{"id":98366,"date":"2026-08-31T09:48:18","date_gmt":"2026-08-31T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/31\/emigranti-i-djeshem-armik-i-emigrantit-te-sotem-premisat-per-lindjen-e-racizmit-dhe-ekstremit-te-djathte\/"},"modified":"2026-08-31T09:48:18","modified_gmt":"2026-08-31T09:48:18","slug":"emigranti-i-djeshem-armik-i-emigrantit-te-sotem-premisat-per-lindjen-e-racizmit-dhe-ekstremit-te-djathte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/31\/emigranti-i-djeshem-armik-i-emigrantit-te-sotem-premisat-per-lindjen-e-racizmit-dhe-ekstremit-te-djathte\/","title":{"rendered":"Emigranti i djesh\u00ebm, armik i emigrantit t\u00eb sot\u00ebm! Premisat p\u00ebr lindjen e racizmit dhe ekstremit t\u00eb djatht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardi Stefa <\/p>\n<p>Shum\u00eb shpesh, ai q\u00eb dje k\u00ebrkonte nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb jetuar, sot revoltohet kund\u00ebr atij q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb.<\/p>\n<p>Athina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Rreth viteve \u201950 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, kryeqyteti grek njohu nj\u00eb val\u00eb t\u00eb madhe migracioni t\u00eb brendsh\u00ebm. Mij\u00ebra grek\u00eb zbrit\u00ebn nga fshatrat dhe zonat rurale drejt Athin\u00ebs, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pun\u00ebs, nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe mund\u00ebsive q\u00eb fshati dhe provinca nuk ua ofronte.<\/p>\n<p>Popullsia e kryeqytetit u rrit me ritme t\u00eb shpejta.<\/p>\n<p>Athinjot\u00ebt e vjet\u00ebr nuk i prit\u00ebn gjithmon\u00eb krah\u00ebhapur.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurit akuzoheshin se po u merrnin vendet e pun\u00ebs, pranonin paga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe ndryshonin karakterin e qytetit. Ishin \u201ct\u00eb tjer\u00ebt\u201d p\u00ebr kryeqytetasit.<\/p>\n<p>Kur n\u00eb dekadat pasuese erdhi nj\u00eb tjet\u00ebr val\u00eb migracioni t\u00eb brendsh\u00ebm, ata q\u00eb kishin qen\u00eb vet\u00eb emigrant\u00ebt e viteve \u201950, tashm\u00eb protestonin kund\u00ebr emigrant\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Dje ishin t\u00eb ardhur, tashm\u00eb vendas.<\/p>\n<p>Dje k\u00ebrkonin pun\u00eb, tashm\u00eb ankoheshin se dikush po ua merrte pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Pastaj erdh\u00ebn emigrant\u00ebt e huaj<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990, pas r\u00ebnies s\u00eb Bllokut Lindor, Greqia u p\u00ebrball me nj\u00eb val\u00eb t\u00eb madhe emigracioni nga jasht\u00eb. Mes tyre ishin edhe qindra- mij\u00ebra shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>U p\u00ebrs\u00ebrit pothuajse e nj\u00ebjta retorik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPo na marrin pun\u00ebt. Pranojn\u00eb paga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Po rrisin kriminalitetin. Po tjet\u00ebrsojn\u00eb qytetet tona.\u201d<\/p>\n<p>Dhe kush u revoltua m\u00eb shum\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste?<\/p>\n<p>Jo domosdoshm\u00ebrisht athinjot\u00ebt e vjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt prej koh\u00ebsh jetonin n\u00eb zona periferike t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>U revoltuan m\u00eb shum\u00eb ata q\u00eb kishin qen\u00eb emigrant\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm disa dekada m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb kishin zbritur dikur nga fshatrat dhe periferia n\u00eb Athin\u00eb, tani mbronin Athin\u00ebn nga t\u00eb ardhurit e rinj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 2000, kur erdhi nj\u00eb val\u00eb tjet\u00ebr emigracioni, fenomeni u p\u00ebrs\u00ebrit.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb edhe nj\u00eb pjes\u00eb e emigrant\u00ebve t\u00eb par\u00eb t\u00eb viteve \u201990 kishin krijuar nj\u00eb standard jetese. Kishin gjetur pun\u00eb, kishin krijuar familje, kishin marr\u00eb me qira apo bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, ishin asimiluar apo integruar dhe kishin nisur t\u00eb ndiheshin pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurit e rinj u shfaq\u00ebn si k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p>Pranonin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pun\u00eb me kushte edhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Punonin pa sigurime. Pranonin paga m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Emigranti i djesh\u00ebm kishte filluar t\u00eb kishte frik\u00eb nga emigranti i ri.