{"id":98286,"date":"2026-08-30T11:48:25","date_gmt":"2026-08-30T11:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/jo-cdo-shkelje-e-kuadrit-ligjor-eshte-veper-penale\/"},"modified":"2026-08-30T11:48:25","modified_gmt":"2026-08-30T11:48:25","slug":"jo-cdo-shkelje-e-kuadrit-ligjor-eshte-veper-penale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/jo-cdo-shkelje-e-kuadrit-ligjor-eshte-veper-penale\/","title":{"rendered":"Jo \u00e7do shkelje e kuadrit ligjor \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Beqaj<br \/>\nN\u00eb debatin publik p\u00ebrdoret shpesh formula: \u201c\u00ebsht\u00eb shkelur ligji\u201d. Prej saj kalohet jo rrall\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb shkelur ligji, dikush duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale.<\/p>\n<p>Por juridikisht k\u00ebto jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim administrativ mund t\u00eb jet\u00eb i gabuar, nj\u00eb procedur\u00eb mund t\u00eb mos jet\u00eb respektuar ose mund t\u00eb jet\u00eb shkelur nj\u00eb ligj, akt n\u00ebnligjor, udh\u00ebzim, urdh\u00ebr apo rregull teknik. K\u00ebto shkelje mund t\u00eb sjellin p\u00ebrgjegj\u00ebsi administrative, disiplinore, civile ose financiare, por jo domosdoshm\u00ebrisht p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale.<\/p>\n<p>Kufiri p\u00ebrcaktohet nga parimi themelor nullum crimen, nulla poena sine lege \u2013 nuk ka krim dhe nuk ka d\u00ebnim pa ligj.<\/p>\n<p>Neni 29 i Kushtetut\u00ebs thot\u00eb se askush nuk mund t\u00eb akuzohet ose t\u00eb deklarohet fajtor p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb nuk konsiderohej e till\u00eb me ligj n\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb saj. Nenet 1\/c dhe 2 t\u00eb Kodit Penal ndalojn\u00eb zbatimin me analogji dhe d\u00ebnimin p\u00ebr nj\u00eb sjellje q\u00eb ligji nuk e kishte parashikuar shprehimisht si vep\u00ebr penale. K\u00ebto nuk jan\u00eb formula ceremoniale q\u00eb vendosen n\u00eb hyrje t\u00eb nj\u00eb vendimi gjyqesor dhe harrohen sapo fillon interpretimi. Jan\u00eb kufij q\u00eb Kushtetuta i vendos fuqis\u00eb s\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb akuzuar, d\u00ebnuar dhe privuar nj\u00eb njeri nga liria.<\/p>\n<p>Interpretimi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, sepse ligji nuk mund t\u00eb parashikoj\u00eb \u00e7do situat\u00eb. Por ai ka nj\u00eb kufi: gjykata mund t\u00eb interpretoj\u00eb vepr\u00ebn penale t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga ligjv\u00ebn\u00ebsi, jo t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb re. Per me teper qe interpretimi gjyqesor ka te beje me interpretimin e ligjit si nje i tere dhe jo si nje dispozite te ve\u00e7uar.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cligj\u201d?<\/p>\n<p>Jurisprudenca e Gjykat\u00ebs Kushtetuese shqiptare ka nd\u00ebrtuar ne vite nj\u00eb standard.<\/p>\n<p>Ne vitin 2006 ajo ka qartesuar se fjala \u201cligj\u201d nuk ka domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim n\u00eb \u00e7do dispozit\u00eb. N\u00eb disa raste mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb legjislacionin n\u00eb kuptim t\u00eb gjer\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb aktet n\u00ebnligjore; n\u00eb raste t\u00eb tjera n\u00ebnkupton ligjin e miratuar nga organi ligjv\u00ebn\u00ebs. Kuptimi p\u00ebrcaktohet nga konteksti, natyra dhe q\u00ebllimi i norm\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn penale ky dallim \u00ebsht\u00eb vendimtar, sepse prej tij mund t\u00eb varet liria e nj\u00eb personi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009 GjK e cil\u00ebsoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos u d\u00ebnuar pa ligj si element thelb\u00ebsor