{"id":98384,"date":"2026-08-31T11:48:19","date_gmt":"2026-08-31T11:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/31\/sikur-te-isha-socialist\/"},"modified":"2026-08-31T11:48:19","modified_gmt":"2026-08-31T11:48:19","slug":"sikur-te-isha-socialist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/31\/sikur-te-isha-socialist\/","title":{"rendered":"Sikur t\u00eb isha socialist"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu <\/p>\n<p>Prej disa dit\u00ebsh po mendoj se Ergys Agasi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm emri i nj\u00eb njeriu dhe as vet\u00ebm personazhi i nj\u00eb dosjeje penale. Ai \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb modeli: i njeriut q\u00eb, i fuqizuar nga pafuqia e shtetit dhe mungesa e ligjit, nuk e kupton m\u00eb se ku p\u00ebrfundon e drejta e tij dhe ku fillon shkelja e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tjetrit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ndoshta modeli m\u00eb i rreziksh\u00ebm, sepse nuk e sheh veten si shkel\u00ebs t\u00eb ligjit. Nuk mendon se k\u00ebrc\u00ebnon, por se paralajm\u00ebron; nuk mendon se ushtron presion, por se k\u00ebrkon t\u00eb drejt\u00ebn e vet; nuk mendon se b\u00ebn vet\u00ebgjyq\u00ebsi, por se zgjidh nj\u00eb problem q\u00eb shteti nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje ta zgjidh\u00eb. K\u00ebshtu, gjuha kriminale afrohet aq shum\u00eb me veprimin kriminal, sa kufiri nd\u00ebrmjet tyre fillon t\u00eb zhduket. Dhe krimi nis pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur djem t\u00eb rinj, q\u00eb nuk e kuptojn\u00eb pesh\u00ebn e pasojave, me arm\u00eb n\u00eb brez k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cshefit\u201d, nd\u00ebrsa shefi vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb i qet\u00eb n\u00eb restorantet e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb k\u00ebt\u00eb model e kam p\u00ebrjetuar edhe personalisht. Pas tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, e kuptova m\u00eb af\u00ebr se \u00e7far\u00eb p\u00ebrjeton nj\u00eb njeri i zakonsh\u00ebm kur p\u00ebrballet me njer\u00ebz q\u00eb nuk p\u00ebrpiqen ta nd\u00ebrtojn\u00eb suksesin e tyre p\u00ebrmes konkurrenc\u00ebs, por duke penguar suksesin e tjetrit; q\u00eb nuk e shohin biznesin si treg, por si territor ku fiton ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb lidhje, ushtron m\u00eb shum\u00eb presion dhe ka m\u00eb pak frik\u00eb nga ligji.<\/p>\n<p>Agas\u00ebt nuk jan\u00eb vet\u00ebm problem i drejt\u00ebsis\u00eb penale. Ata jan\u00eb penges\u00eb p\u00ebr biznesin, investimin dhe suksesin. Ata e bindin shoq\u00ebrin\u00eb se puna nuk mjafton, se prona dhe kontrata nuk t\u00eb mbrojn\u00eb dhe se, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar, duhet ose t\u00eb gjesh nj\u00eb lidhje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, ose t\u00eb b\u00ebhesh si ata. Nuk marrin vet\u00ebm nj\u00eb tender apo nj\u00eb avantazh; shkat\u00ebrrojn\u00eb besimin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend mund t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara duke respektuar ligjin.<\/p>\n<p>Ky model nuk lind vet\u00ebm nga karakteri i njer\u00ebzve t\u00eb till\u00eb. Ai krijohet n\u00eb boshll\u00ebkun q\u00eb l\u00eb shteti. Kur institucionet vonojn\u00eb, ata shpejtojn\u00eb; kur ligji hesht, ata vendosin; kur shteti nuk mbron t\u00eb drejt\u00ebn, ata nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb private, ku fjala e m\u00eb t\u00eb fortit z\u00eb vendin e vendimit t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Prandaj diskutimi p\u00ebr \u201cBes\u00ebn\u201d, \u201cPasqyr\u00eb Albania\u201d dhe p\u00ebrgjigjen e Qeveris\u00eb ndaj protest\u00ebs nuk mund t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb diskutim p\u00ebr komunikimin me qytetarin. Duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb diskutim p\u00ebr shtetin q\u00eb kemi nd\u00ebrtuar, p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb