{"id":98302,"date":"2026-08-30T14:48:14","date_gmt":"2026-08-30T14:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/shprese-dhe-frike-familjaret-e-te-zhdukurve-ne-kosove-presin-me-ankth-rezultatet-e-zhvarrimeve\/"},"modified":"2026-08-30T14:48:14","modified_gmt":"2026-08-30T14:48:14","slug":"shprese-dhe-frike-familjaret-e-te-zhdukurve-ne-kosove-presin-me-ankth-rezultatet-e-zhvarrimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/shprese-dhe-frike-familjaret-e-te-zhdukurve-ne-kosove-presin-me-ankth-rezultatet-e-zhvarrimeve\/","title":{"rendered":"\u201cShpres\u00eb dhe frik\u00eb\u201d\/ Familjar\u00ebt e t\u00eb zhdukurve n\u00eb Kosov\u00eb presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb park i gjer\u00eb me lodra e gjelb\u00ebrim, n\u00eb qendr\u00ebn e qytetit t\u00eb Skenderajt, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb destinacion i \u00e7do mbr\u00ebmjeje p\u00ebr Flora Rrecajn. Brenda k\u00ebtij parku, tash e disa vite q\u00ebndron busti i Idriz Rrecajt, babait t\u00eb Flor\u00ebs, i\u00a0zhdukur\u00a0q\u00eb nga 19 prilli i vitit 1999.<\/p>\n<p>Idriz Rrecaj, i dekoruar m\u00eb 2019 si \u201cHero i Kosov\u00ebs\u201d, ishte veprimtar politik, i cili s\u00eb bashku me 22 persona t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb njohur si \u201cgrupi i intelektual\u00ebve\u201d, u zhduk n\u00eb koh\u00ebn kur lufta e forcave serbe n\u00eb Kosov\u00eb ishte intensifikuar.<\/p>\n<p>\u201cBabai im nuk ka qen\u00eb vet\u00ebm prindi yn\u00eb\u2026 Ka qen\u00eb intelektual i shquar. Babai im ka qen\u00eb patriot. Ka qen\u00eb nj\u00eb person q\u00eb krejt jet\u00ebn e tij ia ka kushtuar k\u00ebtij vendi dhe k\u00ebtyre njer\u00ebzve\u201d, thot\u00eb Flora Rrecaj p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Flora Rrecaj n\u00eb parkun q\u00eb mban emrin dhe bustin e Idriz Rrecajt, babait t\u00eb saj t\u00eb zhdukur q\u00eb nga 19 prilli i vitit 1999.<br \/>\nN\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb varri ku familja e mbetur prej tet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsh do t\u00eb mund t\u2019ia b\u00ebnte nderimet, ky park n\u00eb qytetin veriper\u00ebndimor t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i vetmi vend ku Flora Rrecaj mund ta ndiej\u00eb af\u00ebrsin\u00eb e t\u00eb atit dhe ta kujtoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga zhdukja e Idriz Rrecajt, para 27 vjet\u00ebsh, Flora dhe familjar\u00ebt e tjer\u00eb e k\u00ebrkuan at\u00eb n\u00ebp\u00ebr lista t\u00eb burgjeve n\u00eb Serbi, d\u00ebshmi, informata t\u00eb pakonfirmuara dhe vende ku her\u00eb pas here zbuloheshin mbetje mortore.<\/p>\n<p>Tani, p\u00ebrve\u00e7 bustit n\u00eb Skenderaj, n\u00eb jet\u00ebn e Flora Rrecajt dhe familjes s\u00eb saj ka hyr\u00eb edhe nj\u00eb vend tjet\u00ebr: komuna veriore e Zubin Potokut, rreth 1 or\u00eb larg Skenderajt.<\/p>\n<p>N\u00eb Kallud\u00ebr t\u00eb Vog\u00ebl dhe n\u00eb Jabuk\u00eb \u2013 fshatra t\u00eb k\u00ebsaj komune kosovare, t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe \u2013 autoritetet s\u00eb voni zbuluan varreza masive. Dyshimet fillestare jan\u00eb se mbetjet e gjetura mortore atje\u00a0mund t\u2019iu p\u00ebrkasin\u00a023 shqiptar\u00ebve t\u00eb zhdukur, n\u00eb mesin e t\u00eb cil\u00ebve ishte edhe Idriz Rrecaj. Zhvarrimi i mbetjeve p\u00ebrfundoi m\u00eb 21 gusht.<\/p>\n<p>Por, emri i Kalludr\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb tani.