{"id":98252,"date":"2026-08-30T07:48:13","date_gmt":"2026-08-30T07:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/socialistet-dogjen-teserat-bashkite-e-dimalit-dhe-policanit-kunder-shkrirjes-me-beratin-do-sjelle-shpopullimin-e-zones\/"},"modified":"2026-08-30T07:48:13","modified_gmt":"2026-08-30T07:48:13","slug":"socialistet-dogjen-teserat-bashkite-e-dimalit-dhe-policanit-kunder-shkrirjes-me-beratin-do-sjelle-shpopullimin-e-zones","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/30\/socialistet-dogjen-teserat-bashkite-e-dimalit-dhe-policanit-kunder-shkrirjes-me-beratin-do-sjelle-shpopullimin-e-zones\/","title":{"rendered":"Socialist\u00ebt dogj\u00ebn teserat! Bashkit\u00eb e Dimalit dhe Poli\u00e7anit kund\u00ebr shkrirjes me Beratin: Do sjell\u00eb shpopullimin e zon\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb bashkit\u00eb e Dimalit dhe Poli\u00e7anit, banor\u00ebt dhe drejtuesit vendor\u00eb po p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb bindin n\u00eb distanc\u00eb qeverin\u00eb se projekti p\u00ebr shkrirjen e nj\u00ebsive t\u00eb tyre me Beratin do t\u00eb sjell\u00eb paralizimin dhe shpopullimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb tyre. Kristaq Tumani, nj\u00eb ish-m\u00ebsues n\u00eb pension nga Dimali, po e kalon k\u00ebt\u00eb ver\u00eb me shqet\u00ebsimin se \u00e7do t\u00eb ndodh\u00eb me komunitetin e tij n\u00ebse bashkia do t\u00eb shkrihet me Beratin. \u201cSi \u00e7do qytetar i Dimalit edhe un\u00eb e kam p\u00ebrcjell\u00eb me shum\u00eb shqet\u00ebsim projektin p\u00ebr shkrirjen e Bashkis\u00eb Dimal,\u201d tha Tumani p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Propozimi i depozituar nga Partia Socialiste n\u00eb Kuvend n\u00eb fund t\u00eb korrikut parashikon reduktimin e numrit t\u00eb bashkive n\u00eb vend nga 61 n\u00eb 46. Mes 15 bashkive q\u00eb propozohen p\u00ebr shkrirje jan\u00eb edhe Dimali dhe Poli\u00e7ani, t\u00eb cilat mund t\u2019i bashkohen Bashkis\u00eb s\u00eb Beratit. Propozimi ndodhet ende n\u00eb faz\u00ebn e konsultimit dhe vendimi p\u00ebrfundimtar i takon Kuvendit, por vet\u00ebm mund\u00ebsia e ndryshimit t\u00eb hart\u00ebs ka mjaftuar q\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja bashkit\u00eb e Qarkut Berat t\u00eb nis\u00eb kund\u00ebrshtimi. N\u00eb fillim t\u00eb gushtit, dhjet\u00ebra banor\u00eb, mes tyre t\u00eb moshuar, gra dhe f\u00ebmij\u00eb, protestuan kund\u00ebr propozimit me pankartat \u201cMos e prekni Dimalin\u201d. Tanim\u00eb, diskutimet kan\u00eb kaluar nga institucionet te rrug\u00ebt, lokalet dhe familjet. Tumani beson se humbja e bashkis\u00eb do t\u00eb ndihej drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb jet\u00ebn e banor\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fshatrat q\u00eb ndodhen larg qendrave urbane.<\/p>\n<p>\u201cKy bashkim do t\u00eb largonte sh\u00ebrbimet, do t\u00eb rriste kostot p\u00ebr marrjen e sh\u00ebrbimeve bazike, do t\u00eb paralizonte jet\u00ebn e qytetit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb do t\u00eb sillte dhe shpopullimin e zon\u00ebs,\u201d argumenton ai. Ish-m\u00ebsuesi num\u00ebron rreth 38 fshatrat dhe kat\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb administrative t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Dimalit si nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb q\u00eb vendimmarrja t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pran\u00eb komunitetit. \u201cBashkia Dimal ka historikun e saj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ka num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb popullsie, ka potencial ekonomik t\u00eb lart\u00eb,\u201d pretendoi ai.