kemi fuqizuar dhe p\u00ebr boshll\u00ebqet ku jan\u00eb rritur Agas\u00ebt. Sepse qytetarit nuk i duhet vet\u00ebm nj\u00eb platform\u00eb ku t\u00eb regjistroj\u00eb hallin; i duhet nj\u00eb shtet q\u00eb ta mbroj\u00eb p\u00ebrpara se halli t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim dhe k\u00ebrc\u00ebnimi n\u00eb vet\u00ebgjyq\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po t\u00eb isha sot n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb socialist\u00ebve, do t\u00eb flisja jo p\u00ebr ta mbrojtur Qeverin\u00eb nga protesta, por p\u00ebr ta mbrojtur Partin\u00eb Socialiste nga tundimi p\u00ebr t\u00eb mos e kuptuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Protesta mund t\u00eb mos ket\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb diagnoz\u00ebn e saj, mund t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb program t\u00eb plot\u00eb dhe mund t\u00eb mos p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Por kur mij\u00ebra qytetar\u00eb dalin p\u00ebr jav\u00eb e muaj n\u00eb rrug\u00eb, pushteti nuk ka luksin t\u2019i trajtoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb si t\u00eb mashtruar, t\u00eb instrumentalizuar apo si armiq. Protesta nuk \u00ebsht\u00eb referendum, por \u00ebsht\u00eb alarm. Dhe nj\u00eb qeveri serioze nuk e sulmon alarmin; kontrollon nga vjen zjarri.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mendoj se \u201cBesa\u201d, \u201cPasqyr\u00eb Albania\u201d dhe takimet q\u00eb po zhvillohen jan\u00eb t\u00eb nevojshme. Por duhet ta themi hapur: ato nuk jan\u00eb ende p\u00ebrgjigjja. Jan\u00eb vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje.<\/p>\n<p>\u201cBesa\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhur n\u00eb kat\u00ebr fjal\u00eb: besim, empati, sh\u00ebrbim dhe angazhim. Jan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb bukura dhe vlera t\u00eb drejta, por pas tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb pushtet nuk mund t\u2019u k\u00ebrkohet qytetar\u00ebve t\u00eb besojn\u00eb vet\u00ebm sepse Qeveria ka zgjedhur fjal\u00ebn \u201cbesim\u201d. Besimi nuk shpallet nga foltorja dhe nuk miratohet n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb. Ai fitohet nga m\u00ebnyra se si administrata sillet me qytetarin q\u00eb nuk ka mik, nuk njeh deputet, nuk arrin te ministri dhe nuk mund t\u2019i shkruaj\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Empatia nuk matet me numrin e qytetar\u00ebve q\u00eb d\u00ebgjohen para kamerave, por me m\u00ebnyr\u00ebn se si shteti i trajton ata kur kamerat nuk jan\u00eb aty. Sh\u00ebrbimi nuk \u00ebsht\u00eb premtim moral, por detyrim ligjor, nd\u00ebrsa angazhimi nuk matet me or\u00ebt e mbledhjeve, por me afatet q\u00eb respektohen, problemet q\u00eb zgjidhen dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit q\u00eb nd\u00ebshkohen kur nuk b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Prandaj \u201cBesa\u201d duhet t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb qeni vet\u00ebm nj\u00eb akronim politik dhe t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb matshme. \u00c7do Ministri, Bashki dhe drejtori duhet t\u00eb ket\u00eb detyrime t\u00eb qarta. Qytetari duhet ta dij\u00eb se kur merr p\u00ebrgjigje, kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe ku ankohet kur institucioni hesht. P\u00ebrndryshe, pas disa muajsh do ta kemi harruar p\u00ebrmbajtjen dhe do t\u00eb na ket\u00eb mbetur vet\u00ebm emri.<\/p>\n<p>Edhe \u201cPasqyr\u00eb Albania\u201d mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb instrument i dobish\u00ebm. Ideja q\u00eb qytetari ta ndjek\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e vet si nj\u00eb pako postare, t\u00eb shoh\u00eb se n\u00eb cilin institucion ndodhet, kush po e trajton dhe pse \u00ebsht\u00eb vonuar, duhet mb\u00ebshtetur. Nuk ka arsye t\u00eb p\u00ebrqeshet vet\u00ebm sepse erdhi pas protest\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, n\u00ebse protesta e ka detyruar Qeverin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, at\u00ebher\u00eb ajo ka prodhuar nj\u00eb rezultat konkret.