{"id":98199,"date":"2026-08-29T12:49:10","date_gmt":"2026-08-29T12:49:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/29\/ratko-mladic-simbol-i-krimeve-dhe-i-gjenocidit\/"},"modified":"2026-08-29T12:49:10","modified_gmt":"2026-08-29T12:49:10","slug":"ratko-mladic-simbol-i-krimeve-dhe-i-gjenocidit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/29\/ratko-mladic-simbol-i-krimeve-dhe-i-gjenocidit\/","title":{"rendered":"Ratko Mladi\u00e7, simbol i krimeve dhe i gjenocidit"},"content":{"rendered":"<p>Edhe m\u00eb shum\u00eb se 30 vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb (1992-1995), Srebrenica mbetet simbol i mizoris\u00eb s\u00eb saj \u2013 dhe asnj\u00eb em\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ngusht\u00eb i lidhur me gjenocidin n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl lindor t\u00eb Bosnj\u00ebs sesa emri i komandantit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs, Ratko Mladi\u00e7.<\/p>\n<p>Edhe pse qyteti u shpall zon\u00eb e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, forcat serbe e sulmuan dhe vet\u00ebm brenda pak dit\u00ebsh, n\u00eb korrik 1995, d\u00ebbuan gra dhe f\u00ebmij\u00eb dhe vran\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 8,300 t\u00eb paarmatosur, kryesisht djem dhe burra boshnjak\u00eb. Ekzekutimi \u00ebsht\u00eb kryer me urdh\u00ebr t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Mladiqit, d\u00ebshmoi Tribunali i Hag\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte masakra m\u00eb e madhe n\u00eb Evrop\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb (ICTY)n\u00eb Hag\u00eb e kualifikoi at\u00eb si gjenocid. Por ICTY nuk e akuzoi ish-gjeneralin vet\u00ebm p\u00ebr gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb: n\u00ebn komand\u00ebn e tij, u zhvillua rrethimi shum\u00ebvje\u00e7ar i Sarajev\u00ebs. Qyteti u ekspozua ndaj granatimeve dhe terrorit nga snajper\u00ebt p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 40 muaj. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe u vran\u00eb rreth 11,000 vet\u00eb, midis tyre m\u00eb shum\u00eb se 1,600 f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Mladi\u00e7 zyrtarisht pretendonte se po sulmonte vet\u00ebm objektiva ushtarake, por raporte t\u00eb shumta dhe biseda t\u00eb p\u00ebrgjuara n\u00eb radio tregojn\u00eb se objekte civile dhe zona banimi ishin gjithashtu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr.<\/p>\n<div class=\"ads_desktop\"><\/div>\n<p><strong>\u201cEkzekutuesi i Ballkanit\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Mladi\u00e7, i cili u quajt edhe \u201cEkzekutuesi i Ballkanit\u201d nga media nd\u00ebrkomb\u00ebtare, u d\u00ebnua me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm para Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, si nj\u00eb nga personat kryesor\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimet e luft\u00ebs dhe gjenocidin gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb. N\u00eb kat\u00ebr vitet e luft\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb, u vran\u00eb rreth 100,000 vet\u00eb dhe 2.2 milion\u00eb u d\u00ebbuan.<\/p>\n<p><strong>Karriera ushtarake<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e karrier\u00ebs s\u00eb tij, Gjeneral-Lejtnant Ratko Mladiq ishte nj\u00eb nacionalist i zjarrt\u00eb serb. Por ai e filloi karrier\u00ebn e tij si nj\u00eb komunist i bindur. I lindur n\u00eb vitin 1943 n\u00eb Bosnj\u00ebn lindore, ai ishte dy vje\u00e7 kur babai i tij, nj\u00eb partizan, u vra nga trupat fashiste ustashe \u2013 nj\u00eb humbje q\u00eb shpesh p\u00ebrmendet si vendimtare p\u00ebr form\u00ebsimin e bot\u00ebkuptimit t\u00eb tij t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm.<\/p>\n\n<h5>Mladiq dhe Karaxhiq, dikur krer\u00ebt e forcave serbe<\/h5>\n<p>Ai vendosi her\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb karrier\u00eb ushtarake, ndoqi Akademin\u00eb Ushtarake n\u00eb Beograd dhe ishte i njohur p\u00ebr ambicie dhe disiplin\u00eb \u2013 ai e p\u00ebrfundoi arsimin e tij si m\u00eb i miri n\u00eb klas\u00ebn e tij. Ai p\u00ebrparoi her\u00ebt n\u00eb Armat\u00ebn Popullore Jugosllave, e cila prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb shtetit socialist shum\u00ebkomb\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Nacionalist serb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kroaci n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1991, kur serb\u00ebt n\u00eb Kroaci, me mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb nga Serbia, u rebeluan kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb kroate, q\u00ebndrimi i tij ndryshoi rr\u00ebnj\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Si kolonel i APJ, Mladiqu b\u00eb komandant i Korpusit t\u00eb 9-t\u00eb n\u00eb Knin. Detyra e tij ishte t\u00eb organizonte forcat paraushtarake serbe dhe t\u2019i mb\u00ebshteste ato n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb kroate. N\u00ebn komand\u00ebn e tij, Shibeniku dhe Zara u bombarduan, dhe popullsia kroate u d\u00ebbua nga qytetet p\u00ebrreth.