{"id":98283,"date":"2026-08-30T11:48:24","date_gmt":"2026-08-30T11:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/islanda-i-thote-jo-europes-deshton-referendumi-per-rifillimin-e-negociatave-per-anetaresim-ne-be\/"},"modified":"2026-08-30T11:48:24","modified_gmt":"2026-08-30T11:48:24","slug":"islanda-i-thote-jo-europes-deshton-referendumi-per-rifillimin-e-negociatave-per-anetaresim-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/islanda-i-thote-jo-europes-deshton-referendumi-per-rifillimin-e-negociatave-per-anetaresim-ne-be\/","title":{"rendered":"Islanda i thot\u00eb \u2018Jo\u2019 Europ\u00ebs, d\u00ebshton referendumi p\u00ebr rifillimin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebrin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr e dhan\u00eb rajonet veriper\u00ebndimore t\u00eb Island\u00ebs, m\u00eb t\u00eb larg\u00ebtat nga kryeqyteti \u2013 ku fitoi kampi i \u201cPo\u201d-s\u00eb \u2013 dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb t\u00eb larg\u00ebtat edhe nga Europa. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb Island\u00ebs, q\u00eb shtrihet p\u00ebrball\u00eb Grenland\u00ebs dhe njihet p\u00ebr fjordet, akullnajat dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr peshkimin, 62,87% e votuesve votuan kund\u00ebr edhe vet\u00eb mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb rihapur negociatat me Bashkimin Europian p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb mundsh\u00ebm. Me pak fjal\u00eb: as q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Num\u00ebrimi i votave n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit p\u00ebrfundoi gjat\u00eb nat\u00ebs, rreth or\u00ebs 04:30. T\u00eb shtun\u00ebn islandez\u00ebt votuan p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse do t\u00eb rifillonin negociatat me BE-n\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb diel\u00ebn u zgjuan me nj\u00eb \u201cjo\u201d t\u00eb qart\u00eb. Diferenca nuk \u00ebsht\u00eb e madhe, por nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb minimale: 52,54% votuan \u201cnej\u201d (jo), nd\u00ebrsa 47,46% \u201cj\u00e0\u201d (po). \u201cP\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb jo\u201d, shkruan n\u00eb titull portali informativ Visir.<\/p>\n<p>Pas muajsh debatesh dhe 13 vitesh nga pezullimi i negociatave me Brukselin, dje u mbajt referendumi i shum\u00ebpritur. Pyetja ishte e qart\u00eb: \u201cA duhet Islanda t\u00eb rifilloj\u00eb negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian?\u201d. P\u00ebrgjigjja ishte po aq e qart\u00eb: \u201cjo\u201d.<\/p>\n<p>Edhe sondazhet e fundit e nxirrnin n\u00eb avantazh kampin e \u201cJo\u201d-s\u00eb me 51,6%, kundrejt 48,4% t\u00eb \u201cPo\u201d-s\u00eb. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb votim ishte m\u00eb e ul\u00ebt. N\u00eb Reykjavik votuan 55% e qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb popullsi prej 400 mij\u00eb banor\u00ebsh jan\u00eb rreth 270 mij\u00eb persona, pes\u00eb pik\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb pak se n\u00eb vitet e kaluara.<\/p>\n<p>\u201cRezultati ishte i paparashikuesh\u00ebm deri n\u00eb fund\u201d, tha analisti politik El\u00edas \u00de\u00f3rsson. \u201cPor n\u00eb jav\u00ebt e fundit mb\u00ebshtetja p\u00ebr \u2018Jo\u2019-n\u00eb ishte rritur.\u201d<\/p>\n<p>Kampi i \u201cJo\u201d-s\u00eb kaloi n\u00eb avantazh q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit t\u00eb konfirmuara nga transmetuesi publik islandez R\u00daV, t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuara n\u00eb or\u00ebn 06:39, \u201cJo\u201d-ja mori 52,5% t\u00eb votave, ose 99.037 vota, nd\u00ebrsa \u201cPo\u201d-ja 47,5%, me 89.459 vota. Flet\u00ebt e bardha dhe t\u00eb pavlefshme ishin 1.200, ose 0,6% e totalit.<\/p>\n<p>Islandez\u00ebt q\u00eb votuan \u201cJo\u201d, t\u00eb p\u00ebrshkruar nga mediat si balenier\u00eb dhe blegtor\u00eb t\u00eb zonave malore, n\u00eb kontrast me t\u00eb rinjt\u00eb kozmopolit\u00eb dhe proeuropian\u00eb t\u00eb Reykjavikut, nuk hodh\u00ebn posht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian \u2013 nj\u00eb proces q\u00eb gjithsesi do t\u00eb k\u00ebrkonte edhe 18 deri n\u00eb 24 muaj \u2013 por vet\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb rifilluar negociatat me Brukselin. K\u00ebto bisedime kishin nisur n\u00eb vitin 2009, pas kriz\u00ebs financiare q\u00eb u kushtoi bankave islandeze rreth 20 miliard\u00eb dollar\u00eb, dhe u pezulluan n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 mbizot\u00ebroi q\u00ebndrimi i industris\u00eb s\u00eb peshkimit. Kompanit\u00eb e k\u00ebtij