{"id":98289,"date":"2026-08-30T12:48:19","date_gmt":"2026-08-30T12:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/lei-fenget-e-protestes-kur-qytetari-perdoret-si-rekuizite-per-propagande\/"},"modified":"2026-08-30T12:48:19","modified_gmt":"2026-08-30T12:48:19","slug":"lei-fenget-e-protestes-kur-qytetari-perdoret-si-rekuizite-per-propagande","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/lei-fenget-e-protestes-kur-qytetari-perdoret-si-rekuizite-per-propagande\/","title":{"rendered":"\u201cLei Feng\u00ebt\u201d e protest\u00ebs: Kur qytetari p\u00ebrdoret si rekuizit\u00eb p\u00ebr propagand\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebnim nga Ardit Rada\/<\/p>\n<p>Ka di\u00e7ka m\u00eb shqet\u00ebsuese se vulgariteti i disa pankartave q\u00eb shfaqen n\u00eb protestat e fundit n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb njeriu q\u00eb vendoset pas tyre!<\/p>\n<p>Qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, njer\u00ebz t\u00eb panjohur p\u00ebr publikun dhe persona q\u00eb duksh\u00ebm vijn\u00eb nga shtresa vulnerab\u00ebl, shfaqen me pankarta provokuese n\u00eb duar. Fotografohen dhe m\u00eb pas fotografit\u00eb e tyre p\u00ebrzgjidhen dhe hidhen n\u00eb rrjetet sociale, ku p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb prodhuar reagim, klikime dhe propagand\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se fotografia ia arrin q\u00ebllimit deri diku, por \u00e7far\u00eb ndodh me njeriun?<\/p>\n<p>Ai mbetet aty, me fytyr\u00eb dhe identitet, p\u00ebrball\u00eb mij\u00ebra njer\u00ebzve. Teksa organizator\u00ebt-fotograf\u00eb vjelin frytet e propagand\u00ebs, qytetarit i mbetet ekspozimi.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu nis problemi i v\u00ebrtet\u00eb. Disa prej figurave kryesore q\u00eb promovojn\u00eb k\u00ebto protesta, mes tyre edhe njer\u00ebz t\u00eb medias e gazetar\u00eb t\u00eb lidhur me organizata dhe projekte financimi i t\u00eb cilave mbetet i dyshimt\u00eb, duket se kan\u00eb zbuluar nj\u00eb metod\u00eb propagandistike q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e vjet\u00ebr se rrjetet sociale.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb metoda e krijimit t\u00eb \u201cnjeriut simbol\u201d. Propaganda komuniste e p\u00ebrdori n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjesht\u00ebrore dhe nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb famshme ishte ai i Lei Fengut n\u00eb Kin\u00ebn e Mao Ce Dunit. Lei Feng ishte nj\u00eb ushtar i ri kinez q\u00eb vdiq n\u00eb vitin 1962, vet\u00ebm 21 vje\u00e7, pas nj\u00eb aksidenti. Pas vdekjes, propaganda e Partis\u00eb Komuniste e ngriti n\u00eb piedestal si modelin e qytetarit ideal: modest, vet\u00ebmohues dhe t\u00ebr\u00ebsisht besnik ndaj kauzave t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Njeriu real u b\u00eb pothuajse dyt\u00ebsor dhe r\u00ebnd\u00ebsi kishte imazhi i tij. R\u00ebnd\u00ebsi kishte historia q\u00eb nd\u00ebrtohej rreth tij dhe se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb mendonte turma kur e shihte.<\/p>\n<p>Edhe diktatura shqiptare e p\u00ebrdori t\u00eb nj\u00ebjtin mekaniz\u00ebm, ndaj mesa duket protestuesit si shqiptar\u00eb n\u00eb thelb mund ta ken\u00eb gjenetike k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e shfryt\u00ebzimit t\u00eb imazhit t\u00eb \u201cviktim\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga simbolet e propagand\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs u b\u00eb Shkurte Vata, vajza 17-vje\u00e7are q\u00eb humbi jet\u00ebn gjat\u00eb punimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hekurudh\u00ebs n\u00eb Dushk t\u00eb Lushnjes.<\/p>\n<p>Regjimi e shnd\u00ebrroi at\u00eb n\u00eb simbol t\u00eb rinis\u00eb q\u00eb sakrifikohej p\u00ebr nd\u00ebrtimin socialist.<\/p>\n<p>Por shqiptar\u00ebt gjet\u00ebn m\u00ebnyr\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur propagand\u00ebs. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb Facebook-ut, Instagramit dhe TikTok-ut, qarkullonin barcaleta p\u00ebr Pal Vat\u00ebn, babain e Shkurtes. Ishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb popullore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqeshur teprimin e propagand\u00ebs zyrtare.<\/p>\n<p>Sot nuk tregohen m\u00eb barcaleta n\u00ebp\u00ebr tavolina, por p\u00ebrfundon n\u00eb meme duke u ekspozuar para mij\u00ebra qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Natyrisht, protestat e sotme n\u00eb Tiran\u00eb nuk mund t\u00eb barazohen me Kin\u00ebn e Maos apo Shqip\u00ebrin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs. Por mekanizmi propagandistik ka nj\u00eb ngjashm\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos vihet re. Merret nj\u00eb person i panjohur p\u00ebr publikun dhe mjafton t\u00eb mbaj\u00eb pankart\u00ebn e diktuar. Mjafton fotografia \u201ce duhur\u201d dhe papritur ai b\u00ebhet \u201cfytyra\u201d e protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Organizator\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e shp\u00ebrndajn\u00eb fotografin\u00eb. Ajo riciklohet n\u00eb profile dhe faqe t\u00eb ndryshme. Algoritmi e shum\u00ebfishon. N\u00eb pak or\u00eb, nj\u00eb njeri q\u00eb deri dje nuk e njihte askush mund t\u00eb jet\u00eb par\u00eb nga qindra mij\u00ebra persona. Por ekziston nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor mes propagand\u00ebs s\u00eb dikurshme dhe asaj t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb rrjeteve sociale. Propaganda e dikurshme kontrollonte edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si paraqitej heroi i saj. Sot askush nuk kontrollon internetin!