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 1992, ai mori t\u00eb nj\u00ebjtin rol n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb: nd\u00ebrkoh\u00eb u gradua n\u00eb gjeneral dhe u b\u00eb komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ushtris\u00eb serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe k\u00ebrkoi t\u00eb krijonte nj\u00eb lidhje territoriale midis zonave t\u00eb kontrolluara nga serb\u00ebt n\u00eb Bosnj\u00ebn lindore dhe per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Ai personalisht urdh\u00ebroi rrethimin dhe bombardimin e Sarajev\u00ebs \u2013 s\u00eb bashku me Srebrenic\u00ebn, nj\u00eb nga simbolet kryesore t\u00eb brutalitetit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Arratisje, arrestim dhe d\u00ebnim<\/strong><\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, Mladi\u00e7 u akuzua para Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb. Ai u strehua n\u00eb Serbi me ndihm\u00ebn e nj\u00eb rrjeti nga ushtria dhe politika, ku jetoi ilegalisht p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, por ai her\u00eb pas here shfaqej edhe n\u00eb publik, q\u00eb d\u00ebshmonte se Serbia asokohe nuk ishte e gatshme t\u00eb zbatoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr arrestimin e tij.<\/p>\n<p>Mladi\u00e7 u arrestua vet\u00ebm n\u00eb vitin 2011, pas 16 vitesh n\u00eb arrati, pas presioneve t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Gjyqi n\u00eb Hag\u00eb zgjati gjithsej 523 dit\u00eb. D\u00ebshmuan pothuajse 600 d\u00ebshmitar\u00eb dhe u analizuan dokumente dhe prova t\u00eb shumta. N\u00eb vitin 2017, ai u d\u00ebnua n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm \u2013 nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr gjenocid, krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe krime lufte. N\u00eb vitin 2021, paneli i apelit konfirmoi vendimin. Kjo v\u00ebrtetoi ligj\u00ebrisht se ai ishte nj\u00eb nga personat kryesor\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimet n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebnimi historik<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar vendimi u konsiderua historik. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kombeve t\u00eb Bashkuara e konsideruan at\u00eb nj\u00eb mesazh se p\u00ebrgjegj\u00ebsia mund t\u00eb k\u00ebrkohet edhe dekada pas krimit. P\u00ebr shum\u00eb t\u00eb mbijetuar dhe familje t\u00eb viktimave, ky ishte nj\u00eb konfirmim i vonuar, por i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i vuajtjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n<h5>Ratko Mla\u00e7id n\u00eb fillimin e procesit<\/h5>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, Mladi\u00e7 nuk ka shprehur kurr\u00eb keqardhje p\u00ebr viktimat dhe as nuk mori p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr krimet. Gjat\u00eb gjyqit, ai pretendoi se ishte i pafajsh\u00ebm, duke i quajtur akuzat \u201ct\u00eb neveritshme\u201d dhe gjykat\u00ebn \u201csatanike\u201d.<\/p>\n<p>Shum\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij n\u00eb Serbi dhe Republik\u00ebn Srpska mendojn\u00eb ngjash\u00ebm si ai. Nd\u00ebrsa bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare e shpalli at\u00eb kriminel lufte, mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij ende e shohin at\u00eb si mbrojt\u00ebs t\u00eb interesave serbe, duke e quajtur hero dhe duke pikturuar murale me sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e tij n\u00eb muret e nd\u00ebrtesave.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn s ishte n\u00eb arrati, Mladi\u00e7 thoshte se gjithmon\u00eb mban me vete nj\u00eb kapsul\u00eb helmi dhe se nuk do t\u00eb kapet i gjall\u00eb. Por ai nuk e p\u00ebrdori k\u00ebt\u00eb kapsul\u00eb kurr\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, vdiq si kriminel i d\u00ebnuar lufte, n\u00eb mosh\u00ebn 85 vje\u00e7 n\u00eb nj\u00eb burg n\u00eb Hag\u00eb.\/<em><strong><a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/ratko-mladiq-simbol-i-krimeve-dhe-i-gjenocidit\/a-78540333\">DW<\/a><\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe m\u00eb shum\u00eb se 30 vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb (1992-1995), Srebrenica mbetet simbol i mizoris\u00eb s\u00eb saj \u2013 dhe asnj\u00eb em\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ngusht\u00eb i lidhur me gjenocidin n\u00eb at\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl lindor t\u00eb Bosnj\u00ebs sesa emri i komandantit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs, Ratko Mladi\u00e7. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98199","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98199","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98199"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98199\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}