<\/p>\n<p>N\u00eb Athin\u00eb dhe n\u00eb qytete t\u00eb tjera greke, transformimet demografike krijuan zona t\u00eb t\u00ebra t\u00eb p\u00ebrqendruara me popullsi t\u00eb varf\u00ebr, emigrant\u00eb, t\u00eb papun\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb margjinalizuar. \u00c7udit\u00ebrisht getot u krijuan n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qyteteve.<\/p>\n<p>Varf\u00ebria, mungesa e integrimit, ekonomia informale dhe braktisja institucionale krijuan terrenin ku lul\u00ebzuan kriminaliteti, prostitucioni, trafiku i drog\u00ebs dhe kontrabanda.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb shteti dhe politika, n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb zgjidhje gjet\u00ebn armikun.<\/p>\n<p>T\u00eb huajt!<\/p>\n<p>U krijua terreni ku retorika nacionaliste, racizmi dhe ekstremi i djatht\u00eb t\u00eb ushqeheshin me frik\u00ebn, pasigurin\u00eb dhe zem\u00ebrimin e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb e t\u00eb paarsimuar. Politika investoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb terren ekstremisht t\u00eb friksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ekstremizmi rrall\u00ebher\u00eb lind vet\u00ebm nga ideologjia. Shpesh lind nga nj\u00eb pyetje n\u00eb dukje e pafajshme: \u201cKush ma prishi jet\u00ebn q\u00eb kisha?\u201d<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrgjigjja m\u00eb e leht\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb: \u201cAi q\u00eb erdhi pas meje.\u201d<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, me dallimet e saj, e nj\u00ebjta situat\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe gjat\u00eb dekadave t\u00eb m\u00ebvonshme, qytetet shqiptare u zgjeruan vazhdimisht me popullsi t\u00eb ardhur nga zonat rurale.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt e vjet\u00ebr t\u00eb qyteteve shpesh i shikonin me dyshim t\u00eb ardhurit.<\/p>\n<p>Por shp\u00ebrthimi i madh ndodhi pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e para t\u00eb demokracis\u00eb, qytetet shqiptare u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb migracion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb brendsh\u00ebm. Njer\u00ebzit zbrisnin nga fshatrat dhe zonat e larg\u00ebta drejt Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit, Vlor\u00ebs dhe qyteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>U nd\u00ebrtua pa kriter. U zun\u00eb hap\u00ebsira. U pushtuan territore. N\u00eb shum\u00eb raste nuk pyeste askush n\u00ebse toka kishte nj\u00eb pronar t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, nj\u00eb histori pron\u00ebsie apo nj\u00eb plan urbanistik.<\/p>\n<p>Ligji ishte i dob\u00ebt dhe shteti mungonte. Nevoja p\u00ebr t\u00eb mbijetuar justifikonte gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Pas viteve 2000, n\u00eb shum\u00eb qytete shqiptar\u00ebt me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb vjetra urbane u ndjen\u00eb pakic\u00eb n\u00eb qytetet e tyre.<\/p>\n<p>Qytetet ndryshuan gjuh\u00eb, zakone, rit\u00ebm, arkitektur\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Por bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb ndryshim ndodhi edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: \u201cT\u00eb ardhurit filluan t\u00eb \u201cb\u00ebheshin\u201d qytetar\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Bler\u00eb sht\u00ebpi, hap\u00ebn biznese, b\u00ebn\u00eb para, krijuan lidhje. Nd\u00ebrtuan pushtet ekonomik dhe politik. Dhe shum\u00eb prej tyre, sot, nuk e konsiderojn\u00eb m\u00eb veten t\u00eb ardhur. Jan\u00eb vendas, t\u00eb pakt\u00ebn aq vendas sa kushdo tjet\u00ebr q\u00eb ka ardhur para tyre.<\/p>\n<p>Dhe tani po vijn\u00eb \u201ct\u00eb tjer\u00ebt\u201d!<\/p>\n<p>Nj\u00eb vend q\u00eb p\u00ebr dekada ka humbur qindra- mij\u00ebra njer\u00ebz nga emigracioni, nj\u00eb vend q\u00eb po p\u00ebrballet me zbrazjen e qyteteve dhe fshatrave, ka filluar t\u00eb shoh\u00eb ardhjen e t\u00eb huajve, q\u00eb vijn\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar, p\u00ebr t\u00eb jetuar, p\u00ebr t\u00eb hapur biznese, p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb nuk e kan\u00eb n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb d\u00ebgjohen z\u00ebra revolte.<\/p>\n<p>\u201cPo na marrin pun\u00ebt. Po ndryshojn\u00eb qytetet tona. Po blejn\u00eb gjith\u00e7ka. Po na rrezikojn\u00eb identitetin.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Jan\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb Athin\u00eb, Paris, Rom\u00eb, Berlin, Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Sot edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb shum\u00eb prej atyre q\u00eb sot kan\u00eb frik\u00eb nga emigrant\u00ebt e huaj jan\u00eb pasardh\u00ebs, f\u00ebmij\u00eb apo vet\u00eb protagonist\u00eb t\u00eb val\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb migracionit t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Njer\u00ebz q\u00eb dikur zbrit\u00ebn n\u00eb qytet dhe nd\u00ebrtuan nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk kishin lindur.