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb qeveriset nga nj\u00eb qeli.<\/p>\n<p>Erion Veliaj t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zyr\u00eb dhe t\u00eb administroj\u00eb qytetin q\u00eb \u00ebsht\u00eb paralizuar. N\u00eb fund t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor n\u00ebse Veliaj shpallet i fajsh\u00ebm futeni shtat\u00eb pash\u00eb n\u00ebn dhe!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga KOHA JON\u00cb- Tirana ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm paradoks juridik. \u00cbsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb problem serioz institucional dhe qytetar. Erion Veliaj ndodhet n\u00eb qeli, nd\u00ebrsa juridikisht vazhdon t\u00eb jet\u00eb Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Gjykata Kushtetuese rr\u00ebzoi shkarkimin e tij dhe mandati i tij vijon. Nga ana tjet\u00ebr, Veliaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98465","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98465","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98465"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98465\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98465"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98465"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98465"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}