{"id":98271,"date":"2026-08-30T09:48:22","date_gmt":"2026-08-30T09:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/si-e-vrau-algoritmi-protesten-qytetare-ne-tirane\/"},"modified":"2026-08-30T09:48:22","modified_gmt":"2026-08-30T09:48:22","slug":"si-e-vrau-algoritmi-protesten-qytetare-ne-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/si-e-vrau-algoritmi-protesten-qytetare-ne-tirane\/","title":{"rendered":"Si e vrau algoritmi protest\u00ebn qytetare n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Flogert Mu\u00e7a\/<\/em><\/strong><\/p>\n<p><em><strong>Refleksione mbi nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb me algoritmin i kaloi kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e 91-t\u00eb, flamingot vazhdojn\u00eb protest\u00ebn. Por ku jan\u00eb qytetar\u00ebt?<\/p>\n<p>Protesta e flamingove n\u00eb Tiran\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 91-t\u00eb. Ajo vazhdon. \u00c7do dit\u00eb ka pamje, video, deklarata, transmetime live dhe postime n\u00eb rrjetet sociale. Fal\u00eb algoritmit, pamjet e saj kan\u00eb kaluar prej koh\u00ebsh kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse e l\u00eb telefonin m\u00ebnjan\u00eb dhe shkon n\u00eb shesh, sheh nj\u00eb realitet tjet\u00ebr. Qytetar\u00eb pothuajse nuk ka. Ata q\u00eb kan\u00eb mbetur jan\u00eb aty. Dhe pas \u00e7do mbr\u00ebmjeje b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn thirrje: \u201cNes\u00ebr m\u00eb shum\u00eb!\u201d Por nes\u00ebr, n\u00eb fakt, jan\u00eb m\u00eb pak. K\u00ebtu fillon pyetja e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Jo n\u00ebse protesta kishte arsye p\u00ebr t\u00eb nisur. Jo n\u00ebse qytetar\u00ebt kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb protestonin. Sigurisht q\u00eb kishin. Fakti q\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dol\u00ebn n\u00eb shesh duhet t\u00eb ishte dhe duhet t\u00eb mbetet nj\u00eb kamban\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn dhe qeverisjen.<\/p>\n<p>Por pas 91 dit\u00ebsh pyetja \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr:<br \/>\nSi \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb kaq e pranishme n\u00eb rrjet, nd\u00ebrsa b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb pak e pranishme n\u00eb qytet?<br \/>\nP\u00ebrgjigjja gjendet te nj\u00eb dallim q\u00eb politika n\u00eb Tiran\u00eb ende nuk e ka m\u00ebsuar mir\u00eb: dallimi mes v\u00ebmendjes dhe mb\u00ebshtetjes.<\/p>\n<p>Yuval Noah Harari e shpjegon mekanizmin e rrjeteve sociale thjesht. Algoritmi nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb matur sa njer\u00ebz besojn\u00eb te nj\u00eb kauz\u00eb. Ai mat sa njer\u00ebz reagojn\u00eb ndaj saj. Dhe k\u00ebto jan\u00eb dy gj\u00ebra krejt t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Mund ta shoh\u00ebsh nj\u00eb video sepse je dakord. Mund ta shoh\u00ebsh sepse je kund\u00ebr. Mund ta hap\u00ebsh sepse t\u00eb zem\u00ebron. Mund ta shp\u00ebrndash p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur, por edhe p\u00ebr ta ironizuar. P\u00ebr algoritmin kjo ka pak r\u00ebnd\u00ebsi. Ti reagove. Dhe reagimi \u00ebsht\u00eb karburanti i tij.<\/p>\n<p>Flamingot ishin pothuajse simboli perfekt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb epok\u00eb. T\u00eb pazakont\u00eb, fotografuesh\u00ebm, ironik\u00eb, t\u00eb dalluesh\u00ebm dhe leht\u00ebsisht t\u00eb kthyesh\u00ebm n\u00eb meme. Nj\u00eb flamingo roz\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs udh\u00ebton n\u00eb internet shum\u00eb m\u00eb shpejt sesa nj\u00eb qytetar q\u00eb p\u00ebr pes\u00eb minuta shpjegon hallin e tij.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu protesta fitoi at\u00eb q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb monedha m\u00eb e shtrenjt\u00eb e rrjeteve sociale: v\u00ebmendjen.