<\/p>\n<p>Por \u201cPasqyra\u201d p\u00ebrmban edhe nj\u00eb rrezik: t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb ekran t\u00eb ri, pas t\u00eb cilit fshihet e nj\u00ebjta administrat\u00eb e vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00ebse qytetari duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb lidhur me v\u00ebmendjen e kryeministrit q\u00eb Kadastra, Bashkia apo Ministria t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e vet, at\u00ebher\u00eb shteti nuk \u00ebsht\u00eb depersonalizuar. \u00cbsht\u00eb personalizuar edhe m\u00eb shum\u00eb. Kemi krijuar nj\u00eb sportel t\u00eb ri, por p\u00ebrs\u00ebri mbi at\u00eb sportel q\u00ebndron fytyra e kryeministrit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet modern nuk funksionon kur \u00e7do hall arrin tek Edi Rama. Funksionon kur qytetarit nuk i duhet Edi Rama p\u00ebr ta zgjidhur hallin.<\/p>\n<p>Prandaj platforma duhet t\u00eb tregoj\u00eb jo vet\u00ebm se ku ndodhet ankesa, por edhe kush e ka bllokuar. N\u00ebse premtohet zgjidhje brenda dy jav\u00ebsh, duhet t\u00eb dihet \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb dit\u00ebn e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb. Kush jep shpjegim? Kush penalizohet? A publikohen t\u00eb dh\u00ebnat? A do ta dij\u00eb publiku se cilat Ministri, Bashki dhe drejtori u p\u00ebrgjigjen qytetar\u00ebve dhe cilat i sorollatin ata?<\/p>\n<p>Pa k\u00ebt\u00eb transparenc\u00eb, \u201cRadar\u201d mund ta gjurmoj\u00eb hallin, por nuk do ta godas\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb. Mund t\u00eb na tregoj\u00eb se ku ka ngecur qytetari, por jo pse administrata vazhdon ta l\u00ebr\u00eb at\u00eb t\u00eb pres\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm edhe me p\u00ebrzierjen e partis\u00eb dhe t\u00eb shtetit. Kur p\u00ebr \u201cBes\u00ebn\u201d dhe \u201cPasqyr\u00ebn\u201d mblidhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhom\u00eb ministrat, deputet\u00ebt, drejtuesit politik\u00eb dhe administrata, qytetari mund t\u00eb mos e kuptoj\u00eb m\u00eb se kujt po i drejtohet: Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb apo Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Partia ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb organizohet, t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb njer\u00ebzit dhe t\u00eb p\u00ebrgatitet politikisht. Por ankesat ndaj shtetit duhet t\u2019i zgjidh\u00eb shteti. Qytetari q\u00eb nuk voton p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste duhet t\u00eb marr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjigje, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe me t\u00eb nj\u00ebjtin respekt si qytetari q\u00eb e ka votuar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vija q\u00eb nuk duhet kaluar. Sepse, n\u00ebse nj\u00eb platform\u00eb shtet\u00ebrore b\u00ebhet mekaniz\u00ebm i \u201cPranis\u00eb Besnike\u201d t\u00eb partis\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb ta hapim administrat\u00ebn, do ta forcojm\u00eb dyshimin se shteti dhe partia jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb.<\/p>\n<p>Takimet q\u00eb po zhvillohen jan\u00eb t\u00eb nevojshme. Kryeministri duhet t\u2019i mbledh\u00eb ministrat, t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb llogari dhe ta detyroj\u00eb administrat\u00ebn t\u00eb reagoj\u00eb. Do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese sikur, p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj pak\u00ebnaq\u00ebsie, Qeveria t\u00eb sillej sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe k\u00ebtu duhet t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb: numri i or\u00ebve t\u00eb mbledhjes nuk \u00ebsht\u00eb mas\u00eb e seriozitetit. Nj\u00eb mbledhje shtat\u00eb apo n\u00ebnt\u00eb-or\u00ebshe vlen vet\u00ebm n\u00ebse n\u00eb