t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00eb vitin 2012 theksoi se e drejta penale \u00ebsht\u00eb ultima ratio, mjeti i fundit i shtetit ndaj sjelljeve t\u00eb paligjshme. P\u00ebrcaktimi i veprave penale dhe d\u00ebnimeve i takon ligjv\u00ebn\u00ebsit, nd\u00ebrsa gjykata zbaton ligjin dhe individualizon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky dallim p\u00ebrcakton kufirin nd\u00ebrmjet pushtetit ligjv\u00ebn\u00ebs dhe atij gjyq\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb ku nd\u00ebrhyrja shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00eb, duke mbajtur ne konsiderate se prokurori ngre akuze ne emer te shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021 GjK e konkretizoi m\u00eb tej standardin. Duke shqyrtuar nj\u00eb dispozit\u00eb penale q\u00eb p\u00ebrdorte termin \u201cleje\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb legjislacioni i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebrdorte \u201cnjoftim\u201d, ajo vler\u00ebsoi se ndryshimi krijonte pasiguri p\u00ebr qytetarin lidhur me sjelljen q\u00eb duhej t\u00eb ndiqte p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022 GjK e lidhi k\u00ebt\u00eb me \u201ccil\u00ebsin\u00eb e ligjit\u201d: ai duhet t\u00eb jet\u00eb i aksesuesh\u00ebm, i qart\u00eb dhe i parashikuesh\u00ebm, si garanci kund\u00ebr arbitraritetit shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Neni 248 nuk thot\u00eb \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe aktet n\u00ebnligjore\u201d. Thot\u00eb \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d. A \u00ebsht\u00eb kjo zgjedhje e vet\u00ebdijshme e ligjv\u00ebn\u00ebsit, apo nj\u00eb harres\u00eb q\u00eb duhet ta ndreq\u00eb gjykata? Dhe, n\u00ebse e quajm\u00eb harres\u00eb, mbi \u00e7far\u00eb baze i shtojm\u00eb nj\u00eb dispozite penale fjal\u00ebt q\u00eb ligjvenesi nuk i ka shkruar?<\/p>\n<p>Pyetja b\u00ebhet edhe m\u00eb e fort\u00eb kur lexojm\u00eb pjese te tjera t\u00eb Kodit Penal. N\u00eb nenin 242\/a ligjv\u00ebn\u00ebsi p\u00ebrdor shprehimisht formulimin \u201caktet ligjore apo n\u00ebnligjore\u201d. N\u00eb nenin 289 p\u00ebrmend ligjin, aktet e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe rregulloret. N\u00eb nenin 242 penalizon mosbindjen ndaj urdhrit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb punonj\u00ebsit t\u00eb policis\u00eb. Pra, ligjvenesi e njeh dhe e ben fare mir\u00eb dallimin nd\u00ebrmjet ligjit, aktit n\u00ebnligjor, rregullores dhe urdhrit. Kur ligjv\u00ebn\u00ebsi ka dashur t\u2019i jap\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi penale shkeljes s\u00eb nj\u00eb kategorie tjet\u00ebr aktesh pervecse ligjit, ka vendosur ditur ta thot\u00eb shprehimisht.<\/p>\n<p>Prandaj lind pyetja e pashmangshme. Perse duhet t\u00eb prezumojme se ligjv\u00ebn\u00ebsi e dinte kuptimin e k\u00ebtyre fjal\u00ebve n\u00eb nenet 242, 242\/a dhe 289, por e harroi pik\u00ebrisht n\u00eb nenin 248?<\/p>\n<p>Fjal\u00ebt e ligjit penal nuk jan\u00eb dekor. Ato jan\u00eb vija e kuqe q\u00eb ndan sjelljen e gabuar nga sjellja kriminale. N\u00ebse kete vije e zhvendosim pasi ngjarja ka ndodhur, nuk po shpjegojm\u00eb m\u00eb kufirin. Po e ndryshojm\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtetuta b\u00ebn nj\u00eb ndarje po aq t\u00eb qart\u00eb. Sipas neneve 2 dhe 70, sovraniteti i p\u00ebrket popullit dhe deputet\u00ebt e p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb at\u00eb. Neni 116 i rendit ve\u00e7mas ligjet dhe aktet normative t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave. Kuvendi miraton ligje, nd\u00ebrsa K\u00ebshilli i Ministrave ushtron pushtetin ekzekutiv dhe nxjerr akte n\u00eb baz\u00eb dhe p\u00ebr zbatim t\u00eb ligjit. Sipas nenit 