{"id":98319,"date":"2026-08-30T16:48:22","date_gmt":"2026-08-30T16:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/perpjekje-per-te-gjetur-alibi-per-lirimin-e-mundshem-te-veliajt\/"},"modified":"2026-08-30T16:48:22","modified_gmt":"2026-08-30T16:48:22","slug":"perpjekje-per-te-gjetur-alibi-per-lirimin-e-mundshem-te-veliajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/perpjekje-per-te-gjetur-alibi-per-lirimin-e-mundshem-te-veliajt\/","title":{"rendered":"P\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur alibi p\u00ebr lirimin e mundsh\u00ebm t\u00eb Veliajt"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb relativizuar padrejt\u00ebsin\u00eb e paraburgimit p\u00ebr Erion Veliajn, qoft\u00eb dhe duke e paraqitur si nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb relativizim i padrejt\u00ebsis\u00eb juridike dhe politike ndaj tij. Dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryebashkiak apo minist\u00ebr, apo n\u00eb \u00e7far\u00ebdo pozicioni tjet\u00ebr, mund t\u00eb arrestohet n\u00ebse provat q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb prokuroria jan\u00eb bind\u00ebse dhe ai shkon p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Paraburgimi i Erion Veliajt nuk bazohet as n\u00eb prova bind\u00ebse p\u00ebr dik\u00eb q\u00eb duhet paraburgosur dhe as n\u00eb ndonj\u00eb flagranc\u00eb q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb domosdosh\u00ebm arrestimin e tij. Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb paraburgosur vet\u00ebm nga vullneti i prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb politik\u00eb. Dhe p\u00ebr t\u00eb treguar mbi t\u00eb gjitha se jan\u00eb ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb politik\u00ebn dhe jo qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Arrestimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr anonime me tre paragraf\u00eb, shkruar nga nj\u00eb dor\u00eb injoranti, q\u00eb i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb dhe em\u00ebr, Nesti Angoni. Akoma dhe sot SPAK nuk e sqaron n\u00eb dosje n\u00ebse ai e ka dor\u00ebzuar me dor\u00eb n\u00eb SPAK k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb apo me post\u00eb. Me shum\u00eb gjasa \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e nisur nga SPAK n\u00eb adres\u00eb t\u00eb SPAK, po t\u00eb kemi parasysh dhe nivelin mjeran t\u00eb \u201cdenoncimit\u201d, q\u00eb i p\u00ebrngjan pafuqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb formuluar nj\u00eb fjali t\u00eb plot\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kuptim. Asnj\u00eb nga tre paragraf\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb i provuar edhe sot. Nuk \u00ebsht\u00eb e provuar, madje as e verifikueshme, q\u00eb Erion Veliaj, sipas \u201cdenoncuesit\u201d, ka tre vila n\u00eb Qerret. E vetmja q\u00eb kan\u00eb verifikuar \u00ebsht\u00eb se vjehrri i Erion Veliajt ka pasur nj\u00eb apartament qysh nga viti 2009 n\u00eb Qerret, q\u00eb nga dy dhoma e guzhin\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb tre dhoma e guzhin\u00eb m\u00eb 2014, po nga prind\u00ebrit e Ajola Xox\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb pasur biznes qysh nga viti 1991.<\/p>\n<p>Qysh k\u00ebtu bie arsyeja p\u00ebrse nisi hetimi p\u00ebr paraburgim.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Erion Veliajt nuk iu gjet asnj\u00eb mesazh apo fakt komprometues q\u00eb e lidh at\u00eb direkt me ndonj\u00eb korrupsion, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrrallave p\u00ebr fondacionin kulturor jofitimprur\u00ebs t\u00eb gruas s\u00eb tij, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb fustane Zara p\u00ebr operat q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb fondacioni, t\u00eb cilat ia faturojn\u00eb si veshje personale asaj.<\/p>\n<p>Arrestimi \u00ebsht\u00eb qartazi vendim politik i SPAK p\u00ebr t\u00eb treguar se ata mund t\u00eb burgosin k\u00eb t\u00eb duan, se faktet i gjejn\u00eb rrug\u00ebs. Pas dy vitesh akoma nuk kan\u00eb asnj\u00eb fakt q\u00eb t\u00eb provojn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 gjyqeve popullore q\u00eb b\u00ebjn\u00eb me fund\u00ebrrinat q\u00eb p\u00ebrdor SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Pasi kan\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr dy vite, pas denoncimit t\u00eb \u201cNesti Angonit\u201d, tani po p\u00ebrpiqen t\u00eb \u201cmbrohen\u201d se ai mund t\u00eb lirohet p\u00ebr shkak t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb e konsideron at\u00eb kryetar bashkie n\u00eb detyr\u00eb, dhe ngren\u00eb k\u00ebt\u00eb tymnaj\u00ebn p\u00ebr mosqeverisjen e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Problemi i mosqeverisjes s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb real, por \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb. Ai nuk ka qen\u00eb objektiv i SPAK. Objektiv i prokuror\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb paraburgosur ka qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb politik\u00eb dhe t\u00eb diktojn\u00eb rrjedhat politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atentat shum\u00eb m\u00eb i madh ndaj drejt\u00ebsis\u00eb sesa l\u00ebnia e Tiran\u00ebs pa nj\u00eb kryebashkiak.<\/p>\n<p>Tirana mund t\u00eb mbetej pa kryebashkiak, n\u00ebse SPAK do kapte n\u00eb flagranc\u00eb Erion Veliajn n\u00eb ndonj\u00eb histori korrupsioni. T\u00eb gjitha p\u00ebrfoljet e fund\u00ebrrinave t\u00eb SPAK kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb kosh t\u00eb plehrave dhe tani e vetmja alibi e tyre \u00ebsht\u00eb ky versioni q\u00eb at\u00eb do ta nxjerr\u00eb gjykata se ka nevoj\u00eb Tirana.