<\/p>\n<p>Sipas\u00a0Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare, nj\u00eb d\u00ebshmitar serb u kishte dh\u00ebn\u00eb Misionit t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Kosov\u00eb (UNMIK) dhe Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, qysh m\u00eb 7 shkurt 2003, informata p\u00ebr vrasjen e 23 civil\u00ebve shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr varrosjen e fsheht\u00eb t\u00eb trupave t\u00eb tyre n\u00eb lugin\u00ebn e k\u00ebtij fshati.<\/p>\n<p>U desh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se dy dekada q\u00eb k\u00ebrkimet t\u00eb \u00e7onin deri te varreza masive.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 atij q\u00eb e ka nj\u00eb familjar, apo nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb zhdukur, askush nuk mund ta p\u00ebrshkruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb dhimbje, d\u00ebshp\u00ebrim dhe pritje. Shum\u00eb shpesh jemi ndier t\u00eb zhg\u00ebnjyer, dhe t\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur se askush nuk po b\u00ebn asgj\u00eb. Nuk dua ta faj\u00ebsoj ask\u00ebnd, apo t\u2019ia drejtoj gishtin askujt, por e them me t\u00eb drejt\u00ebn e bot\u00ebs se ndoshta nuk \u00ebsht\u00eb punuar sa duhet p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz\u201d, shprehet Flora Rrecaj.<\/p>\n<p>Por, shpresa se pritjes mund t\u2019i vij\u00eb fundi, sipas saj, shoq\u00ebrohet edhe me frik\u00ebn se analizat e ADN-s\u00eb mund t\u00eb tregojn\u00eb se Idriz Rrecaj nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin e mbetjeve t\u00eb gjetura.<\/p>\n<p>\u201cTa them tro\u00e7, jan\u00eb ndjenja t\u00eb p\u00ebrziera. Jan\u00eb ndjenjat e dhimbjes, ndjenjat e shpres\u00ebs, por jan\u00eb edhe ndjenjat e frik\u00ebs. Pas kaq shum\u00eb vitesh, tash e ke nj\u00eb frik\u00eb prej p\u00ebrgjigjes. Por, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme dhe shum\u00eb e nevojshme t\u00eb dihet e v\u00ebrteta\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p><strong>Nga varri te emri: Sa gjat\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb procesi i identifikimit?<\/strong><\/p>\n<p>Zbulimi dhe zhvarrosja e mbetjeve mortore, sipas institucioneve, jan\u00eb vet\u00ebm hapat e par\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procesi q\u00eb mund t\u00eb zgjas\u00eb me muaj, e n\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara edhe me vite.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Kalludr\u00ebs s\u00eb Vog\u00ebl dhe Jabuk\u00ebs, institucionet kishin k\u00ebrkuar p\u00ebr varrez\u00eb masive edhe m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Agron Limani, kryesues i Komisionit Qeveritar kosovar p\u00ebr Persona t\u00eb Zhdukur, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se k\u00ebrkimet e m\u00ebparshme u ishin afruar varrezave, por se nuk kishin q\u00eblluar n\u00eb lokacionin e sakt\u00eb. Sipas tij, informatat e siguruara nga Policia e Kosov\u00ebs, si dhe arrestimi i\u00a0tre personave t\u00eb dyshuar\u00a0p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb krim, \u00e7uan deri te tri lokacionet e sakta, ku u gjet\u00ebn mbetjet mortore.<\/p>\n<p>Por, edhe kur gjendet nj\u00eb varrez\u00eb masive, rruga nga eshtrat deri te nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebrfshin disa institucione, dhe disa faza hetimore e shkencore.<\/p>\n<p>Fillimisht, Policia e siguron dhe e shenj\u00ebzon lokacionin. Informohet Prokuroria Speciale, e cila k\u00ebrkon nga gjykata lejen p\u00ebr g\u00ebrmime. Ekspert\u00ebt e Institutit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore m\u00eb pas i zhvarrosin dhe i ekzaminojn\u00eb mbetjet, dokumentojn\u00eb gjendjen e tyre dhe marrin mostra nga eshtrat.