{"id":98353,"date":"2026-08-31T07:48:23","date_gmt":"2026-08-31T07:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/31\/gati-3-muaj-pas-zgjedhjeve-presidenti-mban-peng-zhbllokimin-e-krizes-ne-kosove-kush-eshte-emri-ne-tryezen-e-bisedimeve-mes-kurtit-dhe-abdixhikut\/"},"modified":"2026-08-31T07:48:23","modified_gmt":"2026-08-31T07:48:23","slug":"gati-3-muaj-pas-zgjedhjeve-presidenti-mban-peng-zhbllokimin-e-krizes-ne-kosove-kush-eshte-emri-ne-tryezen-e-bisedimeve-mes-kurtit-dhe-abdixhikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/31\/gati-3-muaj-pas-zgjedhjeve-presidenti-mban-peng-zhbllokimin-e-krizes-ne-kosove-kush-eshte-emri-ne-tryezen-e-bisedimeve-mes-kurtit-dhe-abdixhikut\/","title":{"rendered":"Gati 3 muaj pas zgjedhjeve, \u2018presidenti\u2019 mban peng zhbllokimin e kriz\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb! Kush \u00ebsht\u00eb emri n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve mes Kurtit dhe Abdixhikut?"},"content":{"rendered":"<p>Kosova vijon t\u00eb jet\u00eb pa institucione t\u00eb reja gati tre muaj pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare t\u00eb 7 qershorit.<\/p>\n<p>Edhe pse zgjedhjet kan\u00eb p\u00ebrfunduar prej jav\u00ebsh, Kuvendi ende nuk \u00ebsht\u00eb konstituuar, nd\u00ebrsa ng\u00ebr\u00e7i politik \u00ebsht\u00eb zhvendosur te negociatat mes L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, marr\u00ebveshje q\u00eb po shihet si \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr zhbllokimin e kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje doli forca e par\u00eb n\u00eb zgjedhje me 53 mandate dhe, s\u00eb bashku me deputet\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb, ka shumic\u00ebn e nevojshme p\u00ebr konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zgjedhja e Presidentit k\u00ebrkon nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb politike, sepse q\u00eb votimi t\u00eb jet\u00eb i vlefsh\u00ebm duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb pakt\u00ebn 80 deputet\u00eb n\u00eb Kuvendin me 120 vende.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, dialogu zyrtar dhe ai prapa kuintave mes LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar prej dit\u00ebsh te gjetja e nj\u00eb kandidati t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>LDK-ja ka p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e hyrjes n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebqeverisje me Vet\u00ebvendosjen, por ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit.  Albin Kurti dhe kreu i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, jan\u00eb takuar tri her\u00eb.<\/p>\n<p>Takimi i dyt\u00eb brenda jav\u00ebs dhe i treti gjithsej u zhvillua t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, por edhe ai p\u00ebrfundoi pa nj\u00eb marr\u00ebveshje konkrete. Pas disa or\u00ebsh negociata., t\u00eb dy lider\u00ebt thjesht konfirmuan se po diskutojn\u00eb emra t\u00eb mundsh\u00ebm dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ushtruesja e detyr\u00ebs s\u00eb Presidentes, Albulena Haxhiu, \u00ebsht\u00eb shprehur optimiste se java n\u00eb vijim mund t\u00eb jet\u00eb vendimtare p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn mediat kosovare raportuan se Kurti dhe Abdixhiku jan\u00eb pajtuar n\u00eb parim p\u00ebr emrin e ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Bekim Sejdiu, si kandidat p\u00ebr President. Deri tani, as Sejdiu, as Kurti dhe as Abdixhiku nuk i kan\u00eb konfirmuar k\u00ebto raportime, nd\u00ebrsa edhe LVV-ja e LDK-ja kan\u00eb shmangur deklaratat p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb arritur.<\/p>\n<p>Emri i Sejdiut ka nxitur reagime t\u00eb ndryshme. Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, e ka vler\u00ebsuar figur\u00ebn e tij, duke theksuar p\u00ebrvoj\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, diplomaci dhe marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Edhe ish-deputeti Ilir Deda \u00ebsht\u00eb shprehur se Sejdiu do t\u2019i b\u00ebnte nder Kosov\u00ebs n\u00ebse do t\u00eb zgjidhej President. Nd\u00ebrkoh\u00eb, analisti Shenoll Muharremi ka ngritur dyshime se kandidatura mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie politike, nd\u00ebrsa juristi Arton Demhasaj ka shprehur rezerva p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po zhvillohet procesi.<\/p>\n<p>Bekim Sejdiu nuk \u00ebsht\u00eb emri i par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur gjat\u00eb k\u00ebsaj krize.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi dhe ish-shefi i Misionit Verifikues t\u00eb OSBE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, William Walker, propozuan publikisht ish-deputetin e LDK-s\u00eb, Faton Bislimi, si kandidat p\u00ebr President. T\u00eb dy e cil\u00ebsuan at\u00eb nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb mund t\u00eb bashkoj\u00eb spektrin politik, nd\u00ebrsa Bislimi u vler\u00ebsua p\u00ebr p\u00ebrvoj\u00ebn n\u00eb politik\u00eb, akademi dhe marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, opozita vijon t\u00eb akuzoj\u00eb Albin Kurtin se po zvarrit krijimin e institucioneve. Deputet\u00ebt e PDK-s\u00eb dhe AAK-s\u00eb u mblodh\u00ebn edhe t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, ku e cil\u00ebsuan kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr bllokimin e procesit.<\/p>\n<p>\u201cJam rrit\u00eb tu e par\u00eb Albin Kurtin tu i gjuajtur institucionet e Kosov\u00ebs me gur\u00eb, me zjarr, me molotov e n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, nd\u00ebrsa tash si p\u00ebrfaq\u00ebsues i popullit k\u00ebt\u00eb kuvend po e p\u00ebrjetoj Albin Kurtin duke e cenu rendin kushtetues\u201d, deklaroi deputeti i zgjedhur i PDK-s\u00eb, Arian Tahiri.<\/p>\n<p>Edhe deputeti i zgjedhur i AAK-s\u00eb, Burim Ramadani, tha se Vet\u00ebvendosje nuk po e fsheh m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr bllokad\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sot, sikurse ato dit\u00eb, me sinqeritet po e konstatojm\u00eb bllokad\u00ebn e re t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Dhe ata tashm\u00eb as nuk po e fshehin q\u00eb jan\u00eb bllokuesit\u201d, u shpreh ai p\u00ebr mediat n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, PDK-ja dhe AAK-ja kan\u00eb dor\u00ebzuar edhe kall\u00ebzime penale n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale, duke kund\u00ebrshtuar vendimet e Qeveris\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe vazhdimin e ushtrimit t\u00eb funksioneve ekzekutive nga ministrat e zgjedhur deputet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin, e gjith\u00eb v\u00ebmendja mbetet te negociatat mes LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb. N\u00ebse pal\u00ebt arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr Presidentin, pritet t\u00eb zhbllokohet edhe procesi i krijimit t\u00eb institucioneve. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, Kosova rrezikon t\u00eb shkoj\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, t\u00eb cilat do t\u00eb ishin t\u00eb kat\u00ebrtat parlamentare n\u00eb 2 vjet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova vijon t\u00eb jet\u00eb pa institucione t\u00eb reja gati tre muaj pas zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare t\u00eb 7 qershorit. Edhe pse zgjedhjet kan\u00eb p\u00ebrfunduar prej jav\u00ebsh, Kuvendi ende nuk \u00ebsht\u00eb konstituuar, nd\u00ebrsa ng\u00ebr\u00e7i politik \u00ebsht\u00eb zhvendosur te negociatat mes L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, marr\u00ebveshje q\u00eb po shihet si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98353","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98353","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98353"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98353\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}