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb vendim t\u00ebr\u00ebsisht antiligjor dhe nj\u00eb praktik\u00eb represive t\u00eb SPAK, e cila ka mbetur zbuluar n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit nga rastet e m\u00ebpasme t\u00eb SPAK, kur nuk ka vepruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb me figura t\u00eb tjera shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim politik p\u00ebr t\u00eb forcuar profilin politik t\u00eb SPAK dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb llogarira politike me vendimet e tyre. Nj\u00ebsoj si dhe me arrestimin e Ilir Met\u00ebs.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb do b\u00ebj\u00eb Gjykata e Lart\u00eb tani q\u00eb Gjykata Kushtetuese ia ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb der\u00eb at\u00eb vendim, por vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese ka menaxhuar pasojat e paraburgimit dhe jo arsyen e paligjshme t\u00eb paraburgimit.<\/p>\n<p>Sistemi yn\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb \u201cs\u00eb re\u201d provoi m\u00eb von\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb vet\u00ebkorrigjohet apo t\u00eb reflektoj\u00eb ndaj standardeve t\u00eb gabuara t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb prokuror\u00ebve, si\u00e7 ka qen\u00eb rasti i Olsi Dados. Olsi Dado u mbrojt nga sistemi jo se meritonte t\u00eb b\u00ebhej prokuror, por p\u00ebrse e k\u00ebrkon Erion Veliajn k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Pra, ka gjykuar bazuar mbi nj\u00eb biografi protagonist\u00ebsh dhe jo mbi fakte. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal akoma m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr reflektimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Gjykata e Lart\u00eb ka hezituar t\u00eb gjykoj\u00eb shkeljet kushtetuese t\u00eb arrestimit t\u00eb Veliajt, pasi, si\u00e7 shprehen n\u00ebn z\u00eb drejtuesit e saj, kan\u00eb frik\u00eb gjyqin popullor ndaj tyre. Dhe ky \u00ebsht\u00eb standardi m\u00eb mizor i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia q\u00eb bazohet mbi opinionin publik dhe legjitimon praktikat represive \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi m\u00eb e frik\u00ebsuar se viktimat e saj dhe m\u00eb e paaft\u00eb se \u00e7do drejt\u00ebsi tjet\u00ebr n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ndaj, ajo q\u00eb k\u00ebrkohet nga drejt\u00ebsia, si n\u00eb rastin Veliaj, por dhe rastet e tjera, \u00ebsht\u00eb vendosja e nj\u00eb standardi profesional p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si qasen ndaj nj\u00eb akuze p\u00ebr korrupsion p\u00ebr zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke u bazuar fort tek provat dhe standardet p\u00ebrse duhet t\u00eb paraburgoset nj\u00eb i zgjedhur dhe jo se \u00e7far\u00eb thashethemesh mund t\u00eb ngjall\u00eb vendimi i tyre.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe, ashtu si\u00e7 e thot\u00eb dhe vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ajo ka hezituar t\u00eb gjykoj\u00eb shkeljet kushtetuese n\u00eb arrestimin e tij.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar lirimin e mundsh\u00ebm t\u00eb tij jan\u00eb p\u00ebrp\u00eblitjet e fundit t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbajtjen e tij n\u00eb burg, q\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00ebdo vendimi q\u00eb t\u00eb marr\u00eb Gjykata e Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb gjykon Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe jo Erion Veliajn. Dhe \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb hequr nga vetja p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb tregon se kemi nj\u00eb drejt\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar dhe jo t\u00eb pavarur nga SPAK dhe biografia e tyre. T\u00eb tjerat jan\u00eb thjesht p\u00ebrgatitje p\u00ebr t\u2019u shfaj\u00ebsuar p\u00ebr nj\u00eb faj q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me vet\u00ebdije t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb kushtet e p\u00ebrpjekjes s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re p\u00ebr t\u00eb diktuar me politikat e saj mbi politik\u00ebn shqiptare. Pavar\u00ebsia e saj nga politika, t\u00eb cil\u00ebn ia dha vet\u00eb politika shqiptare me votimin unanim, i ktheu ata vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb pol politik, p\u00ebrmes t\u00eb cilit duan t\u00eb diktojn\u00eb dhe jo t\u00eb hetojn\u00eb dhe gjykojn\u00eb. Nuk e kan\u00eb at\u00eb mandat dhe sa m\u00eb shpejt t\u00eb ndahen nga kjo praktik\u00eb, aq m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre dhe p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb relativizuar padrejt\u00ebsin\u00eb e paraburgimit p\u00ebr Erion Veliajn, qoft\u00eb dhe duke e paraqitur si nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb relativizim i padrejt\u00ebsis\u00eb juridike dhe politike ndaj tij. Dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryebashkiak apo minist\u00ebr, apo n\u00eb \u00e7far\u00ebdo pozicioni tjet\u00ebr, mund t\u00eb arrestohet n\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98319","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98319"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98319\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}