<\/p>\n<p>Q\u00eb pranuan pun\u00eb dhe kushte m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija se vendasit dhe p\u00ebr shum\u00eb vite u pan\u00eb me p\u00ebr\u00e7mim.<\/p>\n<p>Dhe q\u00eb sot, ndoshta pa e kuptuar, p\u00ebrdorin ndaj t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb q\u00eb dikur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur ndaj tyre.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb lind\u00eb nj\u00eb ekstrem i djatht\u00eb shqiptar?<\/p>\n<p>Po, mund t\u00eb ndodh\u00eb!<\/p>\n<p>Jo sepse shqiptar\u00ebt jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht ekstremist\u00eb.<\/p>\n<p>Por sepse ekzistojn\u00eb disa nga kushtet q\u00eb historikisht ushqejn\u00eb rritjen e racizmit dhe forcave t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shoq\u00ebri e lodhur nga varf\u00ebria dhe pabarazia. Nj\u00eb shtet me institucione t\u00eb dob\u00ebta. Nj\u00eb ekonomi informale. Nj\u00eb pasiguri e madhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Nj\u00eb emigracion masiv i t\u00eb rinjve. Nj\u00eb vend q\u00eb ndihet i zbrazur.<\/p>\n<p>Dhe tani, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb dukshme, ardhja e emigrant\u00ebve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto probleme nuk adresohen me politika serioze integrimi, kontroll i tregut t\u00eb pun\u00ebs, luft\u00eb kund\u00ebr shfryt\u00ebzimit dhe kriminalitetit, at\u00ebher\u00eb dikush do t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Jo zgjidhjen, por armikun.<\/p>\n<p>Ekstremi i djatht\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>Merr probleme reale dhe ofron fajtor\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb luftoj\u00eb shpopullimin, pyet pse vijn\u00eb m\u00eb t\u00eb varfrit. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pyes\u00eb pse nj\u00eb shqiptar pranon t\u00eb paguhet keq, pyet pse i huaji pranon nj\u00eb pag\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pyes\u00eb pse shteti nuk kontrollon tregun e pun\u00ebs, faj\u00ebson emigrantin. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb krimin e organizuar, e identifikon kriminalitetin me komb\u00ebsin\u00eb. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb politika integrimi, nd\u00ebrton mure.<\/p>\n<p>Gjithsesi problemi nuk \u00ebsht\u00eb emigrantipor politika dhe shoq\u00ebria q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u00eb menaxhojn\u00eb ndryshimin.<\/p>\n<p>Sepse \u00e7do brez duket se harron shum\u00eb shpejt se ka qen\u00eb dikur n\u00eb vendin e atij q\u00eb sot e quan \u00abt\u00eb huaj\u00bb.<\/p>\n<p>Fshatari q\u00eb zbriti n\u00eb qytet u b\u00eb qytetar. Qytetari i ri protestoi kund\u00ebr fshatarit q\u00eb erdhi pas tij.<\/p>\n<p>Emigranti shqiptar n\u00eb Greqi protestoi, n\u00eb disa raste, kund\u00ebr emigrantit q\u00eb pranonte kushte edhe m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Dhe sot, n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb pjes\u00eb e atyre q\u00eb kan\u00eb ardhur vet\u00eb nga diku tjet\u00ebr kan\u00eb filluar t\u00eb pyesin: \u201c\u00c7far\u00eb duan k\u00ebta k\u00ebtu?\u201d<\/p>\n<p>Pyetje e gabuar. Tregon q\u00eb nuk kemi m\u00ebsuar gj\u00eb nga historia jon\u00eb. Kur nuk m\u00ebsojm\u00eb gj\u00eb nga historia, rrezikojm\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet me personazhe t\u00eb ndryshuara dhe ne protagonist\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe, nj\u00eb dit\u00eb, ai q\u00eb dje ishte emigranti, zgjohet dhe kupton se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht njeriu q\u00eb dikur e kishte urryer, por mund t\u00eb jet\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Racizmi dhe ekstremizmi do jen\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardi Stefa Shum\u00eb shpesh, ai q\u00eb dje k\u00ebrkonte nj\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb jetuar, sot revoltohet kund\u00ebr atij q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Athina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. Rreth viteve \u201950 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, kryeqyteti grek njohu nj\u00eb val\u00eb t\u00eb madhe migracioni t\u00eb brendsh\u00ebm. Mij\u00ebra grek\u00eb zbrit\u00ebn nga fshatrat dhe zonat rurale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98366","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98366"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98366\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}