<\/p>\n<p>Mostrat d\u00ebrgohen n\u00eb laboratorin e Komisionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Persona t\u00eb Zhdukur (ICMP) n\u00eb Hag\u00eb, Holand\u00eb, ku profili i ADN-s\u00eb nga mbetjet mortore krahasohet me profilet referuese t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb personave t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>\u201cPa analiz\u00ebn e ADN-s\u00eb, dhe pa p\u00ebrputhjen e mostrave t\u00eb mbetjeve esht\u00ebrore me mostrat e gjakut, nuk mund t\u00eb thuhet me siguri 100 p\u00ebr qind [se kujt i p\u00ebrkasin]\u201d, thot\u00eb Limani.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Zubin Potokut, sipas tij, numri i mbetjeve t\u00eb gjetura, vendi dhe d\u00ebshmit\u00eb e mbledhura kan\u00eb nxitur dyshimin se ato mund t\u2019i p\u00ebrkasin \u201cgrupit t\u00eb intelektual\u00ebve t\u00eb Mitrovic\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRrethanat dhe d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebrputhen me mbetjet mortore\u201d, thot\u00eb Limani.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Samira Krehiq, udh\u00ebheq\u00ebse e ICMP-s\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, paralajm\u00ebron se identiteti i viktimave nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet mbi baz\u00ebn e numrit, lokacionit apo t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e zhdukjes.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb\u00a0intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ajo thot\u00eb se ICMP-ja l\u00ebshon raportin e p\u00ebrputhjes vet\u00ebm kur lidhja nd\u00ebrmjet ADN-s\u00eb s\u00eb mbetjeve dhe mostrave t\u00eb familjar\u00ebve arrin nj\u00eb siguri mbi 99.95 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm pasi ta dim\u00eb me siguri identitetin individual t\u00eb t\u00eb gjitha viktimave t\u00eb gjetura, mund t\u00eb filloj\u00eb rind\u00ebrtimi i ngjarjes, jo anasjelltas\u201d, thekson Krehiq.<\/p>\n<p>Se sa do t\u00eb zgjas\u00eb procesi, institucionet thon\u00eb se nuk mund t\u00eb parashikohet.<\/p>\n<p>Shpejt\u00ebsia varet nga gjendja e mbetjeve, ndikimi i koh\u00ebs dhe mjedisit n\u00eb ADN, fragmentimi apo p\u00ebrzierja e eshtrave, cil\u00ebsia e mostrave t\u00eb marra, dhe n\u00ebse ICMP-ja ka mostra t\u00eb mjaftueshme referuese nga familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas ICMP-s\u00eb, n\u00eb disa raste, analizat duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten, ose t\u00eb k\u00ebrkohet nj\u00eb most\u00ebr tjet\u00ebr nga eshtrat. Kur familja nuk ka dh\u00ebn\u00eb mostra t\u00eb mjaftueshme, p\u00ebrputhja mund t\u00eb mbetet pezull derisa t\u00eb sigurohet nj\u00eb most\u00ebr nga nj\u00eb i af\u00ebrm tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr Lutfije Ademi Vokshin, ky interval, nd\u00ebrmjet gjetjes s\u00eb eshtrave dhe konfirmimit t\u00eb nj\u00eb emri, \u00ebsht\u00eb vazhdim i nj\u00eb pritjeje q\u00eb ka nisur m\u00eb 1999.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i saj, kirurgu Adem Ademi, ishte nj\u00eb nga 23 personat e zhdukur. P\u00ebr gati tri dekada, ajo nuk e largoi plot\u00ebsisht mendimin se ai mund t\u00eb ndodhej diku pran\u00eb fshatit Dren\u00eb t\u00eb Zubin Potokut.<\/p>\n<p>Lutfije Ademi Vokshi duke vizituar zon\u00ebn g\u00ebrmimit t\u00eb varrit masiv, ku dyshohet se ishin edhe mbetjet mortore t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb saj t\u00eb zhdukur, Adem Ademi.