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb identitet p\u00ebrtej hart\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Dimal, kund\u00ebrshtimi i bashkimit me Beratin \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi dy shtylla q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb reagimet e k\u00ebsaj vere: Identiteti i zon\u00ebs dhe pretendimi se bashkia ka kapacitete ekonomike p\u00ebr t\u00eb funksionuar m\u00eb vete. Vilson Shehu, drejtues i organizat\u00ebs \u201cThe Youth of Ura\u201d dhe nj\u00eb prej z\u00ebrave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb zon\u00eb, e kishte artikuluar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij identiteti edhe p\u00ebrpara se debati p\u00ebr hart\u00ebn e re territoriale t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb Dimal. \u201cBashkia Dimal nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashki kalimtare, por nj\u00eb bashki q\u00eb ka t\u00eb shkuar\u00ebn, t\u00eb tashmen dhe t\u00eb ardhmen,\u201d thot\u00eb Shehu. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, edhe kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Dimalit, Juliana Memaj evokoi historin\u00eb e lasht\u00eb t\u00eb zon\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar propozimin socialist p\u00ebr shkrirje.<\/p>\n<p>\u201cDimali ka ekzistuar prej shekullit t\u00eb V p.e.s. N\u00eb at\u00eb sit, n\u00eb kodrinat e bukura t\u00eb Cukalatit, rreth shekullit t\u00eb II p.e.s. g\u00eblonte jeta, bujq\u00ebsia dhe tregtia,\u201d shkroi Memaj m\u00eb 1 gusht. Bashkia mori emrin Dimal n\u00eb vitin 2021, duke z\u00ebvend\u00ebsuar em\u00ebrtimin Ura Vajgurore, pas nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb konsultimi. Por argumenti historik \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e kund\u00ebrshtimit. Drejtuesit vendor\u00eb i jan\u00eb kthyer shifrave p\u00ebr t\u00eb argumentuar se bashkia nuk duhet t\u00eb konsiderohet nj\u00eb nj\u00ebsi q\u00eb nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb financiarisht m\u00eb vete. Ekonomia lokale mb\u00ebshtetet fort te bujq\u00ebsia dhe tregtia. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paraqitura nga Bashkia Dimal, eksportet bujq\u00ebsore arrijn\u00eb n\u00eb rreth 50 milion\u00eb euro n\u00eb vit, nd\u00ebrsa n\u00eb territor operojn\u00eb biznese q\u00eb lidhen me bujq\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrpunimin dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb debat, nj\u00eb prej argumenteve t\u00eb reform\u00ebs se bashkimi me nj\u00eb nj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe mund t\u00eb rris\u00eb kapacitetet financiare dhe investuese \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb pik\u00ebn kryesore t\u00eb p\u00ebrplasjes. \u201cShkrirja nuk do t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr Dimalin kapacitet t\u00eb shtuar investues, e kund\u00ebrta mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb kushtet kur vendimmarrja shk\u00ebputet nga nj\u00ebsia q\u00eb shkrihet drejt nj\u00ebsis\u00eb ankoruese,\u201d argumentoi m\u00eb par\u00eb kryebashkiakja.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimi qytetar mori m\u00eb pas edhe form\u00eb institucionale. M\u00eb 10 gusht, K\u00ebshilli Bashkiak i Dimalit diskutoi propozimin p\u00ebr bashkimin me Beratin dhe nga 21 k\u00ebshilltar\u00ebt pjes\u00ebmarr\u00ebs, 20 votuan kund\u00ebr. N\u00eb mbledhje u diskutuan edhe treguesit financiar\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paraqitura nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit vendor\u00eb, gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit Dimali kishte realizuar mesatarisht 38% t\u00eb investimeve me buxhetin e vet, kundrejt 7% t\u00eb raportuar p\u00ebr Beratin. K\u00ebshilltar\u00ebt i p\u00ebrdor\u00ebn k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar argumentin se bashkimi me Beratin do t\u2019i sillte automatikisht Dimalit kapacitete m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha investuese.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb qarkut, qyteti i Poli\u00e7anit me nj\u00eb histori krejt t\u00eb ndryshme po kund\u00ebrshton gjithashtu projektin p\u00ebr shkrirjen me Beratin. Fundi i gushtit sjell \u00e7do vit m\u00eb shum\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb zon\u00ebn e Poli\u00e7anit. Dit\u00ebt e pelegrinazhit n\u00eb malin e Tomorrit mbushin rrug\u00ebt e zon\u00ebs me besimtar\u00eb dhe vizitor\u00eb, por k\u00ebt\u00eb ver\u00eb, mes banor\u00ebve t\u00eb Poli\u00e7anit nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ka konkurruar me ritmin e pelegrinazhit: mund\u00ebsia q\u00eb qyteti i tyre t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb bashkin\u00eb e vet.