<br \/>\nPor v\u00ebmendja nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu filloi problemi.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para, kurioziteti, pak\u00ebnaq\u00ebsia dhe rrjetet sociale mund t\u2019i sjellin njer\u00ebzit n\u00eb shesh. Por nj\u00eb protest\u00eb nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb 91 dit\u00eb vet\u00ebm me viralitet.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb jave duhet kauz\u00eb. Pas nj\u00eb muaji duhet besim. Pas tre muajsh duhet qytetari.<\/p>\n<p>Duhet ta kesh bindur at\u00eb se protesta vazhdon t\u00eb jet\u00eb e tij, se mikrofoni \u00ebsht\u00eb edhe i tij dhe se hallet q\u00eb e nxor\u00ebn nga sht\u00ebpia vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj. Kur qytetari largohet, algoritmi nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb. Mund t\u00eb mbush\u00eb ekranin. Nuk mbush dot sheshin.<br \/>\nDhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu protesta e flamingove b\u00ebhet nj\u00eb eksperiment interesant p\u00ebr t\u00eb kuptuar politik\u00ebn e koh\u00ebs son\u00eb. Dikur fuqin\u00eb e nj\u00eb proteste e kuptoje duke dal\u00eb n\u00eb bulevard. Sot mjafton t\u00eb hap\u00ebsh telefonin. Nj\u00eb video ka 100 mij\u00eb shikime. Nj\u00eb postim mij\u00ebra reagime. Nj\u00eb hashtag qarkullon. Dhe krijohet p\u00ebrshtypja se p\u00ebrpara ke nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb madhe qytetare.<br \/>\nPor 100 mij\u00eb views nuk jan\u00eb 100 mij\u00eb qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>\nNj\u00eb koment nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrje. Nj\u00eb share nuk \u00ebsht\u00eb angazhim qytetar. Nj\u00eb follower nuk \u00ebsht\u00eb protestues.<\/p>\n<p>\nEdhe dhjet\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr 91 apo 191 dit\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e drejta e tyre. Por ekziston nj\u00eb ndryshim i madh mes nj\u00eb proteste q\u00eb vazhdon dhe nj\u00eb proteste q\u00eb vazhdon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjer\u00eb qytetare.<\/p>\n<p>Pse u largua Tirana?<\/p>\n<p>Ndoshta njer\u00ebzit u lodh\u00ebn. Ndoshta protesta nuk arriti t\u00eb zgjerohej p\u00ebrtej rrethit q\u00eb e organizoi. Ndoshta mesazhi politik filloi t\u00eb dominonte mbi shqet\u00ebsimin qytetar.<\/p>\n<p>Ndoshta njer\u00ebzit nuk e pan\u00eb m\u00eb veten aty.<br \/>\nPor ka edhe nj\u00eb mund\u00ebsi tjet\u00ebr q\u00eb meriton reflektim: qytetar\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb kuptuar se halli q\u00eb i nxori n\u00eb shesh nuk po b\u00ebhej m\u00eb halli i atyre q\u00eb mor\u00ebn mikrofonin. Kur mikrofoni merret peng nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz, protesta fillon t\u00eb flas\u00eb me veten. Kur tensionet dhe episodet e ashpra z\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb vend se z\u00ebri i qytetarit t\u00eb zakonsh\u00ebm,\u00a0 i familjes, i pensionistit, i t\u00eb riut apo i atij q\u00eb k\u00ebrkon thjesht nj\u00eb qytet m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Sepse protesta fillon t\u00eb humbas\u00eb arsyen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njer\u00ebzit iu bashkuan.<\/p>\n<p>Dhe kur sheshi fillon t\u00eb prodhoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb content sesa pjes\u00ebmarrje, at\u00ebher\u00eb di\u00e7ka ka ndryshuar. Protesta qytetare po kthehet n\u00eb protest\u00eb algoritmike.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb paradoksi i dit\u00ebs s\u00eb 91-t\u00eb. Protesta e flamingove nuk ka vdekur. Ajo vazhdon fizikisht dhe ata q\u00eb jan\u00eb aty kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta vazhdojn\u00eb. Por protesta qytetare q\u00eb synonte t\u00eb mobilizonte Tiran\u00ebn duket se \u00ebsht\u00eb shuar. Versioni i saj digjital, nd\u00ebrkoh\u00eb, vazhdon shk\u00eblqyesh\u00ebm. Ka video. Ka Reels. Ka deklarata. Ka p\u00ebrplasje. Ka komente. Ka audienc\u00eb. Ka gjith\u00e7ka, p\u00ebrve\u00e7 qytetar\u00ebve.