{"id":98188,"date":"2026-08-29T11:48:17","date_gmt":"2026-08-29T11:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/29\/cuka-modernizim-i-rrjetit-per-furnizim-te-qendrueshem-me-uje-fokus-te-zonat-bregdetare-dhe-ato-me-fluks-te-larte-turistik\/"},"modified":"2026-08-29T11:48:17","modified_gmt":"2026-08-29T11:48:17","slug":"cuka-modernizim-i-rrjetit-per-furnizim-te-qendrueshem-me-uje-fokus-te-zonat-bregdetare-dhe-ato-me-fluks-te-larte-turistik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/08\/29\/cuka-modernizim-i-rrjetit-per-furnizim-te-qendrueshem-me-uje-fokus-te-zonat-bregdetare-dhe-ato-me-fluks-te-larte-turistik\/","title":{"rendered":"\u00c7uka: Modernizim i rrjetit p\u00ebr furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me uj\u00eb, fokus te zonat bregdetare dhe ato me fluks t\u00eb lart\u00eb turistik"},"content":{"rendered":"<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve (AKUK) po intensifikon monitorimin e rrjetit t\u00eb furnizimit me uj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb zonat turistike dhe ato ku gjat\u00eb sezonit veror \u00ebsht\u00eb evidentuar rritje e konsumit.<\/p>\n<p>Drejtori i AKUK, Fludian \u00c7uka, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr ATSH-n\u00eb, tha se institucioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb koordinim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb rajonale t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb monitorimit e ka ndjekur drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb terren.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb n\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha kantieret ku aktualisht po realizohen investime dhe kam zhvilluar takime t\u00eb vazhdueshme me drejtuesit e shoq\u00ebrive rajonale, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ato zona ku jan\u00eb evidentuar problematika me furnizimin me uj\u00eb apo kanalizimet\u201d, deklaroi \u00c7uka.<\/p>\n<p>Sipas tij, problematikat e sektorit nuk mund t\u00eb kuptohen vet\u00ebm p\u00ebrmes raporteve, por k\u00ebrkojn\u00eb verifikim n\u00eb terren t\u00eb burimeve, stacioneve t\u00eb pompimit, rezervuar\u00ebve, rrjetit dhe investimeve q\u00eb po realizohen.<\/p>\n<p>\u201cSynimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb afatshkurt\u00ebr 1-2 vje\u00e7are shoq\u00ebrit\u00eb rajonale t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb n\u00eb nj\u00eb rol reagues ndaj problematikave. Nga viti i ardhsh\u00ebm duam q\u00eb, s\u00eb bashku me AKUK, ato t\u00eb kalojn\u00eb gradualisht n\u00eb nj\u00eb rol parandalues\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u00c7uka theksoi se ky ndryshim do t\u00eb mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb proces i ri monitorimi dhe digjitalizimi, duke nisur me matjen e prurjeve n\u00eb burimet e furnizimit dhe monitorimin e presionit n\u00eb qytetet kryesore.<\/p>\n<p>\u201cKur kemi t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta dhe n\u00eb koh\u00eb, mund t\u00eb identifikojm\u00eb r\u00ebnien e prurjeve, humbjet apo problemet e presionit p\u00ebrpara se ato t\u00eb kthehen n\u00eb munges\u00eb uji p\u00ebr qytetarin\u201d, u shpreh drejtori i AKUK.<\/p>\n<p>Furnizimi me uj\u00eb gjat\u00eb sezonit turistik<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr situat\u00ebn e furnizimit me uj\u00eb gjat\u00eb sezonit turistik, \u00c7uka tha se edhe ky sezon ka qen\u00eb sfidues p\u00ebr sektorin, p\u00ebr shkak t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb zgjatur t\u00eb that\u00ebsir\u00ebs dhe temperaturave t\u00eb larta.<\/p>\n<p>K\u00ebto kushte kan\u00eb sjell\u00eb r\u00ebnie t\u00eb prurjeve n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb burimeve, puseve dhe rezervuar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb ver\u00ebs sh\u00ebnohet edhe rritja m\u00eb e madhe e konsumit t\u00eb ujit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat turistike dhe bregdetare.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar zonave bregdetare dhe atyre me fluks t\u00eb lart\u00eb turistik, ku gjat\u00eb ver\u00ebs popullsia dhe konsumi i ujit rriten ndjesh\u00ebm\u201d, tha \u00c7uka.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga problematikat q\u00eb ndikon n\u00eb funksionimin e rrjetit, sipas tij, jan\u00eb lidhjet e paligjshme, t\u00eb cilat ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb presionin e sistemit.<\/p>\n<p>\u201cKur presioni bie, zonat fundore apo ato q\u00eb ndodhen n\u00eb kuota m\u00eb t\u00eb larta jan\u00eb t\u00eb parat q\u00eb ndiejn\u00eb munges\u00ebn e furnizimit\u201d, theksoi ai, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se shum\u00eb shpejt AKUK do t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb aksion komb\u00ebtar kund\u00ebr lidhjeve t\u00eb paligjshme n\u00eb rang vendi.