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb korrikut, banor\u00eb t\u00eb Poli\u00e7anit protestuan kund\u00ebr propozimit, nd\u00ebrsa disa pjes\u00ebmarr\u00ebs dogj\u00ebn publikisht teserat e Partis\u00eb Socialiste. Organizator\u00ebt k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se kund\u00ebrshtimi nuk ishte protesta e nj\u00eb partie apo individi, por reagimi i nj\u00eb komuniteti q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb ruante institucionet dhe identitetin e qytetit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gushtit, protesta u pasua nga d\u00ebgjesat publike. N\u00eb nj\u00eb prej tyre, nj\u00eb qytetare e pranishme e cil\u00ebsoi projektin si \u201cshfaros\u00ebs dhe denigrues\u201d, duke ngritur shqet\u00ebsimin se largimi i sh\u00ebrbimeve mund t\u00eb thelloj\u00eb varf\u00ebrimin dhe shpopullimin. Gjuha e fort\u00eb e p\u00ebrdorur n\u00eb d\u00ebgjes\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kund\u00ebrshtimi q\u00eb n\u00eb Poli\u00e7an ushqehet edhe nga historia e ve\u00e7ant\u00eb e qytetit.<\/p>\n<p>N\u00ebse Dimali e k\u00ebrkon identitetin e tij deri n\u00eb antikitet, Poli\u00e7ani e gjen nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb identitetit n\u00eb nj\u00eb histori shum\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt: industrin\u00eb ushtarake. Qyteti u zhvillua gjat\u00eb periudh\u00ebs komuniste rreth Uzin\u00ebs Mekanike dhe prodhimit ushtarak, q\u00eb p\u00ebr dekada siguruan vende pune dhe p\u00ebrcaktuan ritmin ekonomik t\u00eb zon\u00ebs. Pas viteve \u201990, dob\u00ebsimi i industris\u00eb dhe emigracioni ndryshuan qytetin, por kujtesa e uzin\u00ebs vazhdon t\u00eb jet\u00eb e pranishme n\u00eb argumentet e atyre q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb bashkimin me Beratin.<\/p>\n<p>N\u00eb Poli\u00e7an, ashtu si n\u00eb Dimal, kund\u00ebrshtimi kaloi nga qytetar\u00ebt te institucioni vendor. Pas d\u00ebgjesave publike, nj\u00eb komision i ngritur nga K\u00ebshilli Bashkiak p\u00ebrgatiti raportin me q\u00ebndrimet e komunitetit. M\u00eb 21 gusht, K\u00ebshilli Bashkiak u mblodh jasht\u00eb radhe p\u00ebr t\u00eb diskutuar propozimin.<\/p>\n<p>T\u00eb 15 an\u00ebtar\u00ebt votuan kund\u00ebr shkrirjes s\u00eb Bashkis\u00eb Poli\u00e7an dhe bashkimit me Beratin. K\u00ebshilltar\u00ebt paralajm\u00ebruan gjithashtu se do t\u00eb japin dor\u00ebheqjen n\u00ebse Kuvendi miraton shkrirjen. K\u00ebshillat Bashkiak\u00eb nuk kan\u00eb kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar hart\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb vendit dhe votat e tyre nuk e ndalojn\u00eb procesin parlamentar. Por ato formalizojn\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtim q\u00eb deri n\u00eb fillim t\u00eb gushtit shprehej kryesisht p\u00ebrmes protestave dhe reagimeve publike.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dimal-berat\/\">Socialist\u00ebt dogj\u00ebn teserat! Bashkit\u00eb e Dimalit dhe Poli\u00e7anit kund\u00ebr shkrirjes me Beratin: Do sjell\u00eb shpopullimin e zon\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb bashkit\u00eb e Dimalit dhe Poli\u00e7anit, banor\u00ebt dhe drejtuesit vendor\u00eb po p\u00ebrpiqen q\u00eb t\u00eb bindin n\u00eb distanc\u00eb qeverin\u00eb se projekti p\u00ebr shkrirjen e nj\u00ebsive t\u00eb tyre me Beratin do t\u00eb sjell\u00eb paralizimin dhe shpopullimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb tyre. Kristaq Tumani, nj\u00eb ish-m\u00ebsues n\u00eb pension nga Dimali, po e kalon k\u00ebt\u00eb ver\u00eb me shqet\u00ebsimin se \u00e7do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98252","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98252","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98252"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98252\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}