sektori, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 5,6% t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto dhe rreth 40% t\u00eb eksporteve t\u00eb vendit, druhen se do t\u2019u duhet t\u00eb zbatojn\u00eb rregulla m\u00eb t\u00eb rrepta europiane dhe kuota peshkimi p\u00ebr t\u00eb cilat nuk do t\u00eb ken\u00eb kontroll. Nga ana e Bashkimit Europian, q\u00eb nuk ia ka mbyllur asnj\u00ebher\u00eb der\u00ebn Island\u00ebs, kan\u00eb ardhur sinjale fleksibiliteti. Komisionerja p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, ka ritheksuar s\u00eb fundmi se \u201cnegociatat pasqyrojn\u00eb realitetin e vendeve kandidate\u201d. Megjithat\u00eb, pas mbylljes s\u00eb kutive t\u00eb votimit, duket se ky mesazh nuk mjaftoi p\u00ebr t\u00eb bindur shumic\u00ebn e votuesve.<\/p>\n<p>Rezultati mund t\u00eb sjell\u00eb zhg\u00ebnjim n\u00eb Bruksel. Islanda \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me t\u00eb ardhura t\u00eb larta, ekonomi t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe institucione t\u00eb konsoliduara demokratike. Ajo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt europian dhe e zon\u00ebs Schengen, duke zbatuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb legjislacionit t\u00eb BE-s\u00eb. P\u00ebr institucionet europiane, Islanda shihej si nj\u00eb kandidat model dhe nj\u00eb kontribuues i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr buxhetin e unionit, nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00ebsimi i saj mund t\u00eb sh\u00ebrbente edhe si nxitje p\u00ebr nj\u00eb afrim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Norvegjis\u00eb me BE-n\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, p\u00ebr Brukselin, pranimi i Island\u00ebs do t\u00eb ishte edhe nj\u00eb mesazh p\u00ebr vendet kandidate, si ato t\u00eb Ballkanit dhe Ukraina, se n\u00eb Bashkimin Europian an\u00ebtar\u00ebsimi arrihet edhe mbi baz\u00ebn e merit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Bloomberg, referendumi ishte nj\u00eb \u201cprov\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb\u201d s\u00eb Bashkimit Europian: sa pesh\u00eb ka ende BE-ja n\u00eb rendin e ri bot\u00ebror, n\u00ebse edhe nj\u00eb vend i pasur dhe i lir\u00eb si Islanda heziton t\u00eb afrohet me t\u00eb.<\/p>\n<p>Kampin e \u201cPo\u201d-s\u00eb e mb\u00ebshteti hapur qeveria e kryeministres socialdemokrate Kristr\u00fan Frostad\u00f3ttir. E zgjedhur n\u00eb vitin 2024, ajo kishte premtuar zhvillimin e referendumit brenda vitit 2027. Sipas artikullit, nj\u00eb nga arsyet q\u00eb p\u00ebrshpejtoi procesin ishin pretendimet e Donald Trump p\u00ebr Grenland\u00ebn, e cila ndodhet vet\u00ebm 300 kilometra n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Island\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr saj sesa vet\u00eb Europa. Artikulli kujton gjithashtu se Trump, s\u00eb fundmi n\u00eb Davos, i kishte ngat\u00ebrruar dy ishujt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fund t\u00eb fundit jan\u00eb dy ishuj t\u00eb ngjash\u00ebm\u201d, tha p\u00ebr CNBC profesori Eir\u00edkur Bergmann i Universitetit Bifr\u00f6st. Sipas tij, t\u00eb dy kan\u00eb burime natyrore, rrug\u00eb detare q\u00eb po b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb aksesueshme p\u00ebr shkak t\u00eb shkrirjes s\u00eb akullnajave dhe, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe strategjike n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Arktiku po t\u00ebrheq interesin e Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs. \u201cI vetmi ndryshim \u00ebsht\u00eb se Islanda \u00ebsht\u00eb e pavarur\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Islanda nuk ka ushtri dhe mb\u00ebshtetet plot\u00ebsisht te forcat e NATO-s q\u00eb ndodhen n\u00eb baz\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb Keflavikut, pran\u00eb aeroportit civil. Ministrja e Jashtme \u00deorger\u00f0ur Gunnarsd\u00f3ttir deklaroi se \u201crendi bot\u00ebror q\u00eb na mbante t\u00eb sigurt dhe t\u00eb begat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim\u201d dhe se \u201cn\u00eb koh\u00eb si k\u00ebto, vendet e vogla duhet t\u00eb mendojn\u00eb mir\u00eb se ku duan t\u00eb jen\u00eb dhe me k\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr argument i kampit t\u00eb \u201cPo\u201d-s\u00eb ishte paq\u00ebndrueshm\u00ebria monetare. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e an\u00ebtar\u00ebsimit argumentonin se hyrja n\u00eb euro do t\u2019i mbronte islandez\u00ebt nga luhatjet e koron\u00ebs islandeze, e cila aktualisht vlen rreth 0,0071 euro.