fund t\u00eb saj ka vendime, afate dhe emra p\u00ebrgjegj\u00ebsish. P\u00ebrndryshe, kemi prodhuar nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb televizive, jo nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p>Partia Socialiste ka mandat deri n\u00eb vitin 2029 dhe ky mandat duhet respektuar. Protesta nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb vot\u00ebn dhe rruga nuk mund ta vet\u00ebshpall\u00eb veten shumic\u00eb. Por mandati i jep Qeveris\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qeverisur; nuk i jep t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos reflektuar. T\u00eb thuash \u201ckemi fituar zgjedhjet\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigje kushtetuese ndaj k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqje, por nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigje politike ndaj pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gabimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb socialist\u00ebt \u00ebsht\u00eb ta bindin veten se, meq\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e protest\u00ebs \u00ebsht\u00eb e ekzagjeruar, \u00e7do kritik\u00eb \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb; ose se, meq\u00eb opozita k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb, problemet e ngritura nga qytetar\u00ebt nuk ekzistojn\u00eb. Nj\u00eb pushtet nuk fillon t\u00eb dob\u00ebsohet kur kritikohet nga kund\u00ebrshtar\u00ebt, por kur askush brenda tij nuk guxon t\u2019i tregoj\u00eb m\u00eb se ku po gabon.<\/p>\n<p>Po t\u00eb isha socialist, do ta mb\u00ebshtesja \u201cBes\u00ebn\u201d, por do t\u00eb k\u00ebrkoja q\u00eb ajo t\u00eb prodhonte detyrime. Do ta mb\u00ebshtesja \u201cPasqyr\u00ebn\u201d, por do t\u00eb k\u00ebrkoja q\u00eb ajo t\u00eb tregonte edhe fytyr\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsit. Do t\u2019i mb\u00ebshtesja takimet, por do t\u00eb k\u00ebrkoja q\u00eb prej tyre t\u00eb dilnin vendime dhe jo vet\u00ebm pamje.<\/p>\n<p>Dhe, mbi t\u00eb gjitha, do t\u2019i k\u00ebrkoja Partis\u00eb Socialiste q\u00eb t\u00eb mos e shihte protest\u00ebn vet\u00ebm si nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb duhet fituar, por si nj\u00eb paralajm\u00ebrim q\u00eb duhet kuptuar.<\/p>\n<p>Sepse \u201cPasqyr\u00eb Albania\u201d mund t\u2019i tregoj\u00eb qytetarit se ku ka ngecur ankesa e tij. Por prova e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebse pushteti ka guximin t\u00eb shoh\u00eb n\u00eb at\u00eb pasqyr\u00eb edhe veten: m\u00ebnyr\u00ebn si ka qeverisur, pushtetin q\u00eb ka p\u00ebrqendruar, njer\u00ebzit q\u00eb ka toleruar dhe institucionet q\u00eb, pas kaq vitesh, ende presin nj\u00eb telefonat\u00eb nga lart p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, \u201cPasqyra\u201d mund t\u00eb jet\u00eb fillimi i nj\u00eb korrigjimi.<\/p>\n<p>N\u00ebse jo, do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm pasqyra e radh\u00ebs ku pushteti sheh fytyr\u00ebn e vet, nd\u00ebrsa qytetari vazhdon t\u00eb pres\u00eb pas der\u00ebs dhe Agas\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb pa trokitur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu Prej disa dit\u00ebsh po mendoj se Ergys Agasi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm emri i nj\u00eb njeriu dhe as vet\u00ebm personazhi i nj\u00eb dosjeje penale. Ai \u00ebsht\u00eb emri i nj\u00eb modeli: i njeriut q\u00eb, i fuqizuar nga pafuqia e shtetit dhe mungesa e ligjit, nuk e kupton m\u00eb se ku p\u00ebrfundon e drejta e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98384","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98384","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98384"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98384\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98384"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98384"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98384"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}