{"id":98392,"date":"2026-08-31T13:48:14","date_gmt":"2026-08-31T13:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/31\/shkodra-e-kultures-apo-vllaznia-e-grushtit-alban-xhaferi-nga-xhamia-te-dhunimi-i-arbitrave\/"},"modified":"2026-08-31T13:48:14","modified_gmt":"2026-08-31T13:48:14","slug":"shkodra-e-kultures-apo-vllaznia-e-grushtit-alban-xhaferi-nga-xhamia-te-dhunimi-i-arbitrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/31\/shkodra-e-kultures-apo-vllaznia-e-grushtit-alban-xhaferi-nga-xhamia-te-dhunimi-i-arbitrave\/","title":{"rendered":"Shkodra e kultur\u00ebs apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave"},"content":{"rendered":"<p>Shkodra ka nxjerr\u00eb Migjenin, Fisht\u00ebn, Marubin. Ka prodhuar kultur\u00eb, humor, qytetari dhe nj\u00eb nga traditat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb futbollit shqiptar. Pastaj erdhi dita q\u00eb simboli i saj sportiv t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga \u201cAlban Xhaferi\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb president q\u00eb n\u00eb mars shtron iftar, falet n\u00eb xhami, flet p\u00ebr durim, respekt, solidaritet dhe mir\u00ebsi, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr rreh arbitrat kur nuk i p\u00eblqen arbitrimi. Emri i tij p\u00ebrfundon n\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb Federat\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb histori shum\u00eb m\u00eb pak shpirt\u00ebrore, pik\u00ebrisht goditjen e nj\u00eb arbitri.<\/p>\n<p>Xhaferi, n\u00eb iftar predikohet durimi. N\u00eb \u201cElbasan Arena\u201d, sipas FSHF-s\u00eb, durimi zgjati deri n\u00eb v\u00ebrsh\u00ebllim\u00ebn e fundit. M\u00eb pas foli grushti. FSHF deklaroi se presidenti i Vllaznis\u00eb goditi fizikisht asistentin Ergys Spahiu pas barazimit 1-1 me Elbasanin.<\/p>\n<p>Shoqata e Arbitrave e d\u00ebnoi publikisht dhun\u00ebn, nd\u00ebrsa Vllaznia kund\u00ebrshtoi m\u00ebnyr\u00ebn se si Federata e paraqiti Xhaferin si fajtor p\u00ebrpara shqyrtimit disiplinor. Pra p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebrfundimtare duhet gjykuar nga organet p\u00ebrkat\u00ebse, por skena publike tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb aty.<\/p>\n<p>Dhe ironia \u00ebsht\u00eb e trash\u00eb. N\u00eb mars, Alban Xhaferi thoshte se Ramazani na kujton \u2018vlerat e durimit, respektit dhe solidaritetit\u2019. Klubi e paraqiste iftarin si moment reflektimi dhe mir\u00ebsie. N\u00eb gusht, futbolli shqiptar diskuton n\u00ebse i nj\u00ebjti president zbriti n\u00eb dhomat e zhveshjes p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb arbitrit nj\u00eb leksion solidariteti me grusht.<\/p>\n<p>Feja k\u00ebtu nuk ka asnj\u00eb faj. Xhamia nuk ka asnj\u00eb faj, por problemi fillon kur morali p\u00ebrdoret si kostum publik, nd\u00ebrsa sjellja institucionale del nga dera tjet\u00ebr me m\u00ebng\u00ebt p\u00ebrveshur.<\/p>\n<p>Sepse Vllaznia nuk ka pasur vet\u00ebm hallin e arbitrave, ka edhe hallin e rrogave.<\/p>\n<p>N\u00eb maj, ish-drejtori i akademis\u00eb s\u00eb klubit, Luan Shpuza, b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb kishte tronditur Shkodr\u00ebn shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Sipas tij, klubi ishte n\u00eb kriz\u00eb financiare dhe n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb prej tet\u00eb muajsh ishin marr\u00eb vet\u00ebm dy rroga, nd\u00ebrsa pagesat nuk kryheshin nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Po sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, m\u00eb her\u00ebt FIFA kishte vendosur bllokim t\u00eb merkatos s\u00eb Vllaznis\u00eb p\u00ebr dosje t\u00eb lidhura me detyrime financiare ndaj ish-lojtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhe mbi k\u00ebt\u00eb tablo groteske, pyetja q\u00eb lind natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb, k\u00ebt\u00eb Vllazni meriton Shkodra? Alban Xhaferi mund t\u00eb ket\u00eb investuar parat\u00eb e tij n\u00eb klub. Askush nuk ia mohon. Mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb nj\u00eb Vllazni t\u00eb lodhur dhe ta ket\u00eb kthyer n\u00eb pretendente. Edhe kjo duhet njohur. Por parat\u00eb nuk blejn\u00eb qytetari. Nj\u00eb president klubi nuk \u00ebsht\u00eb pronar mejhaneje q\u00eb, kur nuk i p\u00eblqen llogaria, p\u00ebrvesh m\u00ebng\u00ebt. Vllaznia nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb personale ku presidenti vendos se kur flet kontrata, kur flet arbitri dhe kur duhet t\u00eb flas\u00eb grushti, por \u00ebsht\u00eb institucion i Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu b\u00ebhet posht\u00ebruese historia. Nj\u00eb qytet q\u00eb mburret me qytetarin\u00eb e vet nuk mund ta normalizoj\u00eb modelin e presidentit q\u00eb p\u00ebrballet me problemet sportive n\u00eb korridoret e stadiumit. Nj\u00eb klub q\u00eb flet p\u00ebr \u201cfamiljen kuqeblu\u201d nuk mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr muaj me radh\u00eb akuza p\u00ebr paga t\u00eb prapambetura, apo p\u00ebr dhun\u00eb rruga\u00e7\u00ebrie. Dhe nj\u00eb drejtues q\u00eb n\u00eb muajin e Ramazanit predikon publikisht respektin e vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen duhet ta dij\u00eb se ato fjal\u00eb vlejn\u00eb edhe kur VAR-i t\u00eb anulon golin, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr mir\u00ebsi p\u00ebrpara nj\u00eb tavoline iftari.<\/p>\n<p>Pra, nga nj\u00ebra an\u00eb kemi Shkodr\u00ebn e kultur\u00ebs dhe futbollit dhe nga ana tjet\u00ebr kemi presidentin e saj q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb lajme jo p\u00ebr nj\u00eb transferim t\u00eb madh, jo p\u00ebr nj\u00eb akademi moderne, jo p\u00ebr nj\u00eb titull kampion, por p\u00ebr sjellje rruga\u00e7\u00ebrie ndaj nj\u00eb arbitri. Nj\u00eb degradim perfekt! Dhe Vllaznia, fatkeq\u00ebsisht, n\u00eb mes.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/alban-xhaferi\/\">Shkodra e kultur\u00ebs apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkodra ka nxjerr\u00eb Migjenin, Fisht\u00ebn, Marubin. Ka prodhuar kultur\u00eb, humor, qytetari dhe nj\u00eb nga traditat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb futbollit shqiptar. Pastaj erdhi dita q\u00eb simboli i saj sportiv t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga \u201cAlban Xhaferi\u201d. Nj\u00eb president q\u00eb n\u00eb mars shtron iftar, falet n\u00eb xhami, flet p\u00ebr durim, respekt, solidaritet dhe mir\u00ebsi, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98392","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98392","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98392"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98392\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}