118, ligji duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb organin kompetent, \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb duhen rregulluar dhe parimet mbi t\u00eb cilat do t\u00eb nxirret akti n\u00ebnligjor. Sipas nenit 119, rregulloret dhe urdhrat e Kryeministrit, ministrave dhe drejtuesve t\u00eb institucioneve kan\u00eb karakter t\u00eb brendsh\u00ebm dhe fuqi detyruese vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb administrative q\u00eb varen prej tyre. Ato nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr vendime q\u00eb merren ndaj individ\u00ebve dhe subjekteve t\u00eb tjera. At\u00ebher\u00eb si mundet q\u00eb shkelja e nj\u00eb urdhri t\u00eb till\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet, pa nj\u00eb lidhje t\u00eb qart\u00eb me ligjin, n\u00eb baz\u00eb autonome p\u00ebr privimin e nj\u00eb individi nga liria?<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gar\u00eb se kush ka m\u00eb shum\u00eb legjitimitet politik. Qeveria buron nga shumica parlamentare dhe ushtron kompetenca kushtetuese t\u00eb plota. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se kush ka tagrin t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb krimin?<\/p>\n<p>Kushtetuta \u00ebsht\u00eb aq e kujdesshme, sa edhe kur K\u00ebshilli i Ministrave nxjerr nj\u00eb akt normativ me fuqin\u00eb e ligjit n\u00eb rast nevoje dhe urgjence, ai duhet t\u00eb miratohet nga Kuvendi brenda 45 dit\u00ebve. P\u00ebrndryshe humbet fuqin\u00eb q\u00eb nga fillimi. N\u00ebse edhe akti q\u00eb Kushtetuta e quan shprehimisht \u201cme fuqin\u00eb e ligjit\u201d duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Kuvend, si mundet nj\u00eb vendim i zakonsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, q\u00eb nuk ka fuqin\u00eb e ligjit, t\u00eb b\u00ebhet perkufizimi i nj\u00eb vepre penale vet\u00ebm sepse interpretuesi (n\u00eb rastin konkret gjykata) e fut brenda fjal\u00ebs \u201cligj\u201d?<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn penale, fjal\u00ebt e ligjv\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. \u201cLigj\u201d, \u201cakt ligjor\u201d, \u201cakt n\u00ebnligjor\u201d, \u201crregull\u201d, \u201cudh\u00ebzim\u201d, \u201curdh\u00ebr\u201d dhe \u201cdetyrim\u201d nuk mund t\u00eb trajtohen automatikisht si sinonime kur prej tyre varet p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe krijohet nj\u00eb zinxhir pa fund: ligji autorizon nj\u00eb akt n\u00ebnligjor, ky nj\u00eb udh\u00ebzim, udh\u00ebzimi nj\u00eb urdh\u00ebr dhe urdhri nj\u00eb rregullore ose procedur\u00eb teknike. Pyetja \u00ebsht\u00eb deri ku mund t\u00eb shtrihet ky zinxhir p\u00ebr t\u00eb prodhuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb udh\u00ebzim, urdh\u00ebr ose rregull teknik mund t\u00eb jet\u00eb juridikisht i detyruesh\u00ebm dhe shkelja e tij mund t\u00eb ket\u00eb pasoja. Por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb automatikisht se \u00ebsht\u00eb kryer vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Akti n\u00ebnligjor mund t\u00eb konkretizoj\u00eb ligjin, por nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb krijoj\u00eb vet\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndalimit, pa t\u00eb cil\u00ebn sjellja nuk do t\u00eb ishte penalisht e d\u00ebnueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia penale k\u00ebrkon referim t\u00eb qart\u00eb n\u00eb ligj dhe lidhje t\u00eb parashikueshme nd\u00ebrmjet norm\u00ebs penale dhe sjelljes konkrete te ndaluar.<\/p>\n<p>Paqart\u00ebsia ne praktiken e zbatimit te ligjit penal duket se \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe nga magjistratet e angazhuar n\u00eb hartimin e draftit t\u00eb Kodit t\u00eb ri Penal qe eshte bere publik n\u00eb korrik 2025.