<\/p>\n<p>Islanda konsiderohet vendi m\u00eb i shtrenjt\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Nj\u00eb udh\u00ebtim me taksi nga aeroporti n\u00eb qend\u00ebr kushton rreth 200 euro, nj\u00eb kafe rreth 8 euro, nj\u00eb birr\u00eb 18 euro, nd\u00ebrsa qiraja mujore arrin n\u00eb rreth 2 mij\u00eb euro. Kjo lidhet me inflacionin e lart\u00eb dhe me faktin se, q\u00eb pas kriz\u00ebs financiare t\u00eb vitit 2008, zhvler\u00ebsimi i koron\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si instrumenti kryesor i politik\u00ebs monetare. Megjithat\u00eb, pagat jan\u00eb gjithashtu shum\u00eb t\u00eb larta, me nj\u00eb mesatare prej rreth nj\u00eb milion koronash n\u00eb muaj, ose af\u00ebrsisht 7 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kostoja e jetes\u00ebs ishte nj\u00eb nga temat kryesore t\u00eb fushat\u00ebs. Gazetarja Alda Sigmundsdottir, n\u00eb buletinin e saj Letter from Iceland, shkruan se kund\u00ebrshtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb BE-s\u00eb tregtojn\u00eb tashm\u00eb n\u00eb euro ose dollar\u00eb dhe p\u00ebrfitojn\u00eb nga zhvler\u00ebsimi i monedh\u00ebs komb\u00ebtare, ndryshe nga qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm q\u00eb humbasin fuqi bler\u00ebse. Megjithat\u00eb, sipas analistit El\u00edas \u00de\u00f3rsson, k\u00ebto argumente nuk bind\u00ebn shum\u00eb votues, pasi p\u00ebrfitimet e mundshme u pan\u00eb si ende hipotetike.<\/p>\n<p>N\u00eb referendum nuk u votua p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje konkrete, as p\u00ebr nj\u00eb tekst apo draft negociatash. N\u00ebse do t\u00eb fitonte kampi i \u201cPo\u201d-s\u00eb, negociatat me Bashkimin Europian thjesht do t\u00eb rifillonin dhe m\u00eb pas qytetar\u00ebt do t\u00eb thirreshin s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb referendum t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse do t\u2019i pranonin apo jo rezultatet e tyre.<\/p>\n<p>Mes komiteteve q\u00eb mb\u00ebshtesnin \u201cPo\u201d-n\u00eb ishte edhe nj\u00eb grup i quajtur \u201cPo p\u00ebr t\u00eb par\u00eb\u201d, me iden\u00eb q\u00eb Islanda t\u00eb d\u00ebgjonte fillimisht se \u00e7far\u00eb do t\u2019i propozonte Brukseli dhe vet\u00ebm m\u00eb pas t\u00eb merrte nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. Negociatat e nisura n\u00eb vitin 2009 kishin ecur me rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb: nga 35 kapitujt e procesit, 27 ishin hapur dhe 11 ishin mbyllur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas analistit El\u00edas \u00de\u00f3rsson, gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale mbizot\u00ebroi \u201cnj\u00eb ndjenj\u00eb pavar\u00ebsie pothuajse nacionaliste\u201d. Q\u00eb nga fitimi i pavar\u00ebsis\u00eb nga Danimarka n\u00eb vitin 1944, islandez\u00ebt kan\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebr shum\u00eb vite radhazi Partin\u00eb konservatore t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, e cila kund\u00ebrshton afrimin me Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Qeveria aktuale, q\u00eb mb\u00ebshteti kampin e \u201cPo\u201d-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrjashtimi i dyt\u00eb n\u00eb tet\u00ebdhjet\u00eb vitet e fundit dhe, sipas artikullit, mund t\u00eb mos i mbijetoj\u00eb k\u00ebsaj disfate politike.<\/p>\n<p>N\u00eb mitingun p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb kampit t\u00eb \u201cJo\u201d-s\u00eb, deputetja Sigr\u00ed\u00f0ur Mar\u00eda Egilsd\u00f3ttir deklaroi: \u201cNe jemi populli q\u00eb mbrojti zonat tona t\u00eb peshkimit p\u00ebrball\u00eb flotave t\u00eb fuqive bot\u00ebrore dhe fituam. Tri her\u00eb. Jemi populli q\u00eb u ngrit s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pas nj\u00eb kolapsi ekonomik brenda nj\u00eb dekade.\u201d Mesazhi i saj u p\u00ebr\u00e7ua qart\u00eb te votuesit.\/CorrieredellaSera <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebrin m\u00eb t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr e dhan\u00eb rajonet veriper\u00ebndimore t\u00eb Island\u00ebs, m\u00eb t\u00eb larg\u00ebtat nga kryeqyteti \u2013 ku fitoi kampi i \u201cPo\u201d-s\u00eb \u2013 dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb t\u00eb larg\u00ebtat edhe nga Europa. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb Island\u00ebs, q\u00eb shtrihet p\u00ebrball\u00eb Grenland\u00ebs dhe njihet p\u00ebr fjordet, akullnajat dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr peshkimin, 62,87% e votuesve votuan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98283","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98283\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}