{"id":98456,"date":"2026-09-01T08:48:20","date_gmt":"2026-09-01T08:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/01\/gjkko-shperfilli-kritikat-e-shoqatave-te-gazetareve-vendase-e-nderkombetare-nga-sot-ne-fuqi-rregullorja-qe-censuron-mediat\/"},"modified":"2026-09-01T08:48:20","modified_gmt":"2026-09-01T08:48:20","slug":"gjkko-shperfilli-kritikat-e-shoqatave-te-gazetareve-vendase-e-nderkombetare-nga-sot-ne-fuqi-rregullorja-qe-censuron-mediat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/01\/gjkko-shperfilli-kritikat-e-shoqatave-te-gazetareve-vendase-e-nderkombetare-nga-sot-ne-fuqi-rregullorja-qe-censuron-mediat\/","title":{"rendered":"GJKKO shp\u00ebrfilli kritikat e shoqatave t\u00eb gazetar\u00ebve, vendase e nd\u00ebrkomb\u00ebtare! Nga sot n\u00eb fuqi Rregullorja q\u00eb censuron mediat"},"content":{"rendered":"<p>Prej k\u00ebsaj t\u00eb marte, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, hyn n\u00eb fuqi Rregullorja e re e saj, e cila si\u00e7 nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto 35 vite demokraci, censuron haptazi mediat duke mbyllur dyert e k\u00ebsaj gjykate edhe p\u00ebr ato pak hap\u00ebsira lirie informimi q\u00eb kishin mbetur ende.<\/p>\n<p>Kryetari i komanduar Erion Bani, ideuesi i Rregullores antitransparenc\u00eb, shp\u00ebrfilli hapur t\u00eb gjitha kritikat dhe kund\u00ebrshtimet e komunitetit t\u00eb gazetar\u00ebve vendas, t\u00eb shoqatave t\u00eb tyre si dhe t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb cilat e p\u00ebrkufizuan Rregulloren si nj\u00eb akt antikushtetues q\u00eb bie ndesh me lirin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e informimit dhe \u201cnj\u00eb nd\u00ebr regjimet m\u00eb kufizuese\u201d. Ai nuk denjoi t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb asnj\u00eb prej shqet\u00ebsimeve serioze t\u00eb ngritura, dhe as t\u00eb reflektonte qoft\u00eb dhe minimalisht, ndonj\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>Rregullorja u hartua dhe miratua, pa asnj\u00eb konsultim paraprak, as me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e medias, dhe as me ato t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Avokatis\u00eb, q\u00eb po ashtu preken nga kufizimet absurde. Madje arroganca shkoi deri aty sa K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, iu d\u00ebrgua p\u00ebr mendim pas miratimit. E po k\u00ebshtu dhe Apelit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm me t\u00eb cilin GJKKO ndan t\u00eb nj\u00ebjta mjedise, duke iu imponuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shp\u00ebrfillje, nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, GJKKO shp\u00ebrndau dhe nj\u00eb \u201cmaterial informues\u201d mbi zbatimin e Rregullores, p\u00ebrmes pyetjeve dhe p\u00ebrgjigjeve t\u00eb hartuara prej saj. Gjykata edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb zgjodhi nj\u00eb dialog me vetveten, duke shmangur t\u2019i jepte n\u00eb fakt p\u00ebrgjigje, pik\u00ebpyetjeve t\u00eb shumta t\u00eb ngritura mbi k\u00ebt\u00eb dokument censurues.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar hipokrizin\u00eb e k\u00ebsaj p\u00ebrpjekje t\u00eb fundit t\u00eb GJKKO-s\u00eb, mjafton t\u00eb shoh\u00ebsh pyetjen dhe p\u00ebrgjigjen num\u00ebr 4 t\u00eb dokumentit shpjegues, q\u00eb prek thelbin edhe t\u00eb ligjit q\u00eb sanksionon se seancat gjyq\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb hapura ndaj publikut.<\/p>\n<p>\u201c4. A jan\u00eb seancat gjyq\u00ebsore t\u00eb hapura p\u00ebr publikun?