<\/p>\n<p>Neni 302 i draftit, q\u00eb riformulon vepr\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebrcakton: \u201cTermi \u2018ligj\u2019 i p\u00ebrdorur n\u00eb paragrafin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij neni do t\u00eb kuptoj\u00eb aktin e nxjerr\u00eb nga organi legjislativ qendror apo vendor n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetencat q\u00eb Kushtetuta apo ligjet organike t\u00eb vendit u kan\u00eb ngarkuar atyre p\u00ebr t\u00eb vepruar.\u201d<\/p>\n<p>Drafti nuk \u00ebsht\u00eb ligj dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kuptimin e nj\u00eb norme n\u00eb fuqi ose p\u00ebr t\u00eb krijuar a p\u00ebrjashtuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr fakte t\u00eb m\u00ebparshme. Megjithat\u00eb, formulimi ne draft tregon se kufijt\u00eb e nocionit \u201cligj\u201d, kur prej tij varet p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale p\u00ebr shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs, jan\u00eb konsideruar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon shpjwgim t\u00eb shprehur. P\u00ebrcaktimi i propozuar e lidh k\u00ebt\u00eb nocion me aktin e organit legjislativ qendror ose vendor, brenda kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Vet\u00eb nevoja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpjegim d\u00ebshmon se dallimi nd\u00ebrmjet ligjit dhe akteve t\u00eb tjera juridike nuk \u00ebsht\u00eb teorik. Ai prek drejtp\u00ebrdrejt kufijt\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nuk mjafton t\u00eb provohet se nj\u00eb person ka shkelur nj\u00eb rregull. Duhet t\u00eb p\u00ebrcaktohet pasoja juridike q\u00eb ligji i lidh asaj shkeljeje, ne te kundert krijohet rreziku qe pasoja juridike te krijohet nga interpretuesi magjistrat pertej asaj cfare parashikon ligjvenesi.<\/p>\n<p>Kalimi te p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale k\u00ebrkon nj\u00eb norm\u00eb penale t\u00eb zbatueshme dhe prov\u00ebn se sjellja konkrete p\u00ebrmbush elementet e vepr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar prej saj. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e drejta penale \u00ebsht\u00eb ultima ratio. Ajo nuk korrigjon \u00e7do parregullsi administrative dhe nuk sanksionon \u00e7do shkelje t\u00eb kuadrit rregullator. P\u00ebrndryshe, kufiri nd\u00ebrmjet p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb administrative dhe penale do t\u00eb zhdukej. Fjalia \u201c\u00ebsht\u00eb shkelur nj\u00eb akt ligjor\u201d nuk duhet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfundimi i analiz\u00ebs penale, por fillimi i saj.<\/p>\n<p>Pyetja \u201ca \u00ebsht\u00eb shkelur kuadri ligjor?\u201d ndryshon nga pyetja \u201ca \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb vep\u00ebr penale?\u201d.<\/p>\n<p>E para k\u00ebrkon shqyrtimin e ligjeve, akteve n\u00ebnligjore, udh\u00ebzimeve, urdhrave dhe standardeve q\u00eb rregullojn\u00eb nj\u00eb veprimtari. E dyta k\u00ebrkon identifikimin e norm\u00ebs penale t\u00eb zbatueshme n\u00eb koh\u00ebn e veprimit, p\u00ebrcaktimin e elementeve t\u00eb saj dhe prov\u00ebn se sjellja konkrete hyn brenda kufijve t\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga ligjv\u00ebn\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pa analogji, pa zgjerim t\u00eb paparashikuesh\u00ebm dhe pa u plot\u00ebsuar pas ngjarjes nga interpretuesit e ligjit apo bindja e brendshme at\u00eb q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsi nuk e ka shkruar.