<\/p>\n<p>Investimet n\u00eb rrjet dhe burimet e ujit<\/p>\n<p>\u00c7uka n\u00ebnvizoi se investimet n\u00eb sektorin e uj\u00ebsjell\u00ebs-kanalizimeve jan\u00eb nj\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebrfshin jo vet\u00ebm projektet e m\u00ebdha infrastrukturore, por edhe nd\u00ebrhyrjet e p\u00ebrditshme p\u00ebr riparimin e defekteve dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e funksionimit t\u00eb rrjetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr projektet kryesore q\u00eb po p\u00ebrfundon \u00ebsht\u00eb shtesa e Impiantit t\u00eb P\u00ebrpunimit t\u00eb Ujit t\u00eb Pijsh\u00ebm n\u00eb Bovill\u00eb, me kapacitet 1,800 litra n\u00eb sekond\u00eb, investim me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Durr\u00ebs, nd\u00ebrhyrjet p\u00ebrfshijn\u00eb rikonstruksionin e nyjes hidroteknike n\u00eb rezervuarin e Maskuris\u00eb, rikonstruksionin e Impiantit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Ujit n\u00eb Maskuri p\u00ebr zonat Golem, Kavaj\u00eb dhe Qerret, si dhe pajisjen me elektropompa dhe panele elektrike t\u00eb stacionit t\u00eb pompave n\u00eb Fush\u00eb-Kuqe.<\/p>\n<p>N\u00eb Fier dhe Mallakast\u00ebr vijojn\u00eb investimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e uj\u00ebsjell\u00ebsit p\u00ebr fshatrat e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Aranitas, rikonstruksionin e uj\u00ebsjell\u00ebsit p\u00ebr Kafaraj, \u00c7erven dhe Ad\u00eb, si dhe nd\u00ebrtimin e uj\u00ebsjell\u00ebsit p\u00ebr fshatrat Drenov\u00eb, Belishov\u00eb, Belistan dhe Visok\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Lezh\u00eb, sipas \u00c7uk\u00ebs, ka p\u00ebrfunduar uj\u00ebsjell\u00ebsi i fshatrave M\u00ebrqi dhe Rabosht\u00eb, nd\u00ebrsa investimet p\u00ebrfshijn\u00eb edhe nd\u00ebrtimin e uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb qytetit t\u00eb Mamurrasit, rikonstruksionin e rrjetit n\u00eb fshatin Daj\u00e7 dhe furnizimin me uj\u00eb t\u00eb zonave bregdetare t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Sh\u00ebnkoll.<\/p>\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb fokus \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Bleranit.<\/p>\n<p>N\u00eb Dib\u00ebr, investimet p\u00ebrfshijn\u00eb nd\u00ebrtimin e rrjetit shp\u00ebrndar\u00ebs dhe depos s\u00eb ujit p\u00ebr Cerenecin e Sip\u00ebrm dhe Cerenecin e Posht\u00ebm, uj\u00ebsjell\u00ebsin rajonal nga burimet e P\u00ebrroit t\u00eb Lop\u00ebs dhe Gurrave t\u00eb Ket\u00ebs, si dhe rrjetin kryesor t\u00eb furnizimit p\u00ebr fshatrat e Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Maqellar\u00eb dhe rrjetin shp\u00ebrndar\u00ebs n\u00eb K\u00ebr\u00e7ishtin e Sip\u00ebrm.<\/p>\n<p>N\u00eb Sarand\u00eb dhe Delvin\u00eb po realizohen rikonstruksioni i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit n\u00eb fshatin \u00c7iflig, s\u00eb bashku me nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pusi, si dhe plot\u00ebsimi i rrjetit shp\u00ebrndar\u00ebs t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb qytetit t\u00eb Delvin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Pogradec p\u00ebrfshihet nd\u00ebrtimi i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Rajonal Trebinj\u00eb, me burimet e Kozic\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Gjirokast\u00ebr dhe Dropull, nd\u00ebrhyrjet p\u00ebrfshijn\u00eb nd\u00ebrtimin e linj\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb furnizimit me uj\u00eb me vet\u00ebrrjedhje p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin rajonal t\u00eb Bashkis\u00eb Dropull, lidhjen e burimit t\u00eb Manxif\u00ebs me rrjetin ekzistues, rrjetin e jasht\u00ebm dhe depon p\u00ebr fshatrat Grapsh dhe Dervi\u00e7an, si dhe nd\u00ebrtimin e uj\u00ebsjell\u00ebsve t\u00eb fshatrave Fush\u00eb-Bardh\u00eb dhe Zhulat n\u00eb Bashkin\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas drejtorit t\u00eb AKUK, synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes monitorimit, digjitalizimit dhe investimeve sektori t\u00eb kaloj\u00eb gradualisht nga nj\u00eb qasje reaguese ndaj problematikave n\u00eb nj\u00eb model parandalues.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj shum\u00eb t\u00eb kalojm\u00eb gradualisht nga logjika \u2018konstatojm\u00eb problemin dhe nd\u00ebrhyjm\u00eb\u2019, te logjika \u2018monitorojm\u00eb dhe i paraprijm\u00eb problemit\u2019. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor q\u00eb duam t\u00eb sjellim n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si menaxhohet sektori\u201d, p\u00ebrfundoi \u00c7uka.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agjencia Komb\u00ebtare e Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizimeve (AKUK) po intensifikon monitorimin e rrjetit t\u00eb furnizimit me uj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb zonat turistike dhe ato ku gjat\u00eb sezonit veror \u00ebsht\u00eb evidentuar rritje e konsumit. Drejtori i AKUK, Fludian \u00c7uka, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr ATSH-n\u00eb, tha se institucioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb koordinim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-98188","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98188\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}