<br \/>\nKur mbetjet mortore u gjet\u00ebn n\u00eb Kallud\u00ebr t\u00eb Vog\u00ebl, rreth tre kilometra e gjysm\u00eb larg Dren\u00ebs n\u00eb vij\u00eb ajrore, Lutfije Ademi Vokshi thot\u00eb se nuk kishte mundur t\u00eb fliste dhe se vet\u00ebm i kishin rrjedhur lot\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb\u00a0intervist\u00eb t\u00eb m\u00ebhershme p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ajo shpresonte se m\u00eb n\u00eb fund do ta kishte nj\u00eb varr ku, p\u00ebr festa, dit\u00eblindje apo Bajram, do t\u00eb mund t\u00eb \u00e7onte lule dhe \u201ct\u00eb shkonte t\u00eb fliste\u201d me v\u00ebllain.<\/p>\n<p>Por, deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e analizave, ajo nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Adem Ademi t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb mesin e mbetjeve t\u00eb gjetura.<\/p>\n<p>P\u00ebr familjet q\u00eb presin prej 27 vjet\u00ebsh, \u00e7do vones\u00eb e re e zgjat nj\u00eb ankth q\u00eb, sipas Agron Limanit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201ctorturues\u201d.<\/p>\n<p>Ai e njeh k\u00ebt\u00eb pritje edhe personalisht. Limani \u00ebsht\u00eb nga Krusha e Vog\u00ebl, n\u00eb Komun\u00ebn e Prizrenit, ku mbi\u00a060 persona vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zhdukur\u00a0N\u00eb mesin e tyre jan\u00eb edhe tre familjar\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cKemi pasur raste kur familjar\u00ebt kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u2018Dua ta kem s\u00eb paku nj\u00eb gisht, nj\u00eb kock\u00eb t\u00eb gishtit, ta varros dhe ta di ku e kam varrin e djalit, bashk\u00ebshortit apo v\u00ebllait. Ta di q\u00eb, n\u00eb \u00e7do p\u00ebrvjetor apo fest\u00eb, mund t\u2019i respektojm\u00eb dhe t\u2019i nderojm\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Agron Limani, kryetar i Komisionit p\u00ebr Persona t\u00eb Zhdukur n\u00eb Kosov\u00eb. Pas luft\u00ebs, sipas Limanit, shum\u00eb familje shpresonin se t\u00eb zhdukurit mund t\u00eb ishin ende gjall\u00eb. Me kalimin e viteve, ato u pajtuan me shpres\u00ebn m\u00eb t\u00eb dhimbshme: q\u00eb t\u00eb gjenin t\u00eb pakt\u00ebn eshtrat e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKur kjo pritje zgjat, ajo \u00ebsht\u00eb torturuese p\u00ebr familjar\u00ebt\u201d, thot\u00eb Limani.<\/p>\n<p>Sipas Institutit t\u00eb Krimeve t\u00eb Kryera Gjat\u00eb Luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, 1.577 persona vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, nd\u00ebrsa jan\u00eb dokumentuar gjithsej 12.230 viktima t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova ka k\u00ebrkuar vazhdimisht nga Serbia bashk\u00ebpunim p\u00ebr zbardhjen e fatit t\u00eb personave t\u00eb zhdukur dhe qasje n\u00eb arkivat ushtarake q\u00eb, sipas autoriteteve, mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb identifikimin e lokacioneve t\u00eb varreve t\u00eb mundshme.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kosove-zhvarrime\/\">\u201cShpres\u00eb dhe frik\u00eb\u201d\/ Familjar\u00ebt e t\u00eb zhdukurve n\u00eb Kosov\u00eb presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb park i gjer\u00eb me lodra e gjelb\u00ebrim, n\u00eb qendr\u00ebn e qytetit t\u00eb Skenderajt, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb destinacion i \u00e7do mbr\u00ebmjeje p\u00ebr Flora Rrecajn. Brenda k\u00ebtij parku, tash e disa vite q\u00ebndron busti i Idriz Rrecajt, babait t\u00eb Flor\u00ebs, i\u00a0zhdukur\u00a0q\u00eb nga 19 prilli i vitit 1999. Idriz Rrecaj, i dekoruar m\u00eb 2019 si \u201cHero i Kosov\u00ebs\u201d, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98302","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98302"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98302\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}