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia penale nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb form\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb administrative. Ajo \u00ebsht\u00eb kategori m\u00eb vete, me kushte, standarde prove dhe garanci kushtetuese m\u00eb t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar penalisht, duhet t\u00eb provohet se n\u00eb koh\u00ebn e veprimit ekzistonte nj\u00eb norm\u00eb penale e aksesueshme, e qart\u00eb dhe mjaftueshm\u00ebrisht e parashikueshme dhe se sjellja p\u00ebrmbushte elementet e vepr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar prej saj.<\/p>\n<p>N\u00ebse kufijt\u00eb e norm\u00ebs zgjerohen pas ngjarjes, duke p\u00ebrfshir\u00eb detyrime q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsi nuk i kishte p\u00ebrcaktuar qart\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parashikueshme, problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht interpretimi i dispozit\u00ebs. \u00cbsht\u00eb vet\u00eb parimi i ligjshm\u00ebris\u00eb penale.<\/p>\n<p>Sepse drejt\u00ebsia penale ka t\u00eb drejt\u00eb dhe detyr\u00eb ta interpretoj\u00eb ligjin.<\/p>\n<p>Por nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta plot\u00ebsoj\u00eb at\u00eb duke krijuar, pas ngjarjes, nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsi nuk e kishte p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parashikueshme.<\/p>\n<p>Prirja aktuale e magjistrat\u00ebve p\u00ebr ta zgjeruar p\u00ebrmes interpretimit fush\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs rrezikon ta b\u00ebj\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb paqart\u00eb kufirin nd\u00ebrmjet shkeljes administrative dhe vepr\u00ebs penale. Administrata duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje ta njoh\u00eb k\u00ebt\u00eb kufi paraprakisht, n\u00eb momentin kur vendos dhe vepron, jo ta m\u00ebsoj\u00eb vite m\u00eb von\u00eb nga interpretimi i prokurorit ose gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe krijohen dy rreziqe t\u00eb kund\u00ebrta:<\/p>\n<p>n\u00ebpun\u00ebsi mund t\u00eb mendoj\u00eb se ka kryer vet\u00ebm nj\u00eb shkelje administrative, e cila m\u00eb von\u00eb interpretohet si penale;<br \/>\nose mund t\u00eb filloj\u00eb ta shoh\u00eb \u00e7do parregullsi administrative si nj\u00eb rrezik penal dhe, p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, t\u00eb shmang\u00eb vendimmarrjen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast paqart\u00ebsia e norm\u00ebs penale fillon t\u00eb paralizoj\u00eb vet\u00eb administrat\u00ebn.<br \/>\nPrandaj kufirin nd\u00ebrmjet parregullsis\u00eb administrative dhe vepr\u00ebs penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs duhet ta p\u00ebrcaktoj\u00eb ligji, qart\u00eb dhe paraprakisht. Administrata duhet ta dij\u00eb se ku p\u00ebrfundon shkelja administrative dhe ku fillon vepra penale p\u00ebrpara se t\u00eb veproj\u00eb, jo pasi ka vepruar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Beqaj N\u00eb debatin publik p\u00ebrdoret shpesh formula: \u201c\u00ebsht\u00eb shkelur ligji\u201d. Prej saj kalohet jo rrall\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb shkelur ligji, dikush duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale. Por juridikisht k\u00ebto jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb vendim administrativ mund t\u00eb jet\u00eb i gabuar, nj\u00eb procedur\u00eb mund t\u00eb mos jet\u00eb respektuar ose mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98286","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98286","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98286"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98286\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98286"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98286"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98286"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}