<br \/>\nDhe ndoshta pik\u00ebrisht k\u00ebshtu algoritmi e dob\u00ebsoi protest\u00ebn qytetare. Jo sepse i p\u00ebrzuri njer\u00ebzit nga sheshi, por sepse u krijoi atyre q\u00eb mbet\u00ebn aty iluzionin se qytetar\u00ebt vazhdonin t\u00eb ishin me ta. Mjafton q\u00eb videoja t\u00eb ec\u00eb. Mjafton q\u00eb postimi t\u00eb marr\u00eb reagime. Mjafton q\u00eb incidenti i radh\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet viral. Dhe t\u00eb nes\u00ebrmen rikthehen p\u00ebr t\u00eb prodhuar episodin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cNes\u00ebr m\u00eb shum\u00eb!\u201d Por nes\u00ebr jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Dhe Tirana?<\/p>\n<p>Tirana \u00ebsht\u00eb aty. Punon. Jeton. Ankohet. Shpreson. Ka hallet e veta dhe sigurisht ka arsye p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb shum\u00eb nga qeverisja.<br \/>\nPrandaj gabimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb politika do t\u00eb ishte t\u00eb shihte boshatisjen e protest\u00ebs dhe t\u00eb mendonte se bashk\u00eb me sheshin jan\u00eb zhdukur edhe problemet q\u00eb i nxor\u00ebn njer\u00ebzit aty.<\/p>\n<p>Jo.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb qytetari u largua nga protesta nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdoshm\u00ebrisht se iu largua pak\u00ebnaq\u00ebsia. Mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb thjesht se nuk e gjeti m\u00eb veten te ajo protest\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu p\u00ebrgjegj\u00ebsia i kthehet politik\u00ebs. Nj\u00eb vit pas zgjedhjeve, Tirana ka ende t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pres\u00eb q\u00eb Edi Rama dhe shumica qeveris\u00ebse t\u00eb reflektojn\u00eb mbi at\u00eb q\u00eb i nxori qytetar\u00ebt n\u00eb shesh, p\u00ebrpara se algoritmi t\u2019ua merrte protest\u00ebn.<\/p>\n<p>Mos e mat shoq\u00ebrin\u00eb me ekranin. Mos e mat mb\u00ebshtetjen me views. Mos e mat qytetarin me likes.<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha, mos mendo se kur qytetari largohet nga protesta, problemi i tij \u00ebsht\u00eb zgjidhur. Pas 91 dit\u00ebsh flamingot jan\u00eb ende n\u00eb shesh.Videot vazhdojn\u00eb .Algoritmi vazhdon. Por Tirana \u00ebsht\u00eb larguar.<\/p>\n<p>Tani pyetja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pse u largua nga protesta.<\/p>\n<p>Pyetja p\u00ebr politik\u00ebn \u00ebsht\u00eb: a di ajo ta d\u00ebgjoj\u00eb se ku ka shkuar dhe \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon?<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Flogert Mu\u00e7a\/ Refleksione mbi nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb me algoritmin i kaloi kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb dit\u00ebn e 91-t\u00eb, flamingot vazhdojn\u00eb protest\u00ebn. Por ku jan\u00eb qytetar\u00ebt? Protesta e flamingove n\u00eb Tiran\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 91-t\u00eb. Ajo vazhdon. \u00c7do dit\u00eb ka pamje, video, deklarata, transmetime live dhe postime n\u00eb rrjetet sociale. Fal\u00eb algoritmit, pamjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98271","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98271","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98271"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98271\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98271"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98271"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98271"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}