<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb fotografia publikohet, ajo u p\u00ebrket edhe atyre q\u00eb duan ta p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb tallur personin q\u00eb ndodhet brenda saj. Dhe k\u00ebshtu \u201cheroi\u201d i prodhuar paradite nga propaganda e protest\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb viktima e bullizmit n\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n<p>Pra kush e mbron njeriun q\u00eb mbante pankart\u00ebn? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb organizator\u00ebt duhet t\u2019i b\u00ebjn\u00eb vetes p\u00ebrpara se t\u00eb publikojn\u00eb fotografin\u00eb e radh\u00ebs. Apo qoft\u00eb edhe para se t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb pankarta banale me humor \u201cburgu\u201d si\u00e7 thon\u00eb shqiptar\u00ebt. Sidomos kur p\u00ebrball\u00eb kan\u00eb njer\u00ebz vulnerab\u00ebl.<\/p>\n<p>A e kupton ky person se ku do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb fotografia e tij? A e di se do t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb rrjetet sociale?A e kupton se nj\u00eb pankart\u00eb q\u00eb mund t\u2019i jet\u00eb dukur arg\u00ebtuese p\u00ebr pes\u00eb minuta mund ta shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb objekt talljeje p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra? Dhe mbi t\u00eb gjitha, a e di se ajo pankart\u00eb mund t\u00eb prek\u00eb dinjitetin e dikujt tjet\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak i gjetur fajtor nga drejt\u00ebsia p\u00ebr pretendimet q\u00eb kan\u00eb protestuesit?<\/p>\n<p>Sepse ka nj\u00eb ndryshim shum\u00eb t\u00eb madh mes pjes\u00ebmarrjes s\u00eb lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb qytetari si rekuizit\u00eb komunikimi.<\/p>\n<p>N\u00ebse i vendos nj\u00eb pankart\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb personi vulnerab\u00ebl, e fotografon dhe m\u00eb pas e p\u00ebrdor fytyr\u00ebn e tij p\u00ebr propagand\u00ebn t\u00ebnde n\u00eb rrjetet sociale, nuk mjafton t\u00eb thuash se ai ishte n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb publike. Ekziston edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb mbrosh dinjitetin duke p\u00ebrdorur dinjitetin e tjetrit<\/p>\n<p>Kjo b\u00ebhet akoma m\u00eb paradoksale kur protagonist\u00eb t\u00eb k\u00ebtij komunikimi jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb flasin \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat, dinjitetin, mbrojtjen e t\u00eb dob\u00ebtit dhe standardet demokratike.<\/p>\n<p>Sepse t\u00eb drejtat e njeriut nuk fillojn\u00eb vet\u00ebm kur p\u00ebrball\u00eb ke qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Fillojn\u00eb edhe kur p\u00ebrball\u00eb ke njeriun e zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00ebse kauza jote k\u00ebrkon t\u00eb mbroj\u00eb qytetarin, at\u00ebher\u00eb qytetari nuk mund t\u00eb trajtohet si material marketingu.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr dinjitet dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb ekspozosh njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb mos jen\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrmas\u00ebn q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb fotografia e tyre.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb denoncosh bullizmin dhe pastaj t\u00eb prodhosh vet\u00eb materialin me t\u00eb cilin turma do t\u00eb bullizoj\u00eb nj\u00eb njeri.<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha, nuk mund t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh shtresat vulnerab\u00ebl si dekor t\u00eb nj\u00eb kauze politike apo qytetare.<\/p>\n<p>\u201cLei Feng\u00ebt\u201d e protest\u00ebs s\u00eb Flamingove<\/p>\n<p>K\u00ebshtu po lindin edhe \u201cLei Feng\u00ebt\u201d e protest\u00ebs s\u00eb Flamingove. Jo heronj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, por personazhe p\u00ebr fotografin\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb. Jo njer\u00ebz q\u00eb publiku i njeh p\u00ebr kontributin e tyre, por fytyra q\u00eb p\u00ebrzgjidhen sepse mbajn\u00eb pankart\u00ebn e duhur n\u00eb momentin e duhur. Dikur propaganda kishte nevoj\u00eb p\u00ebr gazeta, radio, televizione dhe postera. Sot mjafton nj\u00eb smartphone.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb pretendon se mbron qytetarin nuk mund ta p\u00ebrdor\u00eb qytetarin si rekuizit\u00eb. Pankarta hidhet n\u00eb kosh pas protest\u00ebs. Dinjiteti i njeriut jo!<em><strong> (Javanews.al)<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebnim nga Ardit Rada\/ Ka di\u00e7ka m\u00eb shqet\u00ebsuese se vulgariteti i disa pankartave q\u00eb shfaqen n\u00eb protestat e fundit n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb njeriu q\u00eb vendoset pas tyre! Qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm, njer\u00ebz t\u00eb panjohur p\u00ebr publikun dhe persona q\u00eb duksh\u00ebm vijn\u00eb nga shtresa vulnerab\u00ebl, shfaqen me pankarta provokuese n\u00eb duar. Fotografohen dhe m\u00eb pas fotografit\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98289","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98289\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}