<\/p>\n<p>Po. Seancat gjyq\u00ebsore publike jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr publikun. Ky i fundit mund t\u00eb ndjek\u00eb seancat publike deri n\u00eb plot\u00ebsimin e kapacitetit t\u00eb sall\u00ebs, duke respektuar organizimin e saj dhe udh\u00ebzimet e personelit t\u00eb siguris\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mashtrim m\u00eb vete. Vet\u00eb GJKKO ka parashikuar se vendet n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit plot\u00ebsohen sipas k\u00ebsaj radhe p\u00ebrpar\u00ebsie: i) subjektet n\u00eb gjykim; ii) familjar\u00ebt dhe iii) p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e akredituar t\u00eb medias.<\/p>\n<p>Pra publiku as q\u00eb \u00ebsht\u00eb parashikuar. Nd\u00ebrsa media, e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mbetet mjeti i vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrcjell\u00eb publikut at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb sall\u00eb, i ka duart e lidhura. Madje n\u00ebse nuk ka vende mjaftueshme, prania e gazetar\u00ebve parashikohet me rotacion.<\/p>\n<p>Telefoni celular, i p\u00ebrdorur ekskluzivisht p\u00ebr komunikimin e informacionit n\u00eb redaksi, p\u00ebrmes mesazheve me tekst, nuk trajtohet si nj\u00eb mjet pune p\u00ebr gazetar\u00ebt, dhe \u00ebsht\u00eb i ndaluar. Lejohen lapsat apo stilolapsat, me rrezikun q\u00eb dhe ato mund t\u00eb konsiderohen mjete q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb sigurin\u00eb e procesit!<\/p>\n<p>E gjitha kjo, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kur \u00ebsht\u00eb i ndaluar p\u00ebrdorimi i magnetofon\u00ebve p\u00ebr regjistrimin audio, t\u00eb cilin gjykata nuk ia ofron gazetar\u00ebve. Nd\u00ebrsa p\u00ebrdorimi i kamerave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati i pamundur.<\/p>\n<p>Praktika e deritanishme si dhe udh\u00ebzimi i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, parashikon nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim 24 or\u00eb p\u00ebrpara seanc\u00ebs, dhe shprehjen e trup\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebsve me vendim. \u201cKjo pjes\u00eb e seanc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e regjistrueshme dhe transmetohet pa asnj\u00eb kufizim\u201d, sakt\u00ebson udh\u00ebzimi i KLGJ-s\u00eb, t\u00eb cilin GJKKO e ka hedhur n\u00eb kosh. Sipas Rregullores s\u00eb re, vendimi i njoftohet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb medias para fillimit t\u00eb seanc\u00ebs nga n\u00ebpun\u00ebsi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me median. Vendimet e trup\u00ebs gjyq\u00ebsore jan\u00eb publike dhe arsyetohen. Por GJKKO, mendon dhe vendos sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>E drejta p\u00ebr informim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e parashikuara n\u00eb kushtetut\u00eb. Dhe Kushtetuta parashikon q\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb kufizohen vet\u00ebm me ligj. Ligjet jan\u00eb produkt vet\u00ebm i parlamentit, dhe nj\u00eb akt i nj\u00eb Gjykate, qoft\u00eb dhe e Posa\u00e7me, nuk mund t\u00eb dal\u00eb mbi to. N\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt, \u00ebsht\u00eb thjesht antikushtetues.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej k\u00ebsaj t\u00eb marte, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, hyn n\u00eb fuqi Rregullorja e re e saj, e cila si\u00e7 nuk ka ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebto 35 vite demokraci, censuron haptazi mediat duke mbyllur dyert e k\u00ebsaj gjykate edhe p\u00ebr ato pak hap\u00ebsira lirie informimi q\u00